GEZUAR FESTAT E NENTORIT

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga scadarsko, 28 Nov 2014.

  1. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    [​IMG]

    Gezuar Festat e 28_29 NENTORIT !
    Si e shpjegoni ju kete date ,disa pretendojn se eshte festa e flamurit e disa festa e pavaresise ?
     
    Qika_Ks, Solaris and Narkomane like this.
  2. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Histori :: Historia e flamurit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë
    Postuar nga: Albo
    Si e ka përjetuar shqiptari i shquar ngjarjen e bujshme të shpalljes së Pavarësisë kombëtare

    Eqerem bej Vlora: E vërteta e flamurit
    “Ismail Qemalit i kërkova flamurin që më fali Aleandro Kastrioti”

    Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, për historinë e flamurit që u ngrit nga plaku Ismail Qemali, më 28 Nëntor të vitit 1912.

    Ai thotë shprehimisht: “E zgjata ca historinë e ngritjes së flamurit, sepse vitet e fundit kanë qarkulluar variante krejt të pavërteta dhe unë dëshiroj që ngjarja e saktë të përshkruhet e të mbetet njëherë e përgjithmonë”. Ja se çfarë shkruan Eqerem Bej Vlora në librin e tij.


    Kthimi në Vlorë

    Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haramllëkut nuk kishte katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në katin përdhes ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat poshtë e lartë , shkallët ishin mbushur plot nga njerëz me fytyra, sjellje e veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëviznin lirshëm dhe pateklif sikur të ishin në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh i paijsur me mobilje të bukura të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit ngjesheshin e shtyheshin për të dëgjuar seç thuhej brenda. Unë ndalova për disa çaste për të përshëndetur një mori të njohurish dhe pastaj hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje të ligështuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parë dhe tani m’u duk më i plakur dhe i drobitur. Ai vuante në këtë mjedis të ri dhe të huaj për të. Për vite me radhë Ismail beu kishte qenë nënpunës i lartë i administratës turke dhe vali, poste këto, kur largësia me të lartit dhe të ultit mbahej vetiu. Kështu, ai kishte rënë në një kaos kontrastesh shoqërore, të cilit nuk po ja gjente dot anën. Unë iu afrova i putha dorën me nderim dhe u ula pranë tij. Të paktën divanin, njerëzit që mbushnin hapsirën kishin pasur mirësinë t’ja linin. Ai më bëri pyetje të zakonshme: si ia çoja, ku ishte im atë a kishte hequr keq në Kuç me këtë mot të keq e kështu me radhë. Pastaj unë u ngrita për të ikur. Por, ai më mbajti dhe më pyeti me zë të ulët: “ dua të të bëj një vizitë. Është edhe te ty si këtu?” Unë iu përgjigja se po të donte të vinte tek unë, do të vija ta merrja vetë. “Jo, -tha ai. Xhemioli më ka thënë se dera ndërmjetëse është ende. Unë vij vetë.” Sidoqoftë edhe tek unë nuk ishte më mirë. Por falë manisë sime për protokoll, falë karakterit të paafruar dhe të mbyllur, largësia sidoqoftë ruhej. Po përse të shkaktohej kjo rrëmujë e kjo gjullurdi në një shtëpi private, mund të pyesë ndokush. Nga koha atërore dhe stërgjyshore Ismail beu kishte mësuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllëku i shtëpive të bejlerëve, quhej në shqip zapana. Kështu edhe Ismail beut nuk i pëlqente të rrinte në bashki. Dhe njerëziut, që me punë a pa punë, duhej të takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma në banesën e tij private. Ditët që pasuan, unë takova zyrtarët e lartë të qeverisë së re , të emëruar më 4. 12. 1912, nga i përnderuari kryeministri Ismail beu dhe nënkryeministri fort i nderuari dom Nikollë Kaçorri. Anëtarët e qeverisë së re ishin miq dhe të njohur të mirë, e më duhej të shtoj, se në rrethanat e atëhershme vështirë të bëhej ndonjë zgjedhje më e mirë. Dhe nëse kjo nuk u përgjigjej aspak kërkesave të kohës, nuk ishte faji i saj. Pozita e çdo qeverie përparimtare pas shkatërrimit të sundimit osman nuk mund të ishte e lehtë; vetëm një orë e fortë diktatoriale do të kishte mundur mbase t’ia dilte mbanë qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia për të qenë i tillë? Në qeverinë e Ismail Qemal beut dhe të babaxhanit Don Nikollë Kaçorri nuk kishte vend për tiranë mesjetarë, ajo përbëhej krejtësisht nga njerëz të arsyeshëm. Këshilli i Ministrave mblidhej në shtëpinë e Ismail beut, por se ku i kishin selitë ministrat e tij, unë nuk e mora vesh kurrë edhe pse, them se e njihja shumë mirë atë çerdhe mjerane , që quhej asokohe Vlorë. Më mirë nga të tjerët e kishte- këtë e kam parë vetë - ministri i Postëtelegrafës: ai ishte zot i një ministrie të tërë, i Zyrës Posttelegrafike të Vlorës. Asambleja kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, më 28. 11. 1912, u shpërnda më 7. 12. 1912, pasi zgjodhi më parë, në këmbë të saj, një Këshill Pleqsh, (senat) me 18 anëtarë.

    Gjatë kohës që qëndroja në Kuç isha zgjedhur (në mungesë) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorës. Dy nga ministrat ishin miqtë e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerëz më të ndryshëm, madje më të përkundërt nga karakteri. Ndërkohë që Myfit beu i merrte me të përqeshur të gjitha këto: mangësitë e qeverisë së përkohshme, papjekurinë e popullit shqiptar, madje tërë këto fyerje që na kishin pllakosur, Abdi beu, përkundër, pikëllohej dhe dëshpërohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me një apo dy javë vonesë marrjen e rrogave në shtetin e ri shqiptar. Po ku e mësuan shqiptarët, pyesnim më shpesh me tallje, konceptin e rrogës mujore? Problemi i financave, që unë do ta quaja me emrin e tij të vërtetë: vështirësitë për të siguruar paratë e nevojshme për të mbajtur aparatin shtetëror dhe këto mori të shpërngulurish më dukeshin të pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina të pasura. Por të ardhurat nga doganat nuk vileshin më për shkak të bllokadës detare greke dhe me afërsisht 6000 -7000 napolonat që qeveria e përkohshme mund të siguronte në muaj, Abdi beu duhej të bënte çudira, duke përmendur këtu se asnjë nga bejlerët nuk mori kurrë asnjë grosh si rrogë apo si dëmshpërblim. Myfit beu, ministri i Brendshëm, banoi disa javë tek unë, pastaj mori me qera një shtëpizë të këndshme prapa avllisë sonë, ku jetoi gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë. Stili në të cilin ai e drejtoi Ministrinë e Brendshme, të kujtonte paksa kohën e Dagobertit, Mbretit të mirë të Frankove: pakëz atëror, pakëz kalorsiak, por edhe pakëz despotik.

    Pas një jave

    Një javë pas kthimit tim në Vlorë, çova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posjo (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri. E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar.
    Atëherë ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur don Aleandro Kastrioti më kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopësht, duke brohoritur “rroftë, rroftë “ edhe pse shumë prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë: “Shumë mirë e bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka më se ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parë shqiponjën e zezë m’u përgjigjën krenarisht : “Tek ushtarët e babë Kralit, në Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail beu kishte zgjedhur një korb si simbol të Shqipërisë së lirë. (Ah ta kishte bërë Shqipërinë Syria beu, ankohej ai,- tani do të kishim në flamur syret e bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që ka e kaluar të gjithë jetën në vendin e frëngjve?)! Kur ia rrëfeva historinë Ismail beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!


    gisht se do t’i tregonte hoxhës që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!


    Qeveria

    Kryetar Shteti, kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora
    Zëvendëskryeministër: dom Nikollë Kaçorri
    Ministër i Brendshëm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
    Ministër i Drejtësisë: Dr. Petro Poga
    Ministër i Bujqësisë: Pandeli Cale
    Ministër i Financave: Abdi bej Toptani
    Ministër i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
    Ministër i Luftës: Gjeneral Mehmet pashë Dralla
    Ministër i Punëve Botërore: Mitat Dume Frashëri
    Ministër i Postëtelegrafës: Lef Nosi

    Vazhdon polemika rreth flamurit kombëtar që u ngrit më 28 nëntor 1912 në Vlorë
    Flamuri i Skënderbeut në shtëpinë e Vlorajve
    Në këtë shtëpi ka lindur dhe Ismail Qemali, emblema e Pavarësisë


    Bardhosh Gaçe

    Dita e 28 Nëntorit është një festë mbarë kombëtare e shqiptarëve, brenda kësaj dite historike përmblidhen kujtimet e shkruara e të pashkruara të shqiptarëve.

    Tek ajo ditë historike ringjallet jeta, luftërat dhe përpjekjet e brezave të tërë shqiptarësh për lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre. Rrënjët e kësaj dite historike duhen kërkuar thellë në kohërat e gjëmimeve të Skënderbeut dhe trimave të tij, të cilët u bënë mbrojtës dhe emërmëdhenj në Evropë kundër invazionit osman. Kur kujtojmë 28 Nëntorin apo lexojmë studime e shkrime për këtë kohë të bekuar, ne shqiptarët ende duhet të reflektojmë në përmasat dhe vendin që duhet të zërë ajo në historiografi, pasi mjaft shkrime dhe studime janë të zbehta dhe nuk japin një tablo të plotë të këtij akti historik. Vitet e fundit janë bërë mjaft përpjekje që akti i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare të lidhet ngushtë me tërë ato lëvizje kombëtare që zhvilloi Rilindja Shqiptare, e sidomos Lidhja Shqiptare e Prizrenit që ishte një nga vatrat që e ngriti në kushte të reja këtë lëvizje për çlirimin nga zgjedha otomane dhe përcaktimin e programit polizoik të saj. Është shumë domethënëse që Vlora u bë një nga vatrat e zjarrta të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë qytet, Mustafa Pashë Vlora, që Ismail Qemali e quante "mësuesi im i kombëtarizmës", ishte nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu si edhe Abdyl Frashëri. Roli i tij në mjaft dokumente angleze, turke, franceze e austriake, tregon qartë se ishte jo vetëm një personalitet i Rilindjes Kombëtare, por edhe promotorr i gjithë asaj lëvizje në jug të Shqipërisë, në Vlorë, Janinë, Prevezë e Gjirokastër. Vetë Abdyl Frashëri pati ardhur në Vlorë në vitin 1879 dhe organizoi një kuvend të madh për atdhetarët për realizimin e kërkesave themelore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo ngjarje e madhe historike la gjurmë të thella në ndërgjegjen kombëtare të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë së Jugut. Në Vlorë dhe në krahinat e saj veprimtarët më të shquar ishin figura të njohura luftarake e intelektuale si: Odhise Kasneci, Zerbin Cakalli, Sulejman Aliko, Musa Bodo, Beqir Hallkokondi, Xhemil Vlora etj.


    Pavarësia dhe Ismail Qemali
    Sigurisht, në këtë ngjarje madhore, shpalljen e Pavarësisë shqiptare dhe ngritjen e flamurit në Vlorë, figura kryesore ishte Ismail Qemali si politikan, atdhetar dhe njohës i thellë i Fuqisë së Madhe, i gjendjes së brendshme e të jashtme të Perandorisë osmane dhe Ballkanit. Por, Shpallja e Pavarësisë kombëtare nuk mund të kuptohet pa atë plejadë intelektualësh, luftëtarësh e diplomatësh shqiptarë, të cilët luftuan e qëndruan në krah të njëri-tjetrit si: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Rasif bej Dino, Luigj Gurakuqi, Aqif Pashë Elbasani, Mehmet Pashë Dërralla, Vehbi Dibra, Syrja Vlora, Mitat Frashëri, Petro Poga, Pandeli Cala, Murat Toptani, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Dhimitër Berati, Sali Gjoka etj. Qeveria e Përkohshme e Vlorës i kushtoi një rëndësi të veçantë, krahas organizimit të shtetit shqiptar, edhe njohjes së Pavarësisë Kombëtare në Evropë e në vende të tjera. Siç shkruan edhe profesori i të Drejtës Kombëtare baroni Dekamp dhe studiuesi i njohur italian, Antonio Baldaçi, në mjaft shkrime e studime të tyre e japin të qartë Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe marrëdhëniet e qeverisë së Vlorës me faktorin ndërkombëtar. Mbi të gjitha në mjaft dokumente dhe vendime të qeverisë së Vlorës, vihet re përpjekja e saj për të organizuar administartën dhe jetën politike, shoqërore e ushtrake, sipas modeleve të shteteve evropiane. Edhe Kanuni i përtashëm ishte një akt juridik i mbështetur në këto parime evropiane.

    Flamuri i Skënderbeut në ballkonin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës

    Do të dëshiroja të ndalesha edhe në dy momente të kësaj ngjarjeje në organizimin e Kuvendit të Vlorës, kësaj ngjarjeje madhore. Ismail Qemali me atdhetarët shqiptarë, pas takimit me diplomatët anglezë, italianë dhe ata të Vjenës, shkuan në Trieste ku i prisnin bashkatdhetarët e tjerë. Atë kohë në Shqipëri u krijua një situatë dramatike, ushtria serbe kishte pushtuar Shqipërinë Veriore dhe nga Shkodra po marshonte për në Durrës. Në këtë moment Ismail Qemali i dërgon telegram parisë së Vlorës, ku u ngrit një komision përgatitor për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Në këtë telegram thuhej: "Mbledhja e përfaqësuesve në Durrës apo Vlorë është shumë e rëndësishme. I thirrni të gjithë. Gjersa të arrij unë, mbani qetësinë e ruani bashkimin. Çështja jonë politike u sigurua…". Ky komision përgatitor luajti një rol të madh në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ata ishin nga atdhetarët më të shquar si: Qazim Kokoshi, Hasan Sharra, Ibrahim Abdullhu, Syrja bej Vlora, Abaz Mezini, dom Mark Vasa, Elmaz Xhaferri, Haziz Xhyheri, Leonidha Bezhani, Bektash Cakrani, Ethem bej Vlora, etj. Disa prej tyre nuk përmenden në tubimet që bëhen, por mendoj që veprimtaria e tyre kombëtare duhet të ndriçohet. Pa momentin e ngritjes së Flamurit Kombëtar, pas fjalimit të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe shpalosjes së flamurit të Skënderbeut në ballkonin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës, në atë shtëpi që kishte lindur dhe Ismail Qemali, e cila ka qenë në vendin ku sot është Monumenti i Pavarësisë, e quaj një akt të madh shpirtëror edhe faktin që, klerikët më të mëdhenj të kohës si: prifti ortodoks Marko Mocka, prifti katolik dom Mark Vasa, dhe kleriku mysliman Haxhi Muhameti, bekuan me fjalët e zotit flamurin kombëtar. Kohët e fundit në disa artikuj vazhdon polemika që është zhvilluar edhe më parë rreth flamurit kombëtar. Në mjegullat e kohës të pushtimit osman u harrua edhe forma dhe ngjyra e flamurit shqiptar. Rilindasit tanë, siç mësojmë prej Spiro Dines, e dinin që flamuri i Skënderbeut ishte me një shqiponjë të bardhë. Anëtarët e shoqërisë së Stambollit vunë në stamën e tyre një shqiponjë me kokë të ulur mbi një shkëmb. Ndërmjet viteve 1880-1895, Zef Skiroi e mbas tij edhe Anselmo Lorekio, në botimin e gazetës së tyre, mbanin si emblemë flamurin e Skënderbeut. Mbas vitit 1900, këtë emblemë e mbante edhe Faik Konica, në revistën "Albania" që botohej në Bruksel. Po në Bruksel, më 1899 u prodhua flamuri i parë shqiptar, i cili ishte zhdukur që në kohën e Skënderbeut. Më 1907, me flamurin e Skënderbeut parakaloi një grup shqiptarësh në rrugët e Bostonit. Një flamur të tillë qëndisi edhe Said Najdeni në burgun e Edmesë. Dervish Hima, më 1908 solli një flamur në vendin tonë me fushë të kuqe. Dritë të plotë mbi flamurin tonë kombëtar hodhi Faik Konica, në artikullin "Flamuri i Shqipërisë" në vitin 1909, në revistën "Albania", i cili thotë se: "Flamuri ynë, i cili është një nga më të lavdëruerit në botë, është padyshim edhe një nga më të vjetrit".

     
    scadarsko likes this.
  3. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    po ti ma mbylle temen me gjith ket liste......
     
    Balahk likes this.
  4. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    me fal sishte ky qellimi im
     
    scadarsko likes this.
  5. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    e kisha per humor...flm per infon por shpresoj ta lexojn te gjithe se ja vlen!
     
  6. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    [​IMG]
     
    scadarsko likes this.
  7. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

     
  8. Universal

    Universal AnonymouS

    Gëzuar Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësimit të Shtetit Shqiptar dhe Festës Mbarëkombëtare.
     
  9. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Gëzuar Shqipëri!
     
    joetisti_ and Balahk like this.
  10. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Gezuar!
    Sikur s'degjova fishekzjarre sot...! I hedhin vetem kur fitohen zgjedhjet.
     
    Qika_Ks and Balahk like this.
  11. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Nesër kemi 'Naten e Bardhe' Joetisti.
     
    Balahk and joetisti_ like this.
  12. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    E keni vetem ju ne Tirane? Kalofshi gezueshem!

    Une sot nuk arrita te shoh filmin tim te preferuar ne kete dite feste, qe kastile e le kohe pa e pare qe ta shoh me qejf, Nentori i dyte.
    Do ta shoh neser!
     
    Solaris likes this.
  13. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Mund ta kesh edhe ti nësë dëshiron të festosh Joetisti ,
    gjithsesi unë për vete nuk e kam me dëshire , jam larg zhurmave dua qetësi.
     
    joetisti_ likes this.
  14. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Cudi si e le pa vajtur, mendoj se do te jete bukur.
    Mua ne Tirane me sjellin gjera tjera. Por tani qe po e mendoj po me duket intriguese si ide. S'e di.

    (tema) Si rane te shtune te diele dhe keto festat per ata qe jane ne pune shteti!?
     
  15. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Nuk më le puna!
     
    joetisti_ likes this.
  16. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    pse naten punon?
    (tema) Po cne qe nuk hetohet per vdekjen e Ismail Qemalit? Thone se e helmuan...
     
  17. Balahk

    Balahk Locus omnem

    po shkove ne peze,ruju ujqerave,ka ujqer andej :p
    e kam pare une sonte,shume filem i bukur :)
     
    joetisti_ likes this.
  18. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    cfare mund t'i bejne ujqit luaneshes ore?

    (tema) e vendosen daten e clirimit keta te politikes, apo s'do ta dime kurre se kur u cliruam?
     
  19. Balahk

    Balahk Locus omnem

    po shume e drejt,eshte "luanesh" :) me 29:)
     
  20. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    28 nentor 1912...ngritja e flamurit dhe qe eprkonte ne nje dit me rimarrjen e krujes ne 23 nentor 1443 nga Gjergj Kastrioti (ja pse filmi kushtuar pavarsis quhej nentori i dyte)....

    29 nentor 1944 ..sespe jugosllavia kish te njejten dat clirimi dhe me dt 23 mars 1948 byroja politike e partis komuniste shqiptare votoi bashkimin e shqiperise me jugosllavine...fati yn prishja e titos me stalinin....
     
    joetisti_ likes this.

Shpërndajeni këtë faqe