Franca: Rusia Të Ndaloë Bombardimet Në Siri

Diskutime tek 'Tema e ditës, ndërkombëtare' filluar nga Agjenti_007, 13 Feb 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    1455362727rusiaaaa.jpg
    Kryeministri francez, Manuel Valls i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet ajrore ndaj civilëve në Siri si një hap thelbësor për të arritur paqen.

    “E respektoj Rusinë dhe interesat e Rusisë, por që të rigjejmë shtegun e paqes, të bisedimeve, Rusia duhet të ndalë sulmet ndaj civilëve në Siri”, tha Valls.

    Por homologu i tij rus, Dmitry Medvedev thotë se pavarësisht se të gjithë akuzojnë Rusinë për bombardime të civilëve, askush nuk paraqet dot asnjë provë për këtë.

    “Rusia nuk po pëpiqet të arrijë ndonjë objektiv sekret në Siri. Ajo që po përpiqemi të bëjmë ne është mbrojtja e interesave tona kombëtare”, deklaroi Medvedev.

    Në fund të janarit, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut publikoi një raport ku thuhet se të paktën 1 mijë civilë kanë gjetur vdekjen nga bombardimet ajrore ruse.

    Rusia, një aleate e presidentit Bashar al Assad, ka mohuar vazhdimisht se po shënjestron civilët në sulmet ajrore dhe këmbëngul se objektiv ka terroristët.

    Deklaratat e Valls dhe Medvedev u bënë gjatë një konference për sigurinë të mbajtur në Mynih, pak ditë pas ujdisë së fuqive të mëdha për armëpushim në Siri, që duhet të hynte në fuqi brenda një jave.

    Ndërkohë, grupet rebele siriane deklaruan për BBC se nuk kanë ndërmend të ulin armët dhe se nuk i besojnë zotimit rus se do t’i japë fund fushatës së bombardimeve ajrore në mbështetje të Bashar al-Assad.

    Rebelët përsëritën kërkesën për largimin e presidentit sirian, ndërkohë që ky i fundit deklaroi të premten se ka ndërmend të rimarrë kontrollin e gjithë Sirisë, pavarësisht se sa kohë do të kërkojë.
     
  2. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    I bene pyetje nje oficeri RUS(graden nuk e dhane): a mund ti falni ju TERRORISTAT e PISIS?
    NE jemi PAQEDASHES,por ata te pyesin allahun e tyre qe tju japi pergjigjen,NEVE i NDIHMOJME ta TAKOJNE sa me PARE.
     
  3. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Te tjeret ta lejne KOPILIN te dera....SHQIP.

    Te jeshe i vemendshem, shikon daten mbi etikete...Tetor 2014.
    Danke.
     
  4. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Franca mbyllë xhamitë!

    Parlamenti francez ka votuar për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Francë për herë të gjashtë, ndërsa qeveria njofton se do të mbyllë tre xhami të tjera si pjesë e masës së re.
    Të enjten, ligjvënësit francezë votuan me 137 pro dhe 13 kundër për të zgjatur masën deri në muajin nëntor. Ajo ishte vazhduar tashmë pesë herë. Gjendja e jashtëzakonshme u jep forcave të sigurisë më shumë liri për të kryer bastisje dhe mbikëqyrje. Ajo gjithashtu i lejon autoritetet të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve në kohë dhe vende të caktuara. Xhamitë që konsiderohet vende ku prodhohet terrorizmi do të mbyllen nën gjendjen e jashtëzakonshme. "Sot, janë tre (xhami) që duam t’i mbyllim", tha të enjten ministri i brendshëm i Francës, Gerard Kolomb. "Që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme, ne kemi mbyllur 16 xhami". Kjo është hera e parë që gjendja e jashtëzakonshme po vazhdohet nën udhëheqjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili u zotua të heqë atë, por gjithashtu që disa nga masat e saj të shndërrohen në ligj të përhershëm nën një projekt-ligj të ri. Kolomb tha gjithashtu se kishte arsye të nevojshme për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. "Sigurisht që duhet të vazhdojmë gjendjen e jashtëzakonshme. Pse? Sepse që nga fillimi i vitit, ne kishim parandaluar tashmë shtatë sulme, të cilat mund të kishin bërë shumë viktima ", tha Collomb. Franca gjatë dy viteve të fundit ka qenë objekt i sulmeve të shpeshta terroriste, ku janë vrarë shumë qytetarë në krahasim me sulmet sporadike në vendet e tjera evropiane. Një seri sulmesh terroriste në nëntor të vitit 2015 vranë 130 vetë dhe obliguan qeverinë e ish-presidentit Francois Hollande për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë.

    Chapeau.
     
  5. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Si nuk kapen keto frankoZUSKAT nje MORR te gjalle????
     

Shpërndajeni këtë faqe