Gjenetika dhe Biologjia Molekulare

Diskutime tek 'Mjekesi dhe Biokimi' filluar nga Wii, 7 Jan 2007.

  1. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Gjenetika dhe Biologjia Molekulare

    ok,ate temen qe andej nuk po e terheq dot per momentin kshu qe po hap nje teme ketu /pf/images/graemlins/laugh.gif
    po i perfshij te dyja,si gjenetiken edhe biologjine molekulare duke qene se kane tematika qe ne shume raste i trajtojne te dyja...po ashtu mund te anohet edhe me gjera te tjera qe ka brenda qelizes qe jane me shume ne kompetencat e biologjise si psh receptoret e ndryshem,mitokondrite,organelet etj etj
    une kam disa shkrime te parapergatitura (kryesisht te gjenetikes) qe permbajne disa nocione baze dhe do ti hedh pak e nga pak,sa per te formuar edhe bazat mbi te cilat mund te lindin pyetjet ose ku mund te kerkohen informacione me teper,korregjime te ndryshme,etj etj...

    pergatituni per tu mahnitur me gjera te dimensioneve te mikrometrit dhe nanometrit...per kete gje te jeni te sigurte /pf/images/graemlins/smile.gif
  2. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    hyrje tek gjenetika

    [​IMG]
    ok,shkrimi i pare sa me "hap oreksin":
    gjenetika eshte nje shkence qe nuk ka me shume se 100 vjet qe i ka nisjet e veta po edhe pse kaq e re ka zene nje vend mjaft te rendesishem ne jeten tone te perditshme duke filluar qe nga ana mjeksore si psh terapite e semundjeve te ndryshme e deri te perdorimi i gjenetikes ne raste te ndryshme kriminalistike.ta marresh holle holle gjenetika eshte nje shkence microscopike sepse merret pak a shume me materialin qe ndodhet ne berthamat e qelizave permasat e te cilave shkojne ne te dhjetrat e micronit(10^-7).secili nga ne e ka degjuar se ne berthamat e qelizave ka material gjenetik i cili kryen funksione te shumta ne trupin e njeriut.me miliona operacione cdo sekond kane nevoje per materialin gjenetik.
    ne qofte se do te japim disa numra per trupin e njeriut mund te themi se jemi te perbere nga rreth 65 mije miliarde qeliza dhe secila prej ketyre ka ne berthamat e tyre 1.8 meter ADN.kjo ADN (mesohuni ta shihni keshtu dhe kur ta mendoni te keni parasysh qe mund ti referohem me te njejtin term te gjithe ADN-s qelizore) ka rreth 3 miliard nukleotide.ky material perdoret nga cdo qelize per te jetuar ose te themi me mire per te mbijetuar.qelizat e kuqe te gjakur qe e heqin berthamen qe te kene sa me shume hapesire per te ushtruar funksionet e tyre kane nje jetegjatesi rreth 120 dite nga paaftesija per te rinovuar strukturat e veta te brendshme.dhe cdo qelize qe jeton duhet te kete te njejtin material gjenetik qe te mund te ece perpara.edhe vdekja e nje qelize me ane te procedurave te ndryshme sic eshte apoptoze ose ndryshe sic quhet ndryshe "vdekje e programuar" ka nevoje per materialin gjenetik.

    nese marrim parasysh qe cdo sekond trupi i njeriut prodhon rreth 2 milion qeliza gjaku dhe se po kaq qeliza shkaterrohen,ose qe jetegjatesia e qelizave te bardha eshte shume i shkurter dhe se here pas here duhet te zevendesohen dhe se cdo sekond trupi i njeriut duhet te jete ne gjendje ti beje balle mikroorganizmave te ndryshem qe mund ta sulmojne dhe se sa dhjetra lloje hormonesh qe duhet te prodhohen cdo sekond qe ta mbajne trupin ne nje ekuiliber te mahnitshem do ta kuptonim me mire se sa rendesi ka ajo strukture e vogel brenda cdo qelize.ka raste qe mjafton nje gabim ne ato 3 miliard baza,sic ndodh ne disa semundje gjenetike dhe trupi i njeriut mund te shkoje drejt vdekjes.keto jane si tip hyrjeje per sa i perket gjerave qe eshte ne gjendje te beje materiali gjenetik ne trupin e njeriut.ky material gjenetik qe quhet adn(acidi deoksiribonukleik)ose arn(acid ribonukleik).keto dy forma ndryshojne njeri nga tjetri per llojin e sheqerit ose me mire te themi per nga grupi qe eshte i vendosur te karboni 2 i sheqerit dhe per nga llojet e bazave te azotuara(tek arn ka uracil ne vend te timines)...detajet do vijojne kshu qe mos u merzisni nese gjerat ju duken te ngaterrueshme...eshte vetem fillimi /pf/images/graemlins/laugh.gif
  3. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    ok,po hedh edhe nje postim te dyte...pastaj me ngadale /pf/images/graemlins/tongue.gif :

    ketu ka pak nga historia e ADN qe ka qene nje konkurence e vertete ndermjet shkencetaresh te asaj kohe por ku ne fund triumfuan ata qe diten te perdornin informacionet e mbledhura:

    ne fund te shekullit te 19 nje biokimist gjerman gjeti acidet nukleike,polimere nukleotidesh te gjate te formuar nga sheqer,acid fosforik dhe disa lloj bazash qe permbanin azot.me vone u gjet qe sheqeri i acideve nukleik mund te ishte ose riboza ose deoksiriboza dhe keshtu acidet nukleik ishin ne 2 forma:arn dhe adn.
    ne vitin 1943 oswald avery gjeti qe adn mbante materialin gjenetik dhe mendoi se ajo mund te ishte gjeni.njerezit akoma mendonin se nje gjen duhet te ishte nje proteine por me vone u pranua ideja qe adn ishte nje molekule gjenetike.

    ne 1932 nese nuk gabohem griffith u mundua i pari te gjente dicka rreth molekules se adn kur beri eksperimentet e para per te provuar qe dna eshte pergjegjes per trashgimine.i pari u be nga griffith i cili perdori 2 tipe bakteriesh IIR dhe IIIS(r qendron per rough=i ashper per sa i perket siperfaqes ndersa s=smooth= i bute).eksperimente nuk eshte qe tregoi ndonje gje te madhe po sherbeu per ato te me vonshmet.sipar ketij eksperimenti bakteriet IIIS ishin te demshem ne trupin e miut qe u perdor ndersa IIR jo.u vrane bakteriet IIIS me nxehtesi dhe u pa qe miu nuk vdiste.kur i vendosen bakterie s te vrara dhe r te gjalla dhe u pa qe ne trupin e miut kishte bakterie s te gjalla.ky ne fakt ishte principi trasformues qe behet tek bakteries ,nje nga 3 mekanizmat qe perdorin bakteriet per te levizur dna e tyre.

    ne vitin 1948 linus pauling gjeti qe proteinat mund te merrnin format e helikes(helika alfa).ne 1950 erwin chargaff gjeti qe vendosjet e bazave te azotuata ishte te ndryshme por kishin nje proporcionalitet 1-1.keto gjetje ishin shume te rendesishme per gjetjen e struktures.

    ne vitet '50 gara per te gjetur strukturen ishte akoma e hapur.ne universitetin e kembrixhit Francis Crick dhe James Watson ishin terhequr shume nga puna e pauling-ut.nderkohe ne King's College te londres Maurice Wilkins dhe Rosalind Franklin ishin duke studiuar edhe keta adn.grupi i kembrixhit kishte si qellim te bente modele te ndryshme fizike dhe te ulnin sa me shume mundesite e gjetjes se struktures.nderkohe grupi i king college arriti ti afrohej edhe me shume duke i pare molekulat e adn me ane te rrezeve x.

    ne 1951,watson qe prezent ne nje fjalim te fraklin rreth punes se saj.ajo kishte gjetur se adn ekzistonte ne 2 forma dhe keto forma vareshin nga lageshtia e ambientit rreth e qark.kjo nxirrte si perfundim qe grupet fosfat duhet te ishin nga pjese e jashtme e struktures.nje eksperiment i kryer me pare ku u perdoren viruse qe infektonin e.coli nje lloj bakteri nxorre ne pah disa karakteristika te tjera.duke perdorur principin qe dna permban fosfor dhe proteinat sulfur u perdoren izitope te sulfurit dhe fosforit.koka e virusit permbante izotopin e sulfurit dhe dna virale ate te fosforit.kur u infektua bakteri u pa qe brenda bakterit mund te identifikohej izotopi i fosforit ndersa ai i squfurit ishte jashte.kjo tregonte qe vetem dna futej ne bakter dhe se ajo ishte pergjegjes per trasmetimin e virusit.

    watson u kthye me nje grup informacionesh dhe u mundua me shokun e tij te bente nje model qe doli i deshtuar.pas kesaj qene pothuajse gati te linin kerkimet e adn por ata vazhduan me ngulm.

    franklin duke punuar vetem me rrezet x gjeti qe forma a adn ne ambientin me te lagesht kishte te gjitha karakteristikat per me qene nje helike.ajo mendoi se gjithe adn duhet te ishte nje helike por nuk desh ta tregonte kete gje derisa te kishte prova te mjaftueshme per formen tjeter gjithashtu.wilkins ishte i bezdisur.ne janar,1953,ai i tregoi gjetjet e bera nga franklin,watsonit,pa pasur lejen e saj.

    Watson dhe Crick moren nje hap te rendesishem ,duke sugjeruar se molekula ishte e bere nga 2 zinxhire nukleotidesh,secili ne forme helike sic e kishte gjetur franklin por njeri shkonte per siper tjetri per pshte.gjithashtu crick kishte marre vesh per gjetjet e chargaffit per bazat ne veren e '52.ai ia shtoi kete tipar struktures keshtu qe bazat te lidheshin ne qender te helikes dhe te mbanin largesine ndermjet helikes te njejte.

    watson dhe krik treguan se cdo zinxhir i adn ishte komplementare e tjetres.gjate ndarjes se qelizes,2 zinxhiret ndaheshin nga njeri tjetri dhe formoheshin zinxhire te tjere.
    (informacione e mesipermet bazohen ne shkrime te marra nga interneti dhe nga libri "principet e gjenetikes"(snustad))
  4. ssssssss

    ssssssss Fillestar

    Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    Acidi dezoksiribo nukleik e njohur ndryshe si ADN u zbulua nga Francis Crick dhe James Watson.U zbulua forma origjinale e saj e cila eshte nje forme helikoidale dopjo.ADN-ja eshte e perbere nga baza te azotuara,nga sheqerna dhe baze fosfatesh.Sheqeri dhe fosfati formon konturet e modelit te ADN-se,nderkohe qe kembet e shkalles te ADN-se jane te formuara nga 4 baza te azotuara.Per te qendruar kjo lloj forme e ADN-se eshte nje rregull i cili eshte treguar me poshte.
    4 lidhjet,Cytosine,Guanine,Adenine dhe Thymine nuk nderthuren plotesisht.Vetem citozina lidhet me guaninen,dhe vetem adenina lidhet me timinen.A-T,G-C
    Ndersa fosfati dhe sheqeri jane te lidhur ne kete rend
    S-P-S-P-S-P-S etj...
    Ne perberje te ADN-se,kodonet jane 3 cifte rendesh,te cilat percaktojne tipe te ndryshme te aminoacideve.Ka 20 lloje te ndryshme aminoacidesh te ciles i duhen qelizes per te prodhuar proteina,te cilat jane te domosdoshme per funksionimin e brendshem te organizmit.Levizja me e vogel e tyre mund te shkaktoje crregullime te renda gjenetike deri ne vdekje.
    ADN-ja kopjohet duke u ndare ose unzipping itsslef like a zipper(jepet nje shembull).
    Nje here e ndare,pjesa e shkeputur e shkalles permban ne menyre te lira nukleotidet (C,T,A dhe ciftet e bazave G).Me pas ato lidhen sipas rregullit baze qe eshte A-T,G-C
    kaq per tashi sepse ngordha per buke /pf/images/graemlins/smile.gif.
  5. ssssssss

    ssssssss Fillestar

    Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    p.s ke shkrimi siper keni dhe nje foto.klikoni ku thote lidhje dhe shikojeni nqs doni /pf/images/graemlins/laugh.gif.thnx /pf/images/graemlins/laugh.gif
  6. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    /pf/images/graemlins/wink.gif
    shume te lezetshme si shkrimi edhe foto /pf/images/graemlins/smile.gif...do me lejosh te shtoj disa gjera me teper se shpejti qe ta tregojne detajisht lidhjet e cdo atomi karbon te nje nukleotidi...si dhe strukturen e secilit nukleotid...

    p.s: mund te te tregoj nje metode qe fotot qe vendos ne lidhje te dalin ne faqe te temes direkt.atehere e vendos foton si lidhje iher.pastaj e poston mesazhin.pastaj e hap ate qe ke bere lidhje dhe me te djathten e con tek properties te fotos ku eshte linku.e kopjon linkun.
    pastaj rithehesh tek mesazhi qe sapo ke hedh dhe i ben "Ndrysho" dhe pastaj shtyp tek "Imazh" ku te nxjerr URL-in.aty vendos ate qe kopjove nga figura dhe ne fund ruaj modifikimet dhe do ta shofesh qe do dale ne faqe direkt /pf/images/graemlins/wink.gif
    kete metode kam perdor per foton e pare tek kjo teme /pf/images/graemlins/laugh.gif
  7. ssssssss

    ssssssss Fillestar

    Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    Qelizat,nepermjet mejozes dhe mitozes shkembejne informacionin e tyre gjenetik me kromozomet.Kromozomet jane paketat e ADN-se dhe gjeneve.Nje organizem i gjalle ka aferisht 5 feet ose 1.5 meter ADN bashke me berthamat.vazhdoj neser se sot jomi lodh /pf/images/graemlins/frown.gif
  8. ssssssss

    ssssssss Fillestar

    Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    kam 1 provim pasneser dhe po hedh nja 2 pytje,nqs mi jepni dot pergjigje se pertoj me i msu /pf/images/graemlins/laugh.gif.
    dallimi midis ciftit litik dhe lizogjenik:D
    cjane plasmidet dhe funksioni i tyre
    dallimi i ADN rekombinante (natyrale dhe artificiale)
    ckuptojme me enzima te renstriksionit
    ckuptojme me klon dhe klonim te adn
    ceshte bioteknologjia
    amniocinteza dhe elektroforeza
    ndertimi i antitrupave
    dallimi i antitrupave normal dhe te monoklonuar
    sonda berthamore(SIDA)ckuptojme me chibridizim
    nga dallojne vaksinat me ane te bioteknologjise dhe ate te zakonshme.
    si realizohet bioteknologjia ne blegtori dhe bujqesi...
    do doja pls pergjigje direkt te shkurtra dhe koncize..flm per mirkuptimin...nemeso mi hudh i cik nqs i di si pytje se vallai jom tu pertu me i shiku /pf/images/graemlins/laugh.gif plsss /pf/images/graemlins/laugh.gif
  9. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    e bojm ma mire kshu!po vi ta jap une provimin...amon vetem mos u lodh ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
    pyetjet qe ke bere jane bioteknologji me sa shof,dhe nese studjon per bioteknologji (europ europ /pf/images/graemlins/laugh.gif) nuk ma do mendja se fjala "pertese" duhet te ekzistoje ne fjalorin tend...kshu qe veji forca dhe mesoji...perderisa kerkon pergjigje koncize,mund ti gjesh ne liber me 2-3 rreshta per secilen /pf/images/graemlins/wink.gif ...ose prit kur te arrijme tek ato terma,jepe provimin atehere /pf/images/graemlins/wink.gif ...ose ose te jap nje mendim tjeter...se di sa kushton provimi andej ku je por mund te marresh kredi nga bankat dhe ta paguash...gjo ma te thjeshte nuk ka /pf/images/graemlins/laugh.gif

    gjithsesi,te uroj suksese neser ne provim /pf/images/graemlins/smile.gif

    ku e lame muhabetin? /pf/images/graemlins/laugh.gif
  10. ssssssss

    ssssssss Fillestar

    Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    jam gjimnaz mer nemesis?
  11. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    hmmm...te kerkoj te falur atehere sepse mendoja qe ishe ne universitet...me cudit fakti qe te duhet te mesosh te gjitha ato lloj termash ne gjimnaz...

    do ishte mire te mos pertoje se shikuari librat,e sidomos kur thua qe ke dhe provim!gjithsesi,kjo eshte ceshtje qe te perket ty!nuk mund te te jem ne ndihme ne kete pike!pergjigjet i ke /pf/images/graemlins/frown.gif
  12. karamel

    karamel Fillestar

    Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    kam 1 provim pasneser dhe po hedh nja 2 pytje,nqs mi jepni dot pergjigje se pertoj me i msu /pf/images/graemlins/laugh.gif.
    dallimi midis ciftit litik dhe lizogjenik:D
    cjane plasmidet dhe funksioni i tyre
    dallimi i ADN rekombinante (natyrale dhe artificiale)
    ckuptojme me enzima te renstriksionit
    ckuptojme me klon dhe klonim te adn
    ceshte bioteknologjia
    amniocinteza dhe elektroforeza
    ndertimi i antitrupave
    dallimi i antitrupave normal dhe te monoklonuar
    sonda berthamore(SIDA)ckuptojme me chibridizim
    nga dallojne vaksinat me ane te bioteknologjise dhe ate te zakonshme.
    si realizohet bioteknologjia ne blegtori dhe bujqesi...
    do doja pls pergjigje direkt te shkurtra dhe koncize..flm per mirkuptimin...nemeso mi hudh i cik nqs i di si pytje se vallai jom tu pertu me i shiku /pf/images/graemlins/laugh.gif plsss /pf/images/graemlins/laugh.gif

    [/ QUOTE ]

    KLON nga ana gjenetike nenkupton dy individe identik, nga ana biomolekulare do te thote: nje numer i madh kopiesh te nje molekule ADN.
    Qellimi i klonimit eshte te fusesh nje molekule ADN-je mbrenda nje qelize bakteriane (pa gjenom) ne menyre qe kjo molekule te amplifikohet, shumohet, ne shume kopje te tjera.Per te futur molekulen e ADN-se mbrenda qelizes bakteriane perdoren vektore, plasmide, kromozome artificiale, kosmide etc..
    VECTORI eshte nje molekule ADN-je me aftesi autoreplikuese ( ADN viral) ne te cilin do shtojme ADN te huaj, dhe me pas e perdorim per te shtier mbrenda nje qelize X kete Informacion Gjenetik.
    Plasmidi eshte nje fragmet ADN-je qarkullor qe gjendet ne qelizat bakteriane. Qeliza prokariote permban 1 kromozom + plasmide bakteriane ADN-ja e te cileve eshte extrakromozomike,dhe me nje replikacion te pavarur nga ai i gjenomit bakterian.Plasmidet jane rezistent ndaj antibiotikeve, dhe kane nje gjatesi prej 2 deri 5 kb (kilobaza)

    ENZIMA eshte nje kompleks multipeptidik, qe pret ose krijon nje lidhje ekivalente. Enzimat e restriksionit jane pra enzime qe presin ADN mbi nivelin e bazava te njohura nga keto te fundit; psh EcoRI eshte nje enzime restrikcioni i cili kur njef sekuencen G-AATTC tek njeri nga zinxhiret e ADN-se do e presi ate midis G- dhe A)
    Hibridizem Molekular quhet bashkimi i acideve nuklieike te zinchirve te ADN-se, ose te 1 zinxhiri me nje sonde, etc (chibridizmi eshte e kunderta)
    SONDA ne gjenetike eshte nje sekuence acidesh nukleike e shkruter ( prej 15 nukleotide) homologe e nje sekuence te ADn-se ose ARN-se me te cilen hibridohet ne menyre stabel dhe komplementare.Zakonisht sondat jane radioaktive ( duke i fut P32 mbrenda)per te detektuar fragmentet e ADN-se te kerkuar.
    Elekroforeza tregon se si migrojne acidet nukleike te ADN-se te ngarkuara negativisht mbi xhelin e agarozes,duke ushtruar mbi to nje fushe elekrike (fragmentet me mase te vogel migrojne me shpjet dhe qendrojne poshte xhelit)

    Tjera kerkoi vete.
  13. ssssssss

    ssssssss Fillestar

    Re: pak histori mbi kerkimet kryesore ne gjenetike

    ORGANZA thnx /pf/images/graemlins/smile.gif
  14. gurax

    gurax Administrator

    Gjenetika dhe biologjia molekulare

    Shkencetare ne Itali po perpiqen dhe shpresojne te risjellin ne jete nje kafshe te zhdukur qe ne 1627. Kafsha ne fjale eshte ne te njejten familje sic eshte lopa dhe bualli, bizoni, jaku. Flitet per Aurokun.

    [​IMG]
    Auroku ne nje liber te Sigismund von Herberstein, 1556


    [​IMG]
    Piktura te vjetra ku shfaqet Auroku

    Gjate kohes kur jetonin, auroket kane qene kafshe me peshe rreth nje ton dhe me lartesi shpatullash rreth 1.8 m dhe jetonin ne pjesen me te madhe te Azise dhe Afrikes se veriut. Nje anetar i Konsorciumit te Bioteknologjise Eksperimentale u shpreh se mund te perftohet deri ne 99% e materialit gjenetik te aurokut duke perdorur kocka te gjetura prej tyre ende ne forme te 'gjalle'.
    Ne menyre te pavarur nga ekipi italian, edhe polaket po bejne perpjekje per te njejten gje.

    Artikullin e plote te ketij lajmi mund ta lexoni ketu .
  15. StillMandi

    StillMandi i fresket

    Re: Gjenetika dhe biologjia molekulare

    Tek fotografia e pare, ne mbishkrim shkruan Bisontis dhe nuk shkruan Aurok !?
  16. gurax

    gurax Administrator

    Re: Gjenetika dhe biologjia molekulare

    Jo mo, "Germanis Avrox" sikur ka ne rrjeshtin e pare. Eshte dhe "Bisontis" poshte po s'di ca te te them, duhet ndokush qe di latinisht per me shume. Une nga Wikipedia e mora foton.
    Po ne fakt duhet te kene qene shume te ngjashme si kafshe, sapo pashe qe quhej dhe Urus, shume e ngjashme me Taurus.
  17. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Sorry icik,se se lexova ic temen vetem titullin pashe dhe nje pyetje nga gjenetika kam....A eshte e trashegueshme jetegjatsia???
  18. gurax

    gurax Administrator

    Jetegjatesia?
    Varet ne cfare kendveshtrimi e shohim. Gjate jetes se njeriut ka jashtezakonisht shume faktore qe ndikojne ne gjatesine e jetes se nje individi: ushqimi, sasia e gjumit, stresi, rehatia, kushtet e ambientit, semundjet, koha... Te tera keto ne nje menyre apo nje tjeter japin ndikimin e tyre ne 'lodhjen', 'plakjen', 'konsumimin' e organizmit nga pak ne cdo sekonde te jetes dhe qe ne fund cojne ne mosfunksionimin e ketij organizmi deri ne ate shkalle sa vdes.

    Sidoqofte, ne nje bote ideale nese injorojme te tere faktoret e tjere pervec faktorit kohe, ka shume tregues qe cojne drejt idese se jetegjatesia varet dhe nga faktori gjenetik, ose eshte e trashegueshme.
    The decatur, Megg and Delirium like this.
  19. gurax

    gurax Administrator

    Nga nje bakter i cili eshte 500 milion vjecar eshte izoluar nje gjen i vetem i cili eshte pergjegjes per prodhimin e nje proteine, proteines EF-Tu, qe ben pjese ne grupin e proteinave 'faktor zgjatje' (Elongation Factor, EF). Keto jane proteinat me karakteristike te bakterieve dhe te domosdoshme per ekzistencen e tyre.

    Pasi u gjet ky gjen, mberrijme ne pjesen e dyte te eksperimentit, me te veshtiren. Te vendosej ne vendin e duhur, ne zinxhirin kromozomial, te nje bakteri modern, ne kete rast tek E.Coli. Pasi u formuan tete grupe te ndryshme, fillimisht njesoj, u vendosen ne kultura te ndryshme pa lidhje me njera tjetren, dhe u lane "te shumohen dhe ecin perpara".

    Fillimisht, rritja e ketyre bakterieve hibride moderno-antike ishte me ritme shume te ngadalta krahasuar me bakterie moderrne. Me kalimin e kohes keto ritme u pershpejtuan, dhe pas 500 gjeneratash u studiua perseri ne cfare gjendje ishte zinxhiri gjenetik i te 8-te popullatave ne studim. U vu re (sic pritej, ne fakt) qe te tera popullatat ishin ne gjendje shume te mire, dhe dy prej tyre ishin edhe ne gjendje me te mire sesa homologet e tyre puro-moderrne.

    Nje studim me i detajuar akoma, vuri ne pah faktin se asnje nga gjenet antike nuk kishte grumbulluar mutacione. Ajo qe kishte ndodhur ishte se proteinat moderrne qe interaktonin me pjesen antike te EF-Tu brenda baktereve kishin pesuar mutacion, dhe ishin keto mutacione ato qe kishin sjelle ne adaptimin e shpejte te baktereve. Kjo do te thote se gjeni antik nuk kishte ndryshuar per t'u bere me i ngjashem me gjenet moderrne, por i tere organizmi kishte pesuar ndryshime dhe kishte marre nje trajektore te re evolutive per t'ju adaptuar ndryshimeve te pesuara.

    Keto jane rezultate shume domethenese, dhe u bene publike ne Konferencen Nderkombetare te Shkences se Astrobiologjise nga NASA. Te 8-te popullatat do te vazhdojne te studiohen per te pare ecurine e metejshme te proteines, nese heret a vone do t'i afrohet gjendjes se saj moderrne, apo do te marre nje rruge totalisht te re. Do t'i jepen pergjigje disa pyetjeve thelbesore ne biologjine molekulare dhe evolutive, disa prej te cilave qe: a e kufizon historiku i nje organizmi rrugen e zhvillimit ne te ardhmen, a eshte rezultati final i disa rrugeve fillestare nje pike e vetme konvergjence apo ka zgjidhje te shumefishta per nje problem te caktuar te dhene.

    [​IMG]


    Lajmi origjjinal gjendet ketu.
    The decatur likes this.
  20. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    hej po mire ky eshte bakteri me i vjeter ne bote apo jo?

Share This Page