Futbollistet Shqiptare ne Europe

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar' filluar nga olololol, 10 Jan 2007.

  1. olololol

    olololol Fillestar

    Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Informacione per Shqiptaret qe aktivizohen ne Europe.
    Ne ndeshjen Apollon Kalamaria-Panathinaikos 1-1 minuta 72
    e Vlefshme per kupen e Greqise ka shenuar A Bushi per Kalamaria /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
  2. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Skela firmos me Energie Cotbus ne Gjermani, dmth iken nga Ascoli ku thuajse nuk luajti fare prej nivelit te tij teper medioker dhe kthehet ne nje kampionat qe e njef mire.
  3. olololol

    olololol Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Erion Bogdani firmos per Chievon per 3,5 vjet me nje page 750.000 euro ne sezon.
    Suksese Erit se eshte vertet futbollist profesionist
    Me erdh keq qe Siena e shiti ( shume borxhe shoqeria )
  4. ALTIN

    ALTIN Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Lazio i ben shenje Tares qe te largohet

    Trajneri Delio Rossi duket se i ka dhene nje sinjal te qarte sulmuesit shqiptar, Igli Tare, per largim ne drejtim te nje klubi tjeter, pasi nuk e grumbulloi per ndeshjen ndaj Siena-s. Kete e thekson gazeta “Il Tempo”, qe shton se shqiptari po kerkohet shume nga Genoa dhe Brescia, te dy klube te Serise B. Gazeta sqaron se kembengulja e gjenovezeve dhe e breshaneve eshte e madhe, por Tare nuk eshte krejtesisht i bindur per t’i thene “mirupafshim” Serise A, te pakten per kete sezon. “Por, - shton “Il Tempo”, - Lazio do te ishte e kenaqur me largimin e tij per te ulur disi “malin” e rrogave, por edhe per te zvogeluar nje organike qe cilesohet “extralarge””. Besohet se Tare fiton te Lazio, te pakten 500 mije euro ne sezon, por kjo nuk eshte konfirmuar asnjehere zyrtarisht. Kartoni i shqiptarit mbetet ne kuota te larta, aktualisht vlen 1.2 milione euro.
  5. ALTIN

    ALTIN Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Bogun 'luan' edhe i dënuar
    Trajneri ishte gati ta fuste në fushën e lojës dje kundër Sampdorias, por në momentin e fundit Bogdani e ka njoftuar se ishte i skualifikuar në ndeshjet e Kupës së Italisë kur ishte te Siena dhe për këtë arsye nuk do të mund të luante. Delneri në fakt kishte bërë të ditur se nuk do ta aktivizonte Bogdanin në Kupë, në mënyrë që t'u linte më tepër hapësira të rinjve, por për shkak të disa dëmtimeve ka menduar në momentet e fundit që të aktivizonte shqiptarin. Kjo ide e ka shoqëruar teknikun deri të martën në mbrëmje, por më pas i është dashur të ndryshojë gjithçka. "Jam i skualifikuar në Kupë. Nuk mund të luaj për shkak të kartonave që kam marrë te Siena", i ka thënë futbollisti teknikut. Një lajm që e bëri teknikun e verdhebluve të projektonte një tjetër skemë, atë pa shqiptarin. Kievo humbi 1-2 në ndeshjen me Sampdorian dje dhe u eliminua.

    Xhenova, seriozisht për Taren
    Xhenova i ka bërë ofertë konkrete Lacios dje për të marrë Igli Taren. Drejtuesit e kësaj skuadre dështuan në blerjen e argjentinasit Pavone dhe pasi i ka ikur nga duart edhe Erjon Bogdani, krerët e klubit kuqeblu janë detyruar t'i bëjnë ofertë konkrete Lacios, për të marrrë shërbimet e qendërsulmuesit kuqezi. Sipas artikullit të së përditshmes italiane "Il Giorno", Xhenova vazhdon të këmbëngulë për biondin, pasi momentalisht është i vetmi lojtar që për nga karakteristikat që ka, përmbush kërkesat e skuadrës që dëshiron me çdo kusht të ngjitet në Serinë A. Bëhet fjalë për lojën përfundimtare të lojtarit dhe jo për një transferim të tij. Futbollisti ka thënë se nuk do të largohet, madje kjo është një dëshirë e presidentit të klubit, Klaudio Lotito, por trajneri Delio Rosi pak ditë më parë ka dhënë OK-in për shitjen e tij.

    Ervin Skela del nga spitali
    Ervin Skela do të dalë sot nga klinika ku është shtruar për t'u kuruar, pasi rezultoi se ishte me verdhëz. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmejt ubesajtit të tij, ku thuhej se mesfushori shqiptar do të dalë sot nga klinika. "Gjatë ditëve që Skela nuk do të stërvitet, unë do të diskutoj më të për pjesën teorike. Megjithatë nga aq sa më thanë mjekët, ai mund të fillojë stërvitjet e lehta që javën e ardhshme", ka thënë trajneri i skuadrës Patrik Sander. Futbollisti iu nënshtrua një kurimi intensiv pak ditë më parë për shkak se ishte me verdhëz. Kjo gjë u zbulua në kohën që fantazisti ishte në Turqi me skuadrën. Menjëherë klubi e ka dërguar shqiptarin në një klinikë të specializuar në Esen që ai të kurohej. Ervin Skela do të vazhdojë të marrë ilaçe edhe për disa ditë. "Ai do të jetë nën urdhrat e mi, pasi unë të marr OK-in nga mjekët", ka thënë tekniku.
  6. ALTIN

    ALTIN Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    FIFA
    Renditja, Shqipëria fiton 1 vend

    Shqipëria është ngjitur një vend më lart në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin janar, duke u renditur në vendin e 86-të. Ky spostim nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim pikësh, sepse Shqipëria ka 375 pikë, aq sa edhe në muajin dhjetor, kur gjendeshim në vendin e 87-të. Gjithçka ka ndodhur për shkak se kanë humbur terren disa nga skuadrat që gjendeshin para kuqezinjve. Në grupin tonë, Holanda vazhdon dominimin me vendin e 7-të (1305 pikë), Rumania ka zbritur një vend dhe renditet në të 20-n (912 pikë) ashtu si edhe Bullgaria që ka humbur një pozicion dhe gjendet e 42-a (684 pikë). Bjellorusia ka mbetur në vendin e 70-të (447 pikë).
  7. ALTIN

    ALTIN Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Çështja Nini: Pirro Dhima po punon kundër Shqipërisë

    Familja Nini nga Himara vazhdon të qëndrojë mes Greqisë dhe Shqipërisë, teksa nuk ka vendosur ende se cilin vend do të përfaqësojë talenti 16-vjeçar i futbollit në të ardhmen.

    Sotir Nini, fenomeni që ka habitur të gjithë Greqinë me talentin e tij në futboll vazhdon të mbajë hapur një polemikë mes dy vendeve. Lojtari i ri ka refuzuar ftesën e parë të bërë nga tekniku i kombëtares shqiptare U-21, Artan Bushati për miqësoren me Turqinë. Ndërkaq, lojtari do të marrë pas pak ditësh edhe një tjetër ftesë për miqësoren që për ironi të fatit do të luhet në në Greqi ndaj vendasve. Megjithatë, aktualisht sipas teknikut Bushati shpresat që Sotir Nini të luajë me Shqipërinë janë ende, pasi lojtari nuk ka bërë një zgjedhje përfundimtare. Përveç kësaj, tekniku ka dalë kundër ish-peshëngritësit Pirro Dhima, që po ndikon negativisht në këtë çështje duke bërë propagandë në media që Nini të luajë me Greqinë. “Kam kontaktuar me familjen e tij, duke qenë se ai është vetëm 16 vjeç dhe normalisht janë prindërit ata që vendosin, thotë tekniku i kombëtares Shpresa në lidhje me këtë çështje. Herën e parë e refuzuan ftesën, duke qenë se bëhej fjalë për një ndeshje të caktuar në datë jozyrtare. Nuk më vjen mirë edhe për faktin që një njeri si Pirro Dhima të bëjë propagandë kundër Shqipërisë dhe tq quajë lojtarin një grek”. Në bisedat e fundit, Bushati nuk ka marrë një përgjigje negative përfundimtare, teksa familja e Sotir Ninit ka kërkuar kohë që të marrë një vendim të drejtë për djalin e tyre. “Herën e fundit që folëm, atë më bënë të ditur se nuk e kishin marrë ende një vendim dhe se do t’u duhej pak kohë. Me këtë u nënkuptua se ata nuk e kishin marrë ende një vendim dhe und të thuhet se Nini është midis Greqisë dhe Shqipërisë”, deklaroi tekniku shkodran. Talenti do të marrë brenda pak ditësh edhe ftesën për t’u grumbulluar në miqësoren e datës 6 shkurt dhe këtë e konfirmon edhe trajneri i përfaqësueses U-21. “Do t’i dërgojmë një ftesë për ndeshjen e Greqisë dhe pastaj të shohim e çfarë do të vendosë. Këtë herë bëhet fjalë për një ndeshje që luhet në një datë zyrtare dhe klubi i Panathinaikosit nuk mund ta pengojë”, deklaron trajneri i kombëtares Shpresa, Artan Bushati.



    * Kush është
    Futollisti Sotir Nini ka lindur më datë 3 prill 1990 në Himarë të Vlorës dhe është transferuar në Zakintho të Greqisë bashkë me prindërit e tij. Në vazhdimësi erdhi në Athinë, në Nea Jonia, dhe vazhdoi në Akademinë e Apollonit të Athinës. Më 2003-in u pranua nga Panathinaikosi.
    * Çmimi
    Nini u zgjodh lojtari më i mirë i javës së 16-të të kampionatit të Superligës në Greqi. Në debutimin e tij futbollisti i talentuar 16-vjeçar i Panathinaikosit u votua nga mediat si lojtari më i vlefshëm i kësaj jave, duke marrë 72,8% të votave në total.
    * Refuzimi
    Talenti 16-vjeçar i Panathinaikosit, Sotir Nini ka refuzuar ftesën e bërë nga trajneri i kombëtares U-21 për ndeshjen me Turqinë. Ai ishte i detyruar t’i përgjigje thirrjes pozitivisht, por fakti që ndeshja me Turqinë nuk është në një datë zyrtare, bën që ai të mos e pranojë ftesën.
  8. ALTIN

    ALTIN Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Fatmir Vata
    Ndërkaq, rikthimi i Fatmir Vatës është një nga ngjarjet e gëzuara te Arminia Bielefeld. Takimi hapës i fazës së dytë të Bundesligës 1 do të përballë dy shqiptarë: ish-lojtarin e Kombëtares, 35-vjeçarin Vata (Arminia Bielefeld) me një nga shpresat më të mëdha të sulmit shqiptar, Besart Berisha (Hamburg). Trajner Thomas von Hesen citohet nga sport1.ch: “Unë jam i kënaqur me të dy ndeshjet testuese, nga mënyra se si luajtëm”. Veçanërisht i kënaqur Hesen është me rikthimin e Vatës pas një periudhe të gjatë kohore. “Fatmir Vata është një element shumë jetësor pas dy sulmuesëve. Nëse ai do të jetë në gjendje të mirë trupore ai mund të bëhet akoma më i vlefshëm”.



    Elozhe për Lorik Canën
    Në prag të ndeshjes Marsejë-Okser, e cila do të luhet sot në orën 21.00, mesfushori i Okserit, Benua Pedreti ka folur me superlativa për Lorik Canën, të cilin do ta ketë kundërshtar në sfidën e sotme. “Cana është padyshim një nga shkatërruesit më të mirë të kampionatit tonë, ka thënë lojtari për uebsajtin francez omplanet.com. Ai është një lojtar shumë energjik dhe ka një temperament luftarak në fushën e lojës, çka e bën atë të pazëvendësueshëm tek Marseja”. Pedreti ka luajtur në sezonin 2004/05 me Marsejën dhe ka thënë se trajneri aktual i kësaj skuadre Albert Emon bën gabim që e lë një si Nasri të tërhequr.

    Bogdani, Siena e zëvendëson
    Do të jetë Masimo Makarone zëvendësuesi i Erjon Bogdanit tek skuadra e Sienës. Pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit toskan, të cilët dje kanë mbyllur me sukses tratativat me lojtarin që është në pronësi të anglezëve të Midëllsboro. Sipas të gjitha gjasave italiani do të transferohet me parametra zero tek Siena, sepse deri tani nuk ka mundur të luajë thuajse fare në Premier Ligë gjatë fazës së parë të sezonit. Kjo lëvizje mund t’u kursejë bardhezinjve paratë për të gjetur zëvendësuesin e shqiptarit, i cili u transferua dy javë më parë tek Kievo. Bomberi shqiptar u shit 3 milionë euro, para të cilat do të përdoren për klubin.

    Breshia sulm për Igli Taren
    Igli Tare vazhdon të jetë një ëndërr për skuadrën e Breshias, e cila po bën të pamundurën që ta kthejë në realitet atë. Drejtuesit e “dallandyshkave” janë hedhur sërish në sulm për shqiptarin, madje sipas të përditëshmes italiane, “Il Tirreno” krerët e klubit bardheblu i kanë bërë ofertë serioze Lacios për të marrë shërbimet e shqiptarit. Problem mbetet dëshira e vetë futbollistit, i cili e ka përsëritur vazhdimisht se nuk ka ndërmend të luajë në Serinë B. Ndërkaq pista Xhenoa duket se u sfumua përfundimisht, pasi klubi kuqeblu thuajse ka blerë kartonin e Marko Di Vaios.
  9. regisa

    regisa Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    ore e moret vesh per Ben Mingen gjynah i shkreti qenka keq .Ka qen nga ato fubollista nga me te miret ashtu ishte ai brez qe u dogj kot luajten dhe sfituan asgje
  10. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Chievo paska blere nga Ancona (C2) nje lojtar shqiptar, Xhulian Rrudho, e njeh njeri? Ne ca pozicioni luan??
  11. olololol

    olololol Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Ka shenuar serish sot nje nga lojtaret me ne forme te Kombetares Shqiptare qe luajne jashte.
    Behet fjale per Durrsakun e talentuar Edmond Kapllani
    Karlsruhe-Ofenbach 2-1 ka shenuar golin e barazimit per ekipin e tij.
    Goli i tij i 11 Sezonal.
  12. vampo

    vampo Sa`Femra`Kot`Ka`Chati

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Ke harru vis pa then 4 golat e Erion Bogdanit qe ka shenuar me Chievon si dhe Mond Kapllani e ka arritur ne 15 nr e golave...Sot ne drek e kam len e me e taku ke stadjumi Selman Stermasi se ka kombetarja nje miqesore me i ekip te kryeqytetit.
  13. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    ne greqi njehere jemi me te miret pasi ne tre skuadrat me te mira kemi lojtaret me mire me numrin 10.Tiranasin Gjergj Kone-AEK-me shtetesi greke,Vlonjatin Sotir Nini-PANATHINAIKOS-me shtetesi greke,Tiranasin JAHMIR HYKA(edhe me i miri nga te gjithe)-OLYMPIAKOS- me shtetesi shqiptare.
  14. olololol

    olololol Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Ne prag te miqesores se sotme ndaj Maltes ne Qemal Stafa 20:45 dy nga futbollistet tane qe aktivizohen jashte Shqiperise kane shenuar behet fjale per E. Skelen Energie Cotbus dhe H. Salihi qe shenoi golin e pare per Ried ne fitoren 5-3 ndat SH. Grac


    Nje lajm i mire per Otto Baric qe ti kete ne forme lojtaret e tij.
    Pritet nje fitore e kuqezinjve sot ne Qemal Stafa , per te qene te gatshem ne Shtator ne sfidene e forte ndaj Tulipaneve te Van Basten , Hollandes.

    Formacioni i sotem do te jete , 4-1-3-2 Beqaj,Dallku,Dede,Curri,Haxhi,Lala,K Duro, Muka,Berisha, Kapllani-Bogdani ne pjesene dyte do te aktivizohen te gjithe lojtaret e stolit.
  15. olololol

    olololol Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Kuqezinjte e Otto Baric fitojne paster 3-0 ne Qemal Stafa ndaj Maltes.

    Nje ndeshje e lehte ku asnjehere su vu ne dyshim fitorja.
    Nje mori rastesh te humbura por dhe merita e portierit maltez.
    Nje prove e kenaqshme e Kombetrares tone.

    Nota e vetme negative i mbetet F.SH.F-se qe ne ndeshje te nivelit te ulet per me teper miqesore , dhe kur duam te rikthejme tifozet ne stadium e ben me leke hyrjen ne stadium,interes i vogel i sportedashsve ne stadium te cilet kane preferuar ta ndjekin ne shtepi ose lokaleve ne TV Shqiptar.

    Nga Tirona Per AF-ne BAB_LYMI /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
  16. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Kush stacion e transmeton ndeshjen me Hollanden?
  17. olololol

    olololol Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    TVSH shoku. Dhe Digitalbi
  18. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    ska mundesi edhe te dyja bab_lymi ose salv njera i blen te drejtat edhe te drejtat per ne tirane TVSH nuk i shet cdo shqiptar qe ne shtepine e tij ka kanalin e TVSH kudo ne evrope do ta shikoj falas ndeshjen me hollanden si edhe cdo ndeshje te kombetares ne tirane
  19. olololol

    olololol Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    Jemi ne Shqiperi shoku cdo gje ndodh. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif

    Shiriti i kapitenit ne krahun e Lorik Canes i ka dhene shans Marseille te fitoj ndeshjen e pare ne kete kampionat ne fushen e Caen.1-2.
    Si gjithmone mesfushori jone i perfaqsueses ka qene nga me te miret ne fushe.

    Gjermani , fundjave e keqe per futbollistet tane.
    Keshtu Hannover eshte mundur 3-0 me Bayern M ka ndikuar dalja me karton te kuq e Altin Lales per faullat e shkaktuar , kartoni i kuq i te cilit ka shkaktuar polemika me drejtuesve te larte bavareze dhe futbollistit tone i cili ka akuzuar albitrat se favorizojne Bayernin .

    Gjithashtu Ennergie Cottbus i ervin Skeles eshte mundur 3-0 si dhe Karlsruhe 3-0.
  20. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Fillestar

    Re: Futbollistet Shqiptare ne Europe

    elini dhimucu shqiptari qe sapo morri pasaporte greke dhe po luan me kombetaren

Share This Page