Gjergj Fishta

Diskutime tek 'Shkodërlocja jonë' filluar nga tushi, 17 Jan 2006.

  1. tushi

    tushi Anëtar aktiv

    Gjergj Fishta

    Nuk e kam kontrollu komplet forumin e Shkodres po besoj se nuk ekziston nji teme e tille

    ju ftoj te bini sa ma shume vepra, apo shkrime mbi jeten e tij, ne menyre q1 te bahet i njohun edhe per ata q1 nuk i kane pase mundsite me e lexu.

    ps aty ku te shihni [ndaluar] asht "q1" por editohet automatikisht nga forumi besoj

    Gjergj Fishta - Anzat e Parnasit

    DREDHA E DJALLIT

    (1908)

    Nuk e dij se âsht rrênë a prrallë,
    Por kam ndie [ndaluar] atjè n’Bisht-Pallë
    Per gjith natë, mbasi t’jét errun,
    Dalin n’záll shpirtent e djerrun
    E me gurë edhe me tulla
    Ngrehin shpija e ngrehin kulla,
    Edhè i bâjn me kaq mjeshtri
    Pá m’u pasë çdo ustaj lakmi.
    Por se shka, po duen me thânë,
    (T’mos xâjë besë kush s’don me xânë)
    Se, kúr del e bardha dritë,
    Gjithshka naten t’kén goditë,
    Ata e shambin rrash per dhé,
    Sá, jo veç [ndaluar] shpi e ré,
    Por as gúr, as plang, as trá
    Aty mâ s’mundet m’u pá.
    Tash, me pasë ndokush me pvetë
    Për ketë punë, a thue â’e vertetë?
    Kish me thânë (po thom per veti),
    Se me ndodhun kjo punë njeti,
    Udobisht s’kish’ me besue,
    Mirë nji herë per pa e peshue.
    Por, mbasi, o Shqyptarë të mi,
    Bishti i Pallës gjindet n’Shqypni,
    Pa e peshue punen fort hollë,
    E xâ besë se njashtu ndodhë,
    Pse zati n’Shqyptari t’onë,
    (Duen me thânë se âsht kênë gjithmonë,
    Por elè mâ tash mâ vonë!)
    Âsht zanát me shpartallisun
    Ç’do punë t’mbarë [ndaluar] t’jete nisun.
    Prandej thom, se atje n’Bisht-Pallë
    Ngrehin çipujt kulla n’zallë,
    Per me i çartë mandej prej dritet
    Si n’per shekull po perflitet.
    Paj të tânë e dijn nder né,
    N’dashtë t’jén Turq, a t’Kshtênë a Shkjé,
    Se kjo namë ka rá nder né,
    [ndaluar] çdo punë m’u shpartallue,
    Mbarë e cilla t’jét fillue.
    (Medje na edh’ e kem’ zanatë,
    Mos me lânë me shkue fort giatë
    Por mundoh’mi m’e shperthye
    Sá t’két nisë me qitun krye.)
    Por kah thoni, o Zotëni,
    Se kjo namë ka rá n’Shqypni?
    N’paçi ngae ju me m’ndigiue
    Un ktû shqyp due m’ju a kallxue.

    * * *
    Kam kendue m’do libra t’vjeter,
    (Se per kúr ata s’kallxojn),
    Shêjti Sh’Mhill e Shêjti Sh’Pjeter
    Rán n’kuvend me shoqishojn.
    Ran n’kuvend tue bisedue,
    Per punë t’tokës n’â’ e madhe a e vogel;
    Pse prej s’naltit tu’ e shikjue
    Thote Sh’Mhilli se âsht sa ‘i gogel.
    Elè mâ, per mos m’e ngjatë,
    Mos me i mbetë davaja asnjênit,
    Zbashkut dán ata m’e matë
    Teh e m’teh me ‘i fille pênit.
    Prá, si fjalët i shtruen per rrashit,
    Fluturim mbi dhé ata zhdrypen;
    Nji lamsh t’madh me pê mundashit
    S’dij se kujë atë-botë i a lypen.
    Moren pê’n e rane n’Artë,
    Me Greqi kû dán Shqypnija,
    Si e ka vû Faik Begu n’Kartë,
    [ndaluar] ka shtypun „Albania".
    Por ka ngae Faik Begu i shumi
    M’i a vû n’leter Shqypnis megjet.
    Sá me letra, besa, Orumi
    Vonë e vonë nder mend do t’regjet:
    Pse do t’dini ju ketë fjalë
    Ka bâ bé Gjeka n’Atinë,
    Se atij shpirti s’ka me i dalë
    Per pá i shty kufijt n’Janinë.
    Lê’ se bé ka bâ Greqija
    Me na u shndrrue kufijvet vend,
    Por po thonë se edhè Serbija
    Don me u djergun mje n’Perzrend.
    E po thonë, se jo per tjeter
    Duen Serbjant me marrë Shqypnin,
    [ndaluar] ata e quejn Serbija e vjeter,
    Veç me prû mbrendë qytetnin.
    Marshallà! Ç’farë qytetnijet
    Na barbart e Kastriotit
    Kem’ me pasun prej Serbijet,
    Kúr „Serbjan" t’na quejn mbas sotit!
    Në mos tjeter kem’ me u msue
    Me thye bén, [ndaluar] t’bâjm m’therore;
    Grát per s’deknit me i dhunue
    Me pré nierzt, [ndaluar] t’na biejn ndore.
    Prap po thonë, se edhe Bullgarvet
    Fort po u vesket Monastiri,
    E se gacat n’tokë t’Shqyptarvet
    Rrijn tu’ i shti hiri e pa hiri.
    Medjè, thonë nji fjalë mâ teper,
    Knjaz Nikolla me shallvarë
    Don me marrë Malsin e eper
    Me gjith Shkodër sa mâ parë.
    <font color="red"> E shka t’lânë kta kater ujq,
    q1 i kercnohen shoqi-shojt,
    Thonë, do t’dalë nji dreq i kuq,
    q1 pa dhimbë do t’i a njesë thojt.
    Edhe m’duket se per né,
    Mor’ Shqyptarë, ky djáll i zi
    Sa mâ para ka me lé,
    Pse na dreqin kem’ kojshi...</font>

    Por kto fjalë ktu s’hijnë n’kuvend
    E po i lâmë per nji herë tjeter;
    Veç po u thom tash rend e rend
    Shka kam kndue nder libra t’vjeter.
    Moren pê’n e n’Artë u ulen,
    Ku Shqypnija e ka kufi’n,
    Aty ‘i kûj në dhé e ngulen
    E me matë xûnë rrokullin.
    Kaluen zaje e kaluen dete
    Tue matë tokën me njatë pê;
    Pane fise e pán qytete
    [ndaluar] jetojshin per nen rê.
    Pán si gjyqin njeri e dán,
    Kúr per s’teprit të lakmojë,
    Edhè ndien si i drejti kján,
    N’kthetra t’t’fortit kur t’takojë.
    Pán si n’shekull mund t’jetohet
    Me tamah e pa dashtni,
    E sa gjaku edhe dikohet
    E sa lodja pa dobi.
    Pán si t’vorfnin, t’ngathun boret,
    E qestisë n’derë t’vet bujari,
    E si t’lan’nit krejt mbas doret
    Mund t’i shndrisë parzmja n’ari.
    Kshtû tu’ endun n’anë prej Lejet,
    E tue u matë tokën me pê,
    Ata u kapen m’atë shkamb Pejet,
    Kû vonë bora vjen tue dê.
    Por aty nji punë u bîni
    (E shka s’bijn n’ketë shekull t’zi?)
    Pêni i mndashit nuk u mbrrîni,
    Per me matë ketë Shqyptari.
    Veç se ata i a bâne hallin
    E nuk ndejen kot tu’ u tallë;
    Pse me t’shpejtë e thirren djallin,
    Edhe e ropën per së të gjallë
    E, mbasi i a hoqne lkuren
    Ata tjeter mâ nuk ngjaten
    Por me tê nji dredhë e tu’uren
    E me atë dredhë Shqypnin e maten.
    E q’m’atë ditë, [ndaluar] dheu i Shqyptarit,
    Me atë rodë dredhet pat kênë matë,
    Duen me thânë, se ‘i pûnë per s’mbarit
    Aty mâ s’mundet me ngjatë.

    * * *
    Qe, pra, tash se per ç’arrsye
    Punë n’Shqypni s’jet pa u shperthye,
    Due me thânë, pa u partallisun
    Çdo pûnë mbarë [ndaluar] t’jete nisun
    E kjo nâmë, ase kjo rrfé,
    Ka me ngjatun, thom, nder né
    Dersá menden na t’a rrisim
    E me dije mos t’a shndrisim;
    Dredha e djallit, pse s’âsht tjeter,
    Si e kam kndue nder libra t’vjeter
    Veç padija edhe krenija,
    [ndaluar] shkojn njitë si trupi e hija.
  2. tushi

    tushi Anëtar aktiv

    Re: Gjergj Fishta

    Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

    GJUHA SHQYPE
    1. Porsi kanga e zogut t'veres,
    [ndaluar] vallzon n'blerim të Prillit;
    Porsi i ambli flladi i erës,
    [ndaluar] lmon gjit e drandofillit:
    Porsi vala e bregut t'detit,
    Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
    Porsi ushtima e nji termetit,
    Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.
    2. Ah! po; â, ambël fiala e sajë,
    Porsi gjumi m'nji kerthí,
    Porsi drita plot uzdajë,
    Porsi gazi i pa mashtrí;
    Edhè ndihet tu kumbue,
    Porsi fleta e Kerubimit,
    Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
    N't'zjartat valle t'ameshimit.
    3. Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    [ndaluar] ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, [ndaluar] na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    [ndaluar] e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    [ndaluar] n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.
    4. Në gjuhë shqype nanat t'ona
    Shì prej djepit na kanë thânun,
    Se âsht nji Zot, [ndaluar] do t'a dona:
    Njatë, [ndaluar] jetën na ka dhânun;
    Edhè shqyp na thanë se Zoti
    Per Shqyptarë Shqypnín e fali,
    se sá t'enden stina e moti,
    Do t'a gzojn kta djalë mbas djali.
    5. Shqyp na vetë, po pik' mâ para,
    N'agim t'jetës kúr kemi shkue
    Tue ndjekë flutra neper ara,
    Shqyp mâ s'pari kemi kndue:
    Kemi kndue, po armët besnike,
    [ndaluar] flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet,
    Kah kanë dekë per besë jetike,
    Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet.
    6. Në këtë gjuhë edhè njaj Leka,
    [ndaluar] 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni,
    [ndaluar] kah bijte ai, shkelte deka.
    Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni;
    Në këtë gjuhë edhè Kastriota
    U pat folë njatyne ushtrive,
    [ndaluar] sa t'ndrisë e diellit rrota,
    Kanë me kênë ndera e trimnive.
    7. Prá, Shqyptarë, çdo fés [ndaluar] t'jini,
    Gegë e Toskë, malcí e qyteta,
    Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
    Mos t'a lini sá t'jetë jeta,
    Por per tê gjithmonë punoni;
    Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
    Fisi i juej, vendi e zakoni
    Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej.
    8. Nper gjuhë shqype bota mbarë
    Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,
    Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:
    Trima n'zà sikurse jini.
    Prandej, prá, n'e doni fisin,
    Mali, bregu edhè Malcija
    Prej njaj goje sod t'brohrisin:
    Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!


    ****************

    Gjergj Fishta - Anzat e Parnasit

    METAMORPHOSIS

    (1907)
    Tros Tyriusve mihi nullo
    discrimini habentur

    VERGILIUS

    Qe besa, or burra,
    Nuk dij kah t'çajë,
    Mbasi do t'thirret
    Sod derri dajë...
    Me anmiq t'Shqypnís
    Un pa u frigue
    Mjaft jam, i mjeri,
    Kacagjelue.
    Pse kam pasë thânun
    Deri sivjet:
    Lum aj q1 shkrihet
    Per atme t'vet;
    Edhe kam pritun,
    Mbas ktij mendimi,
    Trimnisht per atme
    Ç'farë do ndeshkimi.
    Por tash, t'a dini
    T'tânë rreth e çark,
    Se mue m'ka hi
    Sod lepri n'bark.
    M'âsht bâ shtupë zêmra,
    E m'la trimnija,
    Si jam tue njoftun
    Se ç'm'qet Shqypnija...
    Po, po; kujdesi
    Për Gegë e Toskë
    Mue sod m'ka hjedhun
    Si hút n'ketë prroskë,
    Kû, ndêjë harû
    Si dac n'govigj,
    M'janë bâ, qe besa,
    Kërçikët si vigj,
    E shtati tjeter
    Porsi degë pishe,
    Thue se kam hanger
    Haram gjâ kishe.
    Si me pasë lé
    M'ndo'i knetë n'Zejmên,
    A me pasë ndêjun
    Tue tredhun qen.
    Ehu! t'kishe shkue
    Pak mâ kadalë,
    S'kisht' kênë nevoja
    Me tjerrë ktû fjalë;
    Përsè ishe màjun,
    Si mâjet njala,
    E punue m'kishte
    Kuleta e fjala;
    Porsi njatyne,
    q1 ndêjë n'Shqypní,
    Kujtojn se gjinden
    Shi n'Australi;
    E per dhé t't'Parvet
    S'u bjen nder mend
    Me sa per kpurdha
    q1 bijn n'dervend.
    Ata, eh t'paça!
    Kanë spaten n'mjaltë,
    E si balona,
    Per ditë mâ t'naltë:
    Per ditë t'u mâjun,
    Si mâjet njala,
    U punon m'shekull
    Kuleta e fjala.
    As per punë t'ême
    S'kanë t'lodhët, hae i keq,
    Me sá druen halen
    Se i therë n'perpeq.
    E pse, pra, t'rrekem
    Pa i bâ gjâ kujë?
    Persè t'a mbajë
    Un shatin n'ujë?
    A thue dishroni
    Prej ktyne s'ligash
    Gjithmonë me m'pamun
    Si t'pimun shtrigash?
    Ehu jo, bre burra,
    S'kam lé per s'teprit!...
    Mâ mirë u rrnueka
    Me zêmer t'leprit...
    Kam dá, t'a dini,
    Me vjetë t'sivjetit
    Me u shporrë Shqypnijet,
    Me kênë i vetit.
    E dij se kini
    Ju t'gjith me m'shá,
    E se me m'thirrun
    Mâ s'kini vllá;
    Por n'dashtë; le t'thohet
    Se dredhoi Leka,
    Veç kurr mos t'thohet
    Se ka mbetë Leka.
    T'a dijë Shqypnija
    Prá, e sheklli mbarë,
    Se mâ mbas sodit
    Uu s'jam Shqyptár,
    A ndiet, Zotni,
    q1 rrini m'shkam?
    Un mâ me sodjet
    Shqyptár nuk jam.
    M'thirrni si t'doni
    U tham: Urdhno!
    Zulù m'a njitni...
    Shqyptár, por, jo.
    Per mue Shqypnija
    Kufij mâ s'ká,
    Nuk kam kund atme
    As fis, as vllá,
    Fis kam mâ t'fortin
    E vllá bujarin,
    Per atme barkun,
    Per erz kam arin.
    Prandej, mbas sodit,
    Kur t'm'leverdisin
    Un kam me shndrrue
    Sá herë t'due fisin.
    Kshtû, kam me rá
    Un n'mbramet Grek,
    Kam me ndjehë n'nesret
    Shkjá ja Zejbek.
    Dér sod kjeç dhanun
    Per gjuhë shqyptare:
    Por shka, me sodjet,
    Per mue dalët fare.
    Per mue janë baras
    Si bukë si pane,
    Por due q1 gjindja
    Pa tê t'mos m'lâne.
    Persè veç shqypja
    Do folë n'Shqypní,
    (Si duen me thânun
    Nji palë zotní),
    Kur me 'i gut'n Morgen!
    A kali imera!
    Me 'i dobra vecer!
    A buona sera!
    Mue punët të tana
    M'hecin për fille,
    E dér morrizi
    M'qet drandofille?...
    Luftët e Kastriotit
    E t'Dukagjinit
    Un kam me i mbajtun
    Per dokrra hînit.
    Sot per mue Leka
    E Skanderbegu
    Janë Palok Cuca
    E Jaho Begu.
    Mâ s'kam me i qitun
    Zavall un krés
    Per krena t'vendit
    As per t'parë t'fés;
    Kushdo per mue
    Le t'jét i pár:
    T'jetë dreq me bryna,
    Por jo Shqyptár.
    Pse krejt sod jeten
    Un ndrrue e kam,
    Kam lé per s'dytit:
    Shqyptár mâ s'jam.
    E prej se s'dytit
    Kam lé sivjèt:
    Kurdo t'pagzohem
    A t'm'bâjn synèt,
    Un due t'm'a njesin
    Pantaleone
    Pse mbarë bjen fjala
    Me napolione.
    Pantaleone,
    O 'i tjeter êmen
    q1 t'dáj se mashkull
    Nuk jam, as fêmen:
    Taman si duhet
    Shqyptari t'jét,
    q1 don me pasun
    Kuleten xét.
    Tash bjer kavallit,
    O barku i êm,
    Porsi bylbyli
    q1 kndon mbi gêm!
    Persè me sodjet
    Nji jetë e ré
    Do t'xâje filli
    N'Shqypní per né.
    Per né xén filli,
    Po, koha arit,
    Sod q1 i rám mohit
    Rodit t'Shqyptarit.
    O i lum ti i lumi,
    Si padishà
    Tash ké m'u lkundun
    Mbi ndo'i sofá.
    Per né mbas sodit
    Per çdo punë t'liga
    Nuk do t'na marre
    Mbi shekull friga.
    Kemi per t'kênun
    Si hy mbi tokë,
    Kem' per t'zotnue
    Pa dhimbë mbi shokë,
    Kemi me shkelun
    Mbi rrashtë t'Shqyptarvet,
    Tue lànë mbas krahit
    Burrnín e t'Parvet.
    Tjerët kanë m'u ushqye
    Me lakna t'veja.
    Me shllinë (n'i paçin,
    Medjè, dhênt plleja),
    Ti ké me rrue
    Bibâj e pata,
    E makerona
    Edhe sallata.
    Tjerët kanë me shkimun
    Edjen me hirrë;
    Ti, veç a mundesh
    Shampanjë e birrë.
    Pa lodhë na menden
    Per dhé e gjuhë t't'Parit,
    Kem per t'kênë çmue
    Prej zogjsh s'Shqyptarit.
    S'ka per t'ngranë palla
    Pse t'digjet ara
    Ase mos t'gjindet
    Kund rrushit fara.
    Kúr per tý greza
    Bâjn malit bungat
    E mjaltë per tý
    Kullojnë dér cungat.
    Ehu! dy germaza
    Sod kjeçë tue dashtë
    E 'i plandc lastiket
    Krejt mbrendë e jashtë:
    Kjé at-herë tu' u zgjâ
    Ti sá koteci,
    E tu' u kuqë hunda
    Mue m'kje si speci.
    Oh! Kúr t'xâsh filli
    Me vû ti strehë,
    Sa t'u ngjatjetat
    Ké per t'i njehë!
    E ka me u gjetun
    Ndo'i farë Orfeut
    q1 lavdet t'ua
    T'i a kndojë dheut.
    E ti, tue qeshun
    Kangë e kangtár,
    Tash mban perkthesen:
    Nuk jam Shqyptár
    Mandej, kúr plakun
    E lodhë prej vjamit,
    Ké m'u dá shekllit,
    (Per sherr t'Adamit),
    Njata q1 zhaben
    N'ketë jetë t'a rrasen
    Kshtû kanë me t'shkrue
    Mbi vorr ty rrasen:
    "Ktû njaj fatbardhi
    Âsht tue pushue
    Per Fé e per Atme
    q1 pat jetue."
    A thue se âsht vorri
    Bash i Spartanvet
    q1 n'Thermopila
    Bânë báll Persjanvet...
    Prá, bjer kavallit,
    O barku i êm,
    Porsi bylbyli
    q1 kndon mbi gêm!

    *********************

    Ju rrugaca sallahana
    vagabonda shakllabana
    rricna t'ndyet, mikrobe të kqi
    q1 të mjerës moj Shqipni
    kthelltë hi i keni në mushkni
    pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
    por der kur, bre batakçi!
    Bre coftina, kalbe mbi dhè
    der kur ju, tu tallë npër ne,
    do t'na qelbi fis e atdhè?
    Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
    se tash ma jemi tue u njoftë,
    se kush jini e shka jini
    se kah shkoni e se kah vini
    plang e shpi se kah i kini
    e sa pare u ban gjaku:
    se për ju, po, duhet laku,
    për me u vjerrë o kund m'do i shpat!
    Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
    me 'i gjysmë setre t'pa astar,
    lshuemum krahve kalavar
    e me 'i komçë t'njtitme nën grykë:
    pantallonat me "gjyslykë"
    kto edhe lidhun me nji spagë:
    shtatit rreshke e ba saragë,
    t'tanë gordec e berbalec
    pa ndo 'i msim, pa ndonji dije,
    me 'i fillore a nji iptadije,
    erz e shpirt qitun nën themër:
    turq a sllave a grek me zemër,
    falun barkut veç Shqipnisë,
    si ajo marrja e t'gjith njerzisë...
    tuj u shite ju për gjithë treg,
    sod na mbahi "Skandërbeg",
    e ngërdhucë, goditë, limue,
    rrue, qethë, pipirique,
    tash n'"smoking", tash në "bon-jour"
    ju, q1 dje s'kishit as ushkuer
    me lidhë brekët me nder me thanë
    m'sahan t'huej gjithmonë me ngranë,
    rrugën krejt na e keni zanë,
    ke na shkoni pash e m'pash,
    edhe besa me "gulash"
    me "afishe" e me "sultjash",
    me "kjumshtuer" e me "ashurè",
    "kosha gjelash" si kubure,

    "tarator", "pilaf me kos",
    "mish me qepe" e "majdanos"
    "shish qebap", "brizholla viçi",
    "kunguj t'mbushum", "kuzuici",
    "kabuni"- e "mualebi".
    Barku sod ju rri ju kodër,
    kargatisë e bamun lodër:
    der sa ata burrat e dheut,
    q1 për jetë e nderë t'Atdheut
    kane ra n'luftë si shqipe t'leta,
    kanë shkri gja e shpija t'veta,
    kanë tuj dekë rrugave unit,
    me iu dhimbë gurit e drunit.
    Përse, po, kta matrahulla,
    kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
    n'vend q1 ju me u vu n'konop,
    a se brinjt m'jau zbru me shkop,
    a, mos tjetër, me u ngushtue
    me xjerrë zhuri kund m'ndo 'i prrue
    për me shtrue ndo 'i rrugë të shtetit
    a me dlirë ndo 'i skelë detit,
    lavjerre buzësh, harru si viça
    kqyrin m'ju si t'ishi ogiça,
    për me u pri udhës s'qytetnisë
    e me i sjellë t'marën Shqipnisë.
    Ani kush, pra, me i pri kombit:
    ju, do pyka bijtë prej llomit
    q1 "shqiptarë" vedit i thoni,
    jo pse ju Shqipninë e doni,
    jo pse ju ndo 'i send kuptoni
    shka asht Atdheu e shka asht Liria,
    shka asht Vllaznija a Parasija,
    Përparimi e Qytetnia,
    por veç pse ende der më sot
    nji tyran s'po e gjeni dot,
    nën kambë t'cillit ju me u shtrue,
    se un ma tash ma jam regjë me jue,
    e jau njof shpirtin der m'palc,
    pleh i ndytë me u bartun n'shalc
    e me u qitë jashta Shqipnije.
  3. tushi

    tushi Anëtar aktiv

    Re: Gjergj Fishta

    Gjergj Fishta - LAHUTA E MALSISË

    Kanga e Parë

    CUBAT

    Gjendja historike e vjetit 1858 dhe plani i poemit.
    Turqija nisë të ligështohet. Popujt e Ballkanit i dalin doret. Shqiptarët zgjohen: mendojnë edhe ata të fitojnë lirinë. Ndeshen me nji anmik tjetër. Knjaz Nikolla i Malit të Zi synon të shtijë në dorë pjesën veriore të Shqipnisë, i nzitun dhe i mësuem nga Cari i Rusisë. Ky i shkruen nji letër tanë dredhì e përkëdhelje Krajl Nikollës : i premton bukë e fishekë, mjaft që mos ta làjë Turkun të qetë. Letrën ia ep lajmëtarit ( kasnecit ) të vet, i cili mbas nji udhëtimi të gjatë, kapet në Cetinë, ku edhe dorëzon shkresën. Knjazi e këndon me vëmendje. Menjiherë çon e thërret serdarin e Vasoviq-it, Vulo Radoviq-in. Mbasi e merr me të mirë e ngarkon të formojë nji çetë cubash dhe me ta të biejë në Vraninë, për të plaçkitë e për të vrà.

    Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
    Pesëqind vjet kishin kalue
    Çëse të buk'rën ketë Shqipni
    Turku e mbate në robnì,
    krejt tu' e là t' mjerën në gjak, 5
    frymën tue ia xanun njak,
    e as tu' e lanë, jo, dritë me pà:
    kurr të keqen pa ia dà:
    rrihe e mos e lèn me kjà:
    me iu dhimbtë, po, minit n' murë, 10
    me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!
    Veç si 'i dèm, vu n' lavër spari,
    [ndaluar], ka' e vret zgjedha e kulari
    kah nuk bàn m'e thekë strumb'llari,
    s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: 15
    e tue dhanë kryq e terthuer,
    tu' i dhanë bulkut shum mërzì,
    me u vu s' ryset për hullì
    e as me shoq ai pendë me shkue:
    kështu Shqiptarët, të cilt mësue 20
    s'i'n me ndejë rob nën zgjedhë t'huej,
    pagë e t'dheta me i là kujë:
    por të lirë me shkue ata motin,
    veç mbi vedi tue njohtë Zotin,
    e as kurrkujë n' këto troje t' veta 25
    mos me i bà kurr tungjatjeta,
    n'braz me Turk kurr nuk kanë rà
    e as kurr pushkën s' ia kanë dà;
    por t'janë grì me tè e t'janë vrà,
    si me kenë tu' u vrà me Shkjà 30
    E prandej si pat fillue
    Turkut Ora m' iu ligështue,
    e nisë pat m' iu thy' atij hovi,
    m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi:
    e ato fiset e Ballkanit, 35
    zunë me i dalë dore Sulltanit,
    nisë Shqiptarët kanë me u mendue,
    si Shqipninë me e skapullue
    zgjedhet t' Turkut : [ndaluar] si motit
    n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, 40
    krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë
    n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej,
    me i bà kurr mà tungjatjeta,
    kurr me i là mà pagë e t'dheta:
    edhe Flamuri i Shqipnisë, 45
    si fletë Engj'lli t'Perendisë,
    si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare,
    me u suvalë prap n'tokë shqiptare.
    Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
    Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì: 50
    gërxhelì, por belaçì:
    na dyndë top, na dyndë ushtrì
    edhe del e bjen n'Shqipnì,
    për me shtrue këto bjeshkë e vërrì,
    shka merr Drinin për s'të gjatit 55
    der' n' Kalà të Rozafatit,
    ku ai me ngulë do' «trobojnicën»,
    do' m' ia vu Shkodrës «kapicën»:
    me bà Shkodrën Karadak,
    mbasi 'i herë ta kisht' là n'gjak! 60
    Ka ndejë Turku e këqyrë haru,
    pika-pika lotët tu'i shkue,
    kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
    se Moskovi e ka rrethue:
    ka Stambollën muhasere! 65
    Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere
    Shoq me shoq, tue shartue zì
    -si ata e zeza m'i pastë mb'lue!-
    për të buk'rën këtë Shqipnì,
    si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì. 70
    M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue.
    Sa mirë n'armë na janë shtërngue!
    T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,
    si të Parët ua lidhshin motit
    n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: 75
    me 'i kambë mbathë e tjetrën zdathë,
    gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë,
    diku ngranë, diku pa ngranë,
    harrue grue, motër e nanë,
    sy'n agzot, zemrën barot, 80
    e si ai plajmi me furì,
    t'kanë rrà ndesh Malit të Zì,
    për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì,
    ku edhe trimat t'janë përlà:
    t'janë përlà Shqiptarë e Shkjà, 85
    ballë për ballë ata tu'u vrà,
    fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè:
    tue mbetë shakull përmbi dhè,
    mish për shpez e kaçubeta,
    gjithku kje ajo pika e djalit, 90
    gjithku kjenë sokola malit,
    pa kjà m'ta as nanat e shkreta.
    Veç se, po, me parzme t'veta
    Aty Shkjaut sulmin kanë thye.
    Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, 95
    bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit
    e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit:
    se jo veç [ndaluar] Knjaz Nikollës
    nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta,
    porsè as Mbretit të Stambollës 100
    s'duen me i bà mà tungjatjeta,
    e se dore duen me i dalë:
    se Shqipninë nuk po e kisht' falë
    Perendia për çerkez,
    Turq, manovë, likurazez; 105
    por për do sokola mali,
    [ndaluar] «Shqiptarë» bota po i quete,
    për ta gëzue këta djalë mbas djali,
    der' [ndaluar] jeta mos t'u shuete.
    Turku fjalën e ka ndì': 110
    se ç'asht mbushë ai me mënì!
    Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì,
    gjallë Shqiptarët ai me i përpì!
    Por Shqiptari gjallë s'përpihej,
    e as me u shkelë, besà, s'po lihej, 115
    kur po i mbushej mendja e vet,
    për Shqipnì me bà gajret,
    n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret.
    Edhe kështu t'janë kapërthye
    grykë për grykë Turq e Shqiptarë, 120
    pa dhimbë krenash tue u thye
    si me thye kunguj npër arë.
    T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit,
    Shkjau: kah drote se Shqipnia
    Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, 125
    mà s'do t'bite n'kthetra t'tija,
    si atij hangër ia kisht' palla:
    merr e mësynë m'Turk fulikare,
    e si derrat me çakalla
    t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: 130
    haju, ngaju, çaju, vraju,
    m' pushkë e m'top gjueju batare,
    gjaku rrëmbè npër rrahe e qare,
    e npër fusha e npër gajusha,
    der'[ndaluar] s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr, 135
    zgjedhe s' Turkut pështoi Shqipnia
    e duel m'veti si dikùr:
    si premtue kisht'Perendija;
    por si dashtë, besà, lum vëllau,
    s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. 140
    Se s'ka dashtë Turku lirì,
    ma merr mendja; veç un s'dij
    Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër
    ardhë i paska, [ndaluar] nën themër
    rob Shqiptarët po don me i shtrue, 145
    edhe atë tokë ai me pushtue,
    për të cilën vetoi motit
    shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit?
    E [ndaluar] s'paska dert aspak,
    se Shqipnì dhe Karadak 150
    krejt me atë punë po i làte n'gjak?
    Zemra i ardhka prej Moskovit!
    N'Petrograd Cari i Moskovit
    Nji bè t'madhe po e kisht' bà:
    m' e ndie plak e kalamà: 155
    se ai natë t'madhe s'do t'kremtote,
    se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote:
    gostë as darsëm nuk do t'ngrifte,
    s'do t'u late as s'do t'u krifte,
    as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, 160
    për pa i hi Stambollës përmbrendit,
    për pa këcye mbi post të Mbretit,
    me u bà zot i tokës e i detit;
    edhe Europës tregun m'ia prè,
    mos m'e lanë me shitë, me blè, 165
    mos m'e lanë me çilë kund punë;
    por me bà [ndaluar] ajo përdhunë,
    për me çue 'i grimë bukë te shpija,
    rob të ngelte n'kthetrat t'tija,
    n'ato kthetra me gjak zhye, 170
    mësue gjithmonë n'gjà t'huej me gërrye!
    Por, pse ishte 'i skile e vjetër,
    si për fjalë ashtu për letër,
    mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër,
    ai po e dite mirë e hollë, 175
    se isht' do punë me hi n'Stambollë:
    se isht'do punë Turkun me e thye,
    pa sharrue vetë mbrendë me krye.
    Prandej xèn ai me trillue,
    m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: 180
    m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit,
    [ndaluar] me i qitë këta punë Sulltanit;
    me i qitë punë këta 'i herë mà para
    me trazime e punë t'pambara,
    e mandej vetë prej Rusiet, 185
    si harusha prej pusiet,
    me i rà Turkut fulikare,
    m'zhbì n'vend, m' e qitun fare;
    për pa bà me mend pleqnì,
    se me atë punë botën unjì 190
    mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì
    Kur ketë punë e ka pleqnue,
    ka marrë trimi e n'odë ka shkue,
    ka ndejë n'tryezë e asht vu ma shkrue,
    me u shkrue miqve kah Serbia, 195
    kah Zagrebi e kah Sofia
    me lidhë besën shkaf asht Shkjà,
    mbi Budin, m'çanak-kalà,
    edhe tok këta ndërmjet vetit
    mos m'ia dà të keqen Mbretit; 200
    por m'e nxitë, por m'e mërzitë,
    m'iu vardisë si 'i ditë për ditë,
    herë për shtek, herë për kufì,
    tash me peng tash me pleqnì,
    por gjithmonë, po, pa kanu, 205
    veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu.
    Mbasandej, ky zogu i Shkinës,
    merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës,
    merr e 'i letër, ia angllatisë,
    me dredhì tue ia qindisë: 210
    Ti, [ndaluar] jè qaj Knjaz Nikolla,
    falmëshëndet Cari i Rusisë,
    se zà t'madh për ty kam ndie
    [ndaluar] jè trim e gërxhelì,
    [ndaluar] jè burrë e kuvendtàr, 215
    me ta drashtë hijen anmiku,
    por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjà;
    pse qe ti m'atë rrasë Cetine
    më kè ndejë me 'i gjysmë opinge,
    e jè bà, po, gazi i dheut, 220
    tue mërzitë miq e kumbarë,
    veç e për bukë thatë në gojë.
    Mje sa Turku, përbri tejet,
    dredhun çallmën m'vetull t'synit,
    derdhë shallvarët ai pola-pola, 225
    rrin e ban kokrrën e pallës,
    e as m'e pà ti s'mund ta shofish
    përmbas kodrës së pilafit
    Po a thue, t'la ty kamba e dora,
    ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë, 230
    jo se hi kè bulk n' e huejën,
    [ndaluar] s'po ndihesh kund për s'gjalli?
    Mo', bre burrë, se nuk ka hije
    Urtë me ndejë Cubi i Cetinës,
    edhe n'shpì me e shkuem ai motin, 235
    tue u ndeshë npër furka t'gravet!..
    Po a s'ta mbushë synin Shqipnia,
    me ato male të madhnueshme,
    me ato fusha të blerueshme,
    [ndaluar] kurrkund s'jè kah orvate, 240
    me ia shkye 'i skundillë për veti?..
    M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun!
    Pse pa luejtë ti kambë e dorë,
    s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë:
    Por ti luej, nafaka luej, 245
    ka pasë thanë ai burri i huej;
    sa për bukë e për fyshekë,
    piqu n'mue, se t'i qes vetë;
    edhe kësulën vène n'sy,
    se të nget Mbreti i Stambollës: 250
    nuk ta là me t'prekë me pupël.-
    Letrën kështu Cari e ka shkrue,
    edhe mirë e ka palue,
    e e ka mbyllë me dyllë të zi;
    ia ka dhanë kasnecit t'rì, 255
    me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì.
    Letrën n'gjì ka qitë kasneci,
    ka thekë kambët ai sa mund heci:
    ka lanë mbrapa fushë e zalle
    kapërcye ka bjeshkë e male, 260
    edhe dalë ka lum e shè:
    ka shtegtue për ujë e dhè,
    der'[ndaluar]'i ditë, tue marrun dielli,
    në Cetinë ka behë ai filli:
    shtjerrë opangat, grisun setrën; 265
    Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën,
    me dyllë Cari si e kisht' mbshilë.
    Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë,
    e ka çilë edh' e ka këndue,
    tri herë rresht ai e ka këndue, 270
    tri dit rresht edh' e àsht mendue;
    mbasandej ai fjalë ka çue
    njatij Vulo Radoviqit,
    kerkserdarit t'Vasoviqit,
    [ndaluar] me dalë me rà n'Cetinë, 275
    pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë:
    me flut'rue si gjeraqinë,
    për me u pjekë me «Gospodarin».
    Njeky Vuloja Serdari
    Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: 280
    m'e pasë randë toka m'e bartun.
    Pa tè prè kund s'ishte marrë,
    pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë,
    pague s'ishte varrë as gjak,
    s'kishte vu nuse duvak, 285
    as s'isht' dà gjyqë a pleqnì.
    Pse edhe Turku i Malit t'Zì
    po e kisht' pasë shqipe mbi kry',
    mos m'e lanë me pà me sy.
    -Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, 290
    po e kisht' bà m'atë udhë t'Cetinës.
    Paska marrë e shi në rrugë
    Për tërthuer shtrika nji stugë,
    edhe i çueka fjalë tërthores,
    [ndaluar] shka àsht Turk i Cernagores, 295
    mos me mujtë m'e shkapërcye,
    për pa là 'i dukat për krye.-
    Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri,
    larg e larg me i dajtun turri.
    Fëtyra e tij porsi duhia, 300
    syni i tij, tanë zjarm e shkëndia;
    vet'llat trashë ngèrthye kulàr,
    porsi lesh derrit bugàr;
    vesh e m'vesh dega e mustakut,
    si dy korba lidhë për lakut; 305
    edhe i mbrrijte kryet në trà:
    burrë i atillë me sy me u pà.
    Veshë e mbathë e m'armë shtërngue,
    kishe thanë se àsht lè drangue.
    Se këtè Knjazi fort e dote, 310
    fort e dote edhe e ndigjote;
    pse edhe i urtë ai kishte ndodhë,
    me ia prè mendja fort hollë.
    Prandej Knjazi i çueka fjalë
    Në Cetinë për ngut me dalë. 315
    Edhe Vulja bjen n'Cetinë,
    pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë,
    tue flut'rue si gjeraçinë.
    N'atë Cetinë kur Vulja zbriti,
    atè Knjazi mirë e priti, 320
    mirë e priti e n'odë e qiti,
    i qiti duhan e kafe,
    edhe nisi kështu t'bajë llafe:-
    Ku jè, Vulo, eh kopilane!
    Se ti ujk, po, né na u banè, 325
    ke s'po duke kah Cetina,
    ku kè miq e probatina,
    [ndaluar] s'të ndërrojnë me sy të ballit?
    Po, a kè mujtë? a kè farë hallit?
    Si po t'shkon n'Vasoviq moti?- 330
    Për jetë tande ! si do' Zoti,
    merr e i thotë Vulo Serdari;
    pse sivjet, lum «Gospodari»,
    nuk ka pasë toka valigë,
    e ka ardhë nji kohë e ligë, 335
    sa nuk dij si ka m'iu bà,
    për me pështue do rob e gjà,
    pse edhe buka asht tue na lànë.
    Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë…
    Se s'po gjenë cubi me ngranë… 340
    Se s'po gjenë skyfteri mish…
    Se ti e nxjerrë korën dy fish!…
    Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè,
    se po e ban me lopë e qè,
    sa me mbajtë njerztë e kujrisë, 345
    jo se mà gjindën e shpisë…
    A din shka, Vulo Serdari,
    ndiej shka t'thotë ty «Gospodari»:
    pështilli bashkë nja disa cuba:
    t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, 350
    t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina:
    edhe lëshoj ti kah Vranina,
    për me vrà ata e për me prè,
    për me djegun gur e dhè,
    mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, 355
    tue grabitë e tue robitë,
    n'daç me natë e n'daç me ditë;
    se un prandej të kam çue fjalë,
    der' n'Cetinë nji herë me dalë,
    pse dishka mue tash m'ka këcye, 360
    prap me Turk me u kapërthye:
    prap me Turk, po, na me u vrà.
    Pse edhe as hije, thom, nuk kà,
    urtë ma ndejun Turk e Shkjà.
    E kështu, tue ligjërue, 365
    krye më krye tue bisedue,
    hollë e gjatë e ka qortue,
    si me u sjellë e si me u mprue,
    për m'e là Vraninën n'gjak.
    E si vesht janë marrë me fjalë, 370
    Knjazi n'bukë atè e ka ndalë,
    edhe falë i ka do pare;
    e i ka falë nji «xheverdare»,
    krejt n'argjand kondakun ngrì,
    mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: 375
    m'e drashtë vjerrun në sërgjì,
    jo mà n'krah të nji luftarit,
    jo mà n'krah t'Vulo Serdarit,
    [ndaluar] isht' me brè hekur me dhambë!
    Atëherë Vulja àsht çue në kambë: 380
    ka bà Knjazit «tungjatjeta»,
    edh' àsht nisë malit përpjeta,
    udhës me mend ai tue përblue,
    si Vraninën me shkretnue,
    Knjazi ashtu si e kisht' qortue. 385
  4. Cleopatra

    Cleopatra Anëtar

    Re: Gjergj Fishta

    Gjergj Fishta eshte nder shkrimtaret e mi te preferuar.
    Shume flm per shkrimet qe keni sjelle.
  5. eli

    eli Fillestar

    Re: Gjergj Fishta

    Makeronjana

    Gjithë njatyne kalangerrçave kambëspilca burreca t’huej [ndaluar] ndër vende te veta ndjekë mbrapa me mollatarta e portokalla te kalbuna, kuel te shkeptë, duelën në Shqipni në kët dhé te verbët ku pshtetë ne shtasësi te shqiptarëve u kërtylën në vjam edhe nper msim te gjuheve t’hueja tru e zemer u trodhen shqiptareve nder shkolla [ndaluar] gjithçka tjeter te dilshin perpose se sqhiptare jo, ket pasticcio poetik GEGE TOSKA po ua qet perpara njiheri tue ia fale asaj Ores se Zeze gjithsi jane e kjene me rroc e me koc.

    Shkrepi dielli mbi kala,
    Frano Krispi, i burre bela,
    N’at Itale ngusht ka ra,
    Hall aj vedit mos me i pa.
    Mbetë, si i thone, me koc ndër dhambe
    E me gjalma neper kambe
    Me kuletë edhe ra n’gjak
    Lavjerre buze, lavjerre mustak
    Prej ksi hallit e sikletit
    Kah s’po i din ai maje vedit
    Asht ba kubël krej ndër mend
    As s’po i zehet vendi vend
    N’short me u mbyte n’uje t’Adriatikut
    A me u vjerre kund m’dege t’ndoj fikut.
    Prandej rreshkë si lkurë calikut
    Krejt marrë meç prej Menelikut
    [ndaluar] atje n’Adna, m’pushke e m’top
    Ta ka ba, besa per shkop
    Idhtë nji dite si cirka e helmit
    Keshtu po i thote Lorecchio Anselmit :
    « Me shtateqind e sa ka dreqen,
    Vofte Italja, eh na marrte t’keqen,
    si kto pune kurr nuk mu ndreqen
    M’asht ba kryet mu patalok
    S’m’ka mbete qime as s’m’ka mbete flok :
    M’asht ba balli si zhallogë
    Prej kujdesit kaq jam shogë
    Nate e dite un tu mendue
    Keto pune si me i drejtue.
    Por po m’shkojn t’tana dallash
    Qep nji pllambe e shkep nji pash
    U mundova pa dobi
    Nuk m’duel çorbe as m’duel jahni.
    Prandej pykë une sot kam ra
    Kurrkund vedit s’po i shoh va,
    E as s’po shof kurrkund nji shteg
    Per me mujtë me u kapun n’breg
    Veç t’kam ngel si peshku n’zall
    Ma fort dekë besa se gjalle
    Der m’sot eca si do eca
    Per bostan dhash kastraveca
    Edhe italen mire ta tredha
    Mire ia hoqa disa dredha
    Tue e shkue mana ket jete
    Si ma mire nuk ke pse pvetë
    Ha e pi e rri pshtetë
    Shko e ec poshte e perpjete
    Kryet matare mendt kobure
    Barkun çark sa nji sy ure
    Veshe e mbathe per bukuri
    Me karroca e tevabi
    Me ba bè se jam zotni
    Po por sot, heu ! vaj po m’merr
    Un t’kam mbete si qeni m’qerr
    E t’jam ba me pi po helmin
    Ke mue Italja ma vue shqelmin
    E t’m’ka hjedhë krye-picingul
    Ashtu i copet matrahul
    Edhe mrrudhe e hi si kosh
    Kurrkund sot mor t’paça shndosh
    S’m’pyete per osh as per balosh
    Parlamenti me senat
    Çue mbi mue jane sot lugat
    E vu ma kan gjunin n’bark
    Tuj ma rrjepe shpirtin me çark
    Pa ndoj dhime pa ndoj meshire
    Per pa m’dhane kurrkund tehire
    Pse ti [ndaluar] e din fort mire
    Meneliku me caruqe
    Burri i botes ne na la duqe
    Na la duqe e na çoj fore
    Na ka lane me bokla n’dore
    Pesedhet mìj e disa vete
    Me’tn taljaj me hunde perpjete
    Atje n’Adna mbi ranë te zetë
    Me ngrane n’ta sorra e falku
    Tri here aq mbeten rrethue
    Edhe rob t’mjeret kenë çue
    N’Abisinje, e aj matrahul
    Meneliku te gjith m’shul
    I ka vu si t’ishin skjep
    Tuj tredhe gjinden per gazep
    Prandej mue m’kan marrun mni
    Gjalle po thue duen me m’perpi
    E kan kot pra lum kumara
    Zen Lorecchio me fjale t’mbara
    Se ti faj s’ke as i pike
    [ndaluar] na thye jem n’at Afrike
    Paj e din tham bota mbare
    {Se na s’jemi njerz luftare
    Na veç Zot, kjoshim per farë
    Per zdrukthatare e ustallare
    Me i ra surles nper hotela
    Me ndreqe kuça edhe skudela
    Dallkaxhi kopallaxhi
    Me luejte « boçesh » vene me pi
    Shoq me shoq me u ba kërdi
    Se per lufte besa Taljani
    Kurrnji aster nuk e bani
    Si e kam kndue motit nji bente
    Italiani buona gente
    Per la guerra non val` niente
    Quando sentono i cannoni…
    E din vete sh’ka vjen n’e s’voni…}
    Po a ty fajin thue me ta lshue
    [ndaluar] dikush na pat dermue
    Na pat zdrame gjymtyre e koca
    Tash do vjet n’Lissa e Costazza ?…
    Jo zotni, s’asht gjà ajo fjale
    Prandej kot e kanë nji pale
    [ndaluar] duen faj’n me ta lshue tye
    Ke Abisijt ne na kane thye
    Faj n’ket pune n’paste ndonji njeri
    Faj’n e ka tham Baratieri
    [ndaluar] i ka ngucë grethat me krande
    E jo ti besa mor Frane
    [ndaluar] m’ke ndejt n’voter tande
    Pshtet m’njan bri duhan tue pi »
    Frano Krispi, mustak-vetlla
    Kshtu zu at’here me qitun petlla
    Petlla n’uje porsi gjithmone
    [ndaluar] i ka pase fatziu zakon
    Jo po Anselm ti e ke do arsye
    Veçse t’drejten me ta rrfye
    (Por po e flas vetem me tye)
    Baratieri faj nuk ka
    [ndaluar] atje n’Adna vend bela
    M’hunde e m’buze na kemi ra
    Baratieri, palaré
    Veçse kot randon mbi dhé
    S’asht me Negus as me ne
    Do ta diejsh se Baratierit
    Urdhni i shkoi prej ministerit
    Me nise pushken me arape
    Per me e ba nji here hesap
    Se a i’mend aj do t’kisht kerçik
    N’lufte me u matë me i Menelik
    [ndaluar] isht me bre besa çelik
    Un po deshta me dore t’ti
    Me nxjerre kshtejën per nën hi
    Por kjo pune m’duel si a ma zi
    Perse as kshtejën s’mund e hoqa
    E ai u dogj e vete u poqa
    Prandej fikë edhe koritë
    Erdha sot un me t’merzite
    E dhe me ty ktu me u kshillue
    Palè i her se shka po m’thue
    Se a mund mbaje un ndonji uzdajë
    [ndaluar] perpjete prap mund do t’çaj
    Per me zane kund ndoj kolltuk
    M’t’cillin ndejë mandej kacuk
    Prape ndoj dredhë me nxjerr n’Itale
    [ndaluar] po m’gjindet sot havale
    Me senat e parlament
    Sa nuk die de ku i kam mendt
    Fort Lorecchio na u mendue
    Na u mendue e na u kujtue
    Edhe at’here zen me ligjrue
    Po e shof vete more kumbare
    Se ty punet s’po t’ecin mbare
    Se ke rrshite e vojte kapote
    Me gjith tirq me gjith mallote
    E s’po del ma me ngrane fiq
    Perse i ke ti shume do armiq
    T’cilit po drue se m’ndoj farë feje
    S’rrine pa t’zdathe braget prej kreje
    Si t’mbaje nieri shtatin n’uje
    Asht e ditne prej gjithkuje
    Se i shkon puna rrokopuje
    Jo por ty o miku i em
    (M’ndiej se n’faqe un po ta them)
    Mire t’pershtatet njajo fjale
    [ndaluar] e pat thane nji plake n’at Shale
    Moj Babune moj Mallote
    Kush ta bani ? B*tha jote.
    Por pse m’pyet s’e die per kshill
    Tu kene vete po ti njaj diell
    [ndaluar] ka shndrite me urti ket dhé
    Ç’merr prej Alpesh e m’Libine
    Rrezet t’tua m’toke taljane
    Kurrkund terr as nate nuk lanë
    Edhe n’kje se ndonji herë
    Lane do terr… e lane m’teftere
    Me gjith’kta mbasi ti vetë
    Per kshill po do me m’pyet
    Qe edhe vetë ktu po t’diftoj
    Njiket pune se si e mendoj
    Veç qortom n’kjofte se gaboj
    N’kjofte se s’flas si e lype e mbara
    Ti e din mire mor lum kumara
    Se italjanve mendja ua asht kape
    Jashta kmishet me u perhape
    Sado [ndaluar] n’Afrike ua shturen
    Abesinjt me kmishe lekuren…
    Prandej tash me pasun ti
    Me ua shti n’kry, diqysh, disi,
    Sa e ke n’mend po sa ma vrik
    Shqiptarìn n’at Adriatik
    Ç’merr prej Vlonet m’Veleçik
    Me e shti n’dore un kisha me thane
    Se italjajt te gjith si jane
    Plak e i ri e kalama
    Tu hallalle kjene tu t’i ba
    T’gjitha t’zezat e s’jane pak
    E tue i vune punes kapak
    E prap ty besa n’seli
    Kjene tu t’vu, [ndaluar] mbi Itali
    Te sundojsh po me ate kanue
    Me te cillin ke kene msue
    Der me sot ti me sundue
    Dy nen dore e tri nën thue…
    S’di a po di me ta zhvillue…
    Jo po mire jam tu t’kuptue
    Ia kthei Krispi. Veç po drue
    Se nji pune s’e ke mendue
    [ndaluar] n’shqipni me pasë per t’hi
    Na del pune besa me Austri
    [ndaluar] shqipnin don me e ba t’veten
    E un Anselm me t’thane t’verteten
    Sado trima [ndaluar] na jena
    E drue « shqipen me dy krena »…
    Edhe asht Frane per t’drashte
    Te dy syt pse ti xjerr jashte
    Me ata kthetra si çengela
    [ndaluar] dermishin si kortela.
    Jo po vete kete pune e di
    Por me kohe e me dredhi
    Me pak pare e me shum dokrra
    Rrén shqiptart si pulat n’kokrra
    Edhe ashtu me kokrra e rrena
    Shqiptaris i hyn permbrenda
    E ia lame Austrise « kapote »
    Mire por burre, Krispi po i thote,
    Por ku i marr paret, i mjeri,
    Bankarrota asht ministeri
    Ia shtuer qesen Baratieri !
    Zen Lorecchio me fjale t’mira
    E vertete [ndaluar] kohet jane t’vshtira
    Me gjith’kta, njiqind mij lira
    Qe na lypen per Shqipni
    Nuk jane shum p’r i qeveri
    Ti kto pare s’ke me i çue
    Ne Shqipni, por mi ep mue
    Edhe rri mandej pështetë
    Tue i ra surles, perse vetë
    Kam me dite si n’pune me i qitë
    Ç’çark me to me terezitë
    Me ato pare kam mendue
    Nji fabrike me themelue
    Nji fabrike per makarona
    Si i ndertojne nder vende t’tona
    Fabrikes emnin mandej vete
    N’giuhe taljane ia kam gjetë
    Edhe m’dere m’ndoj cope tryeze
    Kshtu m’ia shkrue kam nalt mbi rezë
    « La Nazione Albanese »
    Un at’here –qatje ma vona
    Kam me i marre kto makarona
    E me çue kam deri n’Shkoder
    Me to barkun tua baj loder
    Gjithe shkodranve t’kshtene e turq
    Tanuzli e kambeterfurq
    E tue kene o lum zotnia
    Se si mson anatomia
    Trupi i njerit prej ushqimit
    Kshu do t’ndodhe qatje ma vona
    [ndaluar] shkodranet prej brumesh tona
    Me u pertri kane n’makarona
    Nji per nji porsi me thane
    Se italjaj do t’jene te tane
    Porse n’shekull mori Frane
    Nuk ke gja, jo ma « italiane »
    Se kto t’kandshmet brumet tona
    [ndaluar] po u thojshin makarona
    « Italiano » e « Makerona »
    N’Alemanje, n’France, n’Albiona
    (se ktu rryeshem po m’vjen ‘rima’)
    Jane dy emna sinonima
    Prandej ti mor lum kumara
    Po merr shkodren pike ma e para
    E mandej kadale kadale
    Tue u ardhe puneve ashtu… si njalë
    Here thè bese here peng lè fjale
    -Si zanat qe i ke gjithmone-
    Po t’merr Durres Berat e Vlone…
    Vlona thue me kenë e jona ?
    Ia prêt Krispi. « Po, po, Vlona
    Me Sazane… a t’duket pak ?
    Zan Lorecchio surfullak
    Si tu qeshe aj nën mustak
    Edhe Krispi shend e vere
    Ngerthye thonin si skifter
    Thote Anselmit :’T’rafte e mira
    Na te i ke njiqind mij lira’.

    Mbas tre muejsh, neper Fushe-Çele
    Me i tepsi permbi kapele
    U pa i lti ne pantallona
    Tue brite : ‘Taze Makarona’
    Ish Lorecchio tue tregue
    Makerona [ndaluar] kjene çue
    Prej fabriket augur-zeze
    La Nazione Albanese

    (Pjesa e dyte) Kur kam thanun ne pjese t’pare
    Se shkodranet atje ma vona
    S’kan per t’kenun ma shqiptare
    Me u pertri kan n’makarona
    Un kam ndie se i pale zotni
    Msue me gjete halen n’përpeq
    I kan sha’ ato vjersha t’mi
    Edhe marre i kan per t’keq
    Por nuk kan jo pse me u idhnue
    Pse jane t’drejta fjalet e mia
    Un t’verteten kam kallxue
    Sepse s’di anatomia
    Makerona [ndaluar] na i çuene
    Franja e Anselmi -dy piruj-
    Kta shkodranet po, ne na i shndrruene
    Na i pertrine n’makeruj
    Per n’mos daçi bese me m’zanë
    Deh ! kete kange njihere kendoni
    [ndaluar] e ka qite nji djale shkodran
    E at’here rrenc ju n’daçi m’thoni :
    « Asht ba shkodra fukara
    N’Europe kush do, m’é dit
    Krajlit t’itales ti bajne duva
    Me kto shkolle na i çeli syt
    Ty o rregj tu dhashte e mbara
    [ndaluar] i bane mir gjithkuj
    Se me shkoll [ndaluar] pa’n perpara
    S’dim me i dhane gomarit uj
    Sot nuk jena porsi motit
    Se punet e tyne jane harrue
    Ti o rregj je shndrite prej zotit
    Ke çue mjeshtrat me na msue
    Bajne seri m’disa pleq
    [ndaluar] nuk din ndonji marifet
    Jane ba ka tetdhete vjeç
    S’din me shkrue emnin e vet
    Ata bajne mire me hupë fare
    Emni i atyne me u harrue
    T’gjith e shohin se asht marre
    Deri fmija me i marrue
    Ktu me bamun shum hyqmet
    Pleq si shtasa me tamand
    Jane fmi pa mbush dhjete vjet
    Di’n me fole me shkrue taljan
    Tuj msue mjeshtrat dite per dite
    Pa pritese hallall ju kjofte
    Ti o rregj na qite n’drite
    Emni yt kurr mos u harrofte.
    Ipeshkvi n’ket pune kje kape
    Fmin n’at shkoll mos me i çue
    Asht izna e shejtit At Pape
    Kush ti çojne me i mallkue
    U friguene trimat e grate
    Tuj leçitë perdite n’kishe
    N’vend [ndaluar] me i ba rregjit itat
    Deshtne shkollen me ia prishe
    Kurrnji t’keq n’ket shkoll s’e pan
    Se i spjeguene mire e holle
    Gadi fikne fukara
    Me i lan pa buk, pa shkoll
    Kta punuene fort pa mend
    S’digjet uji nder kandila
    Hyqmi i rregjit shkoi n’vend
    E ruejt zoti me veqila
    Sa jetima te pa nana
    Po i thone Krajlit Tu ngjatët jeta
    S’kena pase me veshe opanga
    Tash po veshim stivaleta »
    Qe kto vjersha, t’mire a t’kqi
    Me i gjykue ktu na s’po dona
    I ka shkrue i shkodrane i ri
    [ndaluar] asht ushqye me makarona
    Tash nji pune due me u pyet
    Sod dhjete vjet e andej perpara
    Kur ndër ne s’u a dijte fara
    Kush shqiptar ka thane kët fjale
    Se detyre shkodrani ka
    Si po thote sot nji ky djale
    Krajlit t’itales me i ba duva ?
    Kush, shqiptar, une po u pyes
    Parandej dogj uje n’kanila
    Per kët krajl tue mbajte kujdes
    M’e ruejte zoti me veqila ?
    Askerkush, Shqiptaret e motit
    S’i kan ba kuj ‘tu ngjatët jeta’
    Si po ndihet (ahi) n’dite t’sodit
    Per opanga e stivaleta
    Por besnike kta atmes s’vet
    Si blegtori [ndaluar] ruen vathë
    Me i kambe mbathe me tjetren zdathë
    E kur kta i ka lodh ndoj’i kob
    E kanë has m’ndoj’i zemer t’bute
    Kta t’evarshem e jo rob
    Per at zemer Hyut jane lute
    E pse pra ky djale i ri
    Shqiptaret nane tue pase e tate
    Shkon tue kndue sot per Shqipni
    Shpise Savoje me i ba itat ?
    Jo per t’tjeter ma besoni
    Ky gerhate per toke taljane
    Veç pse hangri macheroni
    [ndaluar] na çoi i pafati Frane.
    Po ato brume t’bame çark
    [ndaluar] n’Shqipni çoi Franja, posë
    Ktij shkodranit tu i ra n’bark
    Gjak e tru ia kan perdhosë
    Nuk ka tru jo, aj sot nën kaptine
    Por nji bludë macheronata
    Makeronash [ndaluar] na vin
    Prej Italejt si zorre t’gjata
    Edhe gjakun [ndaluar] prej t’parit
    Ky majmuni framasonash
    Trashegoi, s’asht gjak shqiptarit
    Thjesht asht nji lang makaronash
    Po ky shpirt e mish e gjak
    Ma shqiptare s’i ka t’njimendta
    Ia kan shndruue mu der ne cak
    Makaronat e polenta
    Per ket pune ky djale i ri
    Per itale a tu gerhate
    Edhe don [ndaluar] n’shqiptari
    Rregjit t’saj t’bahet itate
    Prandaj s’ka kush pse m’u idhnue
    Pse kam thane [ndaluar] i kohe do t’vijne
    N’t’cillen shkodra ka me u shndrrue
    Ka me u ba ‘garibaldine’
    A e sheh pra [ndaluar] nuk a rrenë
    Se shkodranet aje ma vona
    Ma shqiptare nuk kane me kenë
    Ma u pertri kane n’makerona
    Pse edhe sot potura fisit
    Si ky djali mullëtërrçurk
    N’shkoder kè si lent e lisit
    Sa ha i keqi edhe pa buk
    Njaq [ndaluar] italja sot me dashte
    Makeruj me i vu n’rabosh
    [ndaluar] ka n’shkoder, jam tue drashte
    Se né shkodren na e qet bosh
    Na e qet bosh tu e pushtue
    Por shka, vone kjo fjale do t’ndreqet
    Perse italja ka marre m’thue :
    Frano Krispit jane kpute leqet
    Frano krispi, knojme n’gazete
    A ka qite samarin n’toke
    E ka mbete me hunde perpjete
    Tuj lane shkrete kumare e shoke
    Prandej italje ngæ nuk ka
    Me shkodrane me ndej tu’ rreke
    T’tjera halle asaj i kan ra
    E jo tufa e brandaveke.
    Asaj po do halle t’tjera
    Ka pertri i pafati Frane
    Njaq [ndaluar] vone une tham se vera
    Ka per t’dale per toke taljane
    Sot ka ardhe po dies illa
    N’t’cillen mundet nji favilla
    Me’é çue italen n’der Sibila
    Sa per itale a kob futurus
    N’kje se gjyqi a i here venturus
    T’gjith ngatrresat discussurus
    Pse edhe tash a hapi sonum
    Topi i Negus regionum
    Der n’themel tue dyndun thronum
    Do t’çuditet t’tane natura
    E taljanve creatura
    N’kjofte gjyqtarit responsura
    Se tefteri proferetur
    N’t’cillin borgji continetur
    Bankerrota iudicetur
    Pse gjyqtari kur sedebit
    Braci para atij apparebit
    Por n’shpi hajni remanetit
    Prandej, kush s’a arsye dicturus
    Kur vete shteti asht rogaturus
    [ndaluar] t’rrije hajni n’shpi securus
    Tane sherbetoret e maiestatis
    Tu e plaçkite italen gratis
    E kanë rrjepë pa fé pietatis
    Frano Kripi n’hae e n’pie
    Vodh me banka e t’tjera vise
    Ka i milju e ma per die
    Kurr tu vjedhun ky s’ke lassus
    E tue skruemun per ket passus
    N’Rome visarin e la cassus
    Prande’ italja a n’droje t’ultionis
    Pse s’do t’kete farë remissionis
    Per n’i ardhte ditë e rationis
    Ministeri vetë a reus
    Qysh se tha s’asht Papa meus
    E mbi veti s’due ma deus
    Rudini qysh se absolvisti
    Baratierin e axaudisti
    Krispin hajnit spem dedisti !
    T’u ndeshkote papes benigne
    S’kisht me kene italja n’igne
    Kush itales ndihme nuk præsta
    Veç borxhlija e ban sequesta
    Tuj e lnuer ka e marrka m’dextra
    Deputetve maledictis
    Grazhdit plot gjithmone addictis
    Kundershtareve t’benedictis
    Tu u ndeje italja accolinis
    Asht tu vojtun ajo n’cinis
    Dite per dite tu u avitr kah finis
    Kta dishmon se asht dies illa
    N’t’cillen shkrepmen nji favilla
    Ministeri gjithmone reus
    [ndaluar] me dijte nuk don per deus
    Dona mihi requim Amen !
    Mbasi pra na u hoq havalja
    [ndaluar] pat ardhe n’kto dhena t’tona
    Edhe gja s’ka n’dore italja
    Tu i çue shkodres makarona
    Un kto fjale po i baj rrcok
    Perse boll kam ndeje tu i tjerrë
    Jam tu i lane per tjeter rrok
    Fillin un s’kam dert me ia u djerrë
    Per shka tash kam ra n’bela
    S’di ket kange si m’é mbarue
    Por kadale se m’te i kam ra
    Do t’mbaroj si kam fillue
    « Me shtatqind e sa ka dreqen
    vofte italja e na marrte t’keqen »
  6. OROSHI

    OROSHI Fillestar

    Re: Gjergj Fishta

    Hahahahahahahahahahahahahahah


    E perkryeme!!!!!!!!!!!!!

Share This Page