Gegerisht VS Toskerisht

Diskutime tek 'Arkivi' filluar nga eM, 7 Nov 2002.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. eM

    eM Fillestar

    Gegerisht VS Toskerisht

    Do te kisha shume deshire te dija si mendoni ju bashkebisedues te Af per dy dialektet e Shqipes.

    Te mira dhe te keqiat...

    Kush duhet te ishte dialekti zyrtar per mendimin tuaj??

    Cili eshte me i pasur??

    etj....

    eM
  2. Prozator

    Prozator Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Nuk më pëlqen konteksti në të cilin është vendosur diskutimi dhe në të cilin duhet të diskutojmë edhe ne të tjerët. Aq më pak më pëlqen se si është formuluar tema. Shpresoj që këto gjëra të mos shprehin idenë fillestare të hapësit të temës.
  3. eM

    eM Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Cfare do te thuash me idene fillestare te hapesit te temes?!?!?!
    Nuk me pelqen kur njerezit nuk ti thone gjerat direct!

    eM
  4. xixa

    xixa Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    he a perseri ia niset me luften a? epo si duket nuk perfundon kurre, po c'keni o njerez me me keto ndarje, shqip eshte dhe njera dhe tjetra.
  5. shalom

    shalom Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Paperina, mendoj qe do te ishte me mire qe ne kete teme te fillonim te jepnim shprehje e fjale nga te dyja RAJONET SHQIPTRE. Persa i perket gjuhes zyrtare lere mos e nga se eshte simbol kombetar dhe nuk vihet ne dyshim pa vene ne dyshim bashkimin.

    Te gjitha dialektet e Shqiperise jane pasuri te paçmuare te cilat duhen ruajtur sepse jane burimi i gjuhes zyrtare e cile me kohen do evoluoje dhe do te pasurohet me shprehjet e format me te bukura te te gjitha krahinave tona!

    Mendoj qe kjo rruge eshte rruga me e mire dhe me me pak acarime artificiale nderkrahinore!

    sh'n'et !
  6. eM

    eM Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Paperina?!?!?!?!?!? :mad: :mad:

    It is very bad!!! :mad:

    eM
  7. shalom

    shalom Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Paper Moon,
    nuk e di se pse e kam shkruajtur ashtu pseudonim tend por sido qe te jete te me falesh nqs e ke marre per keq. Por te siguroj qe ka qene ne menyre te pavetedijeshme!:-(
  8. eM

    eM Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    /pf/images/graemlins/smile.gif Ska gje!!

    eM
  9. Landa

    Landa Anëtar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Para se te fillojme te diskutojme per gegerisht apo toskerisht moj paper moon ler te nderrojme njecok niket tona e ti kemi ato te pakten niket barem ti kemi shqiptare. Qofte gegerishtja e qofte toskerishtja jane gjuha me te cilin komunikojme perdite e po e pate vene re e/i dashur perdite flasim me tendenca te njeres apo te tjetres ane krahinore une sdi sa je ti ne dijeni te studenteve te te dy kraheve te shqiperise qofte te jugut apo te veriut (po marr vetem keto dy ane te shumeperfolura ) qe ne nje fare menyre sapo vijne ne Tirane kane nje ndikim te theksuar te ndryshimit te dialektit. Te veriut mundohen te flasin sa me pak nga dialekti i tyre (e per kete aspak si paragjykoj) e nderkohe eshte edhe nje qe vjen nga jugu (perfshi edhe mua aty brenda qe mundohen per te qene interesante duke perdorur e duke futur aty ketu fjale te shqiperise se mesme apo ku di une) ndaj ler ti pranojme te dyja dialektet ashtu si jane e ler te marrim me te mirat nga te dyja anet e ler te perfeksionohemi jo duke thene kush eshte me e mira nga te dyja po duke thene cfare te mire e te bukure mund te marrim nga kjo apo ajo gje.
  10. eM

    eM Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    O pate deshire mund te me thuash Em ashtu sic e kam tamam emrin!
    Dhe te gjitheve nuk ka nevoje per kaq shume ndjenja se nuk po vendosim kushtetuten!!!
    :thumbsup:
    eM
  11. Landa

    Landa Anëtar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Seshte pune ndjenjash qe ti mendon qe po i transmetoj tek te tjeret jo mo lal jo e sa per kushtetuten per mua gjuha jone eshte me e vyer se cdo kushtetute tjeter.
  12. Demetrio Scutari

    Demetrio Scutari Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Unë personalisht mendoj se çdo grindje ndërmjet folësve të gegërishtes dhe toshkërishtes është e pakuptimtë.

    Të dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë të pasura dhe meritojnë respekt.

    Në shtëpi dhe në të gjitha situatat jozyrtare mund të përdorim dialektin që e duam; njëkohësisht, është shumë e rëndësishme ekzistenca e një gjuhës shqipe zyrtare të njësuar për të përdorur në të gjitha kontekstet zyrtare.

    E di se gjuha shqipe e njësuar tani është më e afër toshkerishtes sesa gegërishtes, por kjo nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë një arsyje për grindje, sipas mendimit tim.

    Te gjitha gjuhët zyrtare në botë i ngjajnë më shumë një dialekti sesa një tjetri... një mesatare matematike e të gjitha versioneve është e pamundur.

    Është interesante një krahasim me lagjen aktuale të gjuhës sarde (e cila është një gjuhë, jo një dialekt, sepse ndryshohet qartë nga italishtja).

    Sardishtja flitet në një territor me një madhësi të ngjashme asaj të territorit ku flitet shqip.

    Sardishtja, si shqipja, përbëhet nga dy dialekte kryesore: logudorishtja (e folur në veri të ishullit) dhe kampidanishtja (e përdorur në jug të Sardinjës). Ndryshimi ndërmjet të dy dialekte është e krahasueshme me atë që ekziston midis gegërishtes dhe toshkërishtes.

    Aktualisht, ekzistojë një propozim për një gjuhë të njësuar, e cila i ngjan sigurisht më shumë dialektit të veriut (ekziston edhe një gazetë e përditshme në këtë version, adresa është www.sardinna.info; per ata që dinë mirë italisht, sardishtja është 95% e kuptueshme). Shumë folës të dialektit të jugut janë kundër këtë propozim të njësimit të gjuhës vetëm sepse i ngjan më pak versionit të tyre.

    Unë kuptoj, por besoj se kjo nuk është një sjellje pozitive: sipas mendimit tim, ndërtimit e një gjuhe së njësuar duhet të jetë gjithmonë më e rëndësishme sesa lokalizmet e tepruara.

    Ju përshëndes të gjithë - Demetrio.
  13. Promethe

    Promethe Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    siç ke fillue, shumë gabim asht. thuhet gegnisht, e jo gegërisht. kjo e fundit, për hir të respektit, edhe pasunimit ma të madh, të fjalorit, kuptojm'.
  14. nxansi

    nxansi Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Promethe,

    thom që nuk ke të drejtë. Toskët thonë "gegërisht", njisoj si na që thomë "tosknisht" e jo "toskërisht".

    Të fala!
  15. jezerca

    jezerca Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    tI NXANEs ke probleme te medhaja psikologjike. Ne asnjimenyre nuk e thom kete si ofendim sepse kam respekt ngaqe dallohesh ne forumet e gjuhes per thellesi mendimit e logjiket.
    Problemi yt asht se ti ose nuk din cka don ose nuk guxon me kerkue ate qe ti don.
    Ti pranon me jetue me ate qe ti vete e quan gabim.
    Cka te mundon ty? A mos ke frike se njerezit do te pushojne s'konsideruemit ty as a "Good Boy?"
    Ti nuk e din as se me ke diskuton.
    Gjysa e forumsave e kane IQ te barabarte me shkambin
    Gjysa jane bijet e bijat e komunistave
    Gjysa jane gege qe jane debulue kaq shume prej shtypjes staliniste tash 70 vjet saqe jane kthye ne skllave qe i sherbejne diktatures
    Gjysa tjeter, e katerta, jane nacionalista te deshtuem. Ata do ta kishin shkaterrue shqipnine vetem e vetem sikur me e ba boten e jashtme me mendue se nuk ka dallime ne mes nesh.

    Thuaj ate qe mendon si burre ose mos hin ma ne forumet e gjuhes.

    Shpresoj se nuk e merr per ofendim zemerimin tim sepse ai rrjelle jo nga deshira me te ofendue, por nga respekti qe kam per inteligjencen tande dhe ngaqe ti po i shpenzon vlerat tuaja kot kur ti kishe shume mire me i sherbye te drejtes se Popullesise Gege
  16. arterie

    arterie Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Jezerca! Me sa gjysma behet nje e plote per ty?Se Albforumin na e ndave ne kater gjysma(matematikisht e pamundur). Nese thua "nje e katerta", atehere perjashtoje gjysmen. Pastaj, a eshte nevojshme te behen ato ndarjet qe ben ti?
    Jam i lumtur me gjuhen tone letrare dhe ndjehem rehat kur nepermjet saj kuptoj edhe ty qe ne dialekt m'a lodh pak mendjen. Gjithkund perdoret nje gjuhe e vetme zyrtare. A duhet te bejme perjashtim ne edhe prej ketij rregulli qe vjen natyrshem si nevoje e komunikimit te ndersjelle dhe e lehteson ate?
  17. lysien shardon

    lysien shardon Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Jane ca njerez qe vazhdojne e vazhdojne ,pambarimisht, te trajtojne nje te bere per ta shbere.Ne nje menyre apo tjeter,nje pjese me vetedije dhe nje pjese per perkatesine nga vine, vazhdojne te derdhin idera qe historikisht kane pasur funde te hidhur per ate c`ka eshte me e rendesishme,kombin si nje i tere.Pa dyshim nje gjuhe "vesh" gjate gjithe historise se saj fjale te reja,duke ruajtur strukturen e krijuar me pare,paverisisht krijimit.Per te qene me i qarte:Nuk do ishte me e mire ta shtrinim vezhgimin studiues ne forcimin e gjuhes,duke ruajtur historine dhe fuqizuar tanishmerine e gjuhes,sesa te grindeshim "me gjysherit dhe stergjysherit tane"?
    Shurdhvesheria gege-toske me kujton nje anekdote te vjeter te dy femijeve ,qe ziheshin se kush e kishte patur gjyshin me te gjatedhe ku i pari femije i tha tjetrit se gjyshi tij kishte qene aq i gjate sa kapte qiellin me dore, i dyti ia priti se mos kapte ndonje gje te bute,kur kapte qiellin dhe i pari duke kujtuar per qiellin si re dhe i bute ia priti,po,po,atehere i dyti iu pervesh ; kane qene koqet e gjyshit tim.Nese doni te mos biem ne keto pozita nderroni temat shqiptarondarese,o trima te pas 90.
  18. Marimba

    Marimba Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Meqe ketu jemi tek tema e Gjuhesise, do te ishte mire qe te mos postosh formulime te tilla si Gegerisht VS Toskerisht, pasi shumica jemi shqipo dhe nuk jemi te detyruar te dime fjalen apo inicialet vs . (Personalisht e di qe eshte versus, por nuk jam e detyruar ta di).

    Per sa i perket thelbit, mbishkrimet e lashta pellazgjike deshmojne bashkejetesen e te dyja dialekteve ne nje te vetem, i cili u nda me vone.

    Gjithashtu, eshte veshtire kur do te perkthesh nje tekst nga nje gjuhe e huaj ne shqip, dhe te mungojne forma te tilla gramatikore si infinitive, p.sh. I like playing chess do te ishte me mire te perkthehej Me pelqen me luajte shah, por dialekti zyrtar i shqipes nuk e lejon nje gje te tille, sepse u vendos ne kohen e diktatures, kur dihet se paten perparesi elementet jugore per arsye qe gjithashtu dihen... /pf/images/graemlins/wink.gif
    Une vete flas dialektin tosk, por e kam vene re se gjuha shqipe do te ishte shume me e pasur po te mos zhdukeshin prej saj shume fjale apo forma sindaktike te dialektit verior. Shpresoj qe nje dite te merret parasysh nje gje e tille dhe ta ndryshojne...po kjo varet nga origjina e udheheqesit te partise qe eshte cdo here ne pushtet /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
  19. Marimba

    Marimba Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Per me teper, ju keshilloj te hidhni ne sy tek tema web page
  20. Ullmar Qvick

    Ullmar Qvick Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Në këtë diskutim, me interes për mua si suedez shqipfolës, më tërheqin sidomos mendimet e shprehura nga Demetrio S. dhe Marimba. Besoj se nuk kemi nevojë për një "vrull revolucionar" në këtë cështje (me këtë lloj vrulli sigurisht shqiptarët e Shqipërisë nga brezi i vjetër janë më se të ngopur). Po bashkohem plotësisht me Marimbën në mendimin e saj/tij përsa i përket mungesës së infinitivit (paskajorës) në shqipen e njësuar. Kemi mbiemra si 'i (e) punueshëm' që rrjedhin nga paskajorja, në këtë rast nga forma 'me punue'. Sa absurde, sikur vendimet zyrtare e kanë hequr trungun e drurit, ndërsa degët janë mbetur, të varur në ajër!
    Me këtë dua të them se me masa të kujdesshme duhet të ndërrohet shqipja zyrtare, duke futur në të elemente nga gjuha e veriut (gëgënishtja).
    Nga ana tjetër, lakimi i toskërishtes është më i rregullt se ai i gegënishtes, dhe për ne të huajt (nëse ju doni të merrni parasysh pikëpamjet tona!) më me lehtësi kuptohen dialektet e jugut se sa ata të veriut.
    Disa debatues në një forum tjetër kanë theksuar, se gjuha e njësuar është tepër larg gjuhës së përditshme që flitet në Kosovë etj. dhe për atë arsye ajo nuk mund të shërbejë si bazë për të gjitha territoret shqiptare. Ky mendim tregon, se debatuesit nuk kanë përvojë nga gjuhët e botës. Vini këtu në Suedi, dhe pa asnjë njohuri gjuhësore do të merrni vesh cfarë dallim ekziston midis dialekteve të jugut të Suedisë dhe mjaft nga dialektet në Suedinë e mesme dhe veriore. Dhe njerëzit flasin gjuhën e nënës, me dialekt më shumë ose me pak, por të gjithë përpiqen të shkruajnë gjuhën e standardizuar dhe nuk ka diskutime për këtë..... Në shkrim dialektet përdoren vetëm në lidhje me tregime humoristike ose letërsi artistike me një kolorit lokal/krahinor, ku karakterizimi i figurave duhet të bëhet përmes dialektit të tyre.
    Një problem interesant: Si do të bëjmë me pjesë teatrale të përkthyera, ku njerëzit flasin dialekt ose zhargon? Më kujtohet sesi teatri i Shkodrës në vitet '70 kishte inskenuar një vepër nga Berthold Breht, në të cilën gangsterit e Neu Jorkut flisnin me dialekt shkodran dhe rolet e tjera interpretoheshin në gjuhën e njësuar! Kritika në këtë rast nuk ishte pozitive!! (Sipas revistës "Drita"). Këtu në Suedi Eliza në "My Fair Lady" në fillim flet zhargonin e Stokholmit, një gjuhë vulgare, dhe më vonë ajo "fisnikërohet" nën kujdesin e Prof. Higginsit dhe fillon të flasë suedishten e njësuar....
    Me këtë arsyetim jam përpjekur të hap dritare sadopak drejt botës, për të bërë krahasime me probleme të ngjashme jashtë botës shqiptare.
Thread Status:
Not open for further replies.

Share This Page