GJAKMARRJA

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga Blendi, 15 May 2003.

  1. Blendi

    Blendi Fillestar

    GJAKMARRJA

    Familja Lacaj eshte e perbere nga 72 vete te cilet e quajne njeri tjetrin "fis".
    Lacajt jetojne ne mes te maleve madheshtore te Malsise se Madhe ne veri te Shqiperise, e megjithate per me shume se kater vjet burrat e fisit nuk kane guxuar te dalin jashte mureve te kulles se tyre, qofte edhe ne oborr per te thithur pakez ajer te paster per shkak te GJAKMARRJES qe eshte shpallur kundra tyre.
    Njeri nga bijte e familjes Lacaj vrau dike, prandaj sic dikton ligji i vjeter i Kanunit, i ringjallur ne keto lugina te largeta, familja e viktimes duhet te vrase njerin prej burrave te familjes Lacaj.
    Kjo do te thote qe te gjitha punet e bujqesise dhe blektorise, e gjithcka tjeter qe behet jashte shtepise bie ne kurrizin e femrave. Edhe nje femije mashkull kerthi vetem dhjete muajsh qe ka lindur gjate GJAKUT, eshte shenjester e gjakmarresve.
    Prandaj kusherinjte, Zeqiri dhe Gentiani qe jane nga 16 vjec nuk mund te shkojne ne shkolle apo te luajne futboll me shoket.
    "Po te dalim jashte do te na vrasin. Kjo nuk eshte jete, ndoshta mundemi me shku jashte shtetit." thote Zeqiri.
    [​IMG] [​IMG]
    1. Zeqir Lacaj mund te vritet po te dale nga shtepia.
    2. Misjonaret e faljes se gjakut bisedojne me nje familje te ngujuar.


    Brenda ne shtepi, jashte rrezikut te plumbave burrat tymosin dhe pijne raki ndersa takohen me nje ekip qe debaton per faljen e gjakut.
    Babai i vrasesit, Lan Lacaj thote se i lutet Zotit qe t'i falet gjaku.
    "Armiqte tane na kane denu boll. Ne s'muna me punu, ne jena shkatrru komplet si fis."

    Pune e veshtire

    Misjonaret qe kane ardhur ne shtepine e Lacajve jane sponsorizuar nga Agjencia katolike per zhvillimet jashte vendit e Britanise se Madhe,(CAFOD). Ky eshte vetem njeri nga qindra rastet e gjakut qe lendon Shqiperine. Ka me mijra te ngujuar qe presin ne ankth.

    "Na duhet te ndryshojme mentalitetin e njerezve" thote Emin Spahia, udheheqesi i misjonareve. "Por e dime qe nuk eshte e lehte pasi po u kerkojme te braktisin tradita qe i kane ruajtur per 600 vjet".
    Keto tradita jane bazuar ne Ligjin e Kanunit te Leke Dukagjinit i cili thote se "gjaku lahet vetem me gjak" dhe percakton ne hollesi se si duhet kryer gjakmarrja.
    Ligji i Kanunit gati u zhduk gjate regjimit komunist ne Shqiperi por ka marr hov te madh pas 1991 kur Ligjet shteterore dhe qeverisja e dobet humben kontrollin mbi Alpet.
    Qeveria Shqiptare nuk ben asgje me shume se te lejoje misjonaret e pavarur te ndihmojne me kete problem te thelle shoqeror. Misjonaret organizojne mbledhje ne te cilat ftohet i gjithe fshati, pasi jane betuar se gjate mbledhjes nuk do te kryejne ndonje akt hakmarrjeje. Shpesh keto takime jane teper emocionuese.
    [​IMG]
    Ne Kelmend, Emin Spahia u tregon te pranishmeve fotografi te femijeve jetime, baballaret e te cileve jane vrare per arsye gjaku.
    "Lereni Kanunin i lut ai te pranishmit, sjell vetem dhimbje".
    Nje fshatar e pyet, "E pse, kur shteti nuk e ben punen e vet per ti denuar fajtoret?"
    Nje tjeter thirri, "Nuk i takon shtetit ta fale vrasesin e tim biri, ate e vendos une vete".
    Me ne fund Kelmendasit rane dakort per vendosjen e nje zone te vogel ne fshat ku gjakmarrja nuk do lejohet por vendimi nuk u mor dot unanimisht.
    Pas takimit folem me Adriana Preken te shoqin e se ciles e kane vrare ne nje gjakmarrje, burrat e familjes Preka jane betuar te lajne gjakun. Mbasi kishte ushqyer femijet dhe kafshet Adriana Preka u nis te vinte lule ne varrin e te shoqit.
    [​IMG]

    Pyetjes nese donte akoma me shume gjakderdhje Adriana iu pergjigj, "Nuk u takon grave te marrin keto vendime, por per burrat e fisit do jete teper e veshtire te falin".
    Ne anen tjeter te fshatit jeton familja qe ka vrare te shoqin e Adriana Prekes, mbas muresh te kurorezuar me hekura, ne verande qendron Mark Emiri 70 vjecar duke pastruar ciften e gjahut.

    "Tani me duhet te qendroj gati," tha ai. "Por ne i kerkojme fisit Preka ta na fale gjakun ne menyre qe edhe femijet tane, edhe femijet e tyre te rriten pa qene te kercenuar me vdekje. Nje dite kjo duhet te marre fund."

    Kerkesen e tij ia cuam babait te viktimes, kreut te familjes qe mban gjakun. Prek Preka nuk deshi te fliste per detyren per te vrare e cila i ka rene per hise. Ai tha vetem, "Keto gjera jane te nevojshme."
    Ne malet e Shiperise veriore kur duhet te zgjidhet midis jetes se mire dhe nderit te familjes nuk ka fare diskutim. Triumfon ky i dyti.

    *Nga arkivat e BBC. Raportuar ne origjinal nga Mike Donkin.

    Shpresoj qe ky artikull te sherbeje per te ndezur nje diskutim mbi plagen makabre te Gjakmarrjes qe mban peng shume shqiptare. Shifra, deshmi, mendime dhe ide jane te mirpritura.

    A MENDONI SE SHQIPTARET DO T'I SHEPTOJNE NDONJEHERE GJAKMARRJES?
    SI MENDONI SE MUND TE ARRIHEJ KJO?
    CILI ESHTE ROLI DHE DETYRIMI I SHTETIT SHQIPTAR DHE SHOQERISE SE EMANCIPUAR SHQIPTARE NDAJ KESAJ PLAGE?
  2. zora

    zora Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    A MENDONI SE SHQIPTARET DO T'I SHEPTOJNE NDONJEHERE GJAKMARRJES?
    SI MENDONI SE MUND TE ARRIHEJ KJO?
    CILI ESHTE ROLI DHE DETYRIMI I SHTETIT SHQIPTAR DHE SHOQERISE SE EMANCIPUAR SHQIPTARE NDAJ KESAJ PLAGE?
    pa u vene dhe zbatuar ligji nuk ma merr mendja qe ndonjehere shqiptaret do i shpetojne gjakmarrjes.te vrasin babain,djalin,vellain,shume here dhe kot ndersa vrasesi nuk denohet nga ligji.
    ligjin ne Shqiperi secili e ben sipas qejfit te vet.
  3. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: GJAKMARRJA

    MENDONI SE SHQIPTARET DO T'I SHEPTOJNE NDONJEHERE GJAKMARRJES?

    Per kete gjenerazion qe po jetojme nuk e besoj. Eshte ende ai mentalitet i dikurshem, sidomos tek Malesoret ne Veri. Kam jetuar ne Tropoje (B.Curr) e disa tradita i mbajne ende. Jane budallaleqe, gjera qe duhen shuar, por gje qe s'ndodh. Vec nje nene e di cdo te thote te humbasesh nje femi.

    SI MENDONI SE MUND TE ARRIHEJ KJO?

    Kjo mund te arri me inteligjenze, por nuk ka. Perballe dhimbjes, nuk dime te reagojme. Madje me kalimin e kohes gjithkush pendohet normale, por per momentin hakmarrja eshte me e forte se drejtesia. /pf/images/graemlins/frown.gif


    CILI ESHTE ROLI DHE DETYRIMI I SHTETIT SHQIPTAR DHE SHOQERISE SE EMANCIPUAR SHQIPTARE NDAJ KESAJ PLAGE?

    Detyrimi si shtet eshte te mos derdhet me gjak. Te kete nje drejtesi. Drejtesia eshte e njelloj per te gjithe! Fatkeqesisht dicka e shkruar vetem si ligje qe vlejne disa lek nen dore gjykatesve.
  4. Sallaku

    Sallaku Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Po nuk pat ligj si ne kohen e Enverit per fat te keq keshtu do jete gjithmone.Se tjetrit po i vrave nje nga familja e i kalon perpara syve edhe me qene me moderni ne bote do besh diçka.Mua me vjen keq per femijet e shkrete se ato nuk kane faj,po te medhejt dreqi ti marre se e kerkojne edhe e gjejne
  5. iliria e para

    iliria e para Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Para pak kohesh lexova nje artikull ne gazeten
    www.kohajavore.cg.yu qe eshte reviste e shqiptarve ne Mal te Zi qe ishin mbushur plot 30 vite nga" BESELIDHJA E MALSISE" kjo per pjesen qe ka ngelur ne Mal te Zi.Ketu behej fjale qe ne raste vraseje mund te shpallet fajtor vetem vrasesi dhe pjestaret direkt te vrasjes.Dmth as babai as vellai e as kushri pervec vrasesit dhe pjesmarresve direkt ne vrasjen te shpalleshin fajtor dhe mund te behej gjakmarrje ne keto persona.Dhe kjo per 30 vite nuk ishte thyer asnjeher.
    A nuk kishte me pas mundesi qe edhe ne anen tjeter te kufirit te behej nnje "BESELIDHJE"?
  6. I love new york

    I love new york Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    gjakmarrja eshe vertet plage e rende e shoqerise shqiptare dhe eshte nje nga te keqijat qe solli ndryshimi i sistemit. eshte si rringjallja e kucedres neper legjendat e Mujit & Halilit. tranzicioni ne kete pike po zgjat pafundesisht, dhe sigurisht qe po sepse kemi te bejme me jete njerezish qe humbin dita dites.
    eshte vertet mesjetare por duhet shkulur nga rrenjet si fenomen dhe mua me duket shume e veshtire kjo gje sepse nuk ka ligj per mbrojtej e individid ne keto raste, nuk ka bashkpunim mes gjaksave dhe tolerance me te drejte eshte nje fjale e panjohur ne ato treva.
    e di qe ka mese 10 vjet qe plot familje jane pajtuar e i kane falur gjakrat dhe komisjoni i faljes se gjakrave ka bere nje pune te admirueshme por nuk e di sesi gjaksia apo agresiviteti jone si komb ne pergjethsi dhe aq me teper nga malesia ku eshte shume me i ashper dhe i rende do te mund te zbutet gjer ne eliminim. qe ata femije te dalin e te lujane futboll ose te shkollohen per veten e tyre qe neser pasneser t'i thone femijeve te tyre "jo bab gjaksia e ketij lloji eshte barbarizem". aq shume sa dua te jem optimiste aq shume nuk kam fuqi te besoj, mgjth DUHET.
  7. Klinton

    Klinton Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Blendi te falenderoj per kete teme, plage te dhimbshme te shoqerise shqiptare
    Problemi i gjakmarrjes eshte nje dukuri sikurse e dime historike dhe mbijetesa e saj gjet shtrat perseri me ardhjen e pluralizmit ne Shqiperi por mori permasa teper te renda gjate vitit 1997 e ne vazhdim.
    Per ceshtje te tilla nderi, dinjiteti, morali, burrerie ose "te rendomta"per kohen qe jetojme, shqiptaret po paguajne nje kosto te rende e cila nuk po u ndahet edhe ne kete kohe te turbullt ku fjala "gjakmarrje"duhej te ishte zhdukur me kohe.
    Kam lexuar disa libra qe permbajne histori te tilla te dhimbshme gjakmarrjesh sepse shume jete njerezish kane shkuar ne boten e pertejshme me motive shume te rendomta dhe ne keto jete njerezish nuk jane kursyer as gra e as femije.
    Por ceshtja e gjakmarrjes nuk tregon fondamentalizem ose cmenduri sepse po te studiohet me vemendje nje histori e tille gjakmarrjesh , detyrimet qe shtyejne njerezit te bejne aktin e gjakmarrjes jane te shumellojshme.
    Nuk dua te mbroj ndonje teze te dale nga ky diskutim i imi por gjakamrrja eshte si "zjarri qe nuk fiket"
    Me ardhjen e demokracise dhe shkaterrimit total te shtetit, e keqja ,pra plaga e "pasheruar" e shoqerise shqiptare ne zhvillim, gjakmarrja" gjeti mundesine te shtrihej perseri ne shume zona te vendit ku perhapja e saj u vu re ne menyre te dukshme ne veri te Shqiperise dhe konkretisht ne Shkoder,Malesi e Madhe etj.
    Dikur ne nje gazete shqiptare te medias elektronike pata lexuar per rastin e kryebashkiakut te Shkodres(mos gabohem)qe detyrimi i gjakmarrjes, krijoi nje situate tejet fondamentale e cila beri qe edhe vete drejtuesi i popullit shkodran(kryebashkiaku) te mbyllej ne shtepi ose te largohej nga vendi i tij.
    Por a mund te largohet ose te sherohet ky fenomen?
    Shteti shqiptar nuk do te jete i afte edhe ketu e 20 vjet te tjera te vendose rend dhe qetesi sepse si pozita ashtu edhe opozita(dy parti qe mbajne ne kembe nje shtet) duken ne horizont qe kane nevoje emergjente per nje eksperience te madhe te gjithe llojeve te fushave per te cila kane mare pergjegjesite perkatese per te ardhmen e Shqiperise.
    Levizja e lire e shtetasve nga zonat e thella per ne drejtim te te vendeve te banuara me popullsi te madhe eshte nje mjet qe parandalon gjakmarrjen dhe gjithashtu eshte nje mjet qe integron keta shqiptare ne shoqerine e perbashket te civilizuar dhe kulturuar shqiptare.
    Kjo do te ishte edhe nje lehtesim i madh per cdo shtetar i cfare do lloj ngjyre qofte dhe do krijonte premisa qe energjine, mundimet, lodhjet,raskapitjet,mundimet per rivendosje te ligjit,per stresin e te menduarit te faljes se gjakmarrjeve etj ta perdornin per te mira te tjera te pergjithshme ne dobi te popullit shqiptar.
    Gjakmarrja ka nje kosto shume te larte dhe per te rivendosur ligjin dhe per te moskrijuar kaos me "levizjen e lire te njerezve brenda republikes se Shqiperise" duhen ashtu sikur thashe me lart, vite te tera ose duhet te zbatohet rigorozisht kushtetuta e cila praktikisht duhej te funskiononte por ka 13 vjet qe vetem teorikisht funskionon.
    Ne fund desha te shtoj edhe dicka:
    Dhimbjen per keto "marrezira" vetem ata qe jane ngujuar neper shtepira ja dine kimetin
  8. gfm73

    gfm73 Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Eshte me te vertete E DHIMBSHME qe nje gje e tille ende ekziston tek ne shqiptaret dhe nje fatkeqsi qe pas rrezimit te komunizmit ky fenomen te mos vihej shpejt nen kontroll me qellim moslejimin e perhapjes. Derisa ne komunizem ky fenomen ishte i fshehur dhe per shkak te frikes se ligjit qe ekzistonte ate kohe njerezit nuk benin gjakmarrje, koha poskomuniste beri qe shpejt njerezit te kujtoheshin per kete gje duke u rikthyer bile edhe si nje semundje njerezore e pasherueshme per shume familje shqiptare. Me kujtohet nje rast kur po rrija me nje ushtar: "Ishte fillimi i ardhjes se 'demokracise' ne Shqiperi. Nje anetar i familjes se tij kishte kryer nje vrasje para ca. 50 vitesh. Menjehere pas ardhjes se 'demokracise' familjes se viktimes i ishte kujtuar GJAKU dhe per kete arsye te riut ushtar bashke me familjen e vet i ishte dashte te shperngulej ne nje vend tjeter me qellim shmangien e GJAKMARRJES". Ky eshte nje rast i shume rasteve te tjera te dhimbshme qe per fat te keq ende nuk kemi nje qeveri (shqiptaresh) qe te beje dicka, sepse ne kete femomen shume delikat (fikje jete pa te drejte), dashte e pa dashte, mund te jete i perfshire secili nga ne qe perfaqesojme kete shoqeri. Mosekzistenca e nje qeverie te vertete, perben edhe kjo nje minus te madh per zgjidhjen sa me te mundshem te problemit. Puna e mosionareve te pavarur eshte per t´u lavderuar qe per aq sa munden ndikojne ne zbutjen e ketij problemi, por do te ishte edhe me e vlefshme ndihmesa pa rezerva e organeve perkatese shteterore e ligjore.
  9. Adami

    Adami Guest

    Re: GJAKMARRJA

    /pf/images/graemlins/frown.gif
    Kanuni?
    Kush ju tha qe vriten njerezit sipas Kanunit,ose sipas ligjeve te 500 viteve me pare?

    Njerezit i vret Opinioni i poshter i njerzve qe llapin e qe te cojne ne rrugen e hakmarrjes.

    Nje perqidje shume e vogel ose me mire me thane nje perqindje e paperfillshme vriten sipas kanunit.Tjeret i ke te zhytur ne injorance, vrasin fmije, gra e pleq.Vrasin 3 pernjehere, ose nje gru shtatzene.
    Tjeret thone nuk duam te hakmerremi barazim por ose ajo familje te shuhet ose ne, ose ajo familje te iki qe ketu ose te ikim ne.
    Tjeret nga hakmarrja kalojne ne imoralitet dhe grabisin femrat e shtepise kundershtare. /pf/images/graemlins/frown.gif
    Tjeret e blejne gjakun e hakmarrjes me leke.
    Ka shume grupe pajtimit te gjakmarrjes ne zonen e veriut, dhe shumica e ketyre grupeve pajtimore jane ne gjak per vete.
    Ekziston edhe pakica qe jane ok, por me shume pak force bindese tek njerezit e mbyllur neper shtepija.
    E lexoj shume shpesh fjalen Kanun.
    Nje fjale qe ska vend ne ditet e sotme sepse Kanun eshte gjithsecili ne shtepine e vet (kur nuk ka shtet).
    Ku ishte Kanuni per 50 vjet me rradhe?
    Gjate ketyre 50 vjetve nuk eshte se nuk kishte vrasje por numeroheshin shume shume pak ose nje numer i paperfillshem,ngaqe vrasesi merrte ndershikim e shtetit(jo i vogel ne ate kohe)
    Nderi i familjes?
    Eshte Opinioni i njerezve qe na rrethojne ne jeten e perditshme qe na ben te mendojme per nderin e familjes.Eshte ky Opinion qe na ben te vrasim e te hakmerremi edhe pse ka shume familje qe duan te mos hakmerren, edhe pse ka shume familje qe e kuptojne rendesine e mos marrjes se gjakut.
    Kanuni?
    Kanuni thote diku ne rreshtat e tij qe :Eshte ma burrni me fal gjakun se sa me e marr ate.
    Ku jane keta burra qe mendojne per nderin e familjes, kur familja nga 10 meshkuj qe ka perfundon ne 5 dhe len femijet jetima ose grate me te zeza?
    Eshte fol shume per Kanunin dhe spo hy me fol per te, por kush krenohet me Kanun eshte gabim.

    Pse permendet Kanuni?
    Histori etj etj e popullit shqiptar qe njerzit shume here e keq-interpretojne.
    Kanuni e ka prejardhjen nga ligjet e vjetra ilire e shkruar diku para 500 vjetve dhe vetem koha e vjeter e tij dhe e ekzistences kohegjate e ligjeve te shqiptarve na ben te krenohemi me te, ngaqe na tregon qe iliret-shqiptaret kishin njefare ligji.
    Sa per te tjerat eshte per tu harru komplet.Eshte per tu harru sepse ato ligje kurre nuk jane rinovu me kohen e sotme, por kane mbet ashtu sic kane qene para 500 vjetve.
    Si perfundim:
    nuk na vret Kanuni por mendja jone, opinioni qe nuk mund te hyjme ne klub me pi nje kafe nqs kena gjakun e vllase pa marre, sepse tjeret te shikojne e thone:ja ky qe po pin kafe e ka gjakun e vllase pa marre.

    Zgjidhja:
    Askush tjeter pervec shtetit.
    ............................................. .....
    Me respekt Adami
  10. shqipe

    shqipe Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Un kam degjuar nje ngjarje shume te trishtueshme ku vet nje nene, pas shum vjetesh qe i kishin vrare te shoqin, sa hyri ne fuqi Kaosi ne Shqiperi nxorri kemishen e pergjakur te te shoqit qe e kishte ruajtur, ja tregoi te birit tashme te rritur dhe i kerkoi qe te merrte gjakun e te atit.

    Cfare eshte kjo nene?
    Eshte Burrneshe, si i quajne zakonisht ne malesi femrat me "Karkater te forte" apo eshte Perbindesh?
    un mendoj se eshte tragjike qe ka akoma nena qe nxisin ose perkrahin femijet ose meshkujt e familjes per te hakmarre.

    Eshte e drejte Adam, nuk vret Kanuni por injoranca.

    Jam e bindur se shumica e atyre qe justifikojne vrasjet ose hakmarrje te gjithfare arsyeve as nuk e din ca cfare ka qene Kanuni e as u intereson te respektojne Kanunin por kane shnderruar diçka te vjeter, qe i perket vetem historise tone te dikurshme (e qe ishte tragjedi edhe per atehere), ne ligjin e xhungles Sy per Sy e Dhembe per Dhembe!!!

    Ahime per ne qe nuk mesuam kurre çfare eshte dinjiteti i vertete dhe e trasformojme ne Shfarrosje te traditave te mira dhe ne tragjedi te famlijeve qe nuk gjejne mbeshtetje nga asnje Pushtet me Superior se Thashetheme kafeneshe!

    zgjidhja??? Nuk di a ka vertet zgjidhje per momentin, personalisht njoh shum njerez qe, thjesht per nje mbetje hatri ose nje sjellje qe e komentojne sipas deshires, jane gati te theren.

    Nuk e kuptoj perse Shqiptaret jane kaq te afte te shtojne e zmadhojne problemet, ne vend qe te zgjidhin ato qe kane (qe dalin e teprojne), a thua se nuk mjaftojne.

    Gjakmarrja eshte tragjedi per vendet ku mbeshtetet dhe budallallek per njerezit qe e perkrahin ose "zbatojne".
  11. Noe

    Noe Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Eshte nje nga temat me prekese per realitetin shqipetar dhe kryesisht per zonat veriore ku fenomeni i gjakmarrjes eshte me i perhapur.
    Mendoj qe disa nga ato qe jane pronocuar nuk e kane idene ose kane ide te paqarte se cfare eshte kanuni, koha, kushtet kur ka lindur, si ka funksionuar e tjera, e tjera dhe keshtu bejne edhe gabime duke injoruar nje norme juridike qe ka funksionuar per qindra vjet ketu ne Shqiperi.
    Kam ndjekur me interes te vecante kete fenomen duke u konsultuar dhe me Kanunin(kanun=ligj) e Leke Dukagjinit, Skenderbeut, Pukes, Laberise e tj,por mendoj se ka nje bastardim dhe nje devijacion shume te madh e te dukshem saqe nuk mund te thuhet se po ndiqet dhe po zbatohet Kanuni.
  12. Klinton

    Klinton Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Po ju tregoj nje histori nga rastet e gjakmarrjes.
    Na ishte nje here nje familje nga nje fshat i nje qyteti X dhe nje dite prej ditesh vajza e asaj familjeje var veten nen nje peme te madhe dhe e para qe gjeti trupin e se ndjeres te varur ishte nene e saj.
    Ndersa trupi i vajzes se brishte ishte e varur, mbi rrobat e saja gjendej nje leter te cilen nena e saj e merr dhe e fsheh duke mos u a treguar pjesetareve te tjere te familjes.
    Rasti i vetevarjes nga vajza e asaj familje u mendua se vinte nga shkaqe psikologjike dhe gjithshka u mbyll.
    Por kaluan disa vjete dhe nena e vajzes qante fshehurazi dhe nje dite prej ditesh njeri nga djemte e medhenj te saj e ve re kete fenomen porse me tjeter mendim, mirepo ne fillim femijet ose vellezerit e vajzes se varur mendonin se nena e tyre qan prej vajzes se varur e cila ishte nje njeri i mire dhe e bendur e cila ndihmonte prinderit dhe ishte shume e dashur me vellezerit e saj.
    Nene i thote i biri, cke qe po qan kaq shume dhe keto te qara thuajse jane bere te perditshme?
    Nena duke mos duruar i jep letren te cilen e kishte gjetur te varur ne rrobat e vajzes se pafat, diten e varjes se bijes.
    Djali i madh i saj mer letren dhe ne moment ju duk sikur ajo ishte nje bombe qe do shperthente nga momenti ne moment dhe nga nje fytyre normale, ne kete moment fytyra e tij zverdhet dhe dy pika loti i rrjedhin mbi faqe.
    Por cpermbante letra?
    Kohe me pare se te ndodhte ngjarja tragjike per vajzen e pafat, prane tyre jetojnte dhe xhaxhai i saj me familjen e tij.
    Djemte e xhaxhait te saj ishin njerez te rendomte, te paedukuar, te pakulturuar dhe aq me shume hajdute jo vetem te fshatit te tyre por edhe te fshatrave pereth.
    Zanati i tyre ishte te benin vetem keq dhe patjeter nje njeri qe merr rrugen e mbrapshte nuk kthehet shume lehte ne rrugen e njerezve te mire.
    Dhe njeri nga djemte e xhaxhait te saj e kish perdhunuar ate(vajzen e vetevarur) dhe duke pasur parasysh edhe motivet qe karakterizojne popullin shqiptar ne zonat e thella te vendit,vajza gjeti rrugedalje vetem me menyren e vetevrasjes, menyre e cila i shpetonte nderin e familjes.
    Vellezerit me tu mbledhur, nisen ne kerkim te perdhunuesit i cili ishte vrasesi i vertete por edhe kushuriri i tyre i pare.
    Ne nje qytet tjeter me emrin X, ata e gjejne perdhunuesin duke pire dhe bredhur rrugeve te atij qyteti dhe ashtu sikur ishin te armatosur i afrohen e shtrijne pertoke dhe e qellojne me plumb ne koke duke vene ne vend nderin e familjes se dhunuar nga dhunuesit qe ishin kushurinjte e tyre te pare.
    Ndoshta dy vellezerit qe i ka bere nje nene dhe qe kane familjet e tyre, nuk do tu kishte shkuar ndermend se do beheshin armiq te njeri tjetrit?
    Per me shume nuk di si ka rrjedhur ngjarja por eshte shume tragjike dhe me pasoja jo vetem per nje familje por per nje fshat, per nje qytet dhe per nje komb


    Detyrat qe kane udheheqesit e ketij populli nuk i zbatojne dhe rrjedhimisht, nga mungesa e kultures, emancipimit, edukimit etj, raste te tilla ka me qindra dhe do te jene prezent per aq kohe sa kushtetuta me ligjet e saja nuk do te zbatohen.

    Billi
  13. Blendi

    Blendi Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Qe nje shoqeri te emancipohet dhe modernizohet duhet patjeter qe te ndertohet mbi themelin e Drejtesise. Me kete kuptoj "Ligjin" dhe zbatimin e tij ne te gjitha rastet.
    Vrasesi duhet denuar. Nuk ka asnje alternative tjeter.
    Une mendoj se GJAKMARRJA e eger shqiptare ushqehet nga mungesa e drejtesise, mungesa e zbatimit te ligjit dhe mosbesimi i popullit ne autoritetet.
    Ne rast se shteti shqiptar do ti denonte vrasesit, familja e viktimes do te kishte me pak arsye per te marre gjakun vete. Ndoshta na duhet te mesojme nga historia, regjimi komunist e shtypi kete fenomen.
  14. shqipe

    shqipe Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Klinton, ky rast qe permende ti nuk eshte gjakmarrje por hakmarrje dhe ka shum ndryshim nga marrja e gjakut sipas Kanunit.

    Ne shqiperi kam degjuar shume raste te tilla hakmarrjeje (per arsye te ndryshme) dhe keto jan zakonisht fillimi i Gjakmarrjes.
    Shpesh here, per arsye morale ose revoltimi kur na prekin ne njerezit tane me te dashur, tentojme te hakmerremi vete per poshtersine qe keta kane pesuar. Arsyeja e mosndeshkimit "Sic e meriton" ndaj personit qe na ka shkaktuar vuajtje ose humbje te dikujt na dikton menyren me te shpejte per ta denuar ate por nuk eshte e drejte per shume arsye:
    1 - nuk ne sjell ne jete personin qe humbem
    2 - na ve ne te njejtat pozita te atij qe fillimisht ka kryer krimin.
    3 - mund te shkaktojme me ose pa deshire fillimin e Gjakmarrjes me pasoja shume tragjike per familjaret tane dhe atyre te personit qe kreu krimin e qe shpeshhere nuk kane pse te ndeshkohen per dicka qe nuk kane bere vete.


    Ne gjith boten kryhen krime dhe kush i ndeshkon personalisht kriminelet trajtohet nga Organet e Drejtesise njesoj si gjithkush qe kryen nje krim.

    Ka shume prinder qe do i kishin vrare ata kan kryer nje krim ndaj femijes se tyre por nuk e bejne.... Pse? Mos valle nuk kane guxim? Mos valle nuk jan te ndershem? JO!
    Shoqeria krijon ligjet qe duhen respektuar nga te gjithe dhe ne momentin kur nuk i respektojme, per shum arsye qe ndergjegja mund te na i sugjeroje si te drejta, jemi ne qe shkelim ligjin dhe duhemi ndeshkuar.

    Mendoj se do kemi shume raste te ngjashme deri ne diten kur ne Shqiperi Drejtesia te jete nje Organ Funksional dhe i perkrahur nga njerezit.
    Kjo eshte e vemtja menyre qe te heqim dore nga ndeshkimet personale dhe qe ti presim rrugen Gjakmarrjes.


    Gjithkush pergjigjet vetem per veprimet e veta perpara ORGANIT KOPETENT dhe jo nje gjygji personal, Kjo eshte Drejtesia.
  15. Klinton

    Klinton Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Shqipe
    Hakmarrja dhe gjakmarrja jane dy terma te njejte dhe fjala gjak ne kohet e sotshme, eshte e zevendesuar me fjalen hak.
    Ti mund te thuash ate qe ,njeriu mund te beje gjak por edhe te marre hak.
    Gjithsesi versionin me te pranueshem po ta le ty pasi mund ta zberthesh ate me mire.
  16. shqipe

    shqipe Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    *e di qe jan jashte teme keto precizime megjithate mendoj se mund edhe te shkruhen

    per precizim

    Hak - Marrje = Marrje e te Drejtes (Hak = E drejte)

    Gjak - Marrje = Shlyerja e Gjakut me Gjak


    Mund te marresh Hakun edhe pa ren ne gjak! Ne rastin e Kanunit, familja e demtuar kerkon te ndeshkohet Fajtori dhe ka shume menyra:
    1 Gjoba
    2 Leçitja
    3 Perzimi jashte vendit
    4 dhenia e fishekut
    (ne kete rast vritet dikush me fishek te familjes se tij prej dikujt tjeter por vrasesi nuk hyn ne gjak)
    5 Grimja e fajtorit (Katundi - nepermjet Kanunit denon nji fajtor me vdekje vetem nepermjet armeve te zjarrit dhe detyron qe vrasjen ta bej nji pjesetar i familjes keshtu qe nuk len pengje gjaku)
    etj....
    te gjitha keto raste Hakmarrjesh si ndeshkim ndaj Fajtorit nuk quhen Gjakmarrje.


    Marrja e gjakut mund te behet edhe pa qene i ofenduar por vetem per arsye se te bie detyrimi me marr gjakun (ne kete rast nuk eshte hakmarrje)


    Me falni per keto shpjegime ndoshta jashte teme, mendova se duke cituar disa ligje te Kanunit(marr nga Kanuni i Kurbinit dmth i Skenderbeut i cili ka shum pak ndryshime nga ai i Lekes), mund te shikojme me hollesisht se sa devijime ka pesuar Kanuni dhe sa Jashte Kohe dhe pa vend eshte ne ditet tona.
  17. gfm73

    gfm73 Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Vrasjet jane ne forma nga me te ndryshmet dhe me motive nga me te ndryshme, por kur te gjitha keto raste te cojne ne larje hesapesh me derdhje me gjak, keto raste kane vetem nje emer: "Humbje jete", te cilet edhe njerezit e shtresave perkatese vazhdojne ti zbatojne ne forma brutale dhe jashte normave ligjore dhe te moralit. Ku eshte LIGJI? Ku jane njerezit per zbatimin e LIGJIT? Ku jane njerezit per shmangien e ketij fenomeni jonjerezor? Ku eshte puna qe ndihmon ne zbutjen ne minimum te ketij fenomeni? Edhe sa kohe do te vazhdoje qe te mirren ne qafe familje te pafajshme duke u perfshire me apo pa dashje ne kete loje vrastare? Ku... E per te perfshire te gjithe kete amalgame pyetjesh (qe secilit prej nesh i lindin ne koke) ne nje pyetje te vetme: Ku eshte shteti? Shteti eshte Familja jone e madhe dhe nese ky shtet (si ky i sotmi qe ne kemi) nuk ben gje, atehere (s)a jemi ne ne gjendje te japim ndihmesen e duhur?. Pra shteti, perfaqesuesit e vertete te mases popullore apo perfaqesuesit shqiptare te vertete, do te jete mundesia e pare dhe roli kryesor ne sherimin e kesaj semundjeje kronike.
  18. Erind

    Erind Anëtar aktiv

    Re: GJAKMARRJA

    Nuk do te lodhem se theni qe vetem dora shtetit duhet te jete jetesore ne shoqerine e njerezve dhe vetem shteti mund te parandaloj individin qe mendon te marre iniciativa kundrejt nje individi tjeter. Ne nje shoqeri te organizuar, perdorimi i dhunes nuk duhet te konsiderohet nga ana e shoqerise si nje nga zgjidhjet e mundeshme. Pra shteti duhet te behet sipermares i ideve te reja per krijimin e grupeve kunder gjakmarrjes. Por kjo nuk duhet te na privoj ne, qytetareve qe te zhvillojme nje lufte bindese dhe edukese personale per zhdukjen e kesaj plage te hershme te kombit tone.
  19. Noe

    Noe Fillestar

    Re: GJAKMARRJA

    Qe kjo plage te filloje te sherohet duhet qe te forcojme shtetin qe do te thote te zbatohet vetem dhe vetem ligji pa asnje ekuivok.
    Me siper disa nga pjesmarresit ne kete teme kaq interesante cilesojne se nje nga arsyet e keqesimit te kesaj plage eshte dhe injoranca, mbase dhe kjo mund te jete, por une mendoj qe eshte nje dhe me madhe qe quhet mungesa e TOLERANCES, pasi te gjithe jemi deshmitare qe ne na ka humbur toleranca kudo dhe ne gjithçka, per kete pa frike mund te permend dhe raste te intolerances brenda temave te ndryshme te ketij forumi kaq simpatik.(Thashe mungese tolerance sa i perket pjeses qe jeton ne Shqiperi). Imagjinoni, kur kjo mungese tolerance ndodh ketu tek ne, qe per mendimin tim, presupozon nje nivel kulture apo pergatitje me te larte se nje pjese tjeter qe i ka rene per hise te kullose bagetine apo te punoje token tere diten e ne darke shikon Tv. rubriken e famshme parlamentare e sheh pikerisht deputetin qe e pa per te paren dhe te fundit here atehere kur duhej te votonte ( ç'tolerance mund te kete), por mos te largohem nga tema, pra duhet te behemi tolerante, e per kete do t'na ndihmonte jo pak dhe besimi fetar.
    Te funksionoje medeomos vetem sipas sigles, sistemi i drejtesise dmth te jete nje peshore, se kur ndodh e kunderta do te kerkohet patjeter vendosja e barazpeshes.
  20. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: GJAKMARRJA

    per mendimin tim gabimi me i madh qe bejne te gjithe shtetaret shqipetare eshte qe e trajtojne kanunin si nje pacavure pa asnje vlere per tu shkelur me kembe

    kam pershtypjen se une do te ofendohesha duke patur parasysh se kjo kushtetute (kontrate shoqerore e pranuar nga shumica e banuesve te nje territori) ka rregulluar bashkejetesen e paraardhesve te mi per qindra vite

    njeriu ka nevoje per vazhdimesi historike e ligjore

    une mendoj se kanuni duhej kultivaur ne ato zona ku pranohej si ligj i padiskutuar por duhej pershtatur me kohet moderne (si ndodh me ligjet ne gjithe boten e "qyteteruar" )

    nje shembull te mire e lexova me lart per shqipetaret ne mal te zi me besen e maleve

    mbase tani eshte pak vone per te pershtur kanunin me ligjet e shtetit por megjithate besoj se duhej bere nje prove qe te mos binin ne kundrshitm

    dmth duhet punuar jo per te djegur kanunin e maleve por per ta ndryshuar duke ia pershtatur kohes.

    Ps: une nuk jam nga veriu dhe mbase gabohem sepse nuk e kam jetuar kurre nje realitet te tille

Share This Page