Fotografja gjermane Benzenberg ne Zeta

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Jutta Benzenberg fotografja gjermane që prej shumë vitesh jeton në Shqipëri ka hapur një ekspozitë vetjake në galerinë “Zeta” në kryeqytet. Së bashku me ekspozitën e titulluar “Me të shkuarën përpara” fotografja gjermane ka prezantuar edhe librin me të njëjtin titull një libër i ilustruar me fotografi të marra në vende të ndryshme të Shqipërisë. Benzenberg është përpjekur që në fotografitë e saj të ketë një kompozim apo një bashkëjetesë mes elementëve apo subjekteve që të kujtojnë të shkuarën dhe atyre që synojnë sfidat që ofron koha moderne. Në artin e saj të të fotografuarit Benzenberg i kap njerëzit në dramat e tyre të përditshme. Personazhet e saj vërtet mund të tërhiqen fort praptas nga e kaluara por ata kanë vetë një botë të brendshme të thellë ose edhe një thellësi që fotografja ua nxjerr në sipërfaqe. Kështu ata nuk mbajnë më asnjë të fshehtë brenda tyre madje duket sikur vetë pyesin për të fshehtat e fotografes”. Galeria “Zeta” ndodhet në Rrugën "Abdyl Frashëri" dhe është e hapur nga e hëna në të shtunë ora 0930-1400 dhe 1700-2000

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe