Gruaja që mund të “dëgjojë” sytë

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Seyfert, 30 Apr 2015.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    [​IMG]
    Julie Redfern nga Lankshiri ishte duke luajtur lojën popullore kompjuterike Tetris tetë vite më parë, kur ajo dëgjoi një tingull si kërcitje. Ajo nuk mund përcaktonte se nga vinte ajo zhurmë, derisa kuptoi se tingulli ndodhte çdo herë që ajo lëvizte sytë nga ana në anën tjetër. Julie ishte duke dëgjuar zhurmën e syve të saj.

    Në vitet që pasuan, Julie u bë e ndërgjegjshme se mund të dëgjonte gjithashtu gjakun e saj përmes venave. Përtypja e saj ishte kaq e zhurmshme për të, saqë ajo e humbiste bisedën rrotull tryezës gjatë drekave. Ndoshta më e keqja erdhi kur gjendja e saj u rëndua kaq shumë, saqë sytë tundeshin, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, në zgavrat e tyre, kur asaj i binte telefoni.

    Julie u diagnostikua me SCDS (sindroma dehiscence e kanalit superior). Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore që shkakton kockat në veshin e brendshëm të humbasin dendësinë, duke rezultuar në dëgjim shumë të ndjeshëm.

    Doktorët u bënë të ndërgjegjshëm për këtë gjendje gjatë viteve 90-të. Julie iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal që ndodhte për herë të parë. Doktorët e saj rregulluan të dëgjuarin normal për një nga veshët e saj, i cili i ka dhënë shpresë se veshi tjetër mund të kurohet gjithashtu.
     

Shpërndajeni këtë faqe