Greqi, Ushqim Falas Me Perimet Që Hidhen

Diskutime tek 'Tema e ditës, ndërkombëtare' filluar nga Agjenti_007, 12 Oct 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit



    Në një përpjekje të përbashkët, organizata të ndryshme greke joqeveritare, duke përdorur më shumë se 1.5 ton perime të cilat do të hidheshin pasi nuk pranohen në treg për arsye të formës së jashtme të shëmtuar, kanë gatuar vakte falas për mijëra athinas.

    Iniciativa është marrë në kuadrin e nismës globale “Ushimi 5000”, për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me mijëra ton perime dhe fruta të freskëta, të cilat hidhen për shkak të pamjes së jashtme. Kjo sasi vlerësohet se përbën gati një të tretën e prodhimit bujqësor që shkon dëm jo vetëm nga supermarketet e mëdha dhe tregjet, por edhe nga vetë konsumatorët.

    Georgios Kaminis, kryebashkiaku i Athinës, deklaroi: “Ka kaq shumë ushqime që hidhen, ndërsa ka kaq shumë njerëz që kanë nevojë për to, sidomos në këto kohë kur kemi edhe problemin e refugjatëve këtu në Athinë”.

    Vetëm në Greqi, çdo shtëpi vlerësohet se hedh në vit gati 100 kilogramë perime dhe fruta për person që mund të përdoreshin për gatim. Sipas organizatorëve, me këto sasi të mëdha ushqimesh që përfundojnë në plehra, do të mund të ndihmoheshin mijëra familje në nevojë në Greqinë e gjunjëzuar nga kriza shumëvjeçare, kur vendi ka humbur një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm në shtatë vitet e fundit dhe recensioni i pandalshëm i ekonomisë ka shkaktuar më shumë varfëri.

    “Kjo është një ndihmë e madhe sepse pensionet tona janë ulur, nuk kemi para’ të mjaftueshme dhe në banka marrim pak para’ për shkak se vazhdon kontrolli i kapitaleve”, thotë një pensioniste.

    Përballimi i shpërdorimit të sasive të konsiderueshme të frutave dhe perimeve të këtij lloji është kthyer tashmë në prioritet për Kombet e Bashkuara, të cilat kanë marrë iniciativë që deri në vitin 2030 të reduktojnë këtë fenomen deri në masën 50%.
     
  2. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    4-format2101.jpg I gjo skuptova vedi....perse armatosen!!!
    Athen Seit langem wird über das Thema spekuliert, jetzt ist es offiziell: Die griechische Regierung plant ein milliardenschweres Rüstungsprogramm. Athen will in den USA Kampfjets vom Typ F-35 ordern – mit das Modernste, aber auch das Teuerste, was es derzeit im Kampfflugzeug-Sortiment gibt.

    Pra skane bukas,dhe porosisin ne USA...ZYRTARISHT F-35....
    Sa kushton nje kaqatorr nuk e dime.
     

Shpërndajeni këtë faqe