Fjale te urta shqipe

Diskutime tek 'Gjuhësia' filluar nga Genta, 8 Feb 2004.

  1. mitka

    mitka Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    gure gure behen 2 gure
  2. alb_girl82

    alb_girl82 Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    bej si them une, por mos bej si bej une!
    klodiana likes this.
  3. dionizi

    dionizi Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe

    Jashte teme!
  4. ALTIN

    ALTIN Fillestar

    Re: Fjale te urta shqipe ( AFORIZMA)

    <font color="blue"> AFORIZMA
    -Arsimi eshte prind i perparimit,krijues i kultures,formues i fatit.
    -Arsimi i popullit duhet te jete objekt i pare i cdo qeverije.
    - Dituria eshte ne cdo vend baza me e sigurte e lumturise se nje populli.
    -Fuqia me e madhe e botes eshte fuqia e diturise se organizuar.
    - Kerko dituri prej djepi deri ne varr.
    -Merrni diturine ose filozofine,prej cilit do burim qe ato rrjedhin.
    -Dituria dhe urtesia jane nje gje e humbur e muslimanit,kudo qe ta gjej le ta merr.
    -E verteta eshte fillimi i cdo gjeje te mire.
    Sa te varfer jane ata qe nuk kane dashuri.
    Dashuria,eshte rreze qe ndriqon jeten e njeriut.
    Edukata eshte lavrim i tokes para se te mbillet.
    Edukata eshte stoli,e cila e zbukuron dhe e pasuron njeriun,arke ne raste nevoje,ndihme qe njeriu te behet sa me i miresjellshem,shok ne vend te pashokut,argetim ne vetmi.
    Bukuri e vertet nuk jane rrobet e hieshme e te stolisura por bukuri e vertet eshte kultura,edukimi dhe miresjellja.
    Jeta eshte nje fush,e cila na jep ashtu siq e mbjellim ne,gjemba ose lule.
    Burim i nje kombi nen ligjin e dhunen e te huajve,eshte vertet nje force e dhimbeshme dhe e vajtueshme.
    Morali i forte dhe karakteri i forte jabe prona me e shenjte e njeriut.
    Karakteri eshte cilesia me e vlefshme e jetes se njeriut.
    Formimi i karakterit duhet te jete qellimi i pare i cdo arsimi dhe veprimi.
    Parajsa e nje populli eshte liria,ndersa ferri i nje populli eshte roberia.
    Ai qe nuk e ka lirine,roberine e mban ne shpine.
    Liria eshte nje peme qe piqet ngadal.
    Liria eshte gjeja me e cmuar qe mund te kete nje popull.
    Libri eshte i vetmi kopsht qe mbillet per te tjeret.
    Libri eshte ngushlluesi dhe nxitesi i njeriut per acje drejt shtigjeve te reja.
    Bota pa libra eshte bote e egersirave.
    Libri eshte i cmueshem per ata qe ja dijne vleren.
    Themeli i lumturise se vertet eshte ne zemer.
    Sa eshte nevoja per nje shtet,per buke e uje,populli aq ka nevoje per mesues.
    Kurr mos lidh miqesi me nje qe nuk eshte me i mire se ti.
    Miresjellja i bene miqet,miresjellja i krijon armiqet.
    Idealet qe na mbushin me gezim jeten jane:miqesia,bukuria,e verteta.
    Asnje fuqi nuk e bene njeriun te madh dhe te zgjuar,sa e ben fuqia e punes.
    Turpi e largon njeriun nga ajo qe nuk vlen.
    T'ju qendrosh ne bese te pa beseve do te thote ta tradhetosh veten.
    Njihe veten tende.
    Te gjitha te vertetat e pa thena behen helmuese.
    Nese nisemi nga vetevetja,nuk do te thote qe nisesh nga e drejta.
    Ndergjegjja eshte dhembje e heshtur e shpirtit. </font>
    klodiana likes this.
  5. oni.poku

    oni.poku Guest

    klodiana likes this.
  6. Sweety el

    Sweety el Anëtar i zjarrtë

    ...FLALE TE URTA...FJALE TE URTA...FJALE TE URTA...
    [​IMG]
    Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa
    Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët
    Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë dëshirën e tij
    Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët
    Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven
    Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë
    Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra
    Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë
    Ai që han hudër nuk e ndien erën e vet, por ia ndijnë të tjerët
    Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë
    Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton
    Ai që ka, don edhe ma
    Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist
    Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmirret
    Ai që ngutet, çdoherë vonohet
    Ai që premton shumë, bën pak
    Ai që s'bindet, nuk din të komandojë
    Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend
    Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolegë,as si bashkëpunëtor e as si fqi
    Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin
    Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua
    Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet
    Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet
    Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër
    Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon
    Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun
    Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall
    Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël
    Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve
    Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë
    Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të drejtë
    Ara me viça s'lavrohet
    Ariu nuk rron duke lëpirë shputat
    Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë
    Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi
    Armikut mos ia trego të vërtetën
    Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre
    As hasmin mos e pafsh pa punë
    As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq
    As ujë mos pi në krua të pushtetit
    Ashtu qoftë e sherr mos qoftë
    Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja
    Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja
    Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë
    Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë"
    Atje ku fle uji, është më i thellë
    Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël
    Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes
    Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje
    Bajrami i vogël s'falet para t'madhit
    Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit
    Bashkimi bën fuqinë, ndasia ligështinë
    Bëj gosti, që të provosh mikun
    Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta
    Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh
    Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën
    Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë
    Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja
    Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin
    Besnik bëhu, e besë mos zin
    Beu nuk i la bujkut as vend për në varr
    Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë
    Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera
    Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë
    Bima e keqe rritet kudo
    Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë
    Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi
    Bleta din si bëhet mjalta
    Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar
    Bota është helm e mjaltë e përzier
    Brengat janë armiqtë e jetës
    Budallën mos e vet se t'kallxon vet
    Buka në bark, forca në shtat
    Buka s'ka turp
    Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën
    Bukë e kripë e zemër
    Bukë e qepë dhe shëndet
    Buka prej qielli s'vjen
    Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithmonë
    Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë
    Bukuria e gruas duket në mëngjes
    Bukuria një ditë, veprat një jetë
    Bukuria të habitë, bukuria të koritë
    Burgu është varr për së gjalli
    Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë
    Burgu për burra është
    Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta
    Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën
    Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë
    Burri me dy gra, këmishën pa la
    Burri në shtëpi, si kërcu i zi
    Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë
    Burri për gruan është si çatia për shtëpinë
    Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër
    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë
    Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë
    Buza më gaz shëndeti pa masë
    joetisti_, Delirium and Wise like this.
  7. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur Staff Member

    Me pelqeu kjo: Ariu nuk rron duke lëpirë shputat :)
    ola2010 likes this.
  8. ajrda

    ajrda Guest

    [​IMG]hahahahah
  9. dddddddddd

    dddddddddd Guest

    budallaqe mos shkruni palidhje se nuk bon pa kultur
  10. dddddddddd

    dddddddddd Guest

  11. aartush

    aartush Guest

  12. gaviota

    gaviota Anëtar

    cdo mesim e ke fitim,cdo pesim eshte mesim
  13. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    -Ai qe di me se shumti flet me se paku
    -Burri eshte koka,kurse gruaja eshte qafa
    -Dardha bie nen dardhe
    -Degjo shtate a tete dhe pastaj bej si di vete.
    -Floke-gjate,mendje-shkurter
    -Fjalet jane gra,veprat burra
    -Gruaja fut shejtanin ne shishe
    -Gjuha vete ku dhemb dhembi
    -Gjithe gishtat dhembin njesoj
    -I zoti e nxjerr gomarin nga balta
    -Jeto sikur do vdesesh neser,dhe meso sikur te jetosh gjithmone
    -Kali i botes te le ne udhe
    -Ai ha kumbulla,botes i mpihen dhembet
    -As pula kemi,as dhelpra na i ha
    -Burr e grua si mish e thua
  14. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Buka po u thye s’ ngjitet me nje te beshtyre,
    Neqoftese miqesia nuk permban dashuri, dashuria permban miqesi,
    Edhe atij qe ka dije mbi te gjithe, i duhet te mesoje,
    E treta ? e verteta,
    E verteta e vertete, por ne kohe e vend te vet,
    E verteta s’i pelqen gjithkujt,
    Ec e bridh ngado, por shtepine mos e harro,
    E mira te larteson,e keqja te turperon,
    E mira e ka te miren, e keqja e ka te keqen
  15. mirishahe

    mirishahe Anëtar aktiv

    pun pun nat e dit, na u llomiten tu punu e kurgj a ma mir
    Sweety el likes this.
  16. leunora

    leunora Guest

  17. leunora

    leunora Guest

    rrubullak strukullak kur e prek me ben me gjak:oops:
  18. leunora

    leunora Guest

    me ze hesht numeron askush punen sja mohon:)
  19. joetisti_

    joetisti_ Idhtar i forumit

    Meqe i keni thene te tera ato shqiptaret, po them ndonje te huaj:
    GJITHCKA QE SHUAN URINE, ESHTE E MIRE PER T'U NGRENE.
    MBI NJE GUR TE VOGEL PENGOHET PERANDORI.
    KUR NJEREZIT KANE SHENDET TE MIRE, MJEKU SEMURET.
  20. dr love

    dr love Idhtar i forumit

    Nuk thin mosha flok'te marri

Share This Page