fjalet shqip dhe zevendesimi i tyre

Diskutime tek 'Gjuhësia' filluar nga Wise, 4 Dec 2010.

  1. Wise

    Wise Valoris scriptorum

    a mendoni se shume nga fjalet shqip po humbasin, zevendesohen nga fjale te tjera te huazuara dhe qe jane te panevojshme..
     
    klodiana and delirium like this.
  2. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    po eshte me se e vertete qe disa nga fjalet shqipe po humbasin.jepi ola2010 shume te sakta jane mendimet e tua.:)
     
    ola2010 likes this.
  3. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Ka shume fjale shqipe qe mund te perdoren ne nje forme te vjeter dhe perdoren ne forma te reja.
    Psh: Farmaci -> Shqip eshte Barnatore!!!!
    Dhe shume te tjera...
    Ndoshta mund te bejme nje liste...
     
    ANNAFOREVER and OlaOla like this.
  4. Megg

    Megg Carpe Diem

    Po, kjo dukuri eshte vene re shume kohet e fundit,,,fjalet shqipe po zevendesohen cdo dite e me shume nga fjale ne gjuhe te huaja,,une do ta merrja si nje element pozitiv deri ne momentin qe nuk
    do te egzagjerohet shume perdorimi i ketyre fjaleve.....
     
    OlaOla and klodiana like this.
  5. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Eshte e vertete qe nje pjese e mire e fjaleve ne shqip po zevendesohen dhe rolin kryesor ketu e ka media. Media eshte e vetmja menyre per te arritur te rrenjoset nje fjale ndryshe ne sa me shume njerez dhe kjo gje e ben shkaktarin kryesor te problemit te mesiperm. Ne televizionet shqiptare, rolin me te rendesishem e ka pasur Top Channel i cili fale gjuhes se tij, ka ndryshuar shume fjale ne gjuhen shqipe dhe duke qene se ndiqet nga nje pjese mjaft e madhe e popullsise si brenda vendit si jasht vendit, eshte e natyrshme qe do "iniciojne" te flitet si flasin personat moderne!
    Ndryshe do ishte ajo qe ndodh ne fushen teknike ku fjalet e reja futen si pasoje e faktit qe konceptet nuk jane ne gjuhen shqipe duke qene se nuk jemi ne qe zhvillojme shkencen dhe terminologjite e reja vijne ne gjuhen e huaj.
     
    MegiB and OlaOla like this.
  6. ilirarberi

    ilirarberi Forumium maestatis

    kjo tregon se disa kane mesuar gjuhe te huaja dhe kane kulture te madhe.keshtu qe nuk eshte e nivelit te tyre te flasin disa fjale varfanjake te shqipes.ata jane shume lart ,apo jo??
     
    OlaOla likes this.
  7. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    nuk eshte e thene kjo .........
     
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Mund te jem pjeserisht dakord me ilirarberi ne menyren qe ka dhene Wii per perdorimin e fjaleve te huaja. Nuk do te doja te mendoja qe ka njerez te tille qe flasin me fjale te huaja sepse duan te vene ne dukje epersine intelektuale mbi te tjeret. Nese ekziston nje fjale shqip e caktuar normalisht nuk ka pse perdoren "per pordhe" fjale te huaja nga keta intelektuale, sepse do te vihet ne dyshim pikerisht ky intelektualizem i tyre. Intelektualet ne rradhe te pare jane drejtues, dhe nuk drejtohet duke shitur mend. Eshte tjeter gje kur nje fjale e caktuar nuk ekziston ne shqip dhe zevendesohet me nje te huaj, eshte per tu tallur nese kjo gje behet per te shitur mend intelektuale.
     
    OlaOla likes this.
  9. Studenti

    Studenti Forumium maestatis

    Per mendimin tim kjo nuk eshte nje intelektualizem por nje pordhalizem sepse nuk eshte nevoja te tregojne intelektin e tyre me fjale te huaja. Nese jane te zot ta tregojne ate me fjalet e gjuhes meme. Shkaterrimi i nje vendi fillon nga kultura dhe gjuha e tij. Çdo gje e ka vendin e vet, jam dakord me ate qe thote "gurax" nese nuk ekziston nje fjale ne shqip atehere mund te perdoret si Kompjuter, Tastier, etj... Por ndryshe nuk jam aspak dakord.
     
    OlaOla likes this.
  10. ilirarberi

    ilirarberi Forumium maestatis

    peshku fillon e qelbet nga koka.kemi bere edhe 5 a 6 vjet me pare te njejtin diskutim ketu ne forum.pergjegjesine e kane ministria e aresimit,here pas here,dhe akademia e shkencave,te cilat urgjentisht duhet te kishin punuar per spastrimin e gjuhes shqipe nga huazimet e kota dhe te panevojshme.dhe kjo duhej te fillohej se pari nga librat shkollore te te gjitha viteve dhe cikleve shkollore,dhe me pas duke kerkuar rregull mbi mediat per menyren e te folurit dhe te shkruarit aty.
     
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    A mund t'i themi teleferikut : "tren ajror" qe udheton me shina prej kablli celiku?!

    Ne qofte se nje makine e quajme kater rrotak dhe nje biciklete e quajme dy-rrotak dhe nje tricikel e quajme tre-rrotak a mund te quajme hurtlocker nje-rrotak?!


    El
     
  12. Poshnjari

    Poshnjari Kontribues tek Shqipopedia

    Një libër shumë interesant eshte edhe fjala shqipe ne vend te fjales huaj. Libri shqyrton sesa fjalë janë futur mjerisht në gjuhen shqipe, fjalë që nuk kanë arsye pse të futeshin.
     
  13. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Jo Hank. Nuk jam dakort.

    Gjuha shqipe eshte gjuha me e ngurtesuar qe mund te ekzistoje. Ajo nuk eshte gjuhe e gjalle si anglishtja psh. Gjuhe te tilla "te gjalla" jane gjuhe ajrore dhe si te tilla ato jane ne forme transformimi te "perjetshem". Pa jete.

    Gjuha jone eshte materiale dhe e materializuar. Pikerisht prandaj jam ketu qe fjalen "Barnatore" te kohes se baba Qemos apo te kohes se Noes t'a zevendesoj me fjalen farmaci. Perndryshe do te ishim duke perdorur vetem ilace elfike per sherim.

    Ne vend qe te bejme liste te fjaleve qe duhet te zevendesojme ne duhet te bejme liste te gjithe palacove qe n'a zene deren.

    Nga dreqin ke humbur?


    Eleonore
     

Shpërndajeni këtë faqe