FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga ajax, 6 Jan 2003.

  1. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    PARTTIZANI ME TRAJNER GJERMAN

    Gjermani ka dërguar CV-në e tij dhe të premten pritet të marrë në dorë drejtimin e të kuqve
    Fërner, trajneri i ri i Partizanit

    Dje, nga klubi i kuq është konfirmuar zyrtarisht emri i ri i trajnerit, që do të drejtojë Partizanin në vazhdim të kampionatit. Kështu, pasi janë analizuar e diskutuar shumë alternativa të mundshme, më në fund presidenti Xhani ka rënë dakord në telefon me trajnerin gjerman Dietelm Fërner. Dje, trajneri gjerman, i moshës 62 vjeç, ka dërguar edhe një CV të tij në klubin "Partizani". I pyetur më hollësisht për trajnerin e ri që do të drejtojë Partizanin në vijim, presidenti i të kuqve, Albert Xhani, u shpreh: "Kemi rënë parimisht dakord me trajnerin gjerman, i cili do të vijë ditën e premte në klubin tonë për të marrë në dorë drejtimin e Partizanit. Mendoj se lojtarët cilësorë të Partizanit, me një trajner gjerman që ka eksperiencë, do ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të arritur objektivat," - u shpreh presidenti i Partizanit. Kështu, të kuqtë do të udhëtojnë sot për në Krujë, ku do të luhet ndeshja e Kupës kundër Kastriotit. Ndërkohë, të premten do të fillojë nga puna trajneri i ri gjerman, që do të drejtojë Partizanin së bashku me dyshen Tomorri-Shulku. "Didi", siç e thërrasin shkurt, sipas presidentit Xhani, do të qëndrojë në krye të Partizanit më gjatë se ky sezon. "Pas bisedimeve paraprake, kemi rënë dakord që trajneri gjerman të qëndrojë një vit kalendarik,"- thotë presidenti i Partizanit. Ndërkohë, trajneri i sapoemëruar në krye të Partizanit, Fërner, ka luajtur shtatë sezone me Verder Bremenin dhe tri sezonet e fundit me Esenin. Ndërsa si trajner ka drejtuar kryesisht disa skuadra të kategorisë së dytë në Gjermani, ku ndër më të njohurat janë Shkalke 04 dhe Hanover '96, të cilat e ka ngjitur në të parën. Më pas, Fërneri ka shtegtuar nëpër vende të ndryshme, fillimisht në Greqi e më pas në Qipro. Madje ka pasur edhe eksperiencë si trajner në Afrikë, me një skuadër të Egjiptit. Ka shkuar në Azi për të drejtuar një ekip të Kuvaitit dhe në fund është kthyer sërish në Afrikë, për të marrë drejtimin e kombëtares së Libanit për një kohë shumë të shkurtër. Fërneri, para se të pranonte ofertën e të kuqve, ka drejtuar një sezon ekipin egjiptian Aleksandria Etehad.
     
  2. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Partizani Tirane [3 - 1] Teuta Durres
    Partizani vazhdon te arrije vetem fitore ne Tirane, pasi ka mundur me rezultatin 3-1 ne Qemal Stafa durrsaket e Teutes. Ne stadium ishin nje numer i madh tifozesh dhe gjithshtu ishte edhe Ferner i cili ishte ne rolin e vezhguesit gjate kesaj ndeshje. Partizani vinte ne kete ndeshje pa asnje mungese por nen drejtimin e trajnereve te perkohshem Tomorri dhe Shulku. Gjithshtu te kuqte u futen ne fushe me nje formacion 3-4-3 me Bylykbashin, Abilion dhe Bejzaden ne sulm dhe tre sulmuesit nuk zhgenjyen. Partizani e filloi vrullshem ndeshjen dhe shpejt kaloi ne avantazh me ane te Abilios i cili shenoi nje gol te bukur me rafishate. Me pas ishte sulmuesi tiranas Bejzade qe dyfishon rezultatin dhe pastaj eshte perseri braziliani Abilio qe e con ne tre numrin e golave duke treguar se di te shenoje edhe me koke. Me kete avantazh te thelle mbyllet pjesa e pare. Ne pjesen e dyte te kuqte e leshojne disi lojen dhe Teuta shikon me shume nga porta e vendasve duke mos pasur asgje per te humbur. Partizani vazhdon te rrezikoje me kundersulme po pa i finalizuar rastet e krijuara. Duke shfrytezuar leshimin ne loje te te kuqve, durrsaket arrijne te shkurtojne distancen ne 3-1, por asgje me shume. Teuta peson keshtu humbjen e pare ne kete Kampionat. Abilio ngjitet ne kuoten e gjashte golave duke qene golashenuesi me i mire i te kuqve. Partizani ben keshtu nje paraqitje mjaft te mire perpara trajnerit te ardhshem Diethelm Ferner.
    Ne Kavaje Tirana ka fituar ne minutat e fundit me rezultatin 2-1 ndaj Beses me dy gola te vlonjatit Muka. Vllaznia - Dinamo eshte shtyre per javen e ardhshme meqe ekipi shkodran ndodhet ne Detroit te Sh.B.A per nje ndeshje miqesore.
     
  3. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Në Kavajë, Dinamo humbet 2-0 ndaj të kuqve, duke iu larguar titullit
    Partizani, tjetër derbi me fitore
    Dinamo-Partizani 0-2
    Shënues: Brashini 38', Bejzade 83'

    Dinamo
    Lika 5.5
    Pisha 6
    Gallo 6
    Xhafa 6
    Bakalli 6
    Deliallisi (Ishka 60') 5.5
    Ahmataj 6
    Dhëmbi (Xhihani 70') 6
    Poçi 5.5
    Ziambo (Rizvanolli 46') 5
    Qorri 5.5
    Trajner: S.Demollari

    Partizani
    Nallbani 6.5
    Behari 6.5
    Brashini 6.5
    Ndreka 6.5
    Beqiri 6.5
    Imeraj 6.5
    Hallaçi 6
    Muzaka 6.5
    Bylykbashi (Allmuça 80') 6
    Duro (Plaku 90') 7
    Bejzade (Ballço 90') 7
    Trajner: G.Tomorri
    Gjyqtarë: A.Janku (Tiranë), A.Mali (Patos), E.Miho ( Durrës)
    Kartonë të verdhë: Brashini, Pisha (2), Beqiri, Xhihani, Bejzade, Bakalli
    Karton i kuq: Pisha

    Radiografia
    5'- Qorri pason saktë për Ziambon që del përballë portës, por gjyqtari ka sinjalizuar më parë pozicion jashtë loje.
    14'- Goditje dënimi në favor të Dinamos nga e djathta. Qorri pason për Bakallin që gjuan fort me të majtën. Grushton topin portieri Nallbani.
    17'- Muzaka kroson rrezikshëm mga e djathta, por as Bejzade e as Hallaçi nuk arrijnë të devijojnë topin drejt portës.
    25'- Duro arrin të depërtojë në zonë nga krahu i majtë, por pasimi i tij është krejtësisht i gabuar.
    31'- Sërish goditje dënimi për Dinamo. Këtë radhë provon Pisha, por pa gjetur kuadratin e portës.
    35'- Muzaka kroson bukur nga e djathta, por ndërhyn saktë kapiteni Pisha, që kalon topin në goditje këndi.
    38'- Partizani arrin të shënojë golin e parë me anë të Brashinit. Duro ekzekuton një goditje këndi nga e majta dhe braziliani i lirë brenda zonës, gjuan saktë me kokë duke kaluar topin në rrjetë. Të kuqtë udhëheqin 1-0.
    44'- Pisha kroson brenda zonës dhe topi devijohet me kokë nga Ziambo, por i vëmendshëm është portieri Nallbani, që e kalon topin në goditje këndi, e cila nuk sjell asgjë.
    45'- Duro ekzekuton një goditje dënimi në afërsi të zonës dhe është portieri Lika që grushton topin.
    54'- Rizvanolli i futur në lojë në pjesën e dytë fiton një goditje dënimi. Kroson Pisha, por pret i sigurt Nallbani.
    57'- Bylykbashi gjuan vetëtimthi nga një pozicion diagonal. I vëmendshëm është portieri Lika, që grushton topin.
    61'- Ishka pason me kokë për Rizvanollin që gjendet përballë portës kundërshtare, por gjuajtja e tij është e gabuar.
    68'- Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me anë të Muzakës që në momentin e fundit nuk kombinon si duhet me Bylykbashin.
    72'- Rizvanolli përfiton nga një rrëmujë në zonën e Partizanit dhe gjuan, por pa rezultat.
    75'- Duro gjuan fort nga një pozicion ballor me portën. Grushton pa problem portieri Lika.
    77'- Kombinim i bukur Duro-Bejzade-Muzaka. Është ky i fundit që gjuan dhe topi kalon pranë shtyllës së majtë pingule të portës së Dinamos.
    81'- Pisha është i detyruar të largohet nga fusha e lojës pasi është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë. Dinamoja në 10 minutat e fundit luan me 10 lojtarë.
    83'- Partizani shënon edhe golin e dytë, duke siguruar fitoren në derbi. Duro kroson nga e djathta dhe Bejzade, që gjendet i pamarkuar brenda zonës gjuan saktësisht.
    90'- Partizani ka një rast të pastër për të shënuar golin e tretë, por Duro nuk preferon të pasojë për Ballçon që gjendej i vetëm.

    Thanë pas ndeshjes
    Sulejman Demollari, trajneri i Dinamos:
    "Ekipi zhvilloi një ndeshje të dobët. Të gjithë lojtarët ishin të paimpenjuar dhe këtë e them me bindje të plotë. Na mungoi shpirti i garës që në futbollin e sotëm është diçka shumë e rëndësishme. Jam tepër i pakënaqur nga lojtarët e të trija reparteve. Këtë humbje do ta analizojmë thellë në ditët në vazhdim."
    Genci Tomorri, trajner i Partizanit:
    "E kishim vlerësuar Dinamon së pari se është një rival i drejtpërdrejtë dhe e dyta sepse ishte më e freskët nga që nuk luajti në mesjavë. Jam i kënaqur më shumë nga rezultati, ndërsa loja nuk ishte në nivelin e duhur. Mendoj se u treguam më të kujdesshëm, ndaj edhe arritëm ta fitonim ndeshjen."
    Komenti
    Derbi Dinamo-Partizani është luajtur për herë të parë në historinë e këtyre dy skuadrave në Kavajë. Sidoqoftë, edhe pse jashtë Tiranës tifozë të shumtë kryeqytetas ishin të pranishëm për të ndjekur sfidën më interesante të javës së 13-të të kampionatit. Në fakt, ballafaqimi i djeshëm nuk ka dhuruar emocionet e një derbi të vërtetë. Loja ka qenë e vakët nga të dyja skuadrat që mbroheshin me kujdes dhe rrallëherë sulmonin në portat respektive. Në fund ndeshja ëshët fituar nga të kuqtë që duhet theksuar se nuk kanë humbur asnjë ndeshje ndaj kundërshtarëve direktë për titull. Dinamoja dje ka pësuar humbjen e dytë na kampionat nga i njëjti kundërshtar, Partizani. Të kuqtë kanë shënuar nga një gol në çdo pjesë, duke siguruar fitoren e dytë radhazi pas tre rezultateve të dobëta në javët e fundit. Në fakt, në këtë sfidë pritej që Dinamoja të ishte më e freskët në lojë, pasi të mërkurën blutë nuk kanë luajtur në kampionat. Por ndeshja tregoi krejt të kundërtën. Partizani ishte më agresiv dhe si pasojë arriti të zhbllokojë rezultatin që në pjesën e parë. Duhet theksuar se deri në mesin e 45 minutatve të para ndeshja ka qenë e barabartë, pa shumë raste për shënim. Ishte Dinamoja që rrezikoi e para në portën e Nallbanit. Gjithsesi, pjesa e parë pati shumë pak raste për shënim nga të dyja skadrat. Partizani falë kualiteteve arriti të zhbllokojë rezultatin pak minuta para përfundimit të ndeshjes. Klodian Doro fut një top në zonë për brazilianin Brashini, që me kokë e dërgon lehtësisht topin në rrjetë. Në minutat e fundit të pjesës së parë të kuqtë ishin më superiorë dhe më të rrezikshëm. Pjesa e dytë ishte kopja e së parës. Edhe pse pritej reagimi i bluve në portën e Nallbanit, Dinamoja ishte e paqartë në lojën e saj sulmuese. Dalja e Ziambos e dobësoi më shumë lojën sulmuese të bluve. Ndërkohë që Partizani krijoi më shumë raste të pastra, por që u pengua ndonjëherë nga njëfarë egoizmi në fund të aksioneve. Pas daljes së Pishës me të kuqe Dinamoja i humbi shpresat për të barazuar ndeshjen. Të kuqtë gjetën rastin më të mirë me anë të të Bejzades që t'i vinin vulën përfundimisht fitores së pastër 2-0. Kësisoj Partizani ka arritur një fitore tepër të rëndësishme.

    Të veçanta...
    - Presidenët e dy ekipeve respektive, Deliorgji dhe Xhani, kanë qenë të pranishëm në stadimin e Kavajës, por jo si zakonisht pranë njëri-tjetrit.
    - Tifozë të shumtë nga kryeqyteti kishin ardhur në Kavajë për të parë derbin e kryeqytetit. Ndërkohë që kavajasit kanë qenë shumë të paktë në shkallët e stadiumit "Besa".
    - Përparim Daiu, ish-futbollist i Partizanit, ka qenë i pranishëm në tribunë për të parë derbin e kryeqytetit. Ndërkohë Abilio i skualifikuar nuk ishte në shkallët e stadiumit.
    - Rizanolli, futbollisti i Dinamos, ka bërë debutmin me fanellën blu pikërisht në sfidën e djeshme Dinamo-Partizani.




     
  4. DFV

    DFV Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Bravo Partizani,e vlersoj si ekip te madh te pakten per shqiperin.
     
  5. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Mbrojtësi i Partizanit lëshon xixat e para për sfidën e së shtunës në adresë të bardhebluve
    Ndreka: Derbi, humbja e radhës për Tiranën
    Në kampin e kuq kanë nisur ethet e derbit të madh, Tirana- Partizani, ndoshta sfida më interesante e kampionatit tonë. Të kuqtë, pas tri fitoreve radhazi, do të kërkojnë kreun e renditjes këtë të shtunë përballë Tiranës, kampione në fuqi, që ndodhet momentalisht dy pikë larg Partizanit në tabelën e klasifikimit. Henri Ndreka, mbrojtësi shtatlartë i të kuqve, shprehet optimist për këtë sfidë, duke bërë edhe dallimin midis ekipit të tij dhe rivales kryesore për titull. "Ne do të fitojmë, sepse jemi ekipi më i mirë i momentit. Tirana ndodhet aksidentalisht në krye, sepse ka fituar ndeshje me ekipe mesatare, ndërkohë që me rivalët për titull ka gabuar në të gjitha ballafaqimet e fazës së parë. Ndërkohë, me Partizanin ka ndodhur e kundërta. Ne jo vetëm që i kemi thyer të gjithë kundërshtarët kryesorë që pretendojnë titullin, por kemi luajtur shumë më mirë se ata në ndeshjet direkte. Kështu, këtë të shtunë, nuk mendoj se ky rregull do të bëjë përjashtim, që do të thotë se Partizani do të fitojë," - thotë mbrojtësi i të kuqve, Ndreka. Më pas, shtatlarti i Partizanit, që është preferuar kohët e fundit edhe nga trajneri i kombëtares, Brigel, mendon se mbrojtja e Partizanit është më e fortë se ajo e Tiranës, madje edhe sulmi nuk mbetet pas, ndonëse bardheblutë kanë shënuar më shumë gola. Sipas tij, derbi do të flasë sërish për ekipin e Partizanit, sepse Dabulla me Tiranën do të thyhen në mbrojtje, duke sulmuar me ironi mbrojtësin bardheblu, pasi jashtë fushës dy futbollistët në fjalë janë shokë. "Mendoj se mbrojtja jonë do të triumfojë në fund përballë mbrojtjes së Tiranës. Deri tani, statistikat flasin më mirë për Partizanin, por edhe derbi i fazës së parë tregoi se ne ishim më të fortë. Gjithashtu, ekipi ynë ka sulmin më të shpejtë të kampionatit dhe kjo shpresoj që të jetë "arma" kryesore në sfidën e së shtunës, ku parashikoj që të thyhet për herë të dytë Dabulla, së bashku me mbrojtjen e tij," - vijon më pas lezhjani që luan prej disa sezonesh me të kuqtë. Në fund, Ndreka, i cili ka bërë një provë të shkurtër në Poloni dhe është kthyer përsëri te Partizani, thekson se ai ishte një testim, ku në fund vendimin e marrin drejtuesit e klubeve respektive. "Isha për t'u provuar dhe gjatë katër ditëve në Poloni u vëzhgova nga drejtuesit e klubit polak. Besoj se ka qenë pozitiv testi, por, gjithsesi, nuk është e drejta ime të vendos për të kaluar te Legia e Varshavës," - shprehet në fund të fjalëve të tij Ndreka. Të kuqtë, pasi kanë marrë pikët maksimale në tri ndeshjet e fundit, kanë kaluar në vendin e dytë. Këtë të shtunë, në ballafaqimin direkt me rivalët e vjetër, tifozët e Partizanit do të kërkojnë kreun e renditjes.
    Aranit MURAÇI

    Të kuqtë, të gjithë në rresht për derbin
    Ekipi i Partizanit është grumbulluar dje në drekë dhe ka dalë i plotë në stërvitjen e pasdites. Duhet theksuar se këtë të shtunë nga kampi i kuq nuk do të ketë asnjë futbollist të skualifikuar dhe as të dëmtuar nga ndeshja e fundit. Kështu, nën drejtimin e dyshes Tomorri-Shulku, ka nisur seanca e parë stërvitore për këtë javë. Sipas drejtuesve të ekipit të kuq, gjatë ditëve në vijim, intensiteti i stëvitjes do të rritet për shkak se ndeshja e radhës është tepër e rëndësishme dhe rezultati i saj do të jetë përcaktues për vijimësinë e kampionatit. Ndërkohë, sipas Thakës, pasdite vonë pritej kthimi i Roshës, i cili është i federuar prej kohësh me të kuqtë. Kësisoj, Partizani ka nisur të mendojë që në ditën e parë për derbin e së shtunës, që do të vërë përballë njëri-tjetrit ekipet më të mira të kampionatit kombëtar të futbollit.


     
  6. alpacino

    alpacino Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    ekipi i partizanit i afrohet ekipit te tiranes,tani largesia eshte vetemnje pike.
    heec attyyyyy FORCAAA DEMMMMMMMA ja dhe rezultatet
    Partizani [1 - 0] Shkumbini
    Dinamo [2 - 0] Flamurtari
    Vllaznia [1 - 0] Lushnja
    Elbasani [1 - 1] Tirana
    Teuta [4 - 1] Besa
     
  7. jack daniels

    jack daniels Primus registratum

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    PARAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA :rockband: /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  8. AL PACINO

    AL PACINO Forumium praecox

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    me mire para vllaznia se para dinamo e tirana :wink:
    forcaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa demaaaaaaaaaat e miiiiii
     
  9. AL PACINO

    AL PACINO Forumium praecox

    Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    para partizaniiiiiiiiiiiiii
    EKIPI I PARTIZANIT FITON KUPEN E 15 TE SHQIPERISE
    MUNDI RIVALIN E PERHERSHEM DINAMON 2-1 :wave:
     

Shpërndajeni këtë faqe