Hej miq , kush nga ju do më sugjerojë ndonjë libër të bukur? Më pëlqejnë libra filozofik ose histori

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Jasmin, 11 Aug 2016.

  1. Jasmin

    Jasmin Primus registratum

    :) gurax ti ke ndonjë sugjerim?
     
  2. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Tek forumi i qukapikeve te tirones,i ke te gjithe filozofe.
    Vrej iher anej.
    Noten.
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Jasmin, nese nuk te ka rene rasti t'i lexosh me perpara, une mund te permend veprat e Nices (Friedrich Nietzche) ku dicka shume interesante mund te gjehet ne librin "Pertej te mires dhe te keqes".
    [​IMG]

    Nje tjeter liber qe me ka pelqyer dhe qe mendoj se mund t'i permbushe te dy aspektet ku ti ke interes, filozofik dhe historik, eshte libri "Leviathan" i Thomas Hobbes. Eshte nje liber i shkruar ne shekullin e 16 dhe trajton strukturen e shoqerise dhe shperndarjen (apo perqendrimin nese shihet ne krahun e kundert) e pushtetit. Nga pershkrimet dhe menyra se si trajtohet problematika, mund te mesohen mjaft elemente per realitetin e perditshem te jetes ne shekullin e 16. Per mua kjo gje hyn tek elementet e historise.
    Sidoqofte kete liber une nuk di nese eshte i perkthyer ne shqip apo jo. Vete e kam lexuar ne anglisht.
    [​IMG]
     
    Airbourne likes this.
  4. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Pervese atyre qe ti ka dhene GURAX mund te lexoni dhe nje nga KRYEVEPRAT e ARTHUR SCHOPENHAUER....Mbi lirine e vullnetit njerezor.Rreth SELBESORES se MORALIT.
    PS: DY THEMELORET te ETIKES...por libri ne Albania eshte ne KRIZE...TOTALE si vete SHOQERIA e KALBUR,dhe nuk ma merr mendja ta kene perkthyer...atehere ngelet.
    Keshilla per jeten....po nga KY.
    “Këshilla për jetën” është një nga veprat më të pëlqyera dhe më popullore në lexueshmëri e filozofit që të ngushëllon përmes pesimizmit: Arthur Schopenhauer. Në këtë vepër autori hyn në kontakt dhe bën të prekshme ato zona ku lexuesi i zakonshëm, por edhe natyra meditative gjen krahë për të zbuluar gjithçka të ndryrë brenda vetes, për të zbuluar më mirë atë dhe për ta vendosur veten në raport me botën dhe të tjerët. Pyetjet më ekzistenciale për qenien bëhen me një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe po kështu jepen edhe përgjigjet e autorit nga përvoja e vet dhe përvoja e njerëzimit. Ç’kuptim ka jeta për ty? Po nderi? Po paraja? Po të jesh i lumtur, a ka kuptim? Po të brengosesh, a ka vlerë? Po artet, ç’vlerë kanë? Po dituria? Këto dhe shumë të tjera janë pjesë e këtij libri të shkëlqyer që të shoqëron gjithë jetën.

    Ka shkruar dhe si te sillemi me grate por nuk e kam lexuar.


     

Shpërndajeni këtë faqe