Fjale te urta shqipe

Diskutime tek 'Gjuhësia' filluar nga Genta, 8 Feb 2004.

  1. abstract

    abstract california freaky group

    Re: Fjale te urta shqipe

    Kamt e shpejta, faqja e bardh.

    Uji tuj shterr e njerzit tuj myt mren.

    Nuk thyen dhembe fjala e mbare

    Mendjemadhi niset me kale, kthehet me kembe

    Bane vath e veje ne vesh

    Jeta eshte si shkallet, dikush i ngjit dikush i zbret .

    Uthulla e forte plas dhe shishen e vet

    Populli
  2. papucja

    papucja Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Sic e kam thene dhe me lart ekziston nje teme tjeter brenda forumit te Gjuhesise ne te cilen mund te shkruani shprehjet frazeologjike.
    Keto qe kishit postuar ketu jane pikerisht te tilla.
  3. besim231071

    besim231071 Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Ja nje e re;
    Shkoi shuta te gjeje briret dhe la edhe veshet.
  4. besim231071

    besim231071 Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Edituar!
  5. besim231071

    besim231071 Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Edituar!
    Shprehjet frazeologjike mund ti shkruani ne temen tjeter.
  6. Erind

    Erind Anëtar aktiv

    Re: Fjale te urta shqipe

    Kete e thoshte shpesh gjyshja ime.

    "tjetrit, te keqiat harroja, por te miren mos ja harro kurre"
  7. ilirjan

    ilirjan Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    kush lyp, ka nje faqe te zeze

    kush nuk ta jep ka dy
  8. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Bo c'eshte bere kjo Sophia keshtu mor Zot? /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Tek kjo teme eshte e specifikuar vetem per fjale te urta shqip.

    "Urrejtjen dhe neverine gruaja e tregon hapur, dashurine e fsheh dhe 40 vjet" (thenie arabe)

    Shume s'me bind si shprehje, por nejse....
  9. besim231071

    besim231071 Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Plakut degjoja fjalen por jo p o r d h e n.
  10. Isabelle

    Isabelle Anëtar i njohur

    Re: Fjale te urta shqipe

    Nuk bie molla larg nga pema po bie anash rruges !
  11. besim231071

    besim231071 Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Trimi i mire me shoke shume.
  12. Nakenak

    Nakenak Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Mos ver pulla (butona) ari ne nje xhakete te shkyer....
  13. Mea

    Mea Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Pordha madhe, gris breket e veta! (sorry per fjalorin)
  14. dionizi

    dionizi Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    1.po te ishte puna e mire punonte dhe prifti 2. kapardiset si sqepar evgjiti 3.mos peshty lart se te bye ne fytyr 4.njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit 5.tra la la zura nje gale.
  15. Dani83

    Dani83 Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    S'ESHTE NEVOJA TE KESH POR TE DISH.
  16. dionizi

    dionizi Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    fjalet eurta popullore mund ti shprehesh vetem duke perdorur frazat dhe jan shprehje frazologjike, nuk po marr vesh se perse e ke fialan Iola dhe na shpego pak me shum perse e keni fialen, kur themi fjale te urta nuk eshte vetem nje fjal por disa fjal bashk dhe quhet fraz dhe keshtu te gjitha fjalet e urta jan shprehje frazash.
  17. dionizi

    dionizi Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    1.mishi te piqet helli te mos digjet 2. uthulla e fort prish shishen e vet 3.
  18. bsh

    bsh Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    me mire te te dale syri sesa nami.
    po te ishte puna e mire e bente edhe mbreti.
    avash avash behet shelegu dash.
    me thuaj me ke rri te te them kush je.
    gure gure behet ure.
    fshati digjet [***] krihet.
    Kjo eshte raciste po gjyshja ime e shkreta e thoshte kur nxefej: Jevgjiti kur gjeti kos leu mender b.then.
    kalova lumin te dh j e f sh a kalin.
    pula e botes gjithmone me e majme.
    ate qe ta ben femija s'ta ben as perendia.
  19. dimir

    dimir Anëtar

    Re: Fjale te urta shqipe

    I thote Tigani Kusise shihu si je nxi!
  20. virginia

    virginia Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Ndryshimi midis nje shprehje frazeologjike dhe nje thenie popullore eshte i madh. Shprehja frazeologjike eshte me teper krahasim kurse thenia popullore eshte nje ide morale dhe nenkupton nje eksperience.

    Dhelpra kur nuk i arriti rrushte thane jane te pabere (nuk e di a eshte shqipetare por besoj se duhet te kete nje lidhje me fabulen e La fontenit "dhelpra dhe rushte"

    Guri peshon ne vend te vet por me shume ne traget ( e peridhes se anijeve)

    Kush punon ha, kush s punon ha e pi

    Burri qe eshte burre si ndahet cooperit kurre (cekja)etj

Share This Page