Politika Grupi I PS Diskuton Reformën Në Drejtësi

Diskutime tek 'Politika Shqiptare (ne te gjitha trojet shqiptare)' filluar nga Agjenti_007, 15 Feb 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit



    Një ditë pas vizitës së John Kerry, reforma në drejtësi ka dominuar mbledhjen e përjavshme të drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama, një mbledhje e qetë pas disa të tillave të mbushura me debate të brëndshme javët e shkuara.

    Emri kësaj “qetësie” quhej Fatmir Xhafaj, i cili për të disatën herë përballë kolegëve, i ka bërë një rezyme asaj çfarë është bërë deri më tani për reformën në drejtësi. Xhafaj është ndalur në efektet që pritet të sjellin ndryshimet kushtetuese në mënyrë të veçantë në luftën ndaj korrupsionit në nivelet e larta, përfshi vendosja e drejtësisë në shërbim të qytetarëve.

    “Bashkëpunimi dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë është e vazhdueshme, por është i domosdoshëm konsensusi me opozitën nën kornizën e raportit të pritshëm të Komisionit të Venecias. Maxhoranca e ka dhe do ta vazhdojë rolin aktiv në këtë proces”, ka deklaruar Xhafaj.

    Përfundimet për deklaratat e Fatmir Xhafajt, i ka bërë vetë Edi Rama. Burime nga grupi socialist i pohuan Top Channel se Rama, që në krye të hërës ka ritheksuar angazhimin e bërë përpara sekreatit Jojn Kerry një ditë më parë për miratimin e reformës gjatë muajit mars. Të tijëve, Rama u ka shpjeguar se nga ku i buron kjo siguri.

    “Kemi marrë të gjitha të garancitë nga partnerët tanë ndërkombëtar për ta finalizuar këtë reformë”, është shprehur kryesocialisti.
     
    Albo4Ever likes this.

Shpërndajeni këtë faqe