Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga BE

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Asklipio, 29 Apr 2006.

  1. Asklipio

    Asklipio Fillestar

    Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga BE

    Dogana e makinave hiqet në korrik


    F.Papadhimitri

    TIRANË-Automjetet nuk do të tatohen më me tarifën tradicionale doganore. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat, drejtori i përgjithshëm i Doganave si dhe menaxheri i kërkimeve pranë Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT. Kështu, tarifa doganore, ose taksa e njohur si “zhdoganimi” prej 2 për qind për makinat e reja dhe 15 për qind për makinat e përdorura, do të hiqet, por kjo vetëm për automjetet që hyjnë nga vendet e Bashkimit Europian. Heqja e taksës në fjalë, vjen si pasojë e nënshkrimit të pritshëm të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Marrëveshja që pritet të nënshkruhet në muajin qershor, sanksionon bërjen zero të taksave doganore, që nga data 1 korrik e këtij viti, për rreth 85 për qind të produkteve industriale që hyjnë nga BE-ja në vendin tonë. Duke pasur parasysh faktin se importet e BE-së, zënë rreth 68 për qind të totalit të importeve të Shqipërisë, specialistët dhe ekonomistët parashikojnë një impakt shumë të madh, jo vetëm në strukturën e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë, por edhe në çmimet e produkteve të importit. “Zerimi i taksës doganore për produktet industriale, do të thotë që tashmë makineritë dhe shumë produkte të tjera, do të hyjnë në Shqipëri me çmime më të lira. Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për bizneset, por edhe për konsumatorët shqiptarë, të cilët do të mund të gjejnë në tregun vendës produkte me çmime më të ulëta”,- ka thënë Ilir Ciko, menaxher kërkimesh pranë Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT. Një nga disavantazhet më të mëdha konkurruese të Shqipërisë, në krahasim me vendet e tjera, kryesisht ato të BE-së, është teknologjia e prapambetur që aplikohet në vend. Rinovimi i teknologjisë është cilësuar si një nga kushtet më të domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, edhe nga shumë ekspertë të fushës ekonomike. Vendi ynë përballet me një deficit tregtar relativisht të lartë, i cili, megjithëse për momentin nuk përbën ndonjë shqetësim, në një të ardhme jo shumë të largët mund të kthehet në një problem serioz për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë
    Automjetet
    Për taksat që paguhen për automjetet do të ndryshojë vetëm tarifa doganore, pasi taksat e tjera do të vijojnë të paguhen. Përparim Dervishi, drejtori i përgjithshëm i Doganave, bëri të ditur dje për mediat, se në zhdoganimin e makina aplikohen dhe taksa të tjera. Kështu, personat që do të sjellin një automjet nga BE, do të paguajnë taksën e importit dhe TVSH-në. Taksa doganore është e ndryshme për automjetet, në varësi të përdorimit të makinës, makinat e reja me kilometrazh 0, paguajnë taksë doganore 2 për qind të vlerës së tyre, ndërsa ato të përdorura 15 për qind.




    29/04/2006


    __________________

    kush e shpjegon nje cike me shume kete artikull.Dmth sa mund te kushtoje dogana e nje Benc Mercedez 1500 cc i 85 ???
    Deri sot kushton rreth 300 000 te reja ,para 2 vjetesh ishte 150 000 te reja.
    Po tani sa do kushtoje ???
  2. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga BE

    Taksa doganore per automjetet ishte me te vertet nje absurditet per nje vend si Shqiperia qe nuk ka industri makinash, pra ska çfare te mbroje nepermjet kesaj takse.
  3. Asklipio

    Asklipio Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga BE

    dmth nuk do paguajme me 3 miljon lek per takse !?

    Kjo eshte gje e madhe sidomos edhe shume produkte qe do futen nga Be.Tu Bjeri nje cike xhirua Grekeve /pf/images/graemlins/smile.gif
  4. zog

    zog Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    nuk eshte edhe aq e madhe, po te kihet parasysh qe nuk mungojne me prodhimet e huaja ne tragun shqiptar, por parate.

    e parate fitohen nga prodhimet e vendit.

    gjithashtu heqja ose ulja e taksave per automjetet ka mundesi ta ktheje shqiperine ne nje kosh pleherash (neqoftese nuk eshte bere nderkaq) te automjeteve te vjetra te europes perendimore.
  5. Leshatani

    Leshatani Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    Lajm i mire per hajnat e makinave, edhe nje nga absurdet politike te Tiranes
  6. Asklipio

    Asklipio Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    E drejt por une e mendoj nga ana ime personale per te sjell nje makine per veten time e jo per ta mbushur koshe plerash gje qe fatkeqesisht eshte.
  7. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    Cilesia e parkut automobilistik nuk zgjidhet me vitet e makinave apo me taksat por me norma teknike e ndotjeje qe duhen respektuar.
    Modelet egzistojne ne bote mjafton te kopjohen. Absurditeti per mua qendronte ne faktin e blerjes se nje makine okazioni me dyfishin e çmimit te saj ne Evrope ne nje vend qe ka nga nivelet me te ulta per fryme popullsie ne Evrope.
    Nuk eshte absurditet fakti qe nje veture e 2005 ka çmim me te larte se e njeta veture e re e 2006?!
  8. Asklipio

    Asklipio Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    me sa kuptova nga nje artikull tjeter nuk do hiqet taksa per makinat e perdorura por vetem per makinat e reja.

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Aktualisht per makinat e reja, taksa doganore ne fuqi eshte 2 % e vleres se makines, ndersa per makinat e perdorura taksa eshte 15 % e vleres. Heqja e takses doganore prej 2 % pritet te kete nje ndikim ne uljen e cmimit per makinat e reja, si dhe nje ulje te importit te makinave te perdorura, te cilat vazhdojne te kene nje impakt negativ per ndotjen e mjedisit. Ndersa Ciko theksoi se, "tarifa doganore per produktet e celikut dhe te hekurit, i cili ne mase te mire eshte 10 % per importet qe vijne nga Bashkimi Evropian, keto do te kene nje ulje te menjehershem dhe brenda nje periudhe te shkurter do te behen zero". Berja zero e tarifave doganore do te thote mallra me cmime me te lira per konsumatoret, ndersa per buxhetin e shtetit do te thote me pak te ardhura. Sipas kesaj Qendre, vetem per liberalizimin e produkteve industriale, efekti llogaritet ne 75 milione euro me pak ne buxhetin e shtetit.

    [/ QUOTE ]
  9. ados

    ados Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    hiqen taksat, por shteti cfare do te fitoje...?
    hajde politike hajde..
  10. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    Shteti te krijoje kushtet per te zhvilluar biznesin vendas, se sdo finacohet pambarimisht vetem me doganat! Jemi i vetmi vend evropian ku doganat sjellin me teper para ne arkat e shtetit se sa vete tatimet!
  11. ados

    ados Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    qe shteti te bej ate qe thua ti, duhen fillimisht kapital..kjo realizohet duke mbledhur taksat.Doganat jane nje nga keto dhe me e rendesishmja..pastaj vijne te tjerat.
  12. Asklipio

    Asklipio Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    ka kapital shteti por e fut ne xhepat e tij.Si thua ti se nuk ka patur leke shteti yne hajdut qe edhe pas 15 vjetesh nuk kemi akoma nje rruge te mbarruar nacionale.Keta nuk vjedhin me grushta por me thase prandaj nuk ka leke.Po te investojne ata te pakten 70 % e te vjedhin 30 % lule do behemi ne 2 vjet por nuk ngopen keta shpellare se jane te babezitur /pf/images/graemlins/frown.gif
  13. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    Marre nga Gazeta SOT

    Drejtori i Doganave mashtron për taksën e makinave
    Ministria e Ekonomisë përgënjeshtron Drejtorin e Doganave Përparim Dervishi. Ata të cilët kanë menduar të përfitojnë në 1 korrik nga ulja e tarifës doganore për automjetet e importuar nga BE-ja, i duhet të presin të paktën edhe një muaj, pra në gusht. Ministria Ekonomisë ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të doganave shqiptare se në fillim të korrikut për mallrat industrialë nuk do të ketë tarifë doganore, si kusht ndaj marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Zyrtarë të ministrisë janë shprehur se tarifat e reja hyjnë në fuqi dy muaj pas nënshkrimit dhe jo një muaj siç ishte shprehur Dervishi. Dy ditë më parë, në një prononcim për median Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Përparim Dervishi, tha se në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian e parashikuar në fillim të muajit Qershor, taksa doganore për autoveturat që do të importohen nga këto vënde pas datës 1 Korrik do të jetë zero. Por sipas ekspërteve të Ministrisë së Ekonomisë, të cilët kanë ndjekur nga afër proçeset që ka ndërmarë Shqipëria drejt afrimit me BE-në, zbatimi i marrëveshjes, që në rastin tonë sjell tarifën zero për autoveturat, nuk hyn në fuqi në 1 korrik por ka shumë gjasa të në fill të shtatorit. Kjo për arsyen se, pas nënshkrimit të MSA-së në fillim të Qershorit (mund të nënshkruhet edhe në mes të muajit, 15 Qershor) zbatimet që rrjedhin në kushtëzim të antarësimit hyjnë në fuqi dy muaj më pas. Pra, nëse firmoset më 1 Qershor atëherë ulja e tarifave doganore zero për automjetet nuk zbatohet më 1 Korrik por në fillim të muajit tjetër, Gusht. Nga ana tjetër parlamantit i duhet të ratifikojë marrëveshjen e nënshkruar me BE-në dhe nëse ndodh miratim miratimi atëhere hyn në fuqi zbatimi i tarifave doganore zero për automjetet (historia ka treguar se deputetët shqiptarë ligjet i miratojnë në fillim shtatori pasi janë të zënë me pushimet e verës). Ka shumë mundësi që kreu i doganave shqiptare ti ketë lënë të habitur tej mase, nga deklarata e dy ditëve më parë, ekspertët e kësaj fushe të ministrsisë së ekonomisë. Gjithsesi, ajo që u trumbetua më të madhe se taksa doganore, për autoveturat e reja dhe të përdorura importi, do të ulet në fillim të korrikut, nga rregullat e përcaktuara në marrëveshje, hyn në fuqi dy muaj pas nënshkrimit zyrtar. Shqiptarëve do tu duhet të presin gushtin për të përfituar uljen e tarifave zero që, për autoveturat e reja taksa doganore është 2% dhe për të përdorurat 15%. Ndërsa do ti duhet të paguajnë vetëm tarifën e importit dhe më pas taksën e regjistrimit. Heqja e taksës doganore 2% pritet të ndikojë në uljen sadopak të çmimeve për makinat e reja të importuara dhe rrjedhimisht do të ulë interesin për makinat e përdorura. Rreth 85% e produkteve industriale importohen nga Bashkimi Europian dhe për 83% prej tyre nuk do të kenë doganë, ndërsa pjesa tjetër do të ulet gradualisht deri në 2009. Bërja e tarifës doganore zero për mallrat e importuara nga vëndet e BE-së do të sjellë ulje çmimesh për konsumatorin (për autoveturat e përdorura llogaritet 10% ulje të çmimit) dhe si rrjedhim arkës së shtetit ulje të të ardhurave nga doganat. Sipas ACIT, vetëm për liberalizimin e produkteve industriale, efekti llogaritet në 75 milion euro më pak buxhetit të shtetit.
    Origjina e artikullit
    Bërja zero e tarifës doganore për autoveturat e përdorura do të sjellë lehtësira tregtare për importuesit dhe natyrisht konkurenca me distributorët e makinave me kilometrazh zero do të jetë më e ashpër. Kjo pasi tek makinat e reja ulja 2% nuk sjell shumë ndikim tek çmimi ndërsa për makinat e përdorura ulja e tarifës me 15% do ndikojë më tepër. Megjithatë, ekspertë të ministrisë të ekonomisë, pohojnë se për të futur makinën e përdorur në vënd pa doganë pronarit të saj i duhet të paraqesë tek dogana çertifikatën e origjinës Euro 1. Mosparaqitja e kësaj çertificate, e cila është kusht nga BE-ja, pronarit të makinës i duhet të paguajë 15%, në të kundërtën, paraqitja e këtij dokumenti i jep mundësinë të përfitojë tarifën doganore zero. Për makinat e prodhuara, po themi 10 vjet më parë, gjetja e origjinës së mallit, (çertifikata e origjinës euro 1) do të jetë në disa raste e vështirë pasi, siç ndodh gjithnjë makina mund të ketë ndërruar pronarë disa herë, dhe njëri nga këta mund ta ketë blerë makinën psh në Japoni dhe e ka shitur në një vënd të Europës.
  14. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    "Për makinat e prodhuara, po themi 10 vjet më parë, gjetja e origjinës së mallit, (çertifikata e origjinës euro 1) do të jetë në disa raste e vështirë pasi, siç ndodh gjithnjë makina mund të ketë ndërruar pronarë disa herë, dhe njëri nga këta mund ta ketë blerë makinën psh në Japoni dhe e ka shitur në një vënd të Europës. "

    /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
    Per Evropen eshte shume problematike blerja e veturave kondrabande nga Japoina /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Ku i gjejne keto shembujt gazeta, sa fantazi qe kane /pf/images/graemlins/laugh.gif
  15. ados

    ados Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    gjithe plehrat do vijne ne shqiperi tani..pa takse dhe rregull
  16. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    Nuk besoj se do vijne me plehrat. Ndersa deri dje gjithkush kishte nje kufi per blerjen e makines pak a shume tek 5 miljon leke te vjetra, nga ku 2 miljon e gjysme apo 3 duhet t'i llogariste per doganen, tashme gjykoj se pretendimet e shqiptareve do rriten duke kerkuar cilesine me te larte, brenda te njejtit cmim.
  17. Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    Dakort jam me ty ,por do te kete dhe nga ata qe do te shesin motorat e do blejne makine ,pale qe mund te zgjerohet tregtia e varrezave te makinave.. /pf/images/graemlins/shrug.gif
  18. Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    /pf/images/graemlins/wink.gif Si perfundim ,vetem makinat me km zero ,do perfitojne..
    Shume zhurme per asgje.. /pf/images/graemlins/shrug.gif
  19. ilirjan

    ilirjan Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    Nuk e kuptoj pse shteti jone duhet ti bindet pike per pike urdhrave te BE (kur nuk jemi anetar)

    Irlanda,Danimarka, Zvicra,Suedia,Anglia(vende te BE) zbatojne politike doganore sipas interesave kombetare,prandaj jane edhe shtetet me te pasura per fryme

    Ky ligj ka si qellim te ndihmoje MONOPOLET TREGTARE te makinave ,te cilet jane te vetmit qe mund te blejne makina me shumice me cmime te ulta tek prodhusi

    humbin gjithashtu edhe perdorusit shqiptare qe mund te blejne makina te perdorura (ne gjendje te mire) ne Luxsenburg,Zvicer,etj.

    Shteti duhet te shohe EFEKTIN e ligjit , te jene PRAGMATISTE
  20. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

    Shteti nuk i bindet urdherave te BE por duhet te zbatoje marveshjet e neshkruara per hyrjen e Shqiperise ne BE.
    Nuk kam lexuar marveshjen ne fjale po disa gjera jane te rendesihme te permenden.
    Se pari me duket normale qe mos kete dogane per makinat, pasi eshte absurditet qe nje makine e vitit 2005 te jete me e shtrenjte se nje e vitit 2006 vetem prej doganes, kjo eshte absurditet ekonomik e pa asnje lloj sensi.
    Se dyti, po te shohim pajisjet elektroshtepijaket te cilat 100% vijne nga importi, ne vendin ton i gjejme me çmime shume me te larta se sa ne Evrope.
    Te blesh produkte te tilla ne vendin me te verfer te Evropes me çmim shume me te lart se sa gjithe Evropa edhe kjo me duket absurditet.
    Ka ardhur dita, qe ne shqiptaret duhet te kuptojm se nuk ka fitime +150% te investimit, si per privatin ashtu dhe shtetin.
    Eshte turp te blesh nje makine te 98 ne Shqiperi 10500 €uro, ne nje kohe qe ne Evrope kushton vetem 5000€!! Shteti ka rol te beje sa me te thjeshte jeten e shtetasve te vet e jo tu pij gjakun.

Shpërndajeni këtë faqe