"Gabimi" nuk ekziston

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Kondrapedali, 10 Nov 2010.

  1. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Po mendoja se ne e perdorim shume shpejt fjalen "e ke gabim" ne diskutimet e perditshme.

    Koncepti i te qenit "gabim" nuk ekziston. Gjykimi qe dikush eshte gabim, eshte ne vetvete i pasakte.
    Nese dikush shprehet per dicka, ai ka kryer me pare nje analizim te informacionit qe ka dhe ka dale ne nje konkluzion. Nese informacioni i tij eshte i ndryshem nga informacioni yne, atehere konkluzioni do jete i ndryshem, por nuk do te thote qe eshte i gabuar, eshte thjesht i paplote, ose i sakte per nje fushe te caktuar.

    Nga ana tjeter mund te thuhet per nje veprim/mendim qe eshte gabim ne castin qe jane percaktuar mire bazat (referencat) per te cilin gjykohet. Ne shkolle pershembull ne vleresohemi me sistem nga 4-10 mbi ate qe na eshte dhene per te mesuar. Mbi ate sistem ne gjykohemi me 4 si gabim ne rastin qe nuk perserisim informacionin e sakte, dhe me 10 ne rastin kur i jemi permbajtur sistemit dhe kemi dhene konkluzionin e sakte.
     
  2. atman

    atman Forumium maestatis

    Unë do të bëja pyetjen: Kush është e kundërta e gabimit?
    Një përgjigje e çfardo llojëshme na çon drejt e në strofullën e gabimit. Sepse e çfardo llojëshme përmban gabimin vetë. Kjo do të thotë se gabimi i përket lëmit të vlerësimit, pra të gjykimit të diçkaje. Dhe sa herë që gjykimi mbi X gjë, problem apo njeri, nuk është korrekt, i drejtë, ose i saktë është i gabuar.
    Kur themi “pak a shumë”... ose ishte “rreth të dyzetave...” ne e kemi pranuar gabimin në vlerësim ose i paraprijmë. Shprehim një opinion, përshtypje, prirje, vlerësim gjithmonë të përafërt në të cilin gjen veten gabimi.
    Në mendimin pasardhës, përdorimi nga ana ime i fjalës “mundësi” dhe “hamendësi” në vetvete janë mjedisi i përbashkët i gabimit dhe saktësisë. Mundësia e gabimit, hamendësohet nga për-çfarë jemi duke biseduar, dmth duhet të jetë një e dhënë që i lejon gabimit të jetë i zbatueshëm në për-çfarë, përfshi parim, normë ose gjithçka e vlefshme që mund të gjykohet. Për pasojë kjo gjithçka e vlefshme për tu gjykuar të mos jetë e domosdoshme dhe e pa fallsifikueshme. Psh, kur themi se pa ujë ska jetë, çfarë gjykohet “uji” është i domosdoshëm për jetën dhe këtë s’mund ta hedhë posht njeri. Një e dhënë që të lejon të gabosh na ndihmon të dallojmë çka është e gabuar nga çka jo, të dallojmë të kundërtën e saj; çka është e drejtë, e saktë. Ndërsa një e dhënë si në shembullin e marrë, gabimi nuk do të ekzistonte që në gjenezë.
    Mungesa e njohjes së paktë, ose padituria është baraz me gabimin.
    Perfytyro shumicen e njerezimit ne mesjete qe e mendonte boten si pjate, te sheshte.
    * * *
    Do te thotha, Kondre se tema eshte mjaft interesante, por perderisa ekziston koncepti do te thote se ekziston edhe gabimi. Perndryshe duhet provuar qe eshte nje koncept bosh, pa permbajtje brenda. Eshte njesoj si te thuash "asgje". Por pyetjes se ç'eshte "asgjeja" ne i gjejme mjaft pergjigje te mundeshme te cilat palosen te koncepti i diçkaje pa diçkane brenda.
     
    ola2010 likes this.
  3. plato

    plato Primus registratum

    Kam pershtypjen se Zhaku ne postimin e pare e ka fjalen qe Gabimi eshte relativ me nje faktor X dhe ne mungese te informacionit te sakte apo bazuar mbi nje tjeter Faktor Y njerezit nxjerrin te tjera gjykime duke cilesuar gjykimet e meparshme si gabime.
     
  4. atman

    atman Forumium maestatis

    Vështrimi im priret drejt shpjegimit filozofik me qëllim që të zgjerohet koncepti. Për ta kuptuar do të mjaftonte fraza e parë kur kam thënë se gabimi i përket sferës së gjykimit. Që do të thotë se - gabim është çdo përkufizim që shkel kriteret e vendosura e të pranuara në lidhje me objektin të cilit i drejtohet gjykimi në fjalë.
    Që do të thotë se nëse dikush jep një mendim dhe ky mendim nuk përputhet me kriteret e pranuara është mendim i gabuar, jo i ndryshëm. Flet për dhinë duke përshkruar delen dhe e quan mendim ndryshe, quaje por është gjithsesi i gabuar. I ndryshëm do të thotë të kesh veti e cilësi të tjera dalluese dhe i bashkangjitet përkufizimit vetëm kur e pasuron atë.
    Përsa i përket paragrafit të dytë, atë ku kam përdorur përafërsinë, flitet për gabim statistikor që quan gabim - mbetjen midis vlerës së matur dhe çmesës së hamendësuar. Shembulli i vlerës teorike është i përqendruar te grupfjala matëse “rreth dyzet vjet” ndërsa vlera reale, ajo e matur, është psh dyzet e dy. Dy vjetët janë gabimi. Sikurse edhe një orë astronomike psh ka një limit të pranuar gabimi, ta zemë një të miliontën e sekondës.
    Gabimi është indiferent nga shkaku dhe e injoron shkakun, që do të thotë se nuk e njeh atë që e pjell dhe e sjell. Nuk besoj se ndonjëri e vret mendjen të dijë ku i ka kryer marrdhëniet seksuale që e sollën në jetë, nëna me babanë; në krevat, dysheme, në mulli apo në një mullar me bar. Secili është gjithsesi ai që është dhe vendi nuk ka asnjë rol në këtë “ai që është” përndryshe të gjithë do të shkonin të bënin seks në akademinë e shkencave, (ju lutem vetëm në kryeministri jo).
    Mungesa e informacionit e lind gabimin, ashtu siç e lind informacioni i cunguar si edhe informacioni i plot - ky i fundit i anash ose sipër kaluar.
    Ka edhe një tjetër lloj gabimi i kushtëzuar shpesh nga një pengesë e brendëshme sikundër është rasti i mendimit të mësipërm. Duke mos e kuptuar mendimin e shprehur i vishet tjetër përmbajtje.
    Gabimi si pasojë e mungesës së informacionit është po aq gabim sa edhe çdo gabim tjetër. Përndryshe do të shërbente si alibi. “E bëra ngaqë nuk e dija...apo s’më kishte thënë njeri”. E di apo nuk e di rregulloren e qarkullimit rrugor, nëse e shkel atë, merr gjobë gjithsesi. Ligji e ka fuqinë në vetvete pavarësisht sa qytetari e njeh. Kjo u jep ligjeve atë natyrë të veçantë që thuhet se janë bërë për të mos u keqkuptuar jo për tu kuptuar.
    Ligji i relativitetit në njëfarë mase pranon mundësinë e të gabuarit.
     
  5. Megg

    Megg Carpe Diem

    ''Gabimi nuk egziston''=>ky eshte nje koncept i gabuar per mendimin tim sepse gamin nuk e shmangim dot dhe e shoqeron jeten e njeriut
    ne cdo hap te tij.
     
    mirdita likes this.
  6. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Gabimi ekziston,madje me shume se e verteta,dhe kjo gje verehet shume ne shoqerin tone.Kjo fjale na ndjek ne jeten tone,madje shpesh here mundohemi ta kompesojme me vlera te mira.
     
    mirdita likes this.
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Gabimi ekziston dhe shpesh here te con ne fatalitet. Nese une di gabim se nga cila ane eshte veriu ne nje ekspedite(ne rastin kur s'kam mjete/dhe e mora si shembull te pergjithshem) do te me kushtonte shtrenjte. Por ka raste kur gabim e ka shumica dhe nje pakice e vogel mbase edhe nje njeri i vetem ka te drejten sic eshte rasti i Xhordano Brunos. Dhe pikerisht ne kete rast, per gabimin e tjetrit(e te tjereve) e hengri nje tjeter. Gabimi eshte ekzistent por ka raste ku s'duhet korrigjuar ose nuk eshte mundesia ta korrigjosh.
     
    dr love and mirdita like this.
  8. Sonia007

    Sonia007 Papirus rex

    Gabimi ekziston dhe eshte pjese e jetes sone. Gabimi nuk duhet pare vetem ne nje kendveshtrim,pra gabimi ne informacionet qe kemi.Kur behet fjale per tema te ndryshme shqoerore ku edhe pse informacioni mund te jete i njejte perfundimi qe ne njerrim mund te jete i ndryshem. Gabime kryejme ne jete kur bejme dicka jo te menduar mire dhe qe shpesh na kushton. Gabimi eshte relativ sepse po marr nje shembull dicka qe mua me duket e vertet dhe mese normale eshte krejt e cuditshme per dike tjeter dhe e pa llogjikueshme.Prandaj them qe gabimi ekziston thjesht duhet para ne te gjitha pjeset perberese te tij.
     
    mirdita likes this.
  9. mirdita

    mirdita Papirus rex

    Un mendoj se gjithkush ben gabim, ne kete jet nuk ka njeri i cili esht pa gabime,gabimet te cilat i ben nje njeri mesohet se me nuk duhet ber gabimin e njejt sepse esht shum keq
     
    Drogba and joetisti_ like this.
  10. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Joteisti, në rastin e ekspeditës të cilin ti e ke marrë si shembull për të vërtetuar egzistencën e "gabimit" (ai që në shoqëri quhen gabim), mosnjohja e veriut, apo e drejtimit që duhet ndjekur, mund të çojë dhe në mbijetesën tënde ndërkohë që patja e mjeteve më të sofistikuara mund të mos të nxjerrë nga bataku. Siç e kam thënë dhe në shkrimin hapës të temës, "gabimi" në vetevete nuk egziston, egzistojnë informacione jo të sakta apo jo të plota të cilat na shtyejnë të marrim një vendim apo të nxjerrim një konkluzion "të gabuar". Por, konkluzioni apo vendimi në vetvete nuk janë "të gabuar" pasi me informacionet që egzistojnë nuk mund të arrihet në një konkluzion më të saktë. Pra, nuk ka "gabim" por ka mangësi. Xhiordano Bruno kishte të drejtë pasi kishte më shumë informacione se pjesa tjetër e botës por, kjo nuk do të thotë që pjesa tjetër e njerëzimit gabohej. Me njohuritë që ajo kishte (pjesa tjetër e njerëzimit) ajo nuk gabohej. Gjithashtu, kur dikush ka informacionin e nevojshëm për të marrë një vendim të drejtë e përsëri nuk e bën këtë gjë (për arsye subjektive) përsëri ky person nuk bën gabim (pasi ndjek arsyet subjektive të tij). Dhe, mbi të gjitha, "gabimet" janë pjesë e mësimit, janë pjesë e fatit, janë pjesë e jetës. Pjesë e mësimit pasi mësojmë si të mos "gabojmë" më, pra se si të mos shkojmë në situata të vështira. Pjesë e fatit pasi si pasojë e tyre ("gabimeve") e ardhmja ndryshon dhe së fundi, pjesë e jetës pasi pa vështirësitë apo ndryshimet e sjella si pasojë e "gabimeve" jeta do ishte shumë më e mërzitshme dhe e pavlerë.

    Pra, a egzistojnë vërtetë gabimet apo ato janë konvencione të vendosura nga njerëzit për të shfajësuar disi veten e tyre duke fajësuar të tjerët?
     
    joetisti_ likes this.
  11. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Po citoj veç këtë fjali nga shkrimi i dytë i atman për të saktësuar diçka. Teoria e relativitetit nuk pranon gabimin por pasaktësinë. Shpesh i ngatërrojmë (me apo pa vetëdije) por në realitet janë dy gjëra të ndryshme me gjithë konvencionet e mundshme.
    Në fund të fundit, ajo që është gabim për dikë është e drejtë për dikë tjetër.
     
    Sonia007 and Wise like this.
  12. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Me shpjegimin qe une bera ne fillim i jap deri disi te drejte ketij shpjegimi qe ben ti tani. Por nuk kuptoj, a mund t'i thuash familjareve te nje personi qe ke vrare(jo ti) qe nuk e kam fajin une por informacioni qe une kisha se kujtova se ishte kriminel familjari juaj?? Ose cfare do te thote qe te dy e kemi mire ne, kur per nje tel qe ti nuk e prek se ke informacin se ka rryme elektrike por une e prek se kam informacion se ai nuk percjell energji elektrike dhe me pas me behet nje varrim madheshtor :) ?? Ka raste kur interpretimi i kundert i te njejtave te dhena ka vlere ne te dyja rastet. S'po gjej nje shembull por po marr nje ashtu kot sa per te treguar se cfare dua te them. Nje mace thote se miu hahet, kurse nje qen thote se miu nuk hahet. Ne kete rast kane te dy te drejte. Pastaj ne rastin e te ekzistuarit apo jo te Zotit. Qe te dy e kane mire perderisa nuk eshte mundesia te vertetohet asgje. Por e kuptoj thelbin e bisedes tende dhe ne ate aspekt te jap te drejte.
     
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Po po, ne thelb e kuptoj cfare do te thuash dhe e pranoj si ide. (Pranoj se e kam gabim :) )
     
  14. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    gabimi egziston gjithmon por vetem se gjithmon eshte jetim.
     
  15. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Edhe ne kete rast eshte per fajin shprehja popullore qe eshte jetim. Gabimet jane te perditshme dhe gjithsecili I ben mbase nisur nga koncepti I secilit qe mund te jete e drejto po ne fakt mund te jete gabim. Jane pjese e jetes
     
  16. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Gabimet ndodhin .... Jane pjese e jetes . Rendesi ka te mesosh nga ato , dhe mos ti riperserisesh...
     
    joetisti_ likes this.
  17. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Gabimi ekziston mbi nje marreveshje. Eshte rene dakord qe x gje eshte e sakte dhe e kunderta e saj eshte gabim.
    Por kur eshte pare me vone qe ajo qe mendohej e sakte s'ishte aspak e sakte, sa gabime kane qene jo gabime!, shume...
     
    Dreamer likes this.

Shpërndajeni këtë faqe