FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga ajax, 6 Jan 2003.

  1. DFV

    DFV Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Alpacino urime per partizanin ,nuk e kisha menduar se do ta fitonte derbin me dinamon,sidoqofte pas blerjeve te fundit(Duros e Brakinit) keni bere nje ekip pretendent per titull se bashku me tironen.Mendoj qe do te jete nje kampionat i forte dhe titulli do ti perkas tirones ose partizanit, te tjerat plotesojne kampionatin.
     
  2. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    faleminderit DFV
    dhe un mendoj se dy jane ekipet qe do te diskutojne kete kampionat PARTIZANI dhe tirana,
    pa harruar dhe federaten nese ndihmon tiranen

    FORCA PARTIZANI
     
  3. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    hallall tasi me dhall demat e mi hallall ksu ju du per her as sa mire kom flejte te shtunen me keni knaq shpirtin 3-1 me tiranen ah dajak te mire i keni dhon

    MBROJTJA ME E MIRE ESHTE SULMI e thon nga i madhi krujf
     
  4. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    OHHHH KETE VIT KAMPIONATIN E KEMI NE XHEP
    FORCA DEMA
     
  5. AL PACINO

    AL PACINO Forumium praecox

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    SUPER PARTIZANI FITON ME BESEN 3-1
    FORCCA DEMAT EMI,NUK KA SI JU,TE GJITHE TE TJERAT NEN KOM DO I LEME :thumbsup:
     
  6. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    partizani ndeshjen e radhes e ka ne peqin
    dhe nuk i lejohet absolutisht te lere pike ne fushen e veshtire te shkumbinit
    PRA REZULTATI I NDESHJES PARTIZANI-SHKUMBINI ESHTE ME MIRE JUA THEM KUR TE MAROI NESHJA
    FORCA PARTIZANI POSHT DINAMO E TIRAN
     
  7. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    ja dhe ndeshjet e javes se 10


    Vllaznia Shkoder - Partizani Tirana 01/11/2003 -
    Shkumbini Peqin - Teuta Durres 01/11/2003 -
    Besa Kavaje - Dinamo Tirana 01/11/2003 -
    Flamurtari Vlore - Ks Elbasani 01/11/2003 -
    Tirana Sk - Kf Lushnja 01/11/2003 -


    shpresoj ne nje fitore te partizanit ne shkoder, por eshte shume e veshtire
    FORZA PARTIZANIIIIIIIIIIIII :thumbsup:
     
  8. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Trajneri i Partizanit beson se sot ekipi i tij do të fitojë në Shkodër përballë vendësve
    Spahiu: Kualitetet, besimi dhe frika ime
    Sot, në orën 14.00, në "Loro Boriçi" të Shkodrës, ekipi i Partizanit do të jetë përballë Vllaznisë vendëse, në takimin më të rëndësishëm të javës së parë të fazës së dytë të Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit. Barazimi me peqinasit i ka mërzitur tifozët e kuq, por mund të kapërdihet vetëm nëse sot ekipi i Partizanit do të fitojë ndaj Vllaznisë. "Jemi përgatitur për një ndeshje të madhe. Besoj se gjyqtari Çekaj është me përvojë, ndaj nuk do ta prishë bukurinë e këtij takimi, sepse të dy ekipet do të përpiqen të dhurojnë spektakël në fushë dhe në fund duhet të fitojë më i miri," - thekson trajneri i Partizanit, Ilir Spahiu. Para sfidës me shkodranët, trajneri i të kuqve, në një intervistë për "Sportin shqiptar", flet për gjendjen e skuadrës së tij, vlerëson kundërshtarin dhe beson se kualitetet e të kuqve do të fitojnë ndaj Vllaznisë simpatike:
    - A do të pajtohet sot Partizani në Shkodër me ndonjë rezultat tjetër, përveç fitores?
    - Partizani është përgatitur për fitore. Pas barazimit në Peqin, ku na është mohuar një 11-metërsh, megjithëse edhe loja jonë ka pasur defekte, këtë të shtunë, për vetë kualitetet që kemi, duhet të marrim maksimumin e pikëve. E vlerësojmë kundërshtarin, që ka ndryshuar shumë nga fillimi i fazës së parë. Gjithsesi, mendoj se sot do të fitojnë kualitetet e Partizanit përballë Vllaznisë vendëse, edhe pse kjo e fundit ka një ekip simpatik.
    - A do të bëni ndryshime sot në Shkodër?
    - Besoj se po. Për sa i përket formacionit, nga minuta e parë do të luajë Brashini, për shkak të skualifikimit të Beqirit. Akoma nuk kam vendosur për mesfushën, por mund të diskutojnë një vend disa futbollistë të një niveli, si Hallaçi, Pollozhani apo Allmuça. Ndërsa loja do të ndërtohet në mënyrë të tillë që ta kapim në befasi kundërshtarin në pikat më të dobëta.
    - Cila është arma më e fortë e këtij Partizani, që nuk njeh ende humbje?
    - Besoj se janë kualitetet, që u mungojnë shumë skuadrave të tjera. Në momente të caktuara, kur ekipi luan dobët, janë pikërisht lojtarë të tillë që shënojnë, apo ndihmojnë ekipin të fitojë ndeshjen, edhe pse në përgjithësi loja ka pasur defekte. Kështu, kam besim se në Shkodër do të fitojnë kualitetet.
    - Kujt i druheni më shumë tek ekipi juaj?
    - Do të thosha se janë përsëri kualitetet. Ndonjëherë, lojtarët cilësorë të Partizanit e nënvlerësojnë më shumë se ç'duhet lojën në grup, apo edhe kundërshtarin. Si rrjedhojë, kjo ndikon negativisht në skuadër. Kjo ka ndodhur në disa pjesë loje apo edhe gjatë ndeshjeve të fundit.
    - Shpresoni te ndonjë hap i gabuar i Teutës në Peqin, apo do ta merrni kreun më pas, në ndeshjen direkte me të?
    - Kreu nuk më bën përshtypje fare për momentin. Ne e morëm dhe e humbëm sërish atë. Kampionati është shumë i gjatë, ndaj e rëndësishme është loja e mirë dhe ecuria pozitive. Vetëm kështu mund ta fitojmë titullin kampion.
    Aranit MURAÇI

    EKIPI i Partizanit, pasi ka bërë një seancë të lehtë paraditen e djeshme, është nisur pasdite rreth orës 16.00 në drejtim të Shkodrës. Atje të kuqtë janë sistemuar në një nga hotelet e qytetit verior. Sot, në orën 14.00, të kuqtë e kryeqytetit do të dalin në fushën e "Loro Boriçi" për të luajtur ndaj Vllaznisë.

    FAKAJ, edhe pse është federuar të enjten me ekipin e Partizanit, sot nuk do të luajë asnjë minutë me ekipin e të kuqve. Ndonëse do të jetë në stol, trajneri i Partizanit theksoi se mbrojtësi vlonjat, që është drejt përmirësimit, do të jetë i gatshëm në ndeshjet e tjera të kampionatit. Ndërsa Brashini do të luajë ndeshjen e parë nga fillimi i lojës.

    TIFOZË të shumtë të Partizanit pritet të udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Shkodrës, për të parë ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave. Janë vënë gati edhe dy autobusë, që do të nisen sot paradite nga klubi i kuq. Partizani, që e ka fituar takimin e fazës së parë me rezultatin 4-1, do të përpiqet që të fitojë edhe këtë sfidë, ndonëse duket më e vështirë se ajo e sezonit të parë.
    A.M

    Brashini, në Shkodër pritet debutimi
    Përkrah Beharit, Ndrekës dhe Grizhës, në Shkodër pritet të luajë në mbrojtje nga minuta e parë edhe braziliani Brashini, i cili nuk ka gjetur ende vend në formacionin e parë. Tepër i pakënaqur nga stoli, duket se më në fund ai është përzgjedhur për të luajtur në ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Partizanit. Brashini ka luajtur pak minuta në Vlorë ndaj Flamurtarit. Skualifikimi i Beqirit mesa duket e ka detyruar trajnerin e Partizanit t'i besojë këtë javë një vend edhe brazilianit në fjalë. Ndërkohë, një tjetër ndryshim pritet të bëhet edhe në mesfushë. Nga të testuarit e formacionit bazë mund të luajë nga minuta e parë edhe Allmuça.
    A.MURAÇI

    FORCA DEMA :thumbsup: :rockband: :thumbsup:

     
  9. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Vllaznia - Partizani 2-1
    Partizani ka pesuar humbjen e pare ne kete Kampionat sot ne Shkoder ndaj Vllaznise. Vendasit kane kaluar ne avantazh ne minuten e 27-te te pjeses se pare me ane te Martinit. Me pas Partizani ka pasur disa raste kryesisht me ane te Bejzades. Edhe Vllaznia gjithashtu ka vazhduar te jete e rezikshme. Ne pjesen e dyte Partizani e ka kerkuar me shume golin por Vllaznia ka qene e rrezikshme me kundersulmet e saj te shpejta. Ne minuten e 43-te te pjeses se dyte vjen goli i barazimit me ane te Bylykbashit por Martini shenon perseri per shkodranet duke u dhene fitoren dhe 3 pike te rendesishme. Partizani ka ruajtur vendin e dyte pasi Dinamo ka barazuar ne Kavaje kunder Beses 0-0. Tirana tani eshte vetem 1 pike mbrapa Partizanit pas fitores ndaj Lushnjes ne Tirane me rezultatin 2-1. Per tu vleresuar eshte edhe loja e peqinasve te Shkumbinit qe kane ndaluar Teuten me rezultatin 0-0. Megjithese akoma ne vend te fundit, me ardhjen e trajnerit te ri, Shkumbini ka arritur tu marre 2 pike kryesuesve te Kampionatit, Teutes dhe Partizanit. Ne ndeshjen tjeter te A1-shit, Flamurtari ka marre nje pike qe i ka munguar prej kohesh duke barazuar 1-1 me Elbasanin.
     
  10. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Trajneri dhe drejtuesit e klubit të kuq theksojnë se gjyqtarët e ndeshjeve blihen me para
    Partizani: Gjyqtarët të hetohen
    Dje paradite është mbledhur stafi drejtues i klubit "Partizani" për të analizuar jo vetëm humbjen e fundit me Vllazninë, por edhe probleme të ndryshme të skuadrës së tyre, të shfaqura në ndeshjet e fundit. Trajneri Spahiu, pas mbledhjes, e cila zgjati disa orë, u shpreh se problemet e ekipit do të diskutohen sot së bashku me lojtarët, ndërkohë që në mbledhje është diskutuar më shumë për gjykimin e dobët jo vetëm në Shkodër, por edhe gjatë ecurisë së deritanishme të kampionatit. "Ne kërkojmë nga FSHF-ja që të caktohen specialistë të ndryshëm për të hetuar sesi janë gjykuar deri tani ndeshjet e kampionatit. Sot, në mbledhje, me anë të sekuencave filmike, kemi vërtetuar plotësisht që gjykimet krejtësisht të njëanshme ndaj Partizanit nuk janë thjesht rastësi, apo kapriçio të ndonjë gjyqtari, por vijnë ngaqë shumica e atyre që gjykojnë në kategorinë e parë janë të korruptuar. Unë, si trajner, jam shprehuar që në fillim të sezonit se nuk dua të merrem me gjykimet, sepse gjyqtari ndodh që edhe gabon, por kur shoh se gjërat bëhen problem, them se duhet vënë dorë për të mirën e futbollit," - thekson me tepër ashpërsi trajneri i të kuqve. Më pas, për të argumentuar më me hollësi pakënaqësinë që të kuqtë kanë nga gjykimet, trajneri Spahiu shpjegon: "Në Durrës, gjyqtari jep një 11-metërsh të paqenë për Teutën në fund të ndeshjes, duke na mohuar në fund dy pikë. Që gjyqtari gaboi, kjo u vërtetua edhe nga pamjet televizive. Ndaj Tiranës, sërish gjyqtari nuk jep një 11-metërsh për Partizanin. Kujtojmë që ekipi ynë ishte në disavantazh, edhe pse më vonë e fitoi bindshëm derbin. Më pas, me Besën, përsëri Muzaka pengohet në zonë dhe gjyqtari nuk akordon 11-metërsh. Në Vlorë jep 11-metërsh për Flamurtarin, që provat televizive treguan se nuk ishte, edhe pse në pjesën e dytë Partizani e fitoi ndeshjen. Në Peqin, Partizanit i mohohet një tjetër 11-metërsh, pas rrëzimit të Kariokës brenda zonës. Provat televizive treguan se ishte 11-metërsh i pastër dhe Partizani humbi përsëri dy pikë. Por historia e gjykimeve vazhdoi edhe këtë javë në Shkodër. Dje, pas provave televizive, vura re se gjyqtari ka gabuar kur nuk i ka dhënë Abilios një 11-metërsh. Nuk them se ndeshja duhej fituar patjetër, por të paktën duhet të merrnim barazimin," - vazhdon më tej trajneri Spahiu. Kësisoj, sipas trajnerit të të kuqve, po të llogariten pikët e mohuara nga këto padrejtësi ndaj ekipit të tyre, Partizani jo vetëm do të ishte në krye, por edhe i shkëputur katër pikë nga Teuta. "Ne i kemi provat, por duam të dimë arsyen e saktë pse ka ndodhur kështu. Gjithashtu, nëse ndokush mendon se e kemi gabim, le të na japë një kundërprovë dhe të vërtetojë se Partizani ka fituar padrejtësisht qoftë edhe një ndeshje. Por besoj se deri tani asnjë nga kundërshtarët tanë nuk ka prova që të vërtetojë se Partizani ka fituar se ka marrë këtë 11-metërsh padrejtësisht, apo i është mohuar kjo e drejtë, - thotë tepër i irrituar trajneri Spahiu, i cili vazhdon më pas: - Që në fillim të kampionatit jam përpjekur që me investimet e presidentit Xhani t'i arrij objektivat vetëm me punë, dhe asgjë tjetër, por është e pamundur. Natyrisht, edhe ekipi ynë ka probleme të ndryshme, që do t'i zgjidhim brendapërbrenda, por ky i gjyqtarëve është shumë më i madh dhe prek tërë kampionatin në përgjithësi. Nuk ka nevojë për emra, sepse tashmë problemi është i qartë: ka gjyqtarë që blihen dhe janë të korruptuar, por deri tani nuk kam parë të ndëshkohet ndonjëri. Nuk e di çfarë bëjnë personat përgjegjës në këtë punë. Çfarë presin ata? Mos shpresojnë që ta zënë gafil gjyqtarin me para në duar që të besojnë se ç'bëhet? Nëse dëshirojmë që të ndërtojmë një kampionat të ndershëm, le të hetohen nga specialistë të ndryshëm gjyqtarët dhe gjykimet e 10 javëve të para dhe të arrihet në përfundime konkrete. Në të kundërt, do të kemi një kampionat-fantazmë, si shumë të tjerë vitet e fundit. Kjo është arsyeja që ekipet tona, në ballafaqimet në Evropë, i heqin "brekët" para se të fillojë loja," - përfundon tepër i shqetësuar fjalën e tij trajneri Ilir Spahiu.
    Aranit MURAÇI

    Spahiu: Që sot fillon "diktatura"
    Pas ndeshjes me Vllazninë, trajneri i të kuqve, Ilir Spahiu, u shpreh se Vllaznia e meritoi fitoren. Madje, sipas tij, goli i dytë për shkodranët, edhe pse nuk dukej qartë nga pamjet televizive, ishte i rregullt. "Ndaj Vllaznisë vlen të përmendet rasti i Abilios, që u pengua në zonë, që mund t'i kishte dhënë një barazim Partizanit, ndërsa goli i dytë m'u duk në rregull. E pranoj me ndërgjegje se loja e shkodranëve ishte më e mirë, për këtë arsye ata e merituan fitoren, - shprehet trajneri i Partizanit. - Ne ishim në Shkodër pothuajse pa mesfushë. Shkodranët depërtonin hapur drejt portës sonë, prandaj dhe arritën të shënonin. Pashë që ekipi ynë nuk ishte i përgatitur mirë fizikisht dhe kundërshtari përfitoi nga kjo mangësi. Defektet tona janë shfaqur që në ndeshjen me Flamurtarin dhe arritën kulmin në Shkodër. Kjo sepse ka disa javë që lojtarët nuk kanë dëshirë të stërviten dhe momentalisht po kalojnë euforinë që kaloi Tirana pak javë më parë. Nesër do të kërkoj që, përveç stërvitjes së detyrueshme me nga dy seanca në ditë, të fillojmë edhe teorinë e javëve të para," - thekson trajneri Spahiu.

    Të kuqtë, sot analiza e humbjes
    Sot, në klubin e kuq, pritet të zhvillohet një analizë e gjatë midis bordit drejtues dhe futbollistëve të Partizanit. Dje, drejtuesit më të lartë janë grumbulluar dhe kanë analizuar ecurinë e deritanishme, ndërkohë që sot në drekë në mbledhje do të jenë edhe lojtarët e formacionit bazë. Humbja me Vllazninë do të jetë pjesa kryesore e kësaj analize, ku përgjegjësia më e madhe pritet të bjerë mbi disa nga lojtarët titullarë.
     
  11. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Mesfushori i Partizanit mendon se ekipi i tij është në rrugë të mbarë drejt arritjes së objektivave
    Duro: S'është e thënë të fitosh gjithmonë
    Klodian Duro është futbollisti i vetëm i formacionit të parë të Brigelit që luan në kampionatin shqiptar. Mesfushori elbasanas ka firmosur një kontratë me të kuqtë e kryeqytetit pak javë pas fillimit të sezonit, duke u bërë njëkohësisht edhe futbollisti më i paguar në Shqipëri. Partizani, menjëherë pas ardhjes së Duros, ka fituar bindshëm me lojë dhe është ngjitur në krye të kampionatit. Por në dy javët e fundit, kryeqytetasit kanë marrë vetëm një pikë, duke lënë jo vetëm vendin e parë, por rrezikojnë tashmë edhe të dytin. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Duro flet për ecurinë e deritanishme të Partizanit, marrëdhëniet me lojtarët dhe trajnerin, si dhe synimet e tij me të kuqtë:
    - Klodi, cili është mendimi juaj për ecurinë e deritanishme të Partizanit?
    - Përgjithësisht, e mirë. Mendoj se Partizani është në rrugën e duhur për të arritur synimet që ka në këtë sezon futbollistik. Ekipi ynë ka luajtur mirë përballë kundërshtarëve, edhe pse momentalisht ndodhet në vendin e dytë. Ky kampionat, për fat të mirë, është shumë i gjatë dhe ne mund t'i realizojmë fare mirë synimet tona. Rivaliteti është i hapur për të gjitha skuadrat, prandaj nuk ka më vend për të thënë se ndonjë ekip e ka të sigurt titullin. Në fund do të fitojë më i miri. Ne ishim ata që e ndalëm Tiranën, e shpallur kampione që në javën e parë, duke i dhënë kështu më tepër bukuri kampionatit.
    - Loja e Partizanit, në dy javët e fundit, ka pasur rënie, sepse ekipi ka marrë vetëm një pikë. Si e gjykoni këtë?
    - Unë mendoj nuk ka ndonjë gjë për t'u shqetësuar shumë, sepse nuk është e thënë që ekipi ynë t'i fitojë të gjitha ndeshjet në kampionat. Në futboll janë të pranueshëm të tri rezultatet e mundshme dhe këtij rregulli i bindet edhe skuadra që ka fituar Ligën e Kampioneve. Në Peqin, Partizani ka luajtur shumë mirë, por në fund nuk ka dalë te goli dhe barazimi ishte i pranueshëm. Ndërsa në Shkodër ka ndikuar më tepër euforia e rezultateve të mëparshme dhe e lojës sonë, ndoshta këto të fryera më shumë se ç'duhej nga shtypi. Pra, nuk duhet të pranojmë vetëm fitoret.
    - Vetëm kjo ishte arsyeja?
    - Jo, ka edhe të tjera. Për shembull, në Shkodër mungonte një nga lojtarët e formacionit të parë, Beqiri, ndërsa disa lojtarë titullarë kishin ndryshuar rolet në fushë, gjë që solli mospërshtatjen e tyre. Ndërkohë, nga ana tjetër, Vllaznia fitoi ndaj Partizanit për arsye se ka disa futbollistë "të klasit të lartë", që mund të luajnë kudo nëpër Evropë me çfarëdo ekipi qoftë. Në fund, një meritë të madhe në fitoren e Vllaznisë pati edhe gjykimi i ndeshjes.
    - Pse, keni vërejtje për gjyqtarët?
    - Jo vetëm për gjykimin. Shoh që disa gjyqtarë "perëndimorë", si ata që gjykuan në Shkodër, njohin dhe aplikojnë disa rregulla në futboll që vetëm ata i dinë dhe askush tjetër.
    - Të kalojmë tek e ardhmja. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me lojtarët dhe trajnerin e Partizanit?
    - Deri tani kam marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë pjesëtarët e ekipit. Natyrisht, e vlerësoj punën që është bërë që në fillim të kampionatit, por jam i mendimit se vetëm me punë e vullnet mund të arrijmë suksese.
    - Përpara është ndeshja me Lushnjën. Duke qenë se keni hasur pengesa jashtë fushës suaj, a e mendoni të vështirë fitoren?
    - Unë kam besim se ekipi ynë, në ndeshjen e radhës, do të japë maksimumin dhe në bazë të lojës do të marrë atë që do të meritojë. Momentalisht, jemi në gjendje të mirë, kështu që edhe mundësitë janë që të bëjmë më të mirën e mundshme. Unë e respektoj Lushnjën si të gjitha ekipet e tjera të kampionatit dhe mendoj se do të luhet një ndeshje e bukur.

    forcaaaaaaa demmmmaaaaaaaaaa


     
  12. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Pas humbjes në Shkodër, sot të kuqtë do të kërkojnë pikët maksimale në Peqin, ndaj Lushnjës
    Partizani nën trysninë e fitores

    Vetëm një pikë dhe një gol i shënuar në dy javët e fundit të kampionatit janë statistikat e të kuqve, të cilët do të luajnë sot përballë Lushnjës. Ndonëse trajneri i Partizanit, Ilir Spahiu, me optimizëm thekson se pas humbjes me Vllazninë ka marrë fund euforia e shfaqur, sot të kuqtë do të jenë nën trysninë e fitores së munguar. Tifozët e kuq nuk do të pajtohen kurrsesi me ndonjë rezultat tjetër, përveç fitores, dhe për këtë presidenti Xhani, pasi ka mbështetur para lojtarëve trajnerin Spahiu, i ka paralajmëruar të tijtë para se këta të linin dje paradite kryeqytetin. Sot, ndaj Lushnjës, trajneri i Partizanit do t'i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë të formacionit bazë, me përjashtim të Bejzades. "Nuk jam aspak i shqetësuar, sepse gjendja e skuadrës është e mirë. Jam i detyruar të lëviz diçka për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga Bejzade. Stërvitja e javës së fundit ka ecur sipas programit. Nisur nga atmosfera e ngrohtë që është krijuar në ekip, jam optimist se do t'i arrijmë synimet tona në këtë takim," - thekson trajneri i të kuqve. Kësisoj, me Bejzaden të skualifikuar, trajneri Spahiu do të ndryshojë vetëm rolin e ndonjë lojtari, por nuk do të heqë dorë nga skema e zakonshme. Në vendin e Bejzades mund të luajë Abilio, që do të lërë krahun e djathtë të mesfushës. "Në fakt, jam i detyruar të bëj ndryshime qoftë nga humbja në Shkodër, ashtu edhe nga mungesa e Bejzades në sulm. Gjatë javës vetëm kam testuar, ndërsa do të vendos përfundimisht për ndryshime vetëm pak orë para ndeshjes," - shprehet Spahiu. Por nisur nga testimi që i është bërë formacionit të parë që do të luajë ndaj Lushnjës, përveç dyshes Bylykbashi- Abilio në sulm, Partizani pritet të dalë në mesfushë me Duron të avancuar dhe Imerajn në rolin e shkatërruesit, si dhe me Hallaçin e Muzakën nga krahët. Ndërsa në mbrojtje do të luajë katërshja e zakonshme, Behari, Beqiri, Ndreka dhe Grizha. Pritet gjithashtu që Ervin Fakaj të bëjë debutimin për disa minuta me fanellën e Partizanit. Përfundimisht, Partizani, sot, në orën 14.00, në fushën e Peqinit kërkon t'i thotë lamtumirë krizës, që e ka mbërthyer po në këtë fushë dy javë më parë. Kujtojmë se të kuqtë, pas disa fitoreve radhazi, lanë dy pikë përballë Shkumbinit në fushën e Peqinit, që arriti barazimin e parë në shtëpi. Por përveç barazimit, mosmarrëveshjet midis trajnerit dhe disa lojtarëve kryesorë ndikuan ndoshta edhe në ndeshjen e fundit në Shkodër, ku u regjistrua humbja e parë e Partizanit. Dhe nëse në Peqin, përballë Lushnjes, Partizani do të çalojë sërish në lojë, apo rezultat, atëherë, në mos mbi stafin drejtues, "gijotina" do të bjerë mbi vetë lojtarët. Arsyeja është e thjeshtë: Partizanin e presin më pas ndeshje tepër të vështira me ekipe rivale për titull, si Teuta, Dinamoja dhe Tirana.
    Aranit MURAÇI


    FORZAAAAAAA PRTIZONIIIIIIIIIIIII
     
  13. DFV

    DFV Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Aman alpacino u rrafet prape,nuk e kuptoj pse jane harxhuar aq shume pare per blerjet dhe prape humbje dhe dy rresht,shume keq per partizanin.
     
  14. DODA

    DODA Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Ka ndodhur NORMALJA S`kishte si te ndodhte ndrushe Partizani o tullumac qe plas shpejt
    historikisht ka shit pordhe qe rrafa Tironen Rrafa Dinamon .Ishalla si ndosh sic i ndodhi vjet . Arriti me rraf tironen edhe si perfundim shiti pordhe gjith vitit me ate fitore
    Sinqerisht i uroj suksese se u bo albert xhani sime qen murati i Interit vetem harxho harxho edhe si perfundim... t`rref lushnja :wave:
     
  15. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.



    mo keq sbohet
     
  16. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.



    nuk e ke keq jo tamom si me qon interi sepse interi fitonte gjithmon derbin me milanin(ka dy vjet qe interi nuk fiton derbin me milanin,por dy vjet e andej fitonte gati gjithmon derbin) por
    kammpionatin jo.per mendimin tim fajin e kane lojtaret duhet te jene me te ndershem me pagat qe ato marrin nuk e justifikojne veten me duken si me qon amatore dhe jo profesioniste. /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  17. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Ilir Spaiu ka dhon dorheqjen si trajner i partizanit si e mendoni ju kete dorheqje

    Trajneri i të kuqve ia ka komunikuar, jo zyrtarisht, drejtorit Thaka pas humbjes me Lushnjen
    Xhani: Dorëheqja e Spahiut, emocionale
    Pas humbjes së dytë radhazi ne Peqin, trajneri Ilir Spahiu nuk ka folur për ndeshjen, por ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partizanit. Drejtori i Partizanit, Gjergji Thaka, u shpreh dje se trajneri nuk i ka paraqitur asgjë zyrtare atij, por vetëm është informuar se pas ndeshjes Spahiu ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë ka qenë i pamundur komunikimi me trajnerin e Partizanit, pasi ky i fundit e ka mbyllur telefonin pas ndeshjes. Në fund, i pyetur për dorëheqjen e trajnerit të Partizanit, presidenti Xhani nuk e ka miratuar atë, duke argumentuar se ka qenë thjesht diçka emocionale pas ndeshjes dhe çdo gjë sipas tij do të analizohet sot në klub. "Nuk është se ne gjatë verës e gjetëm në rrugë Ilir Spahiun dhe e vendosëm trajner të Partizanit. Pas humbjes me Lushnjen, sot do të mblidhet bordi drejtues për t'i analizuar të gjitha gjërat që nuk shkojnë te Partizani dhe më pas do të vendoset për gjithçka në lidhje me përgjegjësitë e humbjes së fundit. Trajneri mund ta ketë dhënë dorëheqjen në fund të takimit thjesht nga gjendja emocionale pas humbjes së dytë radhazi, por klubi "Partizani" do t'i shohë më me hollësi dhe gjakftohtësi gjërat. Ne nuk kemi shkarkuar asnjë trajner pa i analizuar mirë përgjegjësitë e gjithsecilit, kështu që nuk kemi pse të bëjmë përjashtim kërë radhë," - u shpreh presidenti i të kuqve dje pas ndeshjes me Lushnjen. Kështu, sot pritet të marrë fund përfundimisht alibia e ngritur dje për dorëheqjen e Spahiut.
     
  18. DFV

    DFV Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Mendoj se nuk eshte faji i trainierit,megjithese une nuk e njoh fare,por i lojtarve qe pas disa sukseve fillojne e shesin pordhe dhe harrojne qe jane profesioniste dhe ushqehen me punen qe bejne. Me kete nuk dua te them se partizani apo tirana nuk duhet te humbasin,se futboll eshte,por kur nje ekip ka lojtar me vlera per te fituar nje kampjonat, atehere lojtaret duhet te japin ne fushe ate qe eshte me e mire.
     
  19. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    o DFV dhe une mendoj qe nuk eshte faji i trajnerit por i lojatreve me duken si amatore dhe jo si profesioniste (ke razza di merda kuesti giocatori)

    ja se cshkruan spoti sot per dorheqjen e spahiut.


    Presidenti Xhani miraton largimin përfundimtar të trajnerit të skuadrës së tij, Ilir Spahiut
    Stoli i kuq mbetet bosh

    Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, dje pasdite pranoi dorëheqjen e trajnerit të skuadrës së tij, që e dha pas humbjes së fundit ndaj Lushnjës. Duhet theksuar se presidenti Xhani, ditën e ndeshjes, ndonëse i ka kërkuar të qëndrojë ende në drejtimin e skuadrës, është detyruar ta pranojë pas këmbënguljes së vetë trajnerit për t'u larguar, duke u shprehuar se Spahiu duhet vlerësuar për punën që ka bërë deri tani në klubin e kuq. "E vlerësojmë maksimalisht punën që ka bërë për kaq kohë nën drejtimin e skuadrës sonë Ilir Spahiun. Pas largimit të tij, ne duhet të gjejmë një trajner të ri për të drejtuar skuadrën në vijim. Gjithsesi, Ilir Spahiu do të jetë pjesë përbërëse e ekipit edhe në të ardhmen," - u shpreh presidenti i të kuqve vetëm pak orë pasi është miratuar në mënyrë përfundimtare dorëheqja e trajnerit Spahiu. Ndërkohë, drejtori Thaka, që konfirmoi zyrtarisht largimin e trajnerit në fjalë, u shpreh dje se klubi është duke shqyrtuar disa emra të rinj, të cilët do të bëhen publikë vetëm kur të komunikohet zyrtarisht me ta. Sipas drejtorit të Partizanit, ekipi do të dalë sot në stërvitje me ndihmëstrajnerët e Spahiut, deri sa të gjendet një trajner i ri. Kësisoj, momentalisht, largimi i Ilir Spahiut e ka lënë bosh stolin e të kuqve. Momentalisht një ish-trajner, Ilir Spahiu e mori Partizanin gjatë ndeshjeve të Kupës Intertoto dhe i ka drejtuar të kuqtë deri të shtunën, në sfidën kundër Lushnjës, e cila është fituar nga myzeqarët me rezultatin 1-0. Kjo humbje, e dyta radhazi për kryeqytetasit, e detyroi trajnerin të largohej dhe të mos pranonte më të kthehej në krye të skuadrës. Kjo për arsye që vetëm trajneri i di më mirë se çdokush tjetër. Sidoqoftë, trajneri i Partizanit, gjatë kohës që drejtoi të kuqtë, do të mbahet mend gjatë për punën e madhe dhe mentalitetin e ri që solli në ekip, e cila duhet theksuar gjithashtu se nuk gjeti mirëkuptimin e disa prej lojtarëve titullarë. Problemet e trajnerit me futbollistët e ekipit filluan, çuditërisht, atëherë kur Partizani mposhti Tiranën dhe një javë më pas doli në vend të parë. Edhe pse trajneri Spahiu përpiqej që t'i zbuste gjatë ndeshjeve të fundit, marrëdhëniet tepër të ndërlikuara me lojtarët, në Peqin, atje ku nisi kriza e rezultave të dobëta, arriti edhe kulmi: dorëheqja, duke i hapur rrugë kështu një emri të ri në drejtimin e të kuqve.
    A.MURAÇI

    "
     
  20. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Hafizi, Bajko, Zhega, Mema dhe një i huaj janë të diskutuarit e stolit të kuq
    Partizani, shumë emra për një trajner
    Pas dorëheqjes së Ilir Spahiut nga stoli i trajnerit të Partizanit, drejtuesit e kuq kanë filluar bisedimet me të tjerë emra, midis të cilëve ende nuk është përzgjedhur trajneri i ardhshëm. Dje është mësuar se trajnerët që po diskutohen për të zënë vendin e Spahiut janë Astrit Hafizi, Neptun Bajko, Mehdin Zhega, Sulejman Mema dhe një trajner i huaj nga Mali i Zi. Por nga pesë emrat e atyre që pritet të marrin në dorë drejtimin e Partizanit, më të mundshmit, Hafizi me Bajkon, konfirmuan dje pasdite se nuk kanë marrë asnjë ofertë zyrtare. Sidoqoftë, diskutimet në klubin e kuq vazhdojnë dhe gjërat mund të përmbysen shumë shpejt. Ish-trajneri i kombëtares sonë, Mehdin Zhega, e ka konfirmuar i pari ofertën që i është bërë nga klubi i kuq. Gjithashtu, nga burime brenda klubit mësohet se dje presidenti Xhani ka biseduar në telefon edhe me një malazez, që e ka njohur nëpërmjet trajnerit të Vllaznisë, Haxhiosmanoviç. Sidoqoftë, përpjekjet e të kuqve vazhdojnë me intensitet dhe emri i ri i trajnerit që do të drejtojë të kuqtë mbetet enigmë. Astrit Hafizi ka pasur një ofertë disa muaj më parë, kur është shkarkuar Neptun Bajko, por nuk e ka pranuar. Vetë Hafizi e ka hedhur poshtë ofertën. Gjithsesi, dje janë pyetur kandidatët e mundshëm. Pas pyetjes, nëse kandidatët e mësipërm kanë marrë oferta nga klubi i kuq dhe pranojnë ta marrin stolin e trajnerit të Partizanit, morëm këto përgjigje:

    Mehdin Zhega: "Po, është e vërtetë. Dje kam biseduar me një nga anëtarët e klubit të kuq, që më ka bërë të ditur edhe ofertën në fjalë. Për mua është kënaqësi që të drejtoj Partizanin, pasi është ekip me emër të madh në futboll dhe momentalisht ka në përbërje futbollistë tepër cilësorë. Por, më parë duhet të ulem për të biseduar me drejtuesit më të lartë të klubit "Partizani" dhe më pas të vendos për punën e trajnerit."

    Astrit Hafizi: "Jo, deri tani nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare nga drejtuesit e Partizanit. Kështu, përderisa nuk ka asgjë zyrtare, nuk mund të them gjë për këtë çështje. Dëshirën time për ta drejtuar Partizanin në vijim do ta shpreh vetëm nëse do të marr një ofertë nga drejtuesit e Partizanit."

    Neptun Bajko: "Jo. Drejtuesit e Partizanit nuk më kanë njoftuar ende për këtë çështje. Janë përhapur më shumë fjalë boshe nga mediat, sepse deri tani nuk kam biseduar me presidentin Xhani në lidhje me drejtimin e Partizanit. Kësisoj, përsa i përket dëshirës nuk mund të flas për momentin, sepse s'kam ndonjë ofertë zyrtare nga klubi në fjalë".


     

Shpërndajeni këtë faqe