Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga MLK, 10 Dec 2006.

  1. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

    Eshte hera e pare qe nje drejtues tregohet i sinqerte, pragmatik, dhe nuk premton gjera te cilat nuk varen nga ai. Berisha ka mashtruar me qellim manipulimin e votes, e per kete duhet te pergjigjet perse genjeu popullin duke premtuar 24 ore drita ne nje kohe qe nuk ka mundesi as ne tori e jo me ne praktike te realizoje ate qe ka premtuar!
     
  2. adarocks

    adarocks Forumium praecox

    Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

    /pf/images/graemlins/smile.gifeh shqiptaret e shkrete..puna e dritave eshte njekohesisht sa per te ardhur keq aq qesharake.....
     
  3. 99999

    99999 Primus registratum

    Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

    Nuk ia prishin dritat punen shqiptareve, ka gjera te tjera qe nuk shkojne mire atje.
    Puna e dritave eshte pune lluksi.
     
  4. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

    Normal qe ka dhe probleme te tjera, ndaj dhe Albforumi eshte i ndare ne tema e netema, e kjo teme ka per qellim trajtimin e ketij problemi me duket /pf/images/graemlins/wink.gif apo e kam gabim /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  5. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

    MLK un i porpozoj antareve te albforumit qe te dhurojne nga 1 cent per te te blere nje de-gjenerator,me shpresen qe te lehtesohen problemet e medha qe te kan mbuluar. /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  6. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Shqipëria 24 ore drita vetem javen e zgjedhjev

    Vallaj po ma blen degjenratorin kom me ja bo peshqesh xhamise qe shko ti me u fal, biles falu ne i çik me teper se bo vaki te bi ne nonji tjeter ka qielli /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  7. pzn

    pzn Forumium praecox

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    1-Ajo qe me habit mua eshte fakti se kur ne qeveri ishte e majta, veriu ngrihej e thoshte qe po na presin dritat e persekutojne se jemi demokrate /pf/images/graemlins/laugh.gif Po tani qe e ka PD-ja si do thone, kush u a ka fajin! /pf/images/graemlins/angel.gif

    2- Qe nga koha qe PD-ja ka mare pushtetin, gjeja e pare qe beri ishte nderrimi i drejtorit te pergjithshem te KESH-it, te stafit te tij, te drejtorave....ne nje kohe qe Kesh kishte arritur sadopak stabilitet.
    3- C'fare po ndodh sot pas nje viti nga emerimi i njerezve te PD-se?!
    Gjendja eshte me te vertete katastrofike, pasi nuk eshte ber asgje, perveç vjedhjeve disa milioneshe per blerjen e energjise e cila u denoncua hapur dhe ne media (ne veçanti nje emision te Vizion Plus nga Artur Cani).

    4-Perse Berisha pengon te ndertohen Hidrocentrale me koncesion, ne nje kohe qe vendi eshte ne krize te plote energjitike?!
    Perse ministria e Ekonomise dhe Energjitikes ka bllokuar prej me shume se nje vit negociatat per fillimin e punumeve per Kalivaçin, Bratilen, Skavicen?!
    5-Si do ti pergjigjet biznesit shqiptar per demet qe do ti shkaktoje Berisha dhe qeveria e tij, po te semureve neper spitale, po femijeve qe duhet te mesojne ne shpi e sdo kene drita e sdo ngrohen dot ne mes te dimrit?
    6- Si do ti pergjigjet investitoreve te huaj qe u shiti moton "Shqiperia 1 euro" qe u a shita kaq lire pasi nuk ka drita? /pf/images/graemlins/angel.gif

    [/ QUOTE ]

    1- veriut I priten dritat se asht veri, ne kohe te ps te gjithe ministrant jane jugore, ne kohe te pd genc ruli asht jugor
    2- dhe ka ba mire. Pandeli majko pohoi publikisht se ne kohe te ps jan harxhua qellimisht rezervat hidrike me ike ne tender blerje, thjesht me vjedhe, keshi asht absolutisht gropa financiare e venit, nuk asht vjedhe kun ma shume. Mire do ishte qe edhe kta qe jane ne krye te keshit me I heqe, e bashke me at ate meparshmit me mujte me I cue te rrapet e ali pashes ne Janine….
    3- Shiko 2
    4- Nuk asht e vertete, te gjithe po cohen kuner termocentraleve me gaz, zgjedhja e vetme ekologjike dhe ekonom ike per ne.
    5- Ashtu sic I asht pergjigje ne 1997-2005
    6- Idem me patate…..
     
  8. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    1- Veriut i preiten dritat se nuk paguan parate per ate energji qe konsumon, ti flet me paragjykime, une te flas me fakte, e kjo eshte diferenca midis nesh! Per dike qe ka studjuar per juridik, mendoj se eshte gabim i madh me fol pa fakte, aq me teper per fusha qe se ka idene!.

    2- Mund te na sjellesh bilancin e KESH-it para se ta merte ne dore PD-ja dhe te emeronte Andi Beli-n dhe bilancin e sotem, nje kompani nese nuk e ke mesuar ne shkolle krahasohet me shifra, llafet i mer era!
    3 - 2-shi nuk eshte pergjie e nuk ke çi shef hiç, pyetja eshte e thjeshte, ku jane premtimet qe u bene ne 2005?
    4- Kush po çohet kundra termocentraleve ne qeveri, dhe cilat jane hidrocentralet qe po behen?
    5- PS-ja u ndeshkua nga vota e popullit pikerisht se nuk mbajti premtimet, nese pergjigjia e PD-se eshte edhe PS-ja nuk e beri atehere e kuptoj shume drejt arsyetimin tend.
    6- Ke dhen 6 pergjigje qe nuk kane lidhjen me te vogel me problemin e shtruar, ke qef me bo muhabet apo ke nonji gjo interesante me then e me e zhvillu debatin /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Ps. I paske qef arkivat /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  9. pzn

    pzn Forumium praecox

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    shiko, per si i shoh une punet, edhe sikur nje institucion shtetnor te delte 150 % rentabel, un prap i baj kritika. dritat paguhen njilloj kudo, ai gollobordasi qe ishte para belit, ka vjedh e i ka lujt telat...per pohim te majkos vete. bilanci i harasanit ka kene po aq e ma per faqe te zeze se ky i belit. pd vetem ka trashegua probleme....te qeverise se liza hoxhes e zani caushit.
     
  10. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    Kur thua bilanci i Harasanit ishte me i keq, mund te na sjellesh shifrat te lutem qe te flasim per diçka konkrete e te krahasojme?
     
  11. pzn

    pzn Forumium praecox

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Kur thua bilanci i Harasanit ishte me i keq, mund te na sjellesh shifrat te lutem qe te flasim per diçka konkrete e te krahasojme?

    [/ QUOTE ]

    shiko, ta them sinqerisht???? nuk i di as nuk dua ti di!!! e di pse? sespoe di qe ne kohe te harasanit vidhej sa sot e ma shume, dhe ishim pa drita sa sot edhe ma shum!!!! un i perkas asj shkolle menimi qe thote se "statistika asht ajo shkence ne baze te se ciles nqs une ha 2 pula e ti nuk han asnji, i bie te kemi hanger ka 1 pule per secillin"!!!!
    nuk ka pse ti bahet mashalla 8 vjeteve te ps, kane vjedhe ne menyren ma te llahtareshme e pike....
     
  12. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    Ne cilin shkrim timin une bej aluzion se duhet me i bo marshalla 8 viteve te PS-se!!
    Mendoj se po te sjell argumente e po shtroj probleme konkrete, duke ditur se nuk e ke haber nga kjo pune, ti vazhdon te kthesh diskutimin sa me asbtrakt per te mbuluar mosditurine tende ne kete fushe.
    Bilanci nuk eshte statistike, keshtu qe kur nuk kupton ekonomine, me mire mos ju fut nje debati ne menyre te verber, pasi i humbet dhe lezeti diskutimit!
    Nuk eshte turp te mos dish, po te insistosh me kaq energji ne nje fushe qe nuk e njef....
     
  13. pzn

    pzn Forumium praecox

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Ne cilin shkrim timin une bej aluzion se duhet me i bo marshalla 8 viteve te PS-se!!
    Mendoj se po te sjell argumente e po shtroj probleme konkrete, duke ditur se nuk e ke haber nga kjo pune, ti vazhdon te kthesh diskutimin sa me asbtrakt per te mbuluar mosditurine tende ne kete fushe.
    Bilanci nuk eshte statistike, keshtu qe kur nuk kupton ekonomine, me mire mos ju fut nje debati ne menyre te verber, pasi i humbet dhe lezeti diskutimit!
    Nuk eshte turp te mos dish, po te insistosh me kaq energji ne nje fushe qe nuk e njef....

    [/ QUOTE ]

    me fal por une nuk gjykoj ne menyre te verber. une di se sot ka drita njelloj e mase pak ma mire se ne kohe te harasanit!!!! pra asht nji problem i trashegum. une nuk jam i specializum per ekonomi, por jam i specializum me dite sa drita ka pase e sa ka! nersa per vjedhjet qe ka ba harasani me shoke, jam teper kompetent. atehere mund te ma mushesh menjen se sot ka drita ma pak se ne kohe te harasani??? jo! dhe te pakten sot nuk harxhohen mekot rezervat hidrike me shkue ne tender si ne kohe te harasanit (sllavisht, llacit)
    ajo historia e statistikes, vlen per te gjitha letrat...ne 1986 kur une isha gjimnazist dhe ngordhnim urie, ne fitonim cmimin e pare ne bote per ushqimin...kam nje mosbesim patologjik per letrat shqiptare
     
  14. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    Po ta riperseris dhe nje here qe bilanci nuk eshte statistike, por eshte sa para hujne e sa para dalin ne nje kompani (nese ke deshire i hyjme dhe detajeve).
    Harasani nuk eshte as mbret, as menaxheri me i mire shqiptar, as burri me i ndershem e as nonji tip qe mund te me krijoje simpatine minimale. Problemi eshte se ne kohen e Harasanit, enrgjia elektrike eshte blere me 36 deri ne 42 cents KWh e Sala ne ate kohe ngjirej parlamentit per korrupsion. Sot energjia po blihet me 80 cents KWh, llogarite te le ti besh vet se nuk ka lidhje me ekonomine po me aritmetike. (per informacion ne treg, te konsumatori shitet me 60 cents Kwh mesatarisht, ne nje kohe qe çmimi blerjes eshte ne kufirin shqiptar, pra nuk mer parasysh humbjet ne rrjet dhe vjedhjet).
    Ne kohen e Harasanit humbjet ne rrjet (teknike dhe jo teknike) zbriten ne 34%, sot jane ne 46%, keto nuk jane statistika po shifra te verifikueshme e figurojne dhe ne raportin e Bankes Boterore.

    Po ta riperseris, sill shifra qe te diskutojme, ose me teorine te gjithe jane hajduta, te gjithe genjeshtar....nuk ka kuptim diskutimi, pasi nese ndjekim llogjiken tende, i bije qe dhe ti te genjesh e te jesh i korruptuar pasi dhe ti shqiptar je /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  15. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    Pse ça kujtove ti? Edhe ti i korruptum e i kap nga krimi je /pf/images/graemlins/laugh.gif.

    Ore, akoma me dritat ju? E tha i gjori drejt e drejt që s'ka ç'i bën shiravwe por nuk tha se ç'projekte të reja mendon të avancojë që të rregullohet disi problemi. Dhe nuk ka faj se paratë për atë punë nuk i ka ai.

    Me ç'di unë, energjia eoliene në Shqipëri është e mundur (megjithëse nuk ka studime për këtë). Çmimi për kilovatorë është rreth 55-65 qindarka (ndofta më pak në Shqipëri pasi rrogat janë më të ulta) deri tek konsumatori. Me ç'di unë ky është një çmim tepër i favorshëm (rreth 10 herë më pak se aktuali) dhe siguron një energji konstante (pasi gjithmonë do fryjë) dhe tepër ekologjike. Një impiant mesatar eolien kushton rreth 2 milionë dollarë dhe prodhon rreth 750 kW në vit. 100 të tillë prodhojnë 75 MW. Pra me një investim prej 200 milionë dollarësh tejkalohet prodhimi i TEC-it të parashikuar në Vlorë (60-70 MW). Me të vërtetë investimi është 2 herë më i madh por në 40 vjet që kanë ciklin e jetës eolienët, kostoja mendoj se është më e leverdisshme (era nuk kushton ndërsa gazi po). Për më tepër, nuk është e nevojshme që rrjeti eolien të shtrihet në gjithë Shqipërinë por vetëm në vende strategjike.

    Zgjidhje ka, po vullnet?

    P.S. Si e kom myll kte tregimin tim /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  16. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    Kondra, se pari kostoja e KWh te prodhuar me eoliene eshte me e larte se ajo hidrike (ndaj dhe shtete perendimore subvencionojne kete lloj prodhimi, pasi perndryshe nuk mund te jete rentabel aktualisht).
    Per te patur nje ide me te qarte, 1 MW e instaluar per nje hidrocentral, kerkon rreth 1 milion euro investim, per 200MW ne rastin tend 200 milion. Ndersa me eoliene per 200MW fuqi te instaluar duhen 530 milion euro, dmth 330 milion me shume per te njeten fuqi te instaluar, i gjen dot ti investitoret Kondre me kete çmim e pa subvencione /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Ps. Mbylljen me duket se e analizon vet ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  17. pzn

    pzn Forumium praecox

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Problemi eshte se ne kohen e Harasanit, enrgjia elektrike eshte blere me 36 deri ne 42 cents KWh e Sala ne ate kohe ngjirej parlamentit per korrupsion. Sot energjia po blihet me 80 cents KWh, llogarite te le ti besh vet se nuk ka lidhje me ekonomine po me aritmetike. (per informacion ne treg, te konsumatori shitet me 60 cents Kwh mesatarisht, ne nje kohe qe çmimi blerjes eshte ne kufirin shqiptar, pra nuk mer parasysh humbjet ne rrjet dhe vjedhjet).


    [/ QUOTE ]

    para 3 vjetesh e paguaja naften 600 lek, sot 1200, energjia paguhet aq sa eshte ne burse....besoj se ka fajin sala qe eshte rritur cmimi i energjiose ne gjithe boten....humbjet ne rrjet? ok rrjeti eshte i amortizuar, i njejti rrjet qe eshte tash 40 vjet...dhe natyrisht nuk vjen duke u permiresuar...gjithsesi un nuk e di ku i merr % ti, por kujto punen e pulave te pjekura... /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
     
  18. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    Nese çmimi i energjise elektrike varet nga çmimi i naftes ne bursen boterore, atehere mbi cilen baze, Berisha premton ne zgjedhje se do te uli çmimin?!
    Ti e quan kete mashtrim apo jo?

    Se dyti nese rrjeti ka 40 vjet si thua ti, kete fakt e dinte shume mire Berisha, pasi nga 1992 deri ne 97 ka qene president i vendit, dhe te pakten kete problem e ka njohur qe atehere, si ka mundesi qe premton 24 ore drita pa nderprerje ?!
    Po ky a eshte nje mashtrim tjeter?!
    Se treti, punen e perqindjeve po te kerkosh pak edhe ti mund ti gjesh, e prape si jurist qe je, ben gabimin me elemntar te gjykosh diçka qe nuk e njef ose je i pasigurte 'le benefice du doute" e njef se ke ber dhe shkolle per kete pune /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  19. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    MLK, 1 MW i prodhuar nga eolienet kushton rreth 0,05-0,01 cent (5-10 lek të vjetra) më tepër se energjia hidroelektrike. Kështu që nuk është një zgjidhje e keqe për më tepër kur burimi nuk kushtëzon shumë shfrytëzimin (prodhim përgjatë gjithë vitit).

    Sa i përket investimit më duket se bën pjesë tek kostoja e energjisë apo jo? Pra nuk mund t'i shohësh të ndara investimin dhe koston (amortizimi llogaritet në kosto mos gabohem).

    Ç'ti analizosh pyetjes aman. Ne rrahim petulla me ujë këtu /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  20. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

    Te gjithe e dine qe Berisha nuk eshte vendimtare(dhe s se pjerdh kush) ne cmimin,prodhimin,shitjen e naftes ne bote si dhe qe Berisha ishte ne pushtet gjate '92-'97.
    Nuk ka nevoje per vertetime.

    Si mund te behet shumica e popullit viktime e nje mashtrimi kur keto dy fakte i njeh shum mire?!
     

Shpërndajeni këtë faqe