Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Blendi, 26 Apr 2003.

  1. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Sipas gazetes <span style="font-weight: bold">Shekulli</span>:

    Oferta, Hajdaraga guvernator i Basrës

    SHBA dhe Britania e Madhe propozojnë si guvernator të Basras zv/ministrin e Jashtëm shqiptar

    TIRANE- Karriera e zv/ministrit të Jashtëm, Luan Hajdaraga mund të kapë një kulminacion këto ditë. Një ofertë nga Departamenti i Shtetit për të marrë postin e Guvernatorit të qytetit jugor irakian Basra për 6 muajt e ardhshëm, e ka trazuar shumë numrin dy të diplomacisë shqiptare i cili mes dilemave është nisur dje në drejtim të Kuvajtit për t&amp;#8217;u zhvendosur më pas në Bagdad. I ftuar në një takim të nëntë shteteve kryesore të koalicionit botëror për &amp;#8220;Çlirimin e Irakut nga armët e shkatërrimit në masë&amp;#8221; me opozitën irakiane në aeroportin e Bagdadit në datën 29 prill, Hajdaraga nuk ka vendosur ende se si t&amp;#8217;i përgjigjet ofertës &amp;#8220;bombë&amp;#8221; të amerikanëve, që pritet të zyrtarizohet gjatë këtij takimi. Agim Neza, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, konfirmoi dje se &amp;#8220;zv/ministri është nisur në drejtim të Irakut për të marrë pjesë në takimin e nëntë vendeve të koalicionit ndërkombëtar. &amp;#8220;Ky është një vlerësim shumë i madh për Shqipërinë pasi në këtë takim me opozitën irakiane nuk janë ftuar të gjitha vendet&amp;#8221;,-tha Neza për &amp;#8220;Shekullin&amp;#8221;. Lista e nëntë vendeve që do të bisedojnë për të ardhmen e vendit arab nis me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Shqipërinë, Australinë, Spanjën, Poloninë, Estoninë, Lituaninë, Korenë e Jugut dhe përfundon me Çekinë. Bie në sy se nga 45 vendet që u deklaruan pro luftës në Irak vetëm nëntë janë ftuar që të japin mendimin e tyre për pasluftën. Nga burime diplomatike mësohet se paga mujore e postit të guvernatorit të Basras është 15 mijë dollarë në muaj dhe mandati zgjat gjashtë muaj. Hajdaraga ka lënë dje Tiranën duke mos e bërë shumë publike vizitën e tij, siç duket edhe i porositur nga amerikanët. Nga Kuvajti që ka qenë dje stacioni i parë, zv/ministri i Jashtëm do të udhëtojë me një avion ushtrak amerikan në drejtim të Bagdadit nën masa të forta sigurie. Forcat ushtarake amerikane dhe ato britanike po marrin masa të rrepta për të parandaluar ndonjë reagim të mbështetësve të ish-presidentit Sadam Husein në lidhje me zhvillimin e takimit të datës 29 prill. Në këtë takim pritet dhe që oferta për Hajdaragën të marrë formën zyrtare, ndërsa në rrugë diplomatike, ajo ka kohë që i është komunikuar atij. Po kështu, në datën 29 prill do të mësojmë edhe një përgjigje përfundimtare prej tij, megjithëse zërat jozyrtarë flasin se refuzimi është më i mundshëm.
    Arsyet që mund të kenë çuar amerikanët të bëjnë këtë propozim për diplomatin shqiptar duket se lidhen me karrierën e tij të mëparshme si Ministër i Mbrojtjes. Gjatë luftës së Kosovës, Hajdaraga ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë me forcat e NATO-s veçanërisht ato amerikane. Nga ana tjetër, Hajdaraga ka zhvilluar muajt e fundit disa vizita në vendet arabe duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet e Shqipërisë me to. Hajdaraga shoqëroi së fundi princin miliarder arab që vizitoi së fundi Shqipërinë.


    Nëntë vendet që janë ftuar në takim me opozitën irakiane

    1-Shtetet e Bashkuara të Amerikës
    2-Britania e Madhe
    3-Shqipëri
    4-Australi
    5-Spanjë
    6-Poloni
    7-Estoni
    8-Lituani
    9- Koreja e Jugut
    10-Çeki
     
  2. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    i shkreti i &quot;qelloi&quot; [​IMG] [​IMG] ne momentin me te veshtire
     
  3. Luminus

    Luminus Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Harrojne amerikanet se Luani eshte ne gjendje ta lere gjysmen e Irakut pa oriz &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
     
  4. une_une

    une_une Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Luanin e kane vene guvernator te Basres dhe jo te Irakut. Megjithate, Shqiperia duhet te marri pjese. Jo vetem Luani por dhe nga Kosova. Po sigurojme territor politik. Jam i kenaqur sepse miqesia shqiptaro-amerikane po shtohet.

    Kjo eshte ne te mire tone. Interesat tona politike jane te tilla qe mbeshtetja amerikane ne ceshtjen tone kombetare eshte e nevojshme. Amerikanet sot nuk pyesin njeri, dhe Franca, Gjermania, Europa nuk ka per te penguar ate qe duan shqiptaret. Amerika ka per te kenaqur aleatet e saj te vegjel shqiptare.

    Nje sugjerim. Duhet patjeter!!!!! Qe qeveria e Kosoves te kontaktoje direkt (shqiptaret ne Amerike do bejne te njeten gje) Departamentin e Shtetit te Amerikes (Min e Jashteme) per gadishmerine e qeverise se Kosoves per te derguar trupa ne Irak. 200 - 400 ushtarake nga Trupat Mbrojtese te Kosoves. Efekti do jete sa politik dhe fitimprures. Le te anashkalojne Shtajner (nipin e &quot;Shqiperia eshte shprehje gjeografike&quot;), duhet vete zyrtarisht te kontaktojne amerikanet. Ne dini politike ky eshte shans, qe shqiptaret shikohen nga amerikanet si aleate te tyre. Tani amerikane kane irakun keto 12-24 muaj. Me pas me siguri (101%) do te permbushin kerkesen e shqiptareve per nje federate mbare-shqiptare si fillim.

    Ju qe nuk i besoni enderrave. Ato vijne nga njerez qe i enderrojne keto enderra dhe realizohen nga po ata. Mos te humben keto shanse.

    Ju maskarenj qe quani artikullin e Fatos Nano ne &quot;Boston Globe&quot; si te ulet a mund te ju bej nje pyetje? Po sikur Fatos Nano ai qe do presi shiritin e federates se re Kosove-Shqiperi ju do jeni tradhetaret dhe Fatos Nano do jete patrioti me i madh, shqiptari qe bashkoi Kosoven me Shqiperine.

    Mos besoni. Fatos Nano po i ben shqiptaret aleate te amerikaneve. Ju i thoni Fatos Nano grek kur si greket jeni juve qe shani Ameriken. Cfare ndryshimi keni nga greket juve? Fatos Nano shkruan per miqesine shqiptaro-amerikane. Nano qe ju e quani tradhetar. Propozimi per te cuar nje numer simbolik trupash komando ne irak ishte nga Pandeli Majko (min i Mbrojtjes) nese doni ta dini. Po del e kunderta qe ju perkrahesit e arabeve, palestinezve dhe terrorizmit te tyre jeni armiqte e Amerikes dhe e ceshtjes shqiptare. Greket armiq te ceshtjes shqiptare dhe amerikaneve, juve armiq te ceshtjes shqiptare dhe amerikaneve. Shume gjera ndajne Nanon nga greket, shume gjera ju bashkojne juve me greket.
     
  5. une_une

    une_une Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    sa per dijeni Irakut nuk i kushton shume orizi. Iraku ka arin e zi. Amerikanet jane tani te interesuar te anashkalojne Europen &quot;plake&quot; dhe OKB. Ne e dime shume mire se kush Europa &quot;plake&quot;.

    Francezet dhe te tjeret duan qe OKB te marre ne zoterim Irakun dhe te ndaje barabar zonat. Darken ta bejne amerikanet dhe te ftuarit e nderit te jene Europianet.

    Sa pa te me mire te hame therrimet qe hedh Amerika. Amerika thote qe per Irakun jane shume vende dhe jo vetem Amerika.

    Sa pa te fare me mire disa therrime (kocka) qe te hedh Amerika. Plus dhe miqesia e re do na ndihmoje. Harruat Kosoven pushta pro-arabe? Ceshtjen Kombetare? Jeni arabe apo shqiptare? Mos dilni as me greket te digjni flamuj Amerikane para ambasades SHBA!
    Mos shani Fatos Nanon si bythlepires, dhe si tradhetar se tradhetaret jeni ju qe po minoni ceshtjen kombetare. Mos mbani anen e Europianeve se Europianet gjymtuan trungun shqiptar.

    A e dini se do ratifikohet (<span style="font-weight: bold">qe do kundershtohet nga Europianet</span>) jo vetem pavaresia e Kosoves por dhe do lejohet ndryshimi i kufijve ne Ballkan? Kush do i thote jo Amerikes te kenaqe aleatet e rinj te devotshem shqiptare?

    Pres me padurim atehere te ju shohim ne demostrata rrugeve te europes duke protestuar bashkimin e trojeve shqiptare bashke me europianet dhe arabet emigrante ne europe. Tradhetaret e tokes shqiptare. Minues te ceshtjes kombetare.
     
  6. une_une

    une_une Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Koha e ratifikimit:

    Iu desh nga Korriku i vitit te kaluar te veprohesh per Irakun. Sipas kohes amerikane te Washington DC federata (nuk e luan as topi dhe raketa tomahawk) , federata e re &quot;Albania and Kosovo&quot; mund te jete realitet ne 2006.

    emri tani eshte &quot;Kosovo&quot;. Me pelqimin tone aleate te amerikaneve do jete thjeshte &quot;Federation of Albania&quot;
     
  7. Luminus

    Luminus Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Nuk e kape kuptimin e punes se orizit ... [​IMG]
     
  8. une_une

    une_une Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    ahah pse kujtove ti se do merresha me punet e orizit une? Ka me shume qe ne shqiptareve na interesojne. Kete forum qe lexojne shqiptaret e shfrytezoj per qellime me te larta se ndonje oriz apo kushedi se cfare te ka pjelle mendja ty
     
  9. Luminus

    Luminus Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Ceshtja e orizit ka qene nje skandal ne Ministrine e Mbrojtjes kur Hajdaraga ishte minister, dhe kete nuk e polli mendja ime.
    Kjo teme eshte hapur per Luan Hajdaragen dhe postin qe i eshte propozuar, dhe ketu flitet per Luan Hajdaragen, por nqs ti ke <span style="font-style: italic">qellime te larta qe neve shqiptareve na interesojne</span>, atehere je i mirepritur te na i tregosh dhe mbase na zgjidh pune. Ku i dihet - ndoshta je Ghandi apo Edisoni i ardhshem, se ne fund te fundit fenomenet keshtu dalin, ja bejne papritur &quot;paf-puf&quot; [​IMG] dhe zgjidhin problemet e mijera njerezve.
     
  10. une_une

    une_une Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Do behem pasi te vesh nje pale kepuce te ushtareve. Hajdaraga mi dha dhe une besoj se ti mi vodhe.

    Duhet te jesh krenare per zgjuarsine tende, me mahnit. Duhet lexosh me teper.

    Beniamin Disraeli tha &quot;Paying attention to every single detail, is a step toward the knowledge and a step away from ingorance&quot; and I keep changing the post as someone said (I do not remember the name) &quot;Looking at the big picture, knowing the little details, is no excuse again to pay same attention to details you already know&quot;
     
  11. une_une

    une_une Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    u kujtova vone te them ne fjale (te kuptueshme): skandali i kepuceve dhe orizit te ushtareve. me fal eneos.

    sa per qellimet e mia, ne rradhe te pare nuk te jap ty llogari sido qe te jene qellimet.

    ne rradhe te dyte, jam pak vone, jam i vetmi ne godine qe nga mengjesi bashke me rojen, kam 2 ore rruge, dhe per inatin tend (a thua se?) do marr pushime (pa lejen tende) 2 javet qe vjen. Bahamas? Le ta pjelli mendja ty se ku do jete Karmen Ghandi tani. Ha dy tase me oriz. Me vajzen e Hajdarages Luelen kam shkuar mire, shoke te ngushte dhe e di se ajo ska asgje. Demokratet(ish PD) ne Amerike kane blere vila dhe kane biznese. Ne do fakte mund te i bje. Fatekeqesisht jane shqiptare dhe nuk i dua te keqen.
     
  12. Luminus

    Luminus Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    fjale me vend. si gamori ne kuvend.
     
  13. gezim lame

    gezim lame Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    .......gjeja e pare kontrollova edhe nje here daten se mos ishte 1 prill ..........por per fat te keq s'ishte....lumturia e popullit iraken te cliruar eshte ne duar te sigurta........ :rockband: :rockband:
     
  14. une_une

    une_une Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    do lini gjerat te qeta juve njerez? lerini njerezit te punojne qete. jeni bere te bezdishem ne cdo aspekt te jetes se te tjereve.
     
  15. Boby

    Boby Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Ore me shpjegoni nje cik ju mua.Kjo miqesi kaq e thelle me Ameriken nuk na e krijon probleme per hyrjen ne Evrope???Se me sa po shoh keto kohet e fundit sikur s'me duket qe evropa ti kete shume qef kto vende qe mbajne anen e Amerikes.
     
  16. une_une

    une_une Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    pse ka qene e dashuruar me Shqiptaret ndonjehere Europa?
     
  17. Boby

    Boby Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Po spo them une ne ka qene e dashuruar apo jo me ne europa se dihet qe dhe ata interesa kane si amerikanet.Po me sa di une jemi ne qe duam te futemi ne europe dhe jemi dashururuar me ameriken.Nejse,per mua ska rendesi.Une dua vetem qe kur te leviz nga vendi ku jam te mos rri 4 muaj per te pritur nje vize shengen.
     
  18. aqif

    aqif Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Federata Shqiptaro-Kosovare, çfare jane keto traplleqe mer shadow ?

    Edhe sikur te ishte e mundur ajo gje, kush po e do re lal ? S'jena keq per kosovaret, kur kosovaret te bohen njerez atehere ndoshta mund te diskutojme.

    Enderroni enderroni.

    Para Shqiperia, dhe vetem Shqiperia.
     
  19. shalom

    shalom Primus registratum

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    ...Une dua vetem qe kur te leviz nga vendi ku jam te mos rri 4 muaj per te pritur nje vize shengen.
    ...

    Mos ki merak per kete Boby, eshte ne plan projekti per
    te bere Shqiperine shtetin e 53-te te SHBA-se &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
    S'do kesh me nevoje per vize Shengeni!

    o Kopertono, bashkimi ben fuqine ka thene populli!!
     
  20. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: Hajdaraga Guvernator ne Basra, Irak

    Te them te drejten, kur degjoj kete fjale sikur me ngrihet koka nga ajo qe jam duke bere dhe me rrenqethet lekura.
     

Shpërndajeni këtë faqe