Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

Diskutime tek 'Historia Boterore' filluar nga hurricane, 2 Aug 2004.

  1. hurricane

    hurricane Primus registratum

    Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Me thene te drejten pashe qe para nja 2 muajsh ishte hapur nje teme per D-day. por fatkeqesisht tema kishte degjeneruar ne nje sherr ordiner mes 3 anetareve. Ju lutem mos e degjenoroni nje teme qe mua me duket shume interesante. Kam besim se anetaret e albforumit i kane kapacitetet e nevojshme per te bere nje bisede serioze. :thumbsup:
     
  2. hurricane

    hurricane Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Une personalisht mendoj se fundi i Gjermanise Naziste erdhi per shkaqe te shumta. Kryesori ishte lufta ne shume fronte. Ndersa goditja vendimtare iu dha ne frontin lindor. Nazistet kishin nje ushtri te pajisur mire dhe shume te stervitur, qe i pershtatej ne menyre ideale strategjise se Blitzkrieg. Por numri i vogel i ushtareve gjermane (ne krahasim me nr e ushtareve te Ushtrise se Kuqe) bente te pamundur fitoren ne nje lufte te gjate te zhvilluar ne llogore dhe pozicione te fortifikuara. Sasia ne vetvete perben nje cilesi dhe prandaj mizeria e kuqe e shtyu gjermanine fashiste, qe ne 2 vjet lufte te shnderrohej ne nje grumbull germadhash.

    Lufta e dyte boterore eshte nje nga periudhat historike qe une njoh me mire dhe shpresoj qe do te kem mundesine te diskutoj me persona qe jane ne lartesine e muhabetit. Se me thene te drejten ne jeten e perditshme nuk para kam mundesi te diskutoj mbi keto tema pasi injoranca eshte mbizoteruese. /pf/images/graemlins/smile.gif :smash:
     
  3. Odoakri

    Odoakri Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    asnje nga aleatet i vetem nuk mund ta mbposhte ushtrine gjermane. duhej bashkimi i te treve(kupthet me gjithe kolonit angleze, amerikane dhe ruse) qe t'ja arrinin qellimin.
    gjermanet i shkateroi superioriteti ne numer i aleatve. Ruset edhe ne '45 sulmet i benin me strategji kavalerie, ne forme koni.
    me ka mbetur ne mendje kujtimet e nje ushtari te nje Divisioni Gebirgsjäger, ne Austri: "lodheshim se vrari e megjithate ata sulmoni prap"
    Pastaj e dyta eshte armatimi, gjermania e nisi me nje stok te madh armesh, por aftesite prodhuese te impjantve gjermane ishin mbivleresuar, dhe akoma vazhdon te mbivleresohet, vet fakti qe kur gjermanet kapen "Skoden" gati 2-fishuan aftesine prodhuese, tregon qe stoku fillestar ishte i madh.(s'kish ça te bente me shume speer-i)
    pra sipas meje humbja gjermane edhri per shkak te sasise, ne sasi ishte inferiore ndaj aleatve, ndersa si cilesi, qofte armatimesh, njerezish dhe disipline ishte shume here superiore.
     
  4. hurricane

    hurricane Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Ok Plako! Ke te drejte! por une po them se goditja vendimtare Gjermanise naziste i erdhi nga Rusia. Ne qoftese gjermania nuk do kishte sulmuar Rusine dhe do te ishte perqendruar ne luften kunder perendimit, parisi sot do te fliste gjermanisht, dhe ndoshta edhe londra.

    Mjafton te kujtojme operacionet e Ardeneve, qe u zhvilluan ne nje kohe kur ushtria gjermane ishte shtrydhur nga 4 vjet lufte dhe perseri per pak sa nuk i hodhi amerikanet ne det. /pf/images/graemlins/smile.gif Por USA i kerkuan ndihme Rusise qe organizoi ne mos gaboj betejen e Kurskut per te cilen gjemanet u detyruan te terheqin nga Ardenet per ne frontin Lindor 50 divizione! Dhe lavdia i shkoi amerikaneve dhe anglezeve ndersa ruset as qe u permenden megjithese dhane ndihmen e tyre. Ekspertet e kesaj fushe thone qe beteja e ardeneve eshte fituar ne stepat ruse!
     
    Leotrim Gashi likes this.
  5. Male850

    Male850 Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    [qb]
    Ju kuton ndonje gje lufta e Stalingradit??? Viti dhe çfare shenoi per historine e luftes se dyte boterore???
    Nga ana ime 1+1 bejen 2
    Kurse nga ana juaj 1 + 1 bejne 3 (amerike)[/qb]
    Male850
     
  6. Odoakri

    Odoakri Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    o male ç'qe kjo?!
    asnje nuk mohon stalingradin, dhe faktin qe aty ndryshoi historia e njerezimit.
    une e thashe ishta sasia, ruset sulmonin me dyndje te papara.
     
  7. Male850

    Male850 Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Duke marr shkase nga lutja qe beri hapsi i temes po mundohem, po bere polemik, te shpjegoje ate qe di une (por jo luften e dyte boterore :devil: )
    Lindja e Nazizmit
    Qellimi [qb]kryesor[/qb] i nazizmit dhe fashizmit ishte pikerishte:
    1 - lufta kunder komunizmit, e perfaqesuar nga Rusia,
    2 - shtypja e levizjeve nacional - çlirimtare
    3 - dhe rishperndarjen e tregut ne base te lindjeve te fuqive te reja ekonomike (pshmb Amerikes)
    Duke qene qe qellimi kryesor ishte antikomunizmi, Amerika, Anglia dhe Franca, shihnin levizjet ushtarake te Hitlerit dhe aleateve e tij nje rruge e pershkrueshme kunder BRSS. Bile politika pushtuese e Hitlerit ka patur mbeshtejte te madhe nga ato tre fuqite. (Mos harroni qe Amerika, Franca e Anglia i shpallen lufte Gjermanise [qb] Vetem [/qb] pas traktatit qe beri BRSS-ja e perfaqesuar nga Molotov, me Gjermanine)
    Edhe pse i shpallen lufte gjermanise, amerika dhe anglia, u kufizuan vetem ne disa manovra ushtarake, me pasoja te renda per ato vet. I vetmi shtet dhe sidoms popull qe e pesoi nga kjo politike ka qene ai franceze.
    Gjermania humbi si pasoj e nej lufte te madhe qe beri populli i bashkuar i BRSS te udhehequr nga Stalini
    Mos harroni paraten qe beri [qb]Ushtria e kuqe[/qb] kurse gjermanet ishin 40km large qytetit. Mos harroni kundersulmin e kesaj ushtri te fameshme qe arriti te thyej nje armik aq te rrezikshem siç ishte nazizmi dha fashizmi. Mos harroni qe ne lindje te BRSS ishte ushtria e Diellit qe lind (Japonise).
    Gjate kesaj lufte, me te vertete egzistonit shume fronte, por i vetmi ishte ai kunder BRSS, ku ishin perqendruar qofte armet po edhe teknollogjite me te perparuara te kohes. Frontet e tjera ishin kot sa per te thene.
    Me kaq e mbyll.
    Te gjitha gjerat qe shkruajta me siper i gjeni edhe ne internet, prandaj as mos u mundoni te me kundershtoni mua, por ato qe i kane shkruajtur.
    Pershendetje
    Male850
     
  8. hurricane

    hurricane Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Mire thote Odoakri: "o male ç'qe kjo?"
    Po ti ku e pe qe ne po mohojme Stalingradin?! :confused:

    Ne ate po themi. Luften gjermania e humbi ne Rusi!

    Pastaj per sa i perket qellimeve te nazizmit mendoj se pikat 2dhe 3 jane plotesisht te verteta ndersa pika e pare (megjithese gjendej e shkruar ne doktrinen naziste) nuk eshte zbatuar dhe nuk ka perbere ndonjehere nje nga qellimet themelore te nazisteve (ishte ne program sa per sy e faqe, pra do te sherbente si shkak per pervetesimin e pasurive te BS)

    Eshte e vertete se armiku kryesor i gjemanise naziste (per arsyet e lartpermendura) ishte rusia Sovjetike, por specialistet gjermane menduan se duke pervetesuar potencialin industrial te frances dhe britanise dhe duke vendosur hegjemonine ne mesdhe do te ishin ne gjendje te perballonin pa problem nje Rusi te dobet momentalisht por me potencial te madh. Ata e dinin qe edhe rusia duhet te pushtohej me nje Blietzkrieg sepse ne qofte se lufta do te vazhdonte gjate potenciali ushtarak dhe ekonomik rus do te zgjohej nga letargjia e tejzgjatur.

    Por punet ndryshuan. Gjermanet nuk arriten te shtinin ne dore Britanine nderkohe qe ne mesdhe (afriken veriore) vazhdonin luftimet. ne kete kohe gjermanet kuptuan se lufta me britanine do te ishte e gjate dhe "per te mos ndenjtur duarkryq" menduan ti drejtohen rezervave te pamasa te rusise duke mos e kuptuar qe po zgjonin nje vigan ekonomik dhe ushtarak.

    Per sa i perket Japonise ajo kurre nuk u ngaterrua me Bashkimin Sovjetik pasi kishte me se merrej, duke qene se sapo kishte filluar nje lufte personale me SHBA.

    P.S. Nuk e kuptova pse tu dukem pro amerikaneve kur ne te vetete ne amerikanet as qe i permendem? Mos jeton gje ne ish BS??? :confused:
     
  9. hurricane

    hurricane Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    POST SCRIPTUM

    Male!!! Stalini ka thene: "sasia ne vetvete perben nje cilesi".

    Dhe ne nuk po i heqim meritat BS, apo po mburrim Ameriken.

    Dhe per me teper mos u bazo vetem tek ato qe ke lexuar ne internet sepse aty mund te botohen lloj lloj buballiqesh. Edhe nje idiot mund te publikoje dicka ne internet. Kurse une mik i dashur fle perballe nje biblioteke me reth 500 vellime, 70 prej te cileve jane libra historie.

    OK ROBO????? :thumbsup:
     
  10. antares

    antares Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Z. Kobra! Eshte me se e vertete qe ushtria gjermane ishte me e pajisura dhe me e forta ne planin e shpirtit luftarak, pregatitjes, rezistences, armatimit dhe cdo gjeje tjeter.
    Puna eshte ajo qe thate ju ne forum: sasia.
    Mjafton te shohim vetem humbjet ne planin ushtarak (nuk po permend humbjet ne civile) Gjermania 3-3.5 miljon, Rusia 11-13 miljon, pastaj Franca, Anglia dhe Amerika se bashku mezi e arrijne miljonshin (po ata kane luftuar pak) mbi 80% te peshes se luftes e mbajti sigurisht Rusia.
    Nje fare shijimi te fuqise se ushtrise gjermane amerikanet e paten ne Ardene ku per pak do ja merrnin me not rruges per ne Amerike apo Angli....
    Nje korrigjim i vogel: Eshte e vertete qe amerikaneve u'a shpetuan te ndenjurat ruset ne Ardene po nuk ishte ajo Beteja e Kurskut (ajo ishte zhvilluar muaj perpara) por nje ofensive tjeter e madhe me mbi 180 divizione ruse qe Stalini pergatiti ne janar me kerkesen (lutjen ose pergjerimin e Cercillit).
    Dihet qe luani eshte shume me i forte se hjena, por puna eshte se kur 20 hiena i sulen njekohesisht.......
     
  11. Kont_Vrana

    Kont_Vrana Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    As nga lindja dhe as nga perendimi. Humbja e Rajhut te Trete erdhi si pasoje e nje sere faktoresh te cilet te vetem nuk do arrinin te mposhtnin kurre vullnetein dhe modernizimin e ushtrise Gjermane te asaj kohe:

    1. hapja e 2 fronteve. Nese Gjermania do ishte perqendruar vetem ne njerin front, qofte ai Rus, qofte ai Anglezo-Amerikan, Gjermanet do e kishin fituar LIIB.

    2. Kapitullimi i Italise. kapitullimi i Italise solli shperndarje te metejshme te forcave Gjermane ne tokat e pushtuara nga Italia (Ballkan, Afrike, etj.) trupa qe do ishin me te vlefshme en pjesen tjeter te europes.

    3. Gjetja e makines 'Enigma" dhe thyerja e kodit te komunikimit sekret gjerman. Deshifrimi i kodit Gjerman, beri qe Anglezet te ishin te mireinformuar gjate gjithe kohes per urdherat, qe vinin nga komanda e larte Gjermane. Lufta u kthye ne nje lufte Informacione, ku Gjermania nuk mbante dot me asnje sekret ndaj Anglezve, rrjedha e luftes tashme dihej.

    4. Analiza e dobet e pushtimit ne D-Day. Megjithe informacionet e shumta (perfshi skemat e planit) qe agjentet Gjemrane sollen, se zbarkimi do te behej ne Nromandi, Hitleri ishte i bindur se trupat aleate do zbarkonin ne Norvegji dhe aty perqendroi shumicen e trupave, perfshi divizionet Panzer. Forcat naziste, megjithese jo to plota ne numer, perballuan dhe thyen per muaj me rradhe sulmet e forcave aleate. Nese situata do ishte analizuar me ndryshe, dhe trupat do ishin perqendruar ne Normandi, zbarkimi i sukseshem ndoshta nuk do ishte dhe aq i sigurt.

    5. Mungesa e kohes. Gjermania ishte shume afer zbulimit te bombes berthamore, raketes V2 dhe disa raketave te tjera me te vogla. Disa prova te raketes V2 treguan se nese do behej pjese e arsenalit Gjerman, kjo arme ishte ne gjendje te ndronte komplet rrjedhen e luftes. Mos flasim ketu per bomben berthamore.


    Pra per mendimin tim eshte e pamundur tja vesh gishtin vetem nje faktori per humbjen e LIIB.
     
  12. OROSHI

    OROSHI Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Jam shume dakord me faktet qe solli Kont Vrana :thumbsup: ,Gjermania u gjend e rrethuar,pa aleate,dhe gabimi i hapjes se dy fronteve pernjeheresh ishte fatal per Gjermanine!!!!
     
  13. hurricane

    hurricane Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Anteres, mua nuk me mbahej mend me saktesi se cfare beteje u zhvillua ne te njejten kohe me Ardenet dhe ne postimin tim te meparshem kam shkruar se nuk isha plotesisht i sigurt per ate qe pohoja.
    Gjithsesi per sa i perkt humbjeve, ruset pretendojne se kane 28 milione te vrare megjithese aleatet perendimore i vleresonin humbjet rreth 12 milione.

    Per sa i perket postimit te Kontit Vrana une kisha ca korrigjime:
    1. ne radhe te pare per sa i perket mungeses se kohes, gjermania nuk kishte me cfare te bente. Ne fazen ku kishte arritur lufta as prodhimi i nje bombe atomike nuk do ta shpetonte gjermanine. Raketat V2 u testuan dhe madje u vune edhe ne perdorim nga gjermanet por pa dhene rezultate te kenaqshme. Ato ishin shume te sakta por sasia e vogel e prodhuar e pengoi suksesin e tyre. Ato u projektuan per tu bere mbartese te bombes atomike (disa modele u modifikuan)por kurre nuk u perdoren per kete qellim. Gjermania ne rastin me te mire do te ishte ne gjendje qe brenda 1 viti te prodhonte 1 bombe atomike pasi mungonte lenda e pare (uraniumi dhe plutoniumi).
    Mos harrojme se fundi i luftes per me sakte data 9 maj 45 e gjeti nendetesen gjermane U-234 ne det te hapur. Ajo u dorezua tek amerikanet te cilet zbuluan se ne bord gjendeshin 1200 puond uranium oxide, rraketa V2 dhe pjese te Meserschmitit te ri me motore reaktive. Pa llogaritur dokumentat sekrete dhe projekte te tjera shkencore te gjitha ne rruge drejt japonise.
    Uraniumi u sekuestrua nga amerikanet dhe u perdor per te krijuar 3 bomba atomike qe do te perdoreshin kunder japonise. Fatkeqesisht per amerikanet dhe fatmiresisht per njerezimin njera nga bombat nuk i arriti kurre bazat e bombarduesve B-29 ne paqesor sepse anija qe e transportonte u mbyt nga nje nendetese japoneze.
    Pra vo vetem gjermanet po edhe amerikanet nuk kishin aq uranium sa per te krijuar bomben atomike.
    2. Zbarkimi i normandise pritej qe te ndodhte ne Pas de Kalais (Pa de Kale) sepse aty gjeresia e ngushtices ishte me e vogel dhe jo ne norvegji. nese aleatet do te humbnin forca per te pushtuar norvegjine do tu duhej nje periudhe tjeter e gjate per te mbledhur dhe riorganizuar ushtrine e tyre.
    3.Gjetja e kodit enigma nuk ka pasur rol kryesor ne fatin e luftes (megjithese roli i saj eshte i pamohueshem). kodi enigma ka qene nje tip loje macja me miun ndermjet aleateve dhe gjermaneve pasi kodet nderroheshin vazhdimisht. Per me teper edhe Sherbimet Sekrete gjermane kane kryer nje pune te madhe. mos harrojme se anglezet kane derguar ne hollande 2 vjet rresht spiune (agjente spiunazhi) pa e ditur se keta agjente priteshin nga gjermanet dhe arrestoheshin (me qindra vete te cilet detyroheshin ti jepnin me pas informacione te rreme qendres strategjike ne angli).

    Ndersa dy pikat e para jane plotesisht te drejta dhe te bazuara.

    PS nuk e di pse me duket sikur tek ju eshte krijuar pershtypja qe une jam kunder meritave te ruseve ne lufte ndersa ne te vertete jam nje nga mbeshtetesit me te vendosur te rolit rus ne WW2.
     
  14. Odoakri

    Odoakri Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    sa per d-day, aq mire kishin punuar anglezet sa rommel ishte ne berlin per te festuar datelindjen e te shoqes.

    problemi sipas meje nuk eshte thjesht lufta ne 2 fronte, por fakti
    - "barbarosa" filloi me vonese per shkak te Gjeneralit Papagos, dhe me shume akoma te paaftesise te ushtrise italiane.
    -nje faktor qe speer te kujtimet e veta e permend shpesh. Hitleri vuante nga nje mani semundjeje, ishte i bindur qe ishte gati per te vdekur dhe donte qe ta mby
     
  15. hurricane

    hurricane Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Italianet mos i permend fare! Ata dinin vetem te ndertonin ura dhe rruge (ishin xheniere te mire)po sa poer lufte......
    Edhe me llastiqe po ti kercenoje dorezoheshin direkt. Per mendimin tim italia ishte me shume nje pengese per gjermanine se sa nje ndihme e vlefshme. Mos harrojme se vetem me ardhjen e Afrikakorps te Rommelit filluan problemet per anglezet ne afriken veriore. Se po te ishte per italianet...... Po nejse kjo i perket nje teme tjeter!
     
  16. Odoakri

    Odoakri Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    se nuk e mbarrova kane pase pesh ne humbje dhe raportet mes Waffen SS dhe ushtrise.

    sa per italianet ke te drejte vet fakti qe nuk ishin ne gjendje as te mbroheshin pas kapitullimit, ne ballkan raporti ishte 4 italian 1 gjerman e megjithate gjermanet bene masakra te llahtarshme.
     
  17. hurricane

    hurricane Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Diku kam lexuar qe ne te vertete Lufta e Dyte Boterore duhet te kishte nisur (gjithnje sipas planeve dhe parashikimeve gjermane) jo me pare se 1949. Por fuqizimi jashte cdo parashikimi i gjermanise (madje edhe gjermanet nuk e kishin parashikuar kaq shpejt) beri qe "Hitos" ti mbushej mendja se ushtrite e tij mund te pushtonin gjithe boten Keshtu filloi me pushtimin e polonise. Vazhdimi dihet nga te gjithe.

    Regjimi fashist italian, ndryshe nga ai nazist gjerman, sa vinte e dobesohej, paveresisht se ne dukje shpenzimet e medha per ushtrine benin te kuptoje se italia kishte edhe nje sistem ekonomik te fuqishem. Dhe me siguri , nqs italia do mundohej te mbante hapin me gjermanine, para 1949 italia do ishte e shkaterruar ekonomikisht dhe do te ishte e dytyruar te mos i pergjigjej kerkesave gjermane. KEshtu gjermania do e kishte te qarte se do te ishte e vetme ne lufte dhe strateget gjermane do te benin arsyetime me te logjikshme dhe me "reale". Po kujtojme greqine dhe afriken veriore. Ne te dy rastet, italia fillonte luften, terhiqej me bisht ne shale dhe me pas gjermani vendoste supremacine duke rimmarre territoret e humbura (ose ato qe ne fakt italia duhet ti kishte marre me kohe)
     
  18. Odoakri

    Odoakri Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    po pak a shume ateher duhej te nisej, sdq kur anglia morri portet skandinave ishte e pashmangshme qe nazistet do nisnin nje lufte boterore.

    ne ballkan gjermanet u futen nga data 6 prill '41 dhe ne 27 prill athina kapitullon, nderkohe gje italianet nisen sulmin mbi greqi ne tetor (tamam koha me balte) dhe ne dhjetor greket ishin ne gryke te kelcyres.
    planet tjeter gjermanet me italianet
     
  19. blabla

    blabla Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Ne opinionin tim America e fitovi luften per arsyen e vetme qe lavdia ti shkonte atyre...Edhe tani ato perdorin argumentin qe nqs usa nuk do kishte shkuar ne wwii, parisi apo londra apo ...do fliste gjermanisht. Faktikisht, the american involvment in wwii nuk qe accident, po nji plan i perpunuar me shum vite (edhe pse ato perdorin Pearl Harbor si shkakun pse ato filluan luften, kur faktikisht FDR kishte lutur kongresin me vite prior to this).
    Ne pergjigje te temes, ka i fjal te vjeter shqiptare qe thote "bashkimi bo fuqine"...megjithate jam ne agreement me nismetarin e temes qe vendimi i Hitlerit te shkoje pas Rusise shkaktoi renien e tij. Nigjova ca rumours nga i shok doktor qe sepse ky vendim ishte shum i "rushed" nga Hitleri dhe jasht personalitetit te tij, ka raporte qe e kan declaruar Hitlerin me Parkinsons at this point in time...se di.
     
  20. antares

    antares Primus registratum

    Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

    Ti shohim gjerat ne perspektiven e duhur dhe jashte miteve te krijuara nga "fitimtaret". Ketu flitet me fjale te medha si "filloi lufte boterore", ky eshte thjesht nje mit se vertet Gjermania ne 1939 nuk ishte pergatitur per te bere "lufte boterore", mjafton tju kujtoj qe kur ne shtator 1939 Angia e Franca i shpallen lufte Gjermanise (dhe jo anasjelltas) Fon Ribentropi u zverdh dhe i tha Hitlerit "po tani ?".
    Ti themi gjerat ashtu si jane Gjermania nuk "pushtoi Polonine" po rekjamoi territore etnike gjermane prej te pakten 1000 vjetesh (Dancingu). Dhe dua tju kujtoj qe nderkohe Polonia u sulmua nga Rusia dhe "demokracite" qe u qante zemra per lirine e Polonise nuk u kujtuan ti shpallnin lufte edhe Rusise (ne fund te fundit ashtu si nuk kishin cte benin ushtarakisht kynder Gjermanise, po ashtu nuk kishin cti benin edhe Rusise). Polonia ishte viktime e diplomacise se fshehte perendimore bile vecanerisht e Amerikes. Pas pushtimit u publikuan disa materiale sekrete te Ministrise se jashtme Polake ku shihej qarte nxitja Amerikano Angleze per te mos rene ne ujdi me Gjermanet dhe keshtu per te cuar ne lufte midis Polonise e Gjermanise ku e humbur ne kete mes ishte Polonia kuptohet.
    Shoh qe permendet si shpesh ketu parkinsoni si nxites i sulmit ne Rusi: me vjen keq qe paska edhe doktore qe nuk marrin ere nga keto gjera (parkinsoni eshte semundje neurologjike e jo psikiatrike) me nje fjale edhe nese ka qene ne loje (parkinsoni) ai nuk shkakton ndryshime te personalitetit apo probleme psiqike si shkeputje nga realiteti, delire etj.
    Nga te dhenat e sakta historike rezulton se Rusia dhe jo Gjermania po pergatitej te sulmonte. Atehere Gjermania u detyrua te bente goditje preventive kunder nje ushtrie 7-8 miljonshe ne kufi. Ky eshte dhe shpjegimi se pse ruset paten ato humbje katastrofale javet e muajt e pare. Nje person qe kupton nga strategjia ushtarake e di se nje ushtri e shtrire per qindra e mijra kilometra ne formacion sulmi sillet shume me ndryshe nese do te ishte rreshtuar ne formacion mbrojtjeje. Me fjale te tjera ushtria Ruse po behej gati te sulmonte Gjermanine dhe kjo e fundit e sulmoi perpara duke e kapur ne befasi ne konfiguracion sulmi qe eshte dhe konfiguracioni me i dobet per te bere lufte mbrojtese....
    Pra faji per LB2 eshte totalisht mbi Angline, Francen, Ameriken e Rusine.
    Puna eshte qe ajo nuk plasi rastesisht por ishte endur ne guzhinat perendimore qe ne 1933. Humbesi i madh ne kete mes ishte qyteterimi perendimor.
    Per sa i perket Italise ajo kishte oreksin me te madh se stomakun pra ne planin ushtarak ishte vetem nje barre per Gjermanine......
     

Shpërndajeni këtë faqe