Histori e Ballkanit.

Diskutime tek 'Historia Boterore' filluar nga Diavolessa, 11 Apr 2005.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Histori e Ballkanit.

    Ballkani "ure" apo "udhekryq" midis Europes dhe Azise, "sallate" popujsh ose "meltingpot" popujsh
    Fuci baruti apo fushe dyluftimi e Europes?

    Te gjitha keto jane te verteta ose ishin ne nje epoke te caktuar, por ato nuk e shterrojne larmine e hatashme te viseve dhe njerezve te ketij gadishulli.
    Gadishull dmth e rrethuar ne tre ane nga detra: Adriatiku ne perendim, Mesdheu ne Jug, Egjeu dhe Deti i Zi ne lindje. Ne anen e katert ne veri , gjeografia ka vendosur kufirin e Danubit, por historia ka perfshire tokat rumune, ne simboze, c'eshte e verteta me Europen Qendrore dhe fushat e rusise.


    Emri Ballkan eshte fjale turke qe dmth "mal". Me te vertete avjoni i katert i afrohet Athines, Tiranes ose Sofjes u ofron udhetareve paesazhe me kontraste te forta, ndersa aeroportet e zbrazeta te Beogradit ose te Bukureshtit jane pran Shumadise dhe Karpateve qe lartesohen e ulen si vale deti. Mali eshte i pranishem kudo.
    Ne veri eshte harku i Karpateve qe shkon deri ne 2520 metra. Vargmale terciale te stampuara rreth mases se madhe te rrezuar te Pononise , ato shpalosin rrudhat e tyre pre gelqerori dhe flishi te mbuluara me pyetje te dendura dhe zgjaten ne jug te Danubitndepermjet Ballkanit (Haemus -i i lashtesise, Stara Planina e sllaveve) te orientuar drejt lindjes nermjet bllokut te Rodopeve.

    Ne qender ka masive te vjetra Herciniane te gerryera dhe pastaj te ngritura per ne lartesi malore. Rodopet, Rila, Pirini shkembenjte e kristalte te cilave kane kullota dhe pyje. Ato i japin Bullgarise majen me te larte te Gadishullit me 2920 metra, permbi manastirin e famshem te Riles.
    Ne perendim dhe ne jug eshte teresia e maleve dinarike me te cilat lidhen masivet e Sharit dhe te Pindit e malet e Poloponezit. Duke u kufizuar me Adriatikun , qe eshte si nje grope ato vene perballe diellit pllajat e tyre gelqerore te zhveshura , ose rrethojne blloqe te kristalta te cilat shkojne deri ne 2916 metra ne Parnas ne Atike. Ishujt e Jugosllavise dhe te Greqise lidhen me kete sistem dinarik e nga ky shkembejte e tyre kane nje bardhesi te shkelqyer.
     
  2. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Histori e Ballkanit.

    Duke kufizuar ose duke u ndare nga masivet malore, fushat dhe rrafshnaltat e bejne me njerezor Gadishullin. Fare ne veri , Moldavia jashtaballkanike bashkon rrezemalin subkarpanik me kufinjte e fushes ukraineze. Ne jug te karpateve , depertimi i Danubit ne Portat e Hekurta lidh pellgun e Pononise dhe Detin e Zi me fushen e gjere luleshtore te Vllahnise, qe mbeshtetet ne jug me rrafshnalten bullgare, duke u ngjitur bute - bute deri ne Stara Planina. Ne pjesen e siperme , gjate lumit te madh dega e tij Stava pershkon nje pjese te fushes hungareze, rruge e mbushur me nyje te kristalta si Medvenica e Zagrebit , Papuku i Daruvarit, Frushka Gora e Novi i Sadit me manastire te famshme.
    Me ne jug midis tre deterave , ka ultesira bregdetareose pellgje te fundosura si Fushegropa e Shkodres, Myzeqeja shqiptare, gjiri i Artes , fusha e Atikes , ajo e Thesalise , Kampania e Selanikut , pa harruar Trakten turke e cila nga dardanelet deri ne Besfor rrethon detin e Marmarase.
     
  3. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Histori e Ballkanit.

    Shtete dhe kultura

    Kur me 1354 turqit osmane nisen pushtimin e Gadishullit Ballkanik ata u ndeshen me pupuj qe kishin histori te gjate. Kjo trashegimni e te kaluares u mor persiper nga kultura me tipare te diferencuara nga shresezimet e njepasnjeshme te shekujve mbi tabanin etniko - fetar.

    Helada nga qyteti grek ne perandorine maqedonase.

    Helada eshte me e thella nga keto shtresa historike. Pikenisja e saj ishte detare. Ishulli i Kretes, platforme rrotulluese dhe furreshkrirje e ndikimeve te Azise se vogel, Fenikise dhe Egjyptit. U ka dhene arkeologeve gjuhen greke me te vjeter te vijes B (shekulli XV para eres se re).
    Talasokracia kretase sundoj Cikladet dhe brigjet perendimore te detit Egje.

    Lenda tjeter perberese ishte kontinentale. Ardhja ne jug te gadishullit ballkanik te nje populli indoeuropin , akejt, qe perbejne valen e pare greke. Te ardhur nga veriu ata u vendosen ne Tesali, ne Greqine qendrore ne Peloponez duke injoruar detin emrin e te cilit - thalasa- ata e quajten parahelenet.
    Ne kontakt me kretasit dhe ndermjet tyre me egjyptjanet dhe hititet perpunuan qyteterimin mikenas (XVII-XVII) i cili u shtri deri ne Sicili.
    Ekspeditat e tyre qe ishin gjysem pirateri e gjysem kolonizim , i cuan ne sundimin e kretes, ndersa ardhja e pushtuesve te tjere i shtyu te organizonin ekspediten kunder Trojes.

    Dorianet perbejne valen e dyte greke rreth 1100 vjet . Luftetar te rrezikshem te armatosur me shpata hekuri vinin nga rajonet e sotme maqedonase dhe bullgare , prej ku kishin perzene nga trakasit edhe Iliret. U vendosen ne Epir , ne Akranani dhe ne te gjithe Peloponezin, duke bere Sparten qendren e nje kulture ku mbizoteronte aspekti ushtarak, te cilen e eksportuan ne kolonite e tyre te Sicilise dhe te Detit te Zi dhe ku fryezoj poemat e Homerit.
     
  4. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Gadishulli Ballkanik shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara e Detit Egje në lindje. Konsiderohet se kufiri verior shkon deri në Triestë, Lubljanë, rrjedha e lumenjve Sava dhe Danub në gjatësi 1.200 km. Kufiri verior më tepër është kufi konvencional se natyrorë. Kushtet natyrore të gadishullit Ballkanik ofrojnë lidhje të mirë me Evropën e Mesme, dy gadishuj tjerë të Evropës Jugore , orientim kryesor kanë shtetet mesdhetare. Gadishulli Ballkanik shërben urë lidhëse në mes të Evropës dhe Azisë. Nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme tokësore nëpër luginat e lumejve Moravë, Vardar, Nishavë, Maricë, Shkumbin etj.
     
    Seyfert likes this.
  5. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Relievi i Gadishullit Ballkanik është mjaft karakteristik ku dominon relievi malor ndaj atij fushor. Në relievin e Gadishullit Ballkanik dallojmë dy sisteme malore Malet Rodope bëjnë pjesë në malet e vjetra dhe shtrihen në mes të Dinarideve, Alpeve Shqiptare, Sharrit dhe Pindeve, në perendim dhe maleve Karpato-Ballkanike, në lindje. Me lëvizje të reja tektonike malet Rodope janë coptuar dhe janë krijuar shumë fushëgropa tektonike dhe fundosje.
    Malet e reja Dinaritet, Alpet Shqiptare, Malet e Sharrit dhe Pindet shtrihen në perëndim, ndërsa malet Karpate, malet Ballkan në lindje. Malet Dinaride shtrihen prej vijës Lubjanë - Goricë në veriperëndim deri te liqeni i Shkodrës dhe Rrafshi i Dukagjinit në juglindje. Malet Dinaride kan shtrirje të vargmalave, të larta, të pjerrta, të rrëpinjta, të cilat ulen shkallë-shkallë në drejtim të ultësirës së Panonisë. Në jug të Malit të Sharrit, shtrihen malet Pinde. Në lindje të maleve Rodope e deri në Detin e Zi shtrihen malet Karpato-Ballkanike, të cilat në jug kufizohen me luginën e Nishavës dhe të Maricës dhe në veri me pllajen nëndanubjane.

    Prej fushave më të mëdha dallohen ato që shtrihen në mes të malit Ballkan dhe Danubit në Bullgari, ultësira Perëndimore e Shqipërisë fusha e Selanikut, e Thrakisë, Dobruxhës, ndërsa fusha ndërmalore ka më shumë si: fusha e Dukagjinit fusha e Kosovës, e Shkupit, e Pollogut, Pellaginisë, e Korçes, Thesalisë, Maricës etj.

    Vija bregdetare është e gjatë, e përthyer me shumë ishuj, gadishuj, gjire etj.
     
    Seyfert likes this.
  6. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në formimin e klimë së Gadishullit Ballkanik janë gjerësia gjeografike dhe afërsia (largësia) e masave ujore( deteve). Masat ajrore nga Mesdheu vështirë depërtojnë në brendësi të gadishullit për shkak se është i rrethar me vargmale të larta. Gjithëashtu edhe këto male pengojnë edhe depërtimin e masave të ftohta nga veriu dhe verilindja në bregdet. Temperature mesatare e janarit në gadishullin e Istrisë është 4-5 °C, në Peloponez 11° C. Temperatura mesatare e korrikut në Pulë është 23,2° C, në Vlorë 24.7 °C dhe mbi 25° C në disa qytete bregdetare të Greqisë.

    malet Dinarike reshjet arrijnë mbi 3000 mm në vit. Në Cërkvicë - Boka e Kotorit, bien 5317 mm reshje në vit, më së shumti në kontinëntin e Evropës. Sasia e reshjeve zvoglohet duke shkuar kah lindja dhe jugu. Në viset jugore të Greqisë ato zvoglohen nën 500 mm. Ndërsa , prej ultësirës Ruse dhe Siberisë fryjnë erëra të ftohta. Në këto hapsira deri në 800 m të lartësisë mbidetare mbizootron klima e mesme kontinentale, me temperature të janarit – 2º C, të korrikut rreth 23º C. Në viset mbi 800 m lartësi mbidetare mbizotron klima malore.
     
    Seyfert likes this.
  7. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Gadishulli Ballkanik bënë pjesë në viset me pasuri të mëdha ujore të Evropës. Lumejt e Gadishullit Ballkanik u takojnë pellgjeve të deteve përrreth . Pellgu më i madh është ai i Detit të Zi, në të cilin derdhet lumi Danub me degët e tij që për nga prurja prej 60000m3/sec është i dyti në Evropë pas lumit Vollga.

    Në Detin Adriatik derdhen lumenjtë e Shqipërisë siq janë Drini, Buna, Vjosa, Shkumbini, Semani etj. , të Bosnjës dhe Hercegovinës – Neretva, të Kroacisë : Cetina, Kërka, Zërmanja, Rasha, në detin Egje: Vardari, Marica, Struma kurse në Detin Jon derdhen disa lumenjtë vegjël siq janë : Araktas, Kallomos, Bistrica Aspropotomos etj.

    Gadishulli Ballkanik ka disa liqene, me prejardhje tektonike i Ohrit, i Prespës, i Janinës, i Kosturit, tektonik dhe karstik i Shkodrës, akullnajor i Plavës dhe shum liqene të vogla në malet e larta, liqene lumore e artificiale.<3
     
    Seyfert likes this.
  8. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Bota bimore e Gadishullit Ballkanik është e llojllojshme. Në Gadishullin Ballkanik gjendet afër 70 % e të gjitha llojeve të bimësisë së kontinentit që numron përafërsisht 7.000 lloje. Flora dhe fauna e Ballkanit paraqet një përzierje në mes të asaj evropiane dhe aziatike. Bimësia dhe fauna e Gadishullit Ballkanik ndahet në dy formacione: mesdhetare dhe Evropës Qendrore. Në bimësinë mesdhetare bëjnë pjesqë shkurret me gjelbrim të përhershëm- makijet me këto lloje bimësh: mareja, shqopa, xina, mersina, gjineshtra etj., pastaj disa drunj të lartë si selvia, valanidhi, pisha e butë dhe pisha e egër etj. Në brendi të gadishullit ndryshon klima e me këtë edhe bota bimore. Bimësia e e brendësisë së Ballakanit karakterizohet me pyje gjethërënëse siq janë: bungu, qarri, shparthi, panja, mëlleza, frashëri i bardhë, ahu, shkoza etj., dhe mbi to pyjet gjethëmbajtëse - halorët si: pisha e zezë, bredhi, rrobulli,etj. Mbi këto pyje shtrihen kullotat alpine.
     
    Seyfert likes this.
  9. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Në Gadishullin Ballkanik jetojnë rreth 55 milion banorë, me dendësi mesatare 100 b/km katrorë. Në vendet veriore dhe lindore të Gallkanit dhe në Greqi shtimi natyrorë është i ulët (0,2-1,2 promila) në vendet e tjera është mes 5 dhe 8 promila, kurse në Kosovë dhe Shqipëri mes 12 dhe 15 promila.

    Përbërja kombëtare e popullsisë në shumicën e vendeve ballkanike është heterogjene. Ballkani ishte tërheqës për banim e pushtime që nga antika e mesjeta. Popujt më të mëdhenj në numër janë: grekët - rreth 10 milion, bullgarët - 6.7 milion, serbët – 6.5 milion dhe shqiptarët rreth 7 milion. Pastaj radhiten turqit, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, romunët dhe mazezët. Sa i përket strukturës fetare në Gadishullin Ballkanik më shumë ka ortodoks 55% dhe mysliman 35%, më pak katolik rreth 8% e të tjerë 2 %.

    Pjesa dërmuese e popullsisë së Gadushullit Ballkanik jeton në qytet. Më parë pjesa më e madhe e popullsisë jetonte në fshatra. Rreht 58 % e popullsisë jeton në qytete. Në Bullgari dhe Greqi rreth 68 % e popullsisë jeton në qytete. Ndërsa në Kosovë e Shqipëri rreth 40 % e popullsisë jeton në qytete.
     
    Seyfert likes this.
  10. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Qytetet më të mëdha
    Stambolli - 9.419.000 (Turqia)
    Athina - 3.700.000 (Greqia)
    Beogradi - 2.136.124 (Serbia)
    Tirana - 1.088.700 (Shqipëria)
    Zagrebi - 779.145 (Kroacia)
    Sofja - 990.000 (Bullgaria)
    Prishtina - 580.000 (Kosova)
    Sarajeva - 481.500 (Bosnja dhe Heregovina)
    Shkupi - 452.500 (Maqedonia)
    Prizereni - 361.200 (Kosovë)
    Varna - 312.300 (Bullgaria)
    Shkodra - 270.200 (Shqipëria)
    Nishi - 262.500 (Serbia)
    Lubjana - 258.000 (Sllovenia)
    Novi Sad - 215.600 (Serbia)
    Кragujevci - 211.000 (Serbia)
    Nikozia - 197.600 (Qipro)
    Burgasi - 192.000 (Bullgaria)
    Banja LLuka - 189.700 (Bosnja dhe Heregovina)
     
    Seyfert likes this.
  11. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Seyfert likes this.
  12. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Marrë në tërësi edhe pse Ballkani është i pasur me minerale dhe të mira të tjera, mbetet regjioni më pak i zhvilluar në kontinentin e Evropës.Shkaqet e një gecjej të tillë kanë ndikuar konfliktet dhe luftërat e brendshme dhe të jashtme, në mardhënjet feudale e socialiste. Kjo gjendje ndikoi të rriten dallimet në shkallën e zhvillimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor e Bullgarisë, në njërën anë, dhe Greqisë e vendeve të BE-së , në anën tjetër.

    Duke iu faleminderuar kushteve klimatike dhe pedologjike mundësitë për zhvillimin e bujqësisë janë shumë të volitshme. Pjesëmarrja e tokës së punueshme është 34 %, e livadheve dhe kullotave rreth 27%. Prej kulturave mesdhetare rriten ulliri, agrumet, rrushi, fiku, pambuku, orizi, duhani etj. Përhapje mjaft të madhe kanë drithërat si gruri, pastaj misri, pangjarsheqeri, luledielli, pemët. Ballkani ka qenë i njohur edhe për nga blegtoria, mbajtja e deeve, gjedheve dhe kafshëve tjera. Pyjet në ballkan zënë 29% të sipërfaqeve bujqësore dhe kanë rëndësi ekonomike.

    Deri kah fillimi i viteve të 90-ta Ballkani kishte trend të zhvillimit pozitiv, por pas krizave politike dhe ekonomike, shum degë ekonomike dhe indusria pësuan rënje.Viteve të fundit në disa vende të gadishullit ekonomia ka filluar të rimëkëmbet.

    Vendet e Ballkanit kan mungesa të thëngjill guritdhe naftë, mirëpo në anën tjtër , disa prej tyre kanë linjit dhe hidroenergji. Shumca e vendeve janë të pasura me boksit, plumb, zing, bakër, pak hekur, pastaj jometale si magnezite, kaolin, azbest, mermer etj.

    Prej degëve të industrisë dallohen degët e industrisë së lehtë, më pak të rëndë dhe përpunuese. Turizmi në vendet e gadishullit Ballkanik po përjeton një zhvillim të hovshëm, sidos turizmi detar. Prej shteteve që dallohen me turizëm janë Greqia, Kroacia pjesërisht Bullgaria e Mali i Zi, ndrsa kohëve të fundit filloi shum shpejt të zhvillohet edhe në Shqipëri.
    Bregdeti Adriatik i Kroacisë me 700 ishuj tërhëqës, pastaj arkipelagu i Egjjeut e Jonian me afër 500 ishujsh së bashku me klimën e ngrohtë mesdhetare dhe kulturën e vjetër antike ndikuan në zhvillimin e turizmit.niveli i rrjetit rrugor dhe hekurudhor në Ballkan nuk është në nivel të duhur. Vendet e Ballkanit të cilat kan dalje në dete kan zhvilluar transportin detar. Në këtë aspect dallohet Greqia. E cila me 26 milion BRT , zënë vendin e pestë në botë. Portet më të mëdha detare të vendeve Ballkanike janë: Pireu- Athinë, Selaniku, Rijeka, Tivari, Durrësi, Varna, Burgasi, Konstanca, Stambolli.
     
  13. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Në Luftërat Ballkanike 1912-1913 Mbretëritë serbe, malazeze dhe greke kanë ushtruar gjenocid dhe spastrim etnik mbi popullsinë myslimane shqiptare
    [​IMG]
    Prof. Dr. Bajram XHAFA

    Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

    Shkaktarë të armiqësive në luftën e parë (ballkanike), shkruan raporti i Komisionit Ndërkombëtar, kishin qenë vetë sllavët e Ballkanit, jo vetëm me shkeljet që u kishin bёrё ligjeve ndёrkombёtare por edhe marrëveshjeve të ndryshme që kishin nënshkruar me njëri tjetrin…
    Leo Freundlich përshkruan ngjarjet nga mesi i tetorit 1912 deri në mars 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë muajsh ushtria dhe bandat çetnike serbe “Egërsisht dhe në mënyrën më antinjerëzore që ka shfaqur ndonjëherë çizmja e pushtuesit, kriminuan barbarizma që nuk kanë të përshkruar. Me dhjetëra mijë burra të paarmatosur të therur, – gra të përdhunuara, – pleq e fëmijë të mbytur, – me qindra fshatra të djegur të rrafshuar për tokë. Megjithatë Evropa edhe sot vazhdon të heshtë”.
    I cilësuar si “bela epoka”, fillimi i shekulli XX i solli popullit dhe kombit shqiptar katastrofën me të madhe në historinë e tij. Por, aksidentalisht edhe një fitore të madhe: Shqipëria u regjistrua në librin e gjendjes civile ndërkombëtare, sepse deri në këtë kohë shqiptarët nuk njiheshin nga Evropa as si popull, as si komb me të drejtat përkatëse dhe as si njësi politike apo shtetërore të ndonjë forme të caktuar. Ashtu, të copëtuar dhe të ndarë, shqiptarët iu vunë punës së Sizifit duke ngritur atë gurin e rëndë mitologjik për të mbërritur në fund të shekullit me dy fitore historike, që padyshim janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën: 1. Rënia e diktaturës dhe fitorja e demokracisë në Shqipërinë londineze dhe 2. Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe Pavarësia e saj më 2008. Ç’vjen më pas? Këtë do ta përcaktojnë historia dhe politika.
    Përveç karakterit grabitqar e antishqiptar, Luftёrat Ballkanike (tetor 1912-gusht 1913) mbajnё vulёn e gjallё edhe tё luftёrave fetare. Koalicioni ballkanik e pёrdori fenё e krishterё kundёr asaj islame pёr qёllime politike, pёr tё nxitur urrejtjen etnike, fobitё nacionale dhe pёr tё mёnjanuar çdo pengesё morale nё fushatat e shfarosjes sё popullsisё civile tё pambrojtur tё atyre qё i kishin shpallur armiq. Luftërat Ballkanike ishin një kryqёzatё moderne antimyslimane e boshtit ortodoks. Ndër krerët shtetërorë ballkanas, Mbreti i Bullgarëve Ferdinandi e tha shkoqur këtë gjë kur shpalli luftёn. Kjo, tha ai, do tё jetё njё luftё e Kryqit kundёr Gjysmёhёnёs[1].

    Në këtë kuptim kjo luftë ishte vazhdim i Luftës ruso-osmane dhe serbo e malazezo-osmane tё 1877-1878, kështu që edhe viktimat e para tё pansllavizmit rus kanё qenё myslimanët e Ballkanit. Në atë kohë u shpёrngulёn dhe u kthyen nё refugjatё (muhaxhirё) mbi 1 milion myslimanё.
    Kur filloi lufta e 1877-ës, Princi i Serbisë Milan Obrenoviçi bёnte thirrje: “tё pastrohet toka prej atyre qё nuk i besojnё kryqit” dhe kërkonte zbatimin e metodave barbare, duke marrë si shembull “kohёn e artё” të perandorisё sё Stefan Dushanit në shek. XIV që konvertimin fetar e bënte duke i damkosur shqiptarët katolikë me hekur tё skuqur në ballë[2]. Nën këtë frymë u përshkuan Luftërat Ballkanike të fillim shekullit XX. Nё raportin e vitit 1913 të Komisionit Hetimor të Fondacionit Karnexhi shkruhet: “Refugjatёt myslimanё janё elementi mё tragjik i kёtij eksodi tё detyruar”[3].
    [​IMG] Fillimi i pushtimit tё trojeve shqiptare prej ushtrisё serbe u shoqёrua kudo me vrasjen e masakrimin e popullsisё, me djegien dhe shkatёrrimin e vendbanimeve shqiptare. Ajo synonte tё zhdukte fizikisht sa mё shumё shqiptarё, tё krijonte pasiguri pёr jetёn e tyre, t’i detyronte tё shpёrnguleshin nё masё prej vatrave tё veta me qёllim, qё tё vendoste njё sundim sa mё tё qёndrueshёm mbi viset qё donte tё aneksonte. Parulla serbomadhe, tё cilёn e zbatonin oficerёt serbё ishte “tё shfarosim shqiptarёt”. Korrespondenti i “New York Times”, dёshmitar okular i ngjarjeve, nё njё artikull “Vandalizmat serbe” shkruante se “Serbёt kёrkojnё zhdukjen e shqiptarёve, sepse ata kanё qenё gjer mё sot ndalim i pёrparimit serb nё tё vetquajturёn Stara Serbi!”[4]. Sipas njё raporti tё konsullit austro-hungarez nga Shkupi “serbёt vrasin gra, fёmijё e pleq”. Vetёm nё qytetin e Prishtinёs u vranё mbi 5.000 shqiptarё menjёherё pas pushtimit tё tij. Kёtё fat patёn edhe Ferizaj me Gjilanin, tё cilёt
    “mbetёn thuajse tё shkretё” pas masakrave qё u kryen mbi popullsinё e tyre deri “te fёmijёt nё djep”. E njёjta pamje u krijua nё Kumanovё ku u masakruan 400 shqiptarё. Nё rrethet e Shkupit ishin masakruar 2.000 shqiptarё. Bandat e armatosura dhe ushtria e rregullt kryenin njё “gjueti tё vёrtetё mbi shqiptarёt” dhe rezultatet e saj tregoheshin me mburrje tё madhe nga oficerёt serbё. Veprime tё tilla nuk kryheshin “pёr arsye ushtarake”.

    Kur ushtria serbe hyri nё Prizren, sapo u dёgjua urdhёri i kolonelit “i vrisni”, “ushtarёt serbё u vёrsulёn nёpёr shtёpitё e qytetit dhe vranё çdo njeri qё u ra nё dorё”. Vetёm gjatё “ditёve tё para tё pushtimit serbёt vranё nё Prizren 400 shqiptarё”. “Kёtu bandat serbe shkatёrruan gjithçka nё mёnyrёn mё tё tmerrshme. Hynin nёpёr shtёpi dhe vrisnin pa marrё parasysh as moshё dhe as gjini”. Nё shtypin evropian shkruhet se “gjenerali Jankoviç i detyronte me revole nё dorё krerёt shqiptarё tё nёnshkruanin njё manifest me anёn e tё cilit duhej tё falënderonin kral Pjetrin pёr “lirinё” qё u kishte sjellё ushtria serbe”. Nё Gjakovё bёnin kёrdinё çetnikёt serbё, ku dallohej banda e udhёhequr nga mitropoliti i mёparshёm. Populli e përcaktoi nё mёnyrё tё saktё thelbin genocidal tё luftёs qё bёnte ushtria serbe kundёr popullit shqiptar nё
    vargjet e krijuara: “U lёshu Serbia pёrmbi Vardar / Katёr divize hiç pa da / Turret me top e me hanxhar / Me qit fare çdo shqiptar” [5] (shënimi im B. Xh.).

    Tabllo rrënqethëse tё masakrave serbe mbi shqiptarёt, para së gjithash mbi myslimanёt shqiptarë, na sjell nё veprёn e saj Miss Edith Durham. Duke parë pasojat qё kishin lёnё ushtritё serbe kur kishin kaluar nёpër Dibër, ajo shkruan: “Por edhe nё rast se rrёfimi pёr tmerret do tё pjestohej pёr dhjetё, mbetej njё dёshmi e tmerrshme e asaj se “çfarё i bёn njeriu-njeriut”. Pёr mё tepёr, gjatё kthimit takova njё masё njerёzish nё Tiranё, qё kishin ikur nga tё njёjtat krahina dhe tё pyetur veçmas, pёrshkruanin pothuajse pikё pёr pikё tё njёjtat gjёra. Kur hoxha plak i Reçanit u shkreh nё tё qarё, duke treguar se ishte njё nga tё pesё vetat qё shpёtuan gjallё ndёr tetёdhjetё dhe se kishte dёgjuar britmat e grave qё digjeshin nёpёr shtёpi, njeriu nuk mund tё dyshonte se ai thoshte tё vёrtetёn”[6]. Nё Ohёr, thotё Durham, mёsova moralin e vrasjes: “Ska mё mirё sesa kur ngrihet myslimani dhe vret myslimanin. Kur ngrihet i krishteri e vret tё krishterin ёshtё mё mirё qё krimi tё mos
    pёrflitet, sepse njerёzit e brendshёm nuk do ta kuptojnё; ndёrsa kur i krishteri vret myslimanin, ai ka kryer njё akt tё shenjtё e tё drejtё. Kur myslimani vret njё tё krishterё, ai bёn njё barbarizёm pёr tё cilin u duhet shkruar tё gjitha gazetave”[7].

    Nё artikullin “Vandalizmat serbe”, “New York Times” shkruante nё atё kohё se “masakrat qё bёnё serbёt nё Kosovё, nёn Kryqn’ e Krishterё kapёrcejnё çdo instiktё gjakpirёsije”[8].

    Tё tёrbuar ngaqё nuk po arrinin ta marrin Shkodrёn me forcёn e armёve dhe nga dёshtimi i bisedimeve pёr dorёzimin e saj, malazezёt nuk bёheshin “merak nё qoftё se fёmijёt myslimanё do tё vdesin nga uria; ata deklarojnё se do tё asgjёsojnё gjithё popullsinё myslimane…”. Njё oficer serb u ngrit nё tryezёn e bukёs dhe tregoi me gёzim pёr bёmat e guximshme tё serbëve. “Ne kemi asgjёsuar, – u lёvdua ai, – fisin (krahinёn-B. Xh.) e Lumёs. Ai pёrshkroi vrasjen nё masё tё burrave, tё grave dhe tё fёmijёve, si dhe djegien e fshatrave. Problemi mysliman duhet “thjeshtuar”. “Kur toka tё bёhet jona”, mё thuhej herё pas here, “nuk do tё ketё mё problem mysliman”… Qёllimi i hapur i serbёve dhe i malazezve ishte shfarosja e krejt racёs shqiptare[9], pra, gjenocid. Ditaret e italianit Xhino Berri, zonjës austriake Von Zambaur dhe shkodranit At Justin Rrota bëjnë fjalë për bombardimin e vazhdueshëm të ushtrisë
    malazeze dhe serbe vetëm mbi lagjet myslimane të Shkodrës[10].

    Sipas shtypit tё kohёs, gjatё viteve 1912-1913 nga agresorёt serbё u vranë 120.000 deri nё 130.000 veta. Vetёm nё Shkodёr e pёrreth saj pati 30.000 viktima nga serbёt e malazezёt[11]. Këto shifra mjerisht nuk i gjen në tekstet mësimore nëpër shkollat shqiptare të të gjitha kategorive. Natyrisht që shifrat e mësipërme thuajse tërësisht i përkasin popullsisë myslimane.

    Planet serbo-malazeze nuk kursenin as shqiptarёt e besimit katolik. Ushtarёt malazezё tashmё kishin nisur t’u thoshin katolikёve se shpejt do ta mёsonin se si duhej tё bёnin kryq[12]. Brenda dy vjetëve asnjëri nuk do tё guxonte tё fliste shqip nё Shkodёr, deklaronin oficerёt malazezё. Nё rast se Evropa do t’i japё Malit tё Zi njё pjesё tё mirё nga Shqipёria, ata do ta zgjidhin shpejt e shpejt çështjen shqiptare duke shfarosur çdo shqiptar aty… Ushtria serbe dhe malazeze ishte pёrgatitur shpirtërisht dhe e mbrujtur me idenë pёr tё kryer gjenocid mbi shqiptarёt. Ata shpresonin tё hiqnin qafe gjithё myslimanёt dhe tё ripopullonin vendin. Për këtë qëllim, gjatë fushatave ushtarake ishin planifikuar masakra mbi popullsinë civile.
    Qё përpara luftёs Princi Danill i Malit të Zi kishte thёnё pёr myslimanёt e Rugovёs: “Ne jemi betuar t’i shfarosim ata!”… “Do tё jetё njё natё tjetёr e Shёn Bartholomeut” flisnin duke pirё oficerёt malazezё[13]. Myslimanёve u kёrkohej tё zgjidhnin ose pagёzimin ose vdekjen, dhe njё numёr i madh burrash vdiqёn nё tortura. Gratё i çuan nё kishё “si delet” dhe i pagёzuan, shkruan Durham dhe vazhdon mё tej: Ato qё kundёrshtonin i dhunonin ushtarёt… Nga Gjakova vinin lajme se malazeztё po pёrpiqeshin t’i kthenin me forcё myslimanёt dhe katolikёt nё fe tjetёr. Katёr batalione rrethuan krahinёn e Gucisё. Nё fillim kapёn hoxhallarёt dhe i pyetёn: a do tё pagёzoheni? Dhe kur ndonjё pёrgjigjej: “Jo”, e vrisnin nё vend. Gati tё gjithё i vranё.

    “Nё Korçё… grekёt urdhёruan menjёherё qё tё flitej nё gjuhёn greke dhe jo shqipe. Shumica dёrmuese e banorёve tё krahinёs ishin myslimanё dhe nuk kishin asnjё dёshirё tё bёheshin shtetas grekё… Kisha orthodokse me pogromet kundër çifutëve në Rusi dhe me bëmat e saj në Ballkan, mban tani rekordin botëror për mizoritë fetare. Ashtu si nё Malin e Zi, edhe kёtu, dёshira e pushtuesit ishte qё ta shfaroste ose ta dёbonte popullsinё shqiptare, sidomos pjesёn myslimane”[14].
    Shkaktarё tё armiqёsive nё luftёn e parё (ballkanike) shkruan raporti i Komisionit Ndёrkombёtar, kishin qenё vetё sllavёt e Ballkanit, jo vetёm me shkeljet, qё u kishin bёrё ligjeve ndёrkombёtare, por edhe marrёveshjeve tё ndryshme, qё kishin nёnshkruar me njëri-tjetrin[15]. “Ushtritё e rregullta serbe dhe malazeze ndёrmorёn dhe bёnё gjithçka, qё nga dita e parё qё pushtuan territorin shqiptar, qё t’i detyronin banorёt tё humbisnin kombёsinё, ose ta shtypte brutalisht racën shqiptare”. Shtёpi dhe fshatra tё tёra u shndёrruan nё hi, popullsia e pafajshme dhe e paarmatosur u masakrua en masse, akte tё pabesueshme dhune, grabitje dhe brutalitet tё çdo lloji – kёto ishin mjetet qё u pёrdorёn dhe po pёrdoren akoma nga ushtarёt serbo-malazezё, me synim qё tё transformojnё tёrёsisht karakterin etnik tё rajoneve qё banohen nga shqiptarёt. Kjo pёrbёn atё qё Komisioni Ndёrkombёtar e quan veçoria e dytё e Luftёrave Ballkanike, qё natyrisht ka lidhje me tё parёn: lufta nuk bёhet vetёm midis ushtrive, por midis vetё kombeve (nënvizimi im). Meqenëse popullsia e vendeve qё do tё pushtoheshin e dinin nga përvoja se çfarё i priste nga ardhja e ushtrisë armike të vendeve fqinje, ata nuk prisnin deri sa tё vinte ajo, por largoheshin sa mё parё. Kёshtu fillon njё emigracion i vёrtetё masiv[16], një spastrim etnik i viseve të pushtuara.
     
  14. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Ballkani pёrfshihet nga “njё eksod i vёrtetё. Turqit largohen nga tё krishterёt, bullgarёt nga grekёrit dhe nga turqit, dhe grekёt nga turqit dhe bullgarёt, shqiptarёt nga serbёt; dhe nёse emigrimi nuk ёshtё i zakontё tek serbёt dhe bullgarёt, shkaku duhet kёrkuar nё faktin se kёto dy kombe, si tё thuash, nuk janё pёrleshur nё tokat e tyre. Ata pёrdorin metoda tё tёrthorta tё cilat çojnё gjithashtu nё tё njёjtat pёrfundime, siç janё asimilimi dhe kthimi i fesё[17]. “Brenda njё brezi do ta sllavizojmё atё popull” thoshin ata (malazezёt dhe serbёt). Faktet e mёvonёshme vertetuan se kёto njoftime ishin tё vёrteta. Nuk ka pasur një turk qё tё jetё sjellё me armenёt mё keq se u sollёn dy popujt serbё (serbët dhe malazezët-shënimi im) me shqiptarёt nё emёr tё kishёs sё shenjtё ortodokse. Sllavёt vazhdonin tё çirreshin: “Vdekje Shqipёrisё”[18].

    Shkrimtari vjenez, çifuti Leo Freundlich, botoi një libër me titull “Akuza që ulërijnë” (“Accusation Records”). Ai rrëfen për “Golgotën shqiptare” ose holokaustin shqiptar (nënvizimi im). Holokausti i parë evropian është planifikuar dhe zbatuar nga Serbia kundër popullit shqiptar. Leo Frojndlich përshkruan ngjarjet nga mesi i tetorit 1912 deri në mars 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë muajsh ushtria dhe bandat çetnike serbe “EGËRSISHT DHE NË MËNYRËN MË
    ANTINJERËZORE QË KA SHFAQUR NDONJËHERË ÇIZMJA E PUSHTUESIT, KRIMINUAN BARBARIZMA QË NUK KANË TË PËRSHKRUAR. ME DHJETËRA MIJË BURRA TË PAARMATOSUR TË THERUR, – GRA TË PËRDHUNUARA, – PLEQ E FËMIJË TË MBYTUR, – ME QINDRA FSHATRA TË DJEGUR TË RRAFSHUAR PËR TOKË. MEGJITHATË EVROPA EDHE SOT VAZHDON TË HESHTË”[19] (germat kapitale, autori).

    Gjatë vitit 1913, Freundlich, botues në qendrën vjeneze të kulturës, kishte dhënë thelbin e “fytyrës së re” të “shtazërisë mizore”, e cila po hynte në politikën evropiane. Ishte gjenocidi, projektuar dhe zbatuar kundër një populli të tërë[20]. Ai e quajti krimin e holokaustit kundër shqiptarëve “Golgotta Shqiptare”. Edhe Freundlich, duke cituar një dëshmitar të kohës bën të njëjtin krahasim si Durham-i se, “qoftë edhe një turk i vetëm nuk i ka trajtuar armenët më keq se ç’janë trajtuar shqiptarët nga serbët”[21].

    Tani qё serbёt erdhёn nё Ohёr dhe grekёt nё Korçё, shkruan Durham, fillova ta ndjej veten fajtore pse dikur kisha uruar qё turku tё largohej nga Evropa. Sa ishte turku aty, shpresat nuk ishin shuar. Ndёrsa kёta pushtues “tё krishterё” ishin njёqind herё mё tё kёqinj[22]. Të vënë në tehun e hanxharit, shqiptarët u “zgjuan”.
    Të njëjtat skena makabre zhvillohen edhe nё jug tё Shqipёrisё nga masakrat e ushtrisё greke. Avancimi i ushtrisë greke në dhjetor 1912 bëri që shumё familje myslimane nga Devolli të zbresin nё Korçё, tё detyruar nga persekutimi i grekёve. Burra, gra e fёmijё tё zhveshur e tё zbathur iknin nёpёr dёborё e akull tё lemerisur, duke lёnё tё shkreta shtёpitё e tyre, plaçkat e bagёtitё[23]. Në fillim të qershorit 1915, shkruan Haris Silajxhiç në “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit”, Fondi për Ndihmë Shqipërisë i dërgoi një letër presidentit të SHBA-së, nëpërmjet së cilës e njofton për situatën e vështirë në Shqipëri (është fjala për Shqipërinë Jugore) ku gjysmë milioni po vdesin nga uria, ndërsa 100.000 tashmë kanë vdekur[24] (shifra këto që nuk i gjen në tekstet mësimore as të nivelit akademik).
    Në parlamentin anglez raportohet për “mizoritë e frikshme që janë duke kryer bandat greke në jug… ku refugjatë shqiptarë shkonin drejt Vlorës nga Berati dhe Korça (që tani kanë rënë në duart e grekëve) dhe se numri i muhaxhirëve të grumbulluar në kodrat me ullinj përreth qytetit të Vlorës ishte më shumë se 100.000, sepse i gjithë vendi është shkretuar”[25]. Muhaxhirët lanë shtëpitë e tyre për shkak të ashtuquajturës kryengritje epirote; kryengritje kjo e kamufluar si “lëvizje” për “autonominë e Vorio-Epirit”, në fakt të agresionit ushtarak grek mbi pjesën jugore të Shqipërisë. “Në furinë e këtij shpërthimi barbar, shkruan Abaz Ermenji, u dogjën shkrumb e hi 314 fshatra myslimanësh”. “Arkivat e Washingtonit, shkruan H. Silajxhiç, bëjnë fjalë për 400 fshatra, që u dogjën e shkatërruan krejtësisht”[26]. “Kështu, shkruan historiani shqiptar i diasporës Stavro Skendi u erdhi: “Zgjimi kombëtar (shqiptarëve) pjesërisht në një mënyrë graduale dhe pjesërisht si rrufe dhe tronditje”[27]. “Kë s’trazon një fllad i lehtë, bjen tërmeti ai rrin fjetë”.
    Duke qenë se me objektiva të tilla ishin projektuar këto luftëra dhe për faktin tjetër se pjesa myslimane e popullsisë përbënte shumicën, asaj i ra edhe barra kryesore e qëndresës kundër ushtrive pushtuese të shteteve ballkanike. Natyrisht që, për rrjedhojë mbi të ra dhe do të binte gjithë furia e urrejtjes dhe e egërsisë fetare e shoviniste. Në një artikull drejtuar vetëm myslimanëve, Faik Konica vinte në dukje se për ata po afrohej një rrezik eminent. Dukej i sigurt se otomanët do të dëboheshin prej Evropës dhe shqiptarët myslimanë rrezikoheshin kështu të përziheshin edhe ata mbasi vendi i tyre do të ndahej[28].
    Këtë rrezik e parandjeu më herët (qysh në mars 1911), kleri katolik, ose më drejt, disa anëtarë me influencë të tij, si Dom Ndre Mjeda dhe Dom Luigj Bumçi menduan t’i shpëtojnë të keqes, duke u orvatur të zgjeronin kuptimin e Kultusprotektorat në relacionet politike. Në një apel drejtuar princit trashëgimtar Franc Ferdinandit, ata deklaronin se veprimet e otomanëve cenonin përditë Kultusprotektoratin dhe se shkelja e privilegjeve shekullore për shërbimin ushtarak dhe taksat në bazë të marrëveshjes midis fiseve të lira dhe qeverisë turke qe një prishje e kësaj marrëveshje. Ata kërkonin ndërhyrjen austriake. Një vit më vonë, kur kryengritja (e malësorëve të Mbishkodrës) qe përhapur tejpërtej nëpër Shqipëri, Zef Serreqi, atëherë kryepeshkop i Shkodrës, i shkroi Konsullit të Përgjithshëm austro-hungarez në Shkodër duke iu lutur që Austro-Hungaria të zaptonte Shqipërinë ose të paktën pjesën e saj katolike. Ndërkaq Terenc Toçi shpalli qeverinë shqiptare provizore në Kimëz (Ghims) Mirditë, në prill 1911, dhe priste t’i vinin ndihma nga Italia, jo prej qeverisë por prej Italo-Shqiptarëve dhe vullnetarëve italianë[29].
    Për shqiptarët myslimanë qe e natyrshme që të luanin rolin kryesor (në procesin e zgjimit kombëtar, shënimi im). Ata përbënin shumicën dhe pa ata nuk mund të kishte Shqipëri, shkruan Stavro Skendi[30]. Lufta e Shkodrës dhe e Janinës, Lufta e Kakarriqit, qëndresa në Qafë të Kolesianit, në Malësinë e Dibrës e të Pukës janë përballje me armikun të bëra tërësisht nga popullsi myslimane.[31] “Eshtё pёr t’u pёrmendur se kleri mysliman i pёrfshirё nё kёtё lёvizje nuk kurseu asgjё pёr lёvizjen kombёtare”, shkruan Eqrem bej Vlora në “Kujtimet” e tij”[32].

    Nё fushёn e Orizares nё Manastir ranё dhe dy imamёt e qytetit tё Dibrёs sё Madhe: Jusuf efendi Skikuli, Osman efendi Langu[33] dhe kapiten Aqif Rusi. Ndërsa myftiu i Dibrës Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) dhe Hafiz Sherif Langu u nisën për në Vlorë, si delegatë të Dibrës në Kuvendin historik, ku Ditën e ngritjes së Flamurit, Myftiu i shumëditur bëri bekimin e tij dhe dha fetvanë për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë[34]. Në telegramin që Myftiu i Përgjithshëm i Shqipërisë H. Vehbi Dibra (Agolli) ua drejton disa nxënësve të Medresesë së Beratit, u shkruan se “Detyra fetare dhe atdhetare e lyp me dalë në luftë për me mbrojtun atdheun”[35]. Deviza e myslimanit ishte: Imani = Vatani, që do të thotë, besimi = atdheu.
    Në rrugën e divizioneve serbe nga Gjakova dhe Prizreni për të dalë në Lezhë e Shëngjin, tradita popullore ruan shumё kujtime me vlerё qё pasqyrojnё qendresën e fshatarёsisё sё krahinёs sё Malёziut (banuar thuajse tërësisht me popullsi myslimane si Va-Spasi, Pista, Gdheshi, Mgulla, Fleti etj.) pёr mbrojtjen nga rrebeshi i ushtrisë serbe. Kush ja vuni pushkën serbit,/Osman Hoxha pastë rahmet[36]. Pёr kёtё arsye krahina u dogj plotёsisht. Nё Gdhesh u therёn 72 gra, pleq e fёmijё qё ranё nё duart e serbёve. Nё fshatin Flet me 15 nёntor serbёt humbёn edhe reparte tё tёra. Bashkё me ta luftuan banorёt e fshatrave tё tjera si Dardha, Truni, Sakati, Xathi, qё bashёpunonin me ata tё Qafёs sё Malit, Fushё-Arsit e deri nё Pukё[37].

    Kur pa katastrofën që e gjeti Shqipërinë me dhimbje e dëshpërim të thellë Mehmet Akifi, poeti i madh dhe autor i himnit kombëtar turk me origjinë nga Peja, mё 1913 shkroi kёto vargje:

    Dёgjoje kёtё nga unё: po, unё jam shqiptar /
    Tjetёr s’kam ç’tё them, ja, u shkatёrrua atdheu im[38](nënvizimi im).



    Katastrofës iu vu një vulë ndërkombëtare me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Londër (dhjetor 1912-gusht 1913), duke i caktuar Shqipërisë “kufij që notonin në gjak”. Kjo vulë ishte një damkë që shërbeu si një kore “juridiko-ndërkombëtare” për të mbuluar një plagë të maisur kanceroze, e cila vazhdon të kullojë gjak prej 100 vjetësh.

    I cilësuar si “bela epokë”, fillimi i shekulli XX i solli popullit dhe kombit shqiptar katastrofën me të madhe në historinë e tij. Por, aksidentalisht edhe një fitore të madhe: Shqipëria u regjistrua në librin e gjendjes civile ndërkombëtare (shprehje e A. Baletës), sepse deri në këtë kohë shqiptarët nuk njiheshin nga Evropa as si popull, as si komb me të drejtat përkatëse dhe as si njësi politike apo shtetërore të ndonjë forme të caktuar. Ashtu, të copëtuar dhe të ndarë, shqiptarët iu vunë punës së Sizifit duke ngritur atë gurin e rëndë mitologjik për të mbërritur në fund të shekullit me dy fitore historike, që padyshim janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën:
    1. Rënia e diktaturës dhe fitorja e demokracisë në Shqipërinë londineze dhe 2. Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe Pavarësia e saj më 2008. Ç’vjen më pas? Këtë do ta përcaktojnë historia dhe politika.

    Kombi shqiptar ka një detyrë imperative, historike, dhe kushtetuese të formuluar në paragrafin e parë të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare (kushtetutën e Mbretërisë) të vitit 1928. “Kombi Shqiptar, i lirë e kryenaltë, me plot shpresa lumtunie për kohën e ardhme, me dëshirën e patundshme e plot gjallni për forcimin e përjetshëm të BASHKIMI KOMBETAR (nënvizimi im) dhe për sigurimin e zhvillimit paqsor të Atdheut e të mirës së përgjithshme të popullit, duke respektue traditat historike të Kombit, të cilat padyshim i sigurojnë brezit të ardhshëm një mbarëvajtje të meritueshme…”[39]. Kjo është detyra e parë e çdo shqiptari nën cilindo subjekt politik, që të jetë dhe e çdo qeverie shqiptare nëse dëshiron të quhet e tillë.[40]
     
  15. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Luftërat Ballkanike përgatitën luftën e Parë Botërore
    [​IMG]
    Shumë premisa dhe forca nxitëse të Luftës së I Botërore u krijuan përmes dy luftërave ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Armiqësitë e asaj kohe vazhdojnë deri sot.
    [​IMG]
    Nën udhëheqjen e Rusisë në vitin 1912 u krijua Lidhja Ballkanike: Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi bënin luftë të suksesshme kundër Perandorisë Osmane të dobësuar. Ajo i humbi pothuajse të gjitha zotërimet e saj evropiane.

    Qindra e mijëra myslimanë u arratisën në Azinë e Vogël. Shqipëria u bë e pavarur, ndonëse pjesë të mëdha të territorit shtetëror të saj u pushtuan menjëherë nga serbët, grekët dhe malazezët.

    Në verën e vitit pasues, fituesit luftuan kundër njëri-tjetrit për ndarjen e plaçkës së luftës. Serbia, Greqia dhe Rumania dolën fituese ndaj Bullgarisë, e cila me përfitimet e saj territoriale ishte më shumë se e pakënaqur.

    Këto dy luftëra lokale përcaktuan edhe frontet në Luftën e Parë Botërore: Bullgarët dhe osmanët hynë në luftë në anën e Fuqive Qendrore, sepse ata besonin se në këtë mënyrë do të ishin në gjendje t'i lëviznin kufijtë e tyre. Serbia, Greqia dhe Rumania u bashkuan me Aleatët.

    Rusia cariste zgjodhi Serbinë si partner të preferuar dhe hodhi kështu themelet për një miqësie të thellë, e cila është konfirmuar përsëri në krizën aktuale në Ukrainë.
    "Angazhimi i intensifikuar në Serbi e impenjonte Rusinë për një konfrontim të drejtpërdrejtë me Austro-Hungarinë", e shpjegon historiani Christopher Clark, raportin ndërmjet Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore: “U rrit vendosmëria e Austrisë për të ndalur pretendimet territoriale serbe", thotë ai.

    "Fitoret e Serbisë në Luftërat Ballkanike forcuan në vend strukturat e ushtrisë në kurriz të politikës", analizon profesor Husnija Kamberovic, nga Instituti i Historisë në Sarajevë, ndikimin e luftërave ballkanike.

    "Gradualisht në Beograd u forcua bindja se kufijtë mund të zgjeroheshin me forcë, me luftë”, thotë Kamberovic
    [​IMG]
    Forcimi i Serbisë zemëron Austro-Hungarinë

    Luftërat në gadishullin Ballkan bënë që monarkia e Habsburgëve të rrezikohej gjithnjë e më shumë nga brenda.

    Nëpërmjet fitoreve të saj Serbia nisi të mbështetej nga të “afërmit” e saj sllovenë dhe kroatë. Inteligjenca e këtyre popujve kërkonte në një farë mënyre më shumë të drejta të pjesëmarrjes së sllavëve në Austro-Hungari, për të zëvendësuar dualizmin e mëparshëm me të ashtuquajturin trializëm.

    "Kështu që nga viti 1913 në Vjenë rritej bindja, se larja e hesapeve me Beogradin është e pashmangshme", shpjegon Kamberoviç.

    Në Luftërat Ballkanike Maqedonia ishte në qendër. Greqia, Serbia dhe Bullgaria kishin të njëjtat pretendime për ta marrë atë. Polemikat kombëtare, historike dhe politike të shtetit sot të pavarur të Maqedonisë me fqinjët vazhdojnë ende.

    Krimet e rënda të luftës të njësive serbe në 1912-1913, kryesisht ndaj shqiptarëve, krijuan një armiqësi, që çoi në situatë lufte në fund të viteve 90-të, që u ndërprenë vetëm nga bombat e NATO-s mbi Serbinë.
    Ideja e ilirizmit dhe më vonë e jugosllavizmit, e krijuar nga luftërat ballkanike, për bashkimin e të gjithë sllavëve të jugut në një shtet të vetëm, ka dështuar ndërkohë në mënyrë të përgjakshme. Jugosllavia e krijuar pas luftës së Parë Botërore u shpërbë në shtatë shtete.

    Sot askush nuk do të dijë më për idenë e fillimit të shekullit të kaluar për "vëllazërimin" dhe "farefisninë natyrore" të popujve të kësaj zone. /DW/
     
  16. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Nese do
    Nese do i dije te gjitha keto permendesh pa i bere copy paste do te vija noten 9, se 10 e kam per vete te pakten ne Gjeografi. :D
     
    xarcus and exit like this.
  17. COB

    COB Primus registratum

    Nëse flasim për Ballkanin Antik dhe sot ka shumë dallim.

    Ballkanin antik e përbënin Helenët dhe Maqedonët (Grekët), Ilirët (Proto-Shqiptarët)(Sipas disave edhe Proto Boshnjakët), Dakët (Proto Rumunët) dhe Thrakët (Popull që nuk egziston më).

    Në këtë aspekt Ilirët dhe Thrako-Dakët kishin një gjuhë të ngjashme, besimet pagane vinin nga Heleno-Thrakët. Pas dyndjes Sllave, Ilirët sllavizohen, të paktë ishin ata që ruajtën gjakun ilir (Shqiptarët), ndërsa në Kosovë mbetej sërish përzierje Iliro-Thrake.

    Interesant është historia prej Dardanisë deri tek formimi i Republikës së Kosovës. Kur Dardanët (Proto-Shqiptarët Iliro-Thrak) jetonin në këto toka, sllavët detyruan që këta të largohen dhe e pushtuan komplet Dardaninë. Proto Shqiptarët u larguan ndërsa sllavët stabilizuan vetën në këto troje. Pastaj vjen Perandoria Osmane, kësaj here Shqiptarët vendosen në Kosovë, Sërbët i largojnë. Kur shkon Perandoria Osmane sërish Sërbia shpërngul me mijëra Shqiptar në vende të ndryshme dhe plotëson me serb. Në Luftën e Kosovës afro 1 milion Shqiptar kanë ikur nga Kosova, pas hyrjes së Natos me mijëra sërb u larguan nga Kosova. Andaj me të vërtet Kosova mbetet si një vend që ka përjetuar shumë migrime.
     
  18. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Greket ballkanin(qe nuk ekzistonte) e quanin....Haemus
    Bullgaret e etikonin....Stara Planina qe e kane dhe ne rrjeshtat e para te hymnit kombetar.
    Ai qe i dha emrin Ballkan, ishte Profesori miop dhe gjeografi gjerman Johann August Zeune,per gadishullin juglindor te europes,duke marre parasysh relievin e maleve.
     

Shpërndajeni këtë faqe