Globalizimi dhe Shqiperia

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga ana karenina, 2 Nov 2005.

  1. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Globalizimi dhe Shqiperia

    C'dini dhe c'mendoni per Globalizimin? A po i japim rendesine e duhur? Jemi mjaftueshem kritike apo konformiste ndaj ketij fenomeni? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
  2. StillMandi

    StillMandi i fresket

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Ke bere mire qe e ke hapur kete teme tek Sociologjia. Per shume nga ne, Globalizimi eshte vetem ne aspektin Ekonomik, dhe per aspektin ekonomik te tij rolin kryesor (antagonist) e luajne FMN, OBT e te ngjashme.

    Ndersa globalizmi ne aspektin social, eshte nje dukuri e pashmangshme qe lidhet drejtperdrejt me informacionin dhe lehtesine e perhapjes se tij ne ditet e sotme.
    Moda qe reflektohet menjehere anembane, bizneset qe mund te marrin vendime te menjehershme anembane jane dy shprehite kryesore te globalizimit!

    Nuk mund te kete njerez kunder globalizmit ne aspektin social! Ka shume gabime dhe padrejtesi ne globalizmin ekonomik!
  3. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Globalizimi eshte faza e fundit e kapitalizmit e nese deri ne fund te ketij procesi nuk eshte gjetur nje sistem tjeter nje lufte e trete boterore nuk ka gjasa te shmanget.
    Kur pjesa me e madhe e shteteve te pasura kane nje defiçit vjetor nga 1 deri ne 4% ne buxhetin e tyre dhe ne te njeten kohe, kompanive multinacionale, u kerkohet te kene nje zhvillim nga 10 ne 20% vjetor, kjo mund te ndodhi vetem nepermjet shpernguljes se kapitaleve ne vendet ku mundesite per tu zhvilluar jane shume me te medha. Rrjedhimisht keto vende jane vendet e botes se dyte e te trete, keshtu qe duke shperngulur gjithçka ne keto vende, kapitalizmi perendimor po autodestruktohet nepermjet mondializimit.
  4. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Cfare me shqeteson mua me globalizimin eshte humbja e authenticitetit te nji pjese te madhe te kultures se shoqerive te vogla qe jane procesin e perkrahjes se globalizimit...qe duke filluar nga edukata e punes....ngrenjes...se veshurit ...psh menyra e te punuarit ne nji kompani qe drejtohet nga te huajte edhe menyra e te punuarit ne nji kompani shqiptare..ose thjesht ne shtet..ka ndryshim shume te madh.... menyra e se veshurit te gjithe njesoj...kepuce me maje..kepuce rrumbullake...ngjyra jeshile te verdha te celura, ne menyre masive...apo menyra e organizimit te festave e te gatimit ....kto imitimi me shqetesojne...sepse jan disa tradita qe ndajne kulturen nga kultura.....
  5. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Globalizimi eshte teme jo fort e rrahur ne Shqiperi, dhe kjo jo vetem sepse vete globalizimi eshte nje debat i ri ne Europe dhe ne bote, por edhe sepse ai duhet trajtuar si nje debat me pasoja afatgjata per keto askush nuk preokupohet seriozisht ne Shqiperi. Gjithsesi, pjestare ose jo te debatit, procesi i globalizimit na ka perfshire prej kohesh edhe ne.

    Ka autore qe e konsiderojne fenomenin e globalizimit si te jete i vjeter sa bota, kurse te tjere jane te mendimit se ai ka hyre pas renies se murit te Berlinit, me ndryshimet qe pasuan vitet 90.

    Ashtu si rreth zanafillez, edhe rreth vete raportit te globalizimit me shtetin ka dy kendveshtrime. Sipas njeres pale, globalizimi nenkupton rritjen e rendesise se shtetit ne kuptimin e institucioneve politike te nje vendi, gjyqsorit, sistemit te qeverisjes. Sekreti i suksesit te globalizimit sipas ketij kendveshtrimi eshte fokusimi tek gjerat themelore, dhe mbi te gjitha tek procesi i demokratizimit. Ka autore te tjere qe argumentojne se globalizimi po i jep fund epokes se shtetit-komb per shkak te intensifikimit te tregut global, cka do te beje qe mos jete e larget koha kur bota do te qeveriset jo me nga shtetet, por nga qytete metropole.

    Globalizimi eshte kundershtuar me force nga e majta europiane duke e konsideruar si nje triumf te neoliberalizmit amerikan dhe jo rralle e ka trajtuar edhe si forme neokolonializmi ekonomik dhe kulturor.

    Kritikat kryesore kane qene ndaj ofrimit jo te njejte te modeleve te zhvillimit ekonomik nga ana e shteteve perendimore (te cilat jane edhe promotore te globalizimit, me ne krye USA) vendeve te Lindjes. Megjithate ndihma e jashtme dhe mundesimi i eksporteve jane dy aspektet kryesore te globalizimit te cilat kane ndikuar pozitivisht ne permiresimin e standartit te jeteses ne keto vende.

    Sipas Stiglitz, "Vendet e vogla ne zhvillim jane si varka te vogla. Liberalizimi i shpejte i tregut te kapitaleve, sic nxitet nga FMN-ja, eshte njesoj sikur te nisesh varken ne nje det te forte para se t'i mbyllen vrimat, para se te jete stervitur kapiteni, para se te kene marre goma shpetimi. Edhe ne rrethanat me te mira mundesia eshte e madhe qe ato te permbyten kur i godet nje dallge e madhe."
  6. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Cfare me shqeteson mua me globalizimin eshte humbja e authenticitetit te nji pjese te madhe te kultures se shoqerive te vogla qe jane procesin e perkrahjes se globalizimit...qe duke filluar nga edukata e punes....ngrenjes...se veshurit ...psh menyra e te punuarit ne nji kompani qe drejtohet nga te huajte edhe menyra e te punuarit ne nji kompani shqiptare..ose thjesht ne shtet..ka ndryshim shume te madh.... menyra e se veshurit te gjithe njesoj...kepuce me maje..kepuce rrumbullake...ngjyra jeshile te verdha te celura, ne menyre masive...apo menyra e organizimit te festave e te gatimit ....kto imitimi me shqetesojne...sepse jan disa tradita qe ndajne kulturen nga kultura.....

    [/ QUOTE ]

    <font color="brown"> Jam totalisht dakord me kete me siper. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif </font>
  7. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Pas globalizmit duhet të vijë komunizmi utopik me mbështetjen e një regjimi autoritar në botë. Përndryshe botën e pret, siç tha dhe MLK, lufta e tretë botërore, pra shkatërrimi. I bie që të kthehemi dhe njëherë në epokën e akullnajave duke mbijetuar në shpella ose nën-tokë.

    Dhe kjo ka të bëjë me aspektin social të globalizmit, dhe pikërisht me ç'gjendet në fund të tij.
  8. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Regjimi autentik egziston edhe ne globalizem mesa kuptoj une, dhe nga kjo lind pyetja: Ku qendron liberalizmi i madh dhe kundershtimi ndaj fuqise se shtetit kur ne procesin e globalizimit rolin e shtetit vendimmarres po e luajne shtetet europiane? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
  9. Kordelja

    Kordelja Anëtar aktiv

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Te kish qene Jula ketej rrotul do thosh qe ky kapitalizmi i eger ca s'po ben vetem si e si te hedhe poshte teorine e Marksit /pf/images/graemlins/lol.gif madje te shpike edhe globalizimin si faktor me impakt gjeresisht social apo ekonomik dhe täi jape nje kuptim te ri rritjes se kapitalit. /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
  10. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Kondra di gjo per daten se kur do plasi se si po vje puna duhet me shit ca prona e te blej ndonje shpell se prape rrefugjat sdo bohemi!
    Problemi eshte se me globalizimin ashtu si u tha me lart nga Nafija kultura konsiderohet dhe tregetohet si biznes i mirefillte ne rastin me te mire, per te mos thene qe perdoret per te asimiluar e ndryshuar per interesa popuj e komunitete ne rastin me te keq!
  11. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Regjimi autentik egziston edhe ne globalizem mesa kuptoj une, dhe nga kjo lind pyetja: Ku qendron liberalizmi i madh dhe kundershtimi ndaj fuqise se shtetit kur ne procesin e globalizimit rolin e shtetit vendimmarres po e luajne shtetet europiane? /pf/images/graemlins/rolleyes.gif

    [/ QUOTE ]

    Teorikisht, globalizmi bën të mundur ngritjen ekonomike të vendeve të varfra pas njëfarë kohe dhe kjo do të thotë që vendet perëndimore (jo vetëm europiane) kanë hegjemoni ekonomike për një periudhë kohe të kufizuar. Për më tepër që në rrethet financiare e në bordet drejtuese të multinacionaleve kombësia është diçka tepër abstrakte.

    Pra, globalizmi do çojë detyrimisht në një ngopje të tregut dhe për rrjedhojë në inflacion.

    Dy mënyra ka për të kontrolluar inflacionin botëror:

    1 - Lufta (siç edhe është bërë në të shkuarën)

    2 - Kontrolli i prodhimit dhe i shpërndarjes së të ardhurave nga shteti (OKB ose diçka e ngjashme në këtë rast )
  12. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Kondra di gjo per daten se kur do plasi se si po vje puna duhet me shit ca prona e te blej ndonje shpell se prape rrefugjat sdo bohemi!

    [/ QUOTE ]

    /pf/images/graemlins/lol.gif
  13. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Kondra di gjo per daten se kur do plasi se si po vje puna duhet me shit ca prona e te blej ndonje shpell se prape rrefugjat sdo bohemi!
    Problemi eshte se me globalizimin ashtu si u tha me lart nga Nafija kultura konsiderohet dhe tregetohet si biznes i mirefillte ne rastin me te mire, per te mos thene qe perdoret per te asimiluar e ndryshuar per interesa popuj e komunitete ne rastin me te keq!

    [/ QUOTE ]

    Mos u boj merak MLK se ma do menia që do kemi kthy komët normalisht neve /pf/images/graemlins/laugh.gif. Megjithate mund ta qush si investim për të ardhmen e MLK-istave /pf/images/graemlins/tonguee.gif.

    Kulturat e ndryshme në globalizëm tentojnë të përzihen edhe të shkrihen në një kulturë globale. Kjo është e vërtetë të paktën për qendrat e mëdha. Fatkeqësisht nuk mundemi të ndalojmë këtë shkrirje kulturash por mund të kontrollojmë që të ruajmë më të mirën e secilës kulturë... .
  14. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Socialja ne globalizem...thjesht ka nji perkufizim...produkt i sukseshem...shitesh perkrahesh...nuk shitesh : mbath b*then shif hallin /pf/images/graemlins/shrug.gif
  15. Ubaldo

    Ubaldo Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    shqiperia dhe globalizimi?

    Eshte shpejt per ashqiperine qe te ndjeje pasojat e nje tregu boteror.
  16. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    1.8 miliard dollare import et 378 milion dollare export ne vitin 2004 ne Shqiperi. C'fare duhet me teper si argumenta qe te pranojme se bejme pjese me apo pa dashje ne globalizim!
  17. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />



    Kulturat e ndryshme në globalizëm tentojnë të përzihen edhe të shkrihen në një kulturë globale. Kjo është e vërtetë të paktën për qendrat e mëdha. Fatkeqësisht nuk mundemi të ndalojmë këtë shkrirje kulturash por mund të kontrollojmë që të ruajmë më të mirën e secilës kulturë... .

    [/ QUOTE ]

    Kjo shkrirja e kulturave ne nje te vetme quhet edhe "amerikanizim" duke qene se nuk shkrihen e krijojne nje te re por shkrihen per te imituar nje egzistuese, ate amerikanen.
  18. 963

    963 Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Kulturat nuk po shuhen por po zgjohen. Shikoni popuj te ndryshem ne vendet e ish-BS. Shikoni shqiptaret sot, shikoni basket, korsikanet, kurtet etj, etj.
    Vetem vendet ose popujt artificiale mund te shuhen (Jugosllavia) .
    Mos ngaterroni fjalen glabalizim me fjalen internationale.
  19. ados

    ados Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    Internacionale(globalizale) do jete bota e re....
  20. personazh

    personazh Fillestar

    Re: Globalizimi dhe Shqiperia

    kulturat po perzihen nga pikpamja ime. po shihen interpretime te nje stili jete te shpikur nga nje vend, ne vende te tjera. u permend amerikanizimi, nderkohe qe ne amerike eshte bere nje miks kulturash ku gjen gjithçka ne çdo çast qe deshiron. ideja pop, postmoderrn, Mcdonalds, Buddha, Yoga, Spaghetti, Oriental etj etj jane pjese e jetes se perditshme kudo, fale Tv dhe mediave ne pergjithsi. aspekti globalizim eshte i lidhur ngushte me shpejtesine e informacjoinit dhe levizshmerise se botes ne kohet tona ne pergjithsi. eshte fenomen i pashmangshem socjal perhapja e modave te reja te nderthurura mes njera tjetres. kjo per shkak se njeriu kerkon gjithnje ndryshim dhe stimuj te ri ne pergjithsi. pa kaluar ne aspektin thjesht ekonomik te çeshtjes, ku firmat e medha duan te perhapen ne çdo cep te globit per te rritur fitime, vihet re lehte tendenca qe kemi per tu dukur te veçante ne ambjentin ku jetojme. dhe per tu dukur i veçante, perveç origjinalitetit qe mund te kete vete njeriu, eshte edhe ndikimi qe bota e huaj ka mbi ne. duke perzjere elemente moderrne me elemente "antik", ose "futuriste", ose vetem perzjere elementesh aktuale, mund te krijohen risi pafund. disa te vlefshme dhe disa vulgare, por kjo dihet. personalisht nga ana socjologjike e shoh si pozitive globalizimin. ne shume fusha krijon ide te perbashketa, por nuk duhet nenvlersuar elementi njeri. ne çdo cep te botes ka njerez me mendime origjinale, te cilet nuk i marrin gjerat aq shabllon sa mund te duket ne pergjithsi. sigurisht mund tu pelqeje coca-cola dhe Mcdonalds (se kto jane fenomenet e sotshme) por kjo nuk eshte gje negative dhe nuk besoj se do ndikoje ne konceptimin e tyre te jetes. biles, pa i hyre shume studimeve socjologjike, mund te vihet re kollaj se shume koncepte perendimore nuk mirepriten dhe aq mire. seicili pranon ate qe i pelqen nga globalzimi, dhe e kunderta, gjeja e bukur qe ai i ofron botes seleksjonohet me kujdes nga shije te ndryshme.

Share This Page