Gorgjia, ky sofist që na shndëron në asgjë.

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga atman, 14 Nov 2007.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    Gorgjia, ky sofist që na shndëron në asgjë.

    Rrojti 109 vjet dhe në jetën e tij nuk ofendoi njeri.
    Më poshtë po jap diçka nga vepra e tij e njohur: “Ligjëratë lëvdimi për Elenën dhe shkrime të tjera” Edizione Paoline.
    Pjesa e tretë, brenda botimit, titullohet: “Rreth të mos qenit ose mbi natyrën”.
    Të jesh, a të mos jesh? Sipas Gorgjias as njëra dhe as tjetra, as edhe të dyja në të njëjtën kohë. Nuk ekziston gjë, thotë.
    Teza e parë - Asgjë është.
    Nëse jepet një mundësi ekzistence, jepet në bazë të kësaj mundësie, si gjë ose si jo gjë, ose, sa gjë aq edhe jo- gjë (asgjë). Jo – gjëja(asgjëja) nuk ekziston. Nëse jo-gjëja është, njëherësh do të jetë dhe s’do të jetë. Si mendim, nuk do të jetë; si jo-gjë në vetvete do të jetë. Si përfundim është e pamundur që diçka të jetë e të mos jetë njëherësh. Pra, jo- gjëja, nuk ekziston.
    Nisemi nga fundi.
    Nëse jo- gjëja është, gjëja nuk është, meqënëse të dyja janë, i kundërvihen njëra tjetrës, anullojnë njëra tjetrën. Sepse duke pranuar që “jo-gjëja” eksiton, atëhere del që “gjëja” nuk eksiston. Mirëpo nuk është e vërtetë që “gjëja” nuk ekziston, kështuqë, mbetet që “jo-gjëja” të mos eksitojë.
    Mirëpo, as “qenia” ose “gjëja” nuk ekziston. Nëse ekziston, ose është e përjetëshme, ose e lindur, ose njëherësh të dyja.
    A – nëse “gjëja” është e përjetëshme, atëhere për pasojë s’ka një fillim, pra nuk është një “është” e prejardhur.
    B – çdo gjë e prejardhur ka një fillim, ndërsa çfarë është e përjetëshme ka si atribut(veti) të mos jetë e prejardhur, pra s’ka fillim.
    C – meqënëse s’ka fillim(lindje), është e pafund.
    D – nëse është e pafund, s’mund të përcaktohen kufijtë, do të thotë se nuk është asgjëkundi. Nëse do të gjendej diku, do të kishte dimensione dhe s’do të qe më e pafund, por e përkufizuar dhe brenda një hapësire të caktuar. Gjë që do të thotë se ena do të ishte më e madhe se gjëja e futur në të. Mirëpo asgjë nuk është më e madhe se pafundësia, si pasojë, pafundësia nuk mund të përcaktohet dhe si rrjedhojë e mëtejëshme e pasojës së mëparëshme, nuk mund të gjendet asgjëkundi.
    E – Nga ana tjetër “gjëja” nuk është e mbartëshme dhe e kufizuar në të njëjtën kohë, sepse në një rast të tillë “”gjëja” si përmbajtje dhe “gjëja” si mbajtëse, do të identifikoheshin në të njëjtën kohë dhe hapësirë: pra, çfarë përmban është hapësira, çfarë është e përmbajtur është “gjëja” ose materia. E pamundur. Pra gjëja as në vetvete nuk është. Sepse nëse “gjëja” është e përjetëshme, për këtë veti është e pafund, ndaj nuk gjendet asgjëkundi, pra nuk ekziston. Kështuqë, nëse “gjëja” ose qenia është e përjetëshme, nuk mund në asnjë mënyrë të ekzistojë.

    Nga ana tjetër.
    A – “ gjëja - qenia” nuk është e mundur që të jetë e lindur. Nëse po, është e lindur ose nga “gjëja” ose nga “jo-gjëja”
    B – nuk mund të jetë lindur nga “gjëja” sepse... është – është po ajo.
    C – s’mund të jetë lindur edhe nga “jo-gjëja” sepse “jo- gjëja ose asgjëja” për parim s’mund të lindin një “gjë” sepse logjikisht asgjësë i mungon gjëja si përmbajtje.
    Përsa argumentave më sipër del se është e prapanueshme identiteti i dy mundësive, dmth që “gjëja” është njëherësh e lindur dhe e përjetëshme. Kemi një anullim të dyanshëm. Nëse “gjëja – qenia” është e përjetëshme, - s’ka lindur kurrë, - nëse ka lindur, - nuk është e përjetëshme. Nëse nuk është e përjetëshme as edhe e lindur, si konkluzion nuk ekziston.

    Natyrisht s'mund te percjell gjithe sa ka shkaruajtur,eshtë vetëm një pjesë e argumentave të tij, por mendoj se janë të mjaftueshëm për të dhënë idenë.
     
  2. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Gorgjia, ky sofist që na shndëron në asgjë.

    Një ngatërrim i vogël.

    Diçka e përjetshme mund të ketë fillim e fund. Varet se për ç'fillim e fund bëhet fjalë. Më lart merret gjëja si e përjetshme pra pa fillim e fund. Nga kjo, dilet në konkluzionin se gjëja është e pafund, pra nuk mund të jetë gjëkundi pasi po të jetë diku do të thotë që ka fillim e fund.
    Problemi qëndron në faktin se këtu del një konkluzion mbi madhësinë duke u mbështetur në një arsyetim mbi kohën. Diçka mund të jetë e përjetshme, pra pa fillim e pa fund, dhe njëkohësisht të ketë dimensione reale. Njëra nuk përjashton tjetrën.
     
  3. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Gorgjia, ky sofist që na shndëron në asgjë.

    “Diçka e përjetëshme mund të ketë fillim e fund”…

    Nëse do të kthehej mbrapa do të kishte fillim e fund, pra do të qe një rrjedhë e ndalur gjëkundi...Nuk është kështu.
    Ndarjet e saj, të kohës, janë njëherësh njësi matëse e pavarur nga dëshira dhe çdo njësi matëse është njëherësh dimension ose shqip, përmasë.
    Nëse thua varet për ç’fillim e për ç’fund, është gabim sepse për përjetësinë dhe përhershmërinë nuk ka një fillim të ndryshëm si për njërën e për tjetrën sepse konfondohen, për të njëjtën arsye edhe një fund ndryshe dhe, për të vetmen arsye se është diçka që s’mund ta njohësh kurrë meqënëse është diçka që është dhe Ti ose Unë, Ne, nuk jemi diçka brenda “është” sepse kjo “është” ka vetinë të shndërohet në “ishte” brenda të njëjtës njësi matëse, pra, para se ne ta mendojmë gjatë kohës që ne mendojmë atë që kemi menduar, e kështu kuptojmë që jemi qenie ekzistenciale në një përkohshmëri segmentare të pafuqi për të mbrritur deri tek pafundësia dhe përjetësia. Për to është absurde të ngrihet ose shtrohet kjo gjë.
    Konkluzioni për madhësinë është i njëjtë dhe qëndron për të dy rastet, qoftë edhe me gabimin që bën duke ndarë diçka të pandarë. Mjafton një shembull tepër banal, i përket rëndomësisë dhe pikërisht nga kjo gjë shpëton: Pyesim: Sa i madh është filani, sa i vogël është?...është i vogël, mos ia ver re...ja pra se si koha, ose segmenti i saj, viti, është njësi matëse madhësie edhe kur pyesim sa i vogël është.
    “Diçka mund të jetë e përjetëshme, pra fillim e pa fund dhe njëkohësisht të ketë dimensione reale” Ky mendim kundërshton vetveten ose atë që e ke quajtur ngatërresë të vogël...mund të jetë e përjetëshme, pa fillim e fund, për ironi mund të pyesja, me gjej një përjetësi me fillim e fund, dhe me çfarë fillimi e fundi, dmth me datë lindjeje dhe vdekjeje atëhere si mund të jetë përjetësi? Por le t’i shkojmë deri në fund fundit të mendimit të shprehur, dmth me dimensione reale... Duke futur një mund në mendimin tënd ke shprehur dyshimin që më jep mua të drejtë të mos e pranoj, por njëkohësisht i ke dhënë vetes të drejtë për të pranuar. Unë të jap një propabilitet në favorin tënd miliarda e miliarda dhe për vete po mbaj atë zero presje...të miliardave në disfavor. Ndodh për çudi që unë e kam një gjë reale që provon atë pak mundësi, të përfshirë në 0,0000000000000000000000... etj dhe kjo është Gjithësia – Universi...gjeje tani fundin e saj si fund kilometrik dhe fundin e saj si fund kohor, ekzistenca qoftë edhe e njërës prej tyre (në rastin e gjithësisë si i vetmi rast) anullon detyrimisht edhe tjetrën. Banalitet sërish sepse edhe kur flitet për miliarda e miliarda kilometro, ka një sekondë lindjeje e vdekjeje...dhe kjo është sërish kohë.
     
  4. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Gorgjia, ky sofist që na shndëron në asgjë.

    Po sikur të marrim vetëm një fraksion të universit-gjithësisë? Konsiderojmë Udhën e Qumështit e cila ka dimensione, pra ka një fillim dhe një fund. Do më thuash që ka edhe një fillesë dhe një mbaresë detyrimisht. Këtu qëndron problemi. Para se të ishte udhë qumështi ishte diçka, pra egzistonte. Edhe pasi të mos jetë më Udha e Qumështit ajo përsëri do jetë diçka. Pra, në këtë lëmë vijmë në përfundimin se gjithshka transformohet por nuk humbet. Por kjo nuk e përjashton mundësinë e kufizimit të përmasave.

    Janë identitetet të cilat nuk janë të përhershme por jo materia. Dhe sigurisht, në varësi të referencës, diçka mund të ketë kufizime përmasash, sipas identitetit që ne i kemi dhënë përmasave.
     
  5. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Re: Gorgjia, ky sofist që na shndëron në asgjë.

    .
     

Shpërndajeni këtë faqe