gjelle me laker

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga enderr e njomet, 14 Nov 2002.

  1. enderr e njomet

    enderr e njomet Fillestar

    gjelle me laker

    Hera e dyte qe e bej dhe me ka dale me e mire se e para...

    1 kokerr qepe,
    0.5 kg mish i grire
    1 laker te vogel
    3 domate
    2 hudhra
    2 luge gjelle gjalpe
    kripe
    shume piper
    dafine ose karafil

    Prisni hudhrat ne copa te vockla fare dhe hidhini ne gjalpin e shkrire, skuqini pak me kapak te mbyllur. Nderkohe prisni qepen holle dhe hidheni tek gjalpi, skuqeni derisa te zbutet.
    Grini domatet dhe shtojini ne tenxhere. Lereni ne zjarr per rreth 1 minute.
    Merrni mishin e grire dhe hidheni ne tenxhere, perzjejeni ca, shtoni gjysmen e kripes, dafinen ose karafil dhe pak fare piper dhe lereni te zjeje per rreth 20 minuta.
    Ndersa mishi zjen merrni lakren pastrojeni dhe ndajeni ne copa te vogla. Pasi mishi ka zjere per 20 minuta, shtoni lakren ne tenxhere, shtoni uje deri rreth 1 cm siper lakres, shtoni gjysmen tjeter te kripes dhe tere piperin. Une i hedh shume se e kam qejf. Kete here i hodha rreth 1 luge gjelle, por kisha gati nje kile mish dhe nje koke lakre gjigande /pf/images/graemlins/smile.gif
    Lereni te zjeje ne zjarr te ngadalte per rreth nje ore e pak, pjeserisht te mbuluar. Hiqeni nga zjarri, mbulojeni komplet dhe lereni te rrije ashtu deri ne momentin e sherbimit.
    Kur ta hani... do me kujtoni /pf/images/graemlins/smile.gif
  2. Erka

    Erka Fillestar

    Re: gjelle me laker

    Kjo gjelle mban era qen vete, dhe nese e trazon me Karafil ose Dafine, do behet turli ererash e s'te vjen ta hash /pf/images/graemlins/smile.gif
  3. Ema

    Ema Goddes

    Re: gjelle me laker

    Tullumbacke kur zihet lakra qe te mos mbaje ere shtepia hidhet brenda nje fete buke e lagur me uthull(mundesisht e thekur) dhe keshtu nuk ka ere.
    Gjithsesi eshte gjella qe s'e ha /pf/images/graemlins/frown.gif !
  4. Boby

    Boby Fillestar

    Re: gjelle me laker

    UUUUUUUUUUAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA /pf/images/graemlins/frown.gif
  5. arbi

    arbi Fillestar

    Re: gjelle me laker

    karafili e dafina jane perdore si ereza gjelle (karafili farat ose si quhen ne itali chiodi di garofano)dhe per eren ka te drejte ema buke e thekur njomur ne uthull
  6. Erka

    Erka Fillestar

    Re: gjelle me laker

    :thumbsup:
  7. Erka

    Erka Fillestar

    Re: gjelle me laker

    karafili e dafina jane perdore si ereza gjelle (karafili farat ose si quhen ne itali chiodi di garofano)dhe per eren ka te drejte ema buke e thekur njomur ne uthull [/QB][/QUOTE]

    Dafinen e perdor dhe une kur gatuaj, kryesisht per comlek. Ndersa karafilin per embelsira (shurupin e bakllavase). Mgjte lakren s'me pelqen ta ngaterroj me ereza, thjesht me perzihet nga turlia e ererave. Por keto jane shije personale... /pf/images/graemlins/smile.gif
  8. enkela

    enkela Fillestar

    Re: gjelle me laker

    Me fal tullumbacja po gjella me laker obobo moj aman na hyn era dhe nuk na del me, pale ti hedhesh dhe hurdhra.
  9. Erka

    Erka Fillestar

    Re: gjelle me laker

    Per cfare te te fal? Te njejten gje po themi te dyja /pf/images/graemlins/smile.gif
  10. Boby

    Boby Fillestar

    Re: gjelle me laker

    Akoma me Lakrat ju?????????? Bobo vetem kur i degjoj dhe me pritet oreksi.Po iki njehere te shoh cbehet te tema MISHIT. /pf/images/graemlins/tongue.gif
  11. hEEbiE_jEEbiEs

    hEEbiE_jEEbiEs Fillestar

    Re: gjelle me laker

    Gjelle me lakra????????
    Sallate edhe mbase mund ta kapercej po gjelle , se besoj ................ :shrug:
  12. inah

    inah Fillestar

    Re: gjelle me laker

    BLAHHHHHHH MUA S'ME PELQEN
  13. erisa

    erisa Fillestar

    Re: gjelle me laker

    si i behet per ata qe ja veshtirosin lakrat??
    Dhe qe mami te detyron ti hashe me hund mbyllur??
  14. Never Alone

    Never Alone Fillestar

    Re: gjelle me laker

    Dollma me Laker

    Për 4 vetë

    Duhen:

    - Lakër 1kg
    - mish i grirë 200 gram
    - qepë 2 kokrra
    - oriz 2 filxhanë kafeje
    - kripë, piper

    Gatimi:

    Pasi pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani lakra e bardhë , vihet në tenxhere me ujë të vluar dhe kripë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak.
    Pastaj kullohet dhe hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë. Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me mish te grire të përzier me oriz. Dollmat palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të ngadaltë për 30 minuta. Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaverdisur, duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz gjysëm të zier, kripë dhe piper.
  15. hEEbiE_jEEbiEs

    hEEbiE_jEEbiEs Fillestar

    Re: gjelle me laker

    Hold up man , now what does that mean ? :confused: :confused: :confused:
  16. Never Alone

    Never Alone Fillestar

    Re: gjelle me laker

    Japrak me kokrra, bahet edhe me gjethe hardhijash.

    Ps: I'm a woman!!! :rolleyes: :goofy: /pf/images/graemlins/laugh.gif
  17. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: gjelle me laker

    Po te jetoni ne USA, do shikoni se lakra eshte e llojit qe nuk mund te perdoret gjethja per japrak. Nuk e di si mund te dali gjella me laker, pasi lakra eshte shume e trashe dhe jo vetem qe nuk ka shijen por as strukturen e lakres se Shqiperise.
  18. Never Alone

    Never Alone Fillestar

    Re: gjelle me laker

    Une ne Usa jetoj edhe ketu ka cfaredolloj lakret qe te shkojne ty mendja Ana (si c'do gje tjeter qe ketu eshte me shume lloje). Gjethja e lakres zihet edhe ben shume mire per japrak, gjelle edhe si laker komplet te mbushur, sekreti eshte ta dish ta gatuash, te mbeshtjellesh mire kokrrat, ti hellesh me shume yndyre (e ben lakren te shijshme) edhe te te pelqeje ta hash.
  19. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: gjelle me laker

    Po supozoja se dija ti beja te dyja, pra dhe me pelqejne ti ha dhe di si ti gatuaj. Megjithate, nga disa gra shqipetare qe jane shume me perfeksioniste se une ne gatim, kam degjuar te njejten gje ne lidhje me lakren qe shitet ne USA. Ka disa lloje, por jo qe fleta te jete e holle dhe pa kercej, duhet qe kur te zihet te jete elastike dhe e bute. Ndoshta di ti ndonje lloj tjeter lakre qe mund ta kerkoj? /pf/images/graemlins/smile.gif

    p.s. nga guzhinieret me te mire ne Amerike, si Julia Child, Jaques Pepe, etj. kane thene se ne Amerike ka me pak zgjedhje zarazvatesh se ka ne Europe.
  20. Never Alone

    Never Alone Fillestar

    Re: gjelle me laker

    Ana nuk e di ku shkon ti te blesh po ketu ku jetoj une, zarzavatet i blej ne dyqanet e aziatikeve, spanjolleve, edhe muslimaneve, (jane me lire, e me te mire) aty ka shume gjera qe ne supermarketet normalisht nuk i gjen. S'e di une ne fakt se si eshte lakra ne shqiperi, se nuk kam gatu atje /pf/images/graemlins/laugh.gif :rolleyes: po meqe thokan ato grate ne regull nuk jam Kondra une. Mendje, mendje kjo dyrnja.
    Une nje gje di qe kur e ziej lakren behet shpejt, ndoshta na duket neve :rolleyes: I don't know about that!

    Ps: Sonte kam hanger japrak me gjethe hardhijash i solli nji cun ne klase, i kishte ba te mira shume..... :thumbsup: me lepi gishtat

Shpërndajeni këtë faqe