Gegerisht VS Toskerisht

Diskutime tek 'Arkivi' filluar nga eM, 7 Nov 2002.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. Admir

    Admir Anëtar aktiv

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Eshte percarese ti vendosesh keto dialekte ne raporte krahasuese. Raportet e tyre ne shqip jane plotesuese.
    Al-Punk likes this.
  2. Ullmar Qvick

    Ullmar Qvick Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Përcarëse? Përkundrazi: nëse marrim në diskutim elementet dialektore që janë të vlefshme për një gjuhë zyrtare, dhe pastaj ndërrojmë disa nga rregullat gjuhësore, ne do të forcojmë gjuhën e njësuar. Forcimi i gjuhës së njësuar sjell me vete një forcim të kulturës së përbashkët kombëtare, mbi kritere të shëndosha.
    Gjuha e një kombi është në zhvillim pa ndërprerje. Përgjegjësia e shkollës si dhe të mediave të vendit është shumë e madhe në këtë zhvillim.
    Kush e lexon me vëmendje tekstin tim do të kuptojë se unë vlerësoj gegënishten dhe toskërishten njësoj. Më tej, gjuha e njësuar shqipe në përgjithësi është bazuar mbi elemente të pranueshme, por disa ndërrime do të ishin me vend.
    Nga ana tjetër, nëse pohoj se italishtja dhe spanjishtja për arsye të shqiptimit kuptohen më me lehtësi se danishtja apo frengjishtja, kjo nuk do të thotë të përhap përcarje në mes të popujve të Unionit European! Gjuha portugeze dallohet për hundoret e saj - ashtu edhe gegënishtja dhe frengjishtja - prapë cilësohet si një prej gjuhëve më të bukura të botës. Dialektet janë pasuri, me vlerë të njëjtë, por për arsye praktike cdo komb ka nevojë për një gjuhë zyrtare mbi baza të shëndosha... Logjikë, Logos, apo jo?
  3. Gigo

    Gigo Fillestar

    Re: Gegerisht VS Toskerisht

    Nje nga pyetjet bere me lart eshte pasuria e dialektit. Pasuria matet nga ata qe e kane shkruar dhe pasuruar dialektin, dmth: shkrimtare, poete, publiciste, etj. Pra eshte shume e lehte te gjesh cili dialekt eshte me i pasur. Mjafton te numerosh poetet dhe shkrimtaret qe e pasuruan ate dialekt. Ai dialekt qe ka me shume poete dhe shkrimtare, ai eshte me i pasuri. Bejini pak llogarite... dhe flasim prape.
    (Mos ia rrasni te gjitha diktatorit dhe diktatures se ne mos juve, prinderit tuaj kane qene pjese e saj sic ishte ajo (dmth diktatura) pjese e jetes shqiptare.)
  4. derrkuci

    derrkuci Guest

Thread Status:
Not open for further replies.

Shpërndajeni këtë faqe