Historia e 3 mijë shqiptarëve në ushtrinë e Napolon Bonapartit.

Diskutime tek 'Historia' filluar nga Seyfert, 28 May 2015.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Gati në të gjithë historinë tonë luftëtarët shqiptarë kanë qenë pjesë e ushtrive më të mëdha të kohës. Ata u kanë shërbyer me besnikëri dhe trimëri shumë prej figurave më në zë, duke filluar që nga perandorët romakë, ata të perandorisë osmane e deri te ushtria e Napolon Bonapartit. Gati 200 vite më parë në kohën kur Napolon Bonapartit ishte në kulmin e fuqisë së tij dhe ushtritë e tij kishin pushtuar gati 1/3 e botës, 3 mijë shqiptarë u bënë pjesë e kësaj ushtrie. Batalionet me ushtarë shqiptarë vepruan në gadishullin ballkanik, duke filluar nga Kroacia në Greqi dhe u bënë një barrierë e fuqishme e armatës së Bonapartit për mbrojtjen nga ushtria angleze. Në librin “Ushtria Ballkanike e Napolonit” shpjegohet me detaje historia e ushtrisë së Napolonit në Ballkan, trupat mercenare që ai përdori në gadishull për t’u mbrojtur nga sulmet e anglezëve si dhe numrin e shqiptarëve që u bënë pjesë e kësaj ushtrie. Në libër tregohen edhe arsyet se pse Napoloni kishte pranuar në ushtrinë e tij një numër të madh luftëtarësh shqiptarë si dhe funksionet dhe rolin që kanë pasur këta trupa gjatë luftës. Po ashtu në libër tregohet edhe plani i Napolonit që në gardën e tij të kishte 500 shqiptarë. Por kjo dëshirë e Napolonit nuk u realizua plotësisht, pasi vetëm tre shqiptarë arritën të bëheshin pjesë e Gardës Perandorake të Bonapartit.
    Periudha e sundimit francez mbi ishujt jonikë (1797 deri 1799 dhe 1807 deri 1814), Dalmaci e Istria (1805 deri 1814) dhe në provincat ilire (1809 deri 1814) ishte paksa e shkurtër, por ka lënë gjurmë të thella në historinë e shteteve të ditëve të sotme të Sllovenisë, Kroacisë, Shqipërisë dhe Greqisë, ndonëse ky fakt është vendosur prej kohësh në dosjen e harresës. Gjithsej njëmbëdhjetë batalione me afro tetë mijë ushtarë prej provincave ilire morën pjesë në luftën e vitit 1812 në fushatat e Napolonit.
    Pandurët shqiptarë
    Në bregun më jugor të Adriatikut dalmat, francezët pasi siguruan gjirin e Kataros, më 1 qershor 1810 krijuan batalionin ushtarak të quajtur “Pandours of Cattaro” (Pandurët e Kataros), të cilët ruanin territorin e pushtuar nga sulmet e malazezve. Ky batalion ishte i ndarë në gjashtë kompani me nga pesëdhjetë vetë secila, por numri i përgjithshëm i ushtarëve kurrë s’e kaloi dyqindëshin. Më 8 nëntor 1811, ky batalion u zgjerua në tetë kompani dhe emri iu ndryshua, fillimisht nga “Pandurët e Kataros” në “batalioni shqiptar” (bataillon Albanais). Kohë më pas, po ky batalion u quajt “Pandurët shqiptarë” (Pandours d’Albanais”). Herë-herë e gjejmë të quhet edhe “korpusi i pandurëve shqiptarë” (Corps de Pandours de l’Albanie). Forcat e këtij batalioni u angazhuan në luftime kundër sulmeve të befasishme e goditjeve në front jo të rregullt të fqinjëve malazezë dhe në mbrojtjen e Dalmacisë kundër pushtimit austriak të vitit 1813.
    Batalioni pati shumë dezertime për mjaft arsye, midis të cilave kushtet ekonomike, trajtimi i egër nga ana e oficerëve, kuptimi i qëllimeve të vërteta të luftimeve etj. Nga fundi i vitit 1813, ky batalion pushoi së ekzistuari.
    Emërtimi “pandour” e ka prejardhjen nga emri “Pandur”, një fshat në Hungari, ku Napoloni mori nën armë shumë fshatarë për fushatat e tij luftarake; bazuar në një përkthim të Vedat Kokonës, dhe në tërësinë e argumenteve për shërbimet që kanë kryer repartet e pandurëve, në gjuhën shqipe fjala “xhandar” do të qe më e përshtatshme për fjalën “pandour” të shekullit XVIII të hyrë në gjuhën franceze.
    Regjimenti ilirik në ushtrinë e N. Bonapartit
    Në fillim të vitit 1810, vetë perandori donte të ngrinte një repart ushtarak në përbërjen e të cilit të ishin trupa prej krahinave që nuk kishin lidhje direkt me frontin e luftës, por ama prej provincave ilire: Kroacia, Rijeka (Fiume), ish-Istria austriake, Karniola, Karinthia, Gorizia dhe Trieste. Ky regjiment u krijua me urdhrin e datës 16 nëntor 1810 dhe mori formë të plotë nga fundi i këtij viti në Lubjanë. Kishte edhe një kompani rezervë të formuar nga Mareshall Marmont në fillim të atij viti prej oficerëve dhe ushtarëve të shpërndarë të regjimentit austriak të rekrutuar më parë në këto zona.
    Ky regjiment u mblodh në Turin të Italisë për t’u veshur me uniformë dhe për t’u kompletuar me pajime e pajisje ushtarake. Më 1811, me pesë batalione u inkuadrua në ushtrinë franceze. Pati edhe dezertime e largime. Komandanti i regjimentit ishte oficeri veteran kolonel Nikola Sçmit. Një e treta e oficerëve ishin francezë dhe të tjerët ishin belgë e austriakë, të cilët kishin mbetur nga betejat e mëparshme në Passan.
    Oficerë me origjinë të mirëfilltë ilire u lejuan, me urdhër perandorak, që të shërbenin në këtë regjiment vetëm një pakicë syresh, prej atyre që kishin pas qenë më parë në njësi të ushtrisë austriake. Regjimenti pati një veprimtari të gjerë e të gjallë luftarake në fushatën kundër Rusisë, në Kovno, Minsk, Valentino-Gora, Krasnoi (afër Moskës). Por gjatë luftimeve edhe humbjet në oficerë e ushtarë ishin të mëdha. Një batalion i këtij regjimenti luftoi në Lajpcig e në pjesë të tjera të frontit gjerman, i atashuar te Korpusi i Mareshallit Oudinot, më 1814.
    Përveç këtij regjimenti, “Les troupes Septinsulaire” (trupat ushtarake të Shtatë Ishujve të detit Jon, Korfuzit, Qefalonisë, Zaqintos, Paksos, Lefakadës, Itakës, Cerigos), në shërbim të ushtrisë franceze ishin të përbërë kryesisht nga kontingjente të mirëfillta të banorëve autoktonë grekë, shqiptarë dhe italianë. U quajtën “ilirikë” nga që shumica e tyre ishin banorë të bregut dalmat, ku qysh në historinë e lashtë dihet se kanë jetuar ilirët. Këto reparte e nënreparte kishin oficerë e nënoficerë të përzierë, francezë, kapedanë, kaçakë vendas dhe prej kombësive të tjera. Të gjithë këto reparte u shpërndanë në vitin 1814.
    Regjimenti shqiptar në ushtrinë e N. Bonapartit
    I quajturi “Regiment albanais” (regjimenti shqiptar) e kishte origjinën e vet te regjimenti venecian i futur në shërbim francez më 1797, së bashku me një repart ushtarak shqiptar të ngritur nga rusët më 1799, i cili iu kalua francezëve kur ata rimuarën ishujt jonikë më 1807. Më 12 tetor të atij viti, Napoloni miratoi rekrutimin e rreth tremijë shqiptarëve, shumica e të cilëve ishin refugjatë të larguar prej sundimit të ashpër të guvernatorit të Janinës Ali pashë Tepelena. Këto forca u bashkuan dhe u organizuan si regjiment shqiptar më 12 dhjetor 1807, në përbërje të të cilit ishin tre batalione, secili nga tri kompani. Çdo batalion kishte edhe shtabin e vet.
    Me gjithë rekrutimet prej individësh nga rajone të banuara me grekë, italianë dhe dalmatë, ky regjiment nuk e arriti kurrë shifrën zyrtare organike të plotë prej 3254 vetësh. Me urdhrin e 10 marsit 1808, francezët krijuan edhe një batalion të emërtuar “Chasseurs a pied grecs” ose”Greek Foot Chasseurs” (gjuajtës këmbësorë grekë), edhe këta të njohur si xhandarë shqiptarë (pandours de Albanie); ky batalion përbëhej nga shqiptarë refugjatë nëpër ishujt jonikë pas marrëveshjes së Tilsit.
    Batalioni në fjalë kishte 951 luftëtarë të ndarë në tetë kompani, tre prej të cilave ishin me efektiv tepër të zgjedhur. Dy toga nga ky batalion u bashkuan në një të vetme me regjimentin shqiptar (të krijuar, siç e sipërpërmendëm) më 1 korrik 1809. Ky regjiment tashmë kishte ndërtim organizativ, sipas modelit francez: gjashtë batalione, gjithsej 160 oficerë dhe 2934 ushtarë. Çdo batalion kishte një repart (kompani) me luftëtarë të mirëzgjedhur dhe pesë kompani pushkatarësh.
    Regjimenti ishte i përshkoqur nëpër shumë garnizone ushtarake të vendosur në ishujt jonikë. Meqë edhe luftëtarët ishin vullnetarë, dhe mund të largoheshin kur të dëshironin, disiplina nuk ishte aq e rreptë; madje oficerët mund të shkonin rregullisht në vendet e tyre të banimit vetjak e familjar, për t’u marrë me problemet e gjakësive, ose për të rrëmbyer bagëti e për t’i pjekur në hell. Gjakmarrja ka luajtur një rol jo të vogël, madje vende-vende, rol të rëndësishëm në ecurinë kulturore të popullsisë së brigjeve lindore të Jonit, në marrëdhëniet ndërfisnore e ndëretnike. Me gjithë rastet e shumta të kompaktësisë, ku të fortë e ku të cunguar, me burim varfërinë ekonomike, në sajë të shpirtit luftarak në fushën e luftimit, luftëtarët e këtij batalioni morën pjesë aktivisht në fushata e veprimtari luftarake. Kompanitë që ishin dislokuar në ishujt Zantes (Zaqintos), Qefalonia dhe Itaka, në tetor 1809 luftuan me furi deri në vetëmohim me forca britanike të shumta në numër. Por ndodhi ndryshe me 34 oficerë dhe 78 ushtarët e batalionit që u dërguan për të mbrojtur ishullin Shënmauri; ata dezertuan në masë, veç 13 vetëve që dergjeshin në burg. (Më vonë shumica e këtyre pushkatarëve u bashkuan me forcat e këmbësorisë së lehtë të Dukës së Yorkut të ngritur nga britanikët).
    Pjesa tjetër e regjimentit qëndroi në Korfuz dhe nuk u angazhua në luftime direkte. Radhët e dezertorëve ishin gjithnjë e më të mëdha, e për pasojë, regjimenti më 6 nëntor 1813 u riorganizua me një shtab të ri, me dy batalione, gjithsej 470 oficerë dhe 1204 luftëtarë, shtoju këtyre, ndonëse jo zyrtarisht, edhe 1036 gra e fëmijë, 1426 dhi, 36 kuaj, mushka, lopë…
    Propozime të ndryshme u dëgjuan për të shkuar disa luftëtarë në ushtrinë mbretërore të Joakim Muratit të Napolit, po ashtu edhe 500 shqiptarë të shkonin në Gardën Perandorake të Napolonit, por këto nuk u realizuan. (Vetëm tre kalorës shqiptarë iu ngjitën malit, u armatosën dhe u pajisën sipas mënyrës së stërgjyshërve të tyre, udhëtuan gjatë deri në Paris dhe më 1813 kërkuan takim me ministrin e Luftës. Ata arritën që të merrnin lejë dhe u bashkuan me skuadrat e Gardës Perandorake gjatë fushatës së vitit 1814).
    Në vijim, pas largimit të trupave franceze nga ishujt jonike, regjimenti shqiptar u mor nën mbikëqyrje nga britanikët, por ai shumë shpejt u shpërnda, madje para datës 21 qershor 1814, që njihet si dita e shkrirjes së tij si i tillë.
    Uniforma dhe armatimi i shqiptarëve
    Për regjimentin ilirik, Mareshalli Marmont kishte propozuar që uniforma dhe pajimet të ishin të njëjta si ato të këmbësorisë së lehtë franceze, gjë që do të ndikonte në të mirë të rritjes së nderit dhe gjendjes morale të efektivit, si dhe do të qe më lehtë për t’u integruar këto forca në ushtrinë franceze. Napolon Bonaparti e kundërshtoi këtë propozim me argumentin se duhej shmangur çdo konfrontim e ngatërresë midis ushtarëve francezë dhe ushtarëve të reparteve të shteteve të tjera. Ai urdhëroi që, për të qenë lehtësisht të dallueshëm, forcave ilirike t’u vendosej në uniformë “një çerdhe dallëndyshe me xhufka në sup të xhaketave blu siç e kishte ushtria franceze, por me ngjyrë të kuqe të ndezur në qafë dhe në kapakun e mëngës së xhaketës si dhe në pjesën e kërcinjve. “Komçat e xhaketës të uniformës së forcave të regjimentit ilirik ishin me mbishkrimin “Empire francais” (perandoria franceze) të rrethuar me një shkrim “Regiment d’Illyrie” (regjimenti ilirik). Nuk kemi dokumente që regjimenti ilirik të ketë pasur shqiponjë ose ndonjë tjetër simbol në uniformën e vet.
    Luftëtarët e forcave të shtatë ishujve jonikë dhe të regjimentit shqiptar mbanin veshur kostumet e tyre të stilit shqiptar. Ja se si i përshkruan Kol Milot në një letër drejtuar ministrit të Luftës: “Rrobat e tyre të veshjes janë shumë të bukura e luksoze; beretë e kuqe e leshtë me një xhufke të artë; sandale me shollë të trashë, dollakë të kuq, xhaketë vere me një këmishë të shkurtër (fustanellë), një jelek i shkurtër i kuq, i zbukuruar me pulla (folla) të florinjta, me mëngë të hapura te bërryli, një brez i gjatë i leshtë me ngjyrë të kuqe e me xhufka të arta në fund të të dy anëve të tij, një tallagane e trashë prej lëkure dhie që nuk e depërton shiu dhe që është e përdorshme edhe si shtresë edhe si çadër”.
    Të gjithë ishin të armatosur me një ose dy pisqolla (pistoleta), një jatagan dhe një pushkë tytëgjatë të kalibrit të vogël e stilit ballkanik ose turk. Pisqollat kanë një dorezë pothuajse të drejtë, janë tërësisht të tunxhta ose të zbukuruara me argjend. Jataganët janë të modelit karakteristik grek, epirotas ose kretas. Pushkët, të cilat shpesh janë të mbuluara me zbukurime, njihen me emrat arnautka (shqiptarka), sharajlija, rashak dhe roga.

    [​IMG]Kostumi ka origjinë nga veshjet popullore të krahinave të Shqipërisë Jugore dhe atyre që banohen nga arvanitas, në Greqinë Veriore; një këmishë e bardhë greke, një brez i gjerë mesi, një kapotë pa mëngë e kuqe dhe kilota blu, me çorape të gjata ose kallce në formë gjunjakësh, këpucë të lehta lëkure (prej rretre me rripa të trashë), një tallagane me lëkurë leshi të papërpunuar që shërben si kapotë dhe si fletë çadre; me kësulë të kuqe me një xhufkë të gjatë e të derdhur flokësh kali të zeza, ose me një kapë të vogël me ose pa një çallmë në krye. Bie në sy koka e rruar dhe një pjesë e lëkurës së kokës me flokë shumë të gjatë. Armatimi i tij përbëhet nga pisqolla, thika (jatagan) model kretas dhe një pushkë e gjatë me strall.
    [​IMG]
    Oficer i regjimentit shqiptar në vitet 1808 deri 1814
    Uniforma e oficerit dhe atyre që ishin me detyra si nënoficer ishte e një cilësie shumë të mirë dhe tepër e zbukuruar; bien në sy mbrojtëset e hekurta të kohëve shumë të vjetra, tek gjunjët dhe noçkat e këmbëve. Veç dy pistoletash me një dorezë karakteristike të gjatë e të drejtë, shpesh në armatimin e oficerit përfshihej edhe një ose më shumë jataganë të zbukuruar, një shpatë dhe një ose më shumë palla të hershme shqiptare.

    Botuar nga Ilmi S.Qazimi, studiues
     
    Dreamer likes this.
  2. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Strategut me te mire te historise i duheshin sigurisht edhe burra shqiptare qe jane shquar gjithmone per trimeri dhe zgjuarsi.
    Napoleoni kishte problemin e Xhozefines, te shoqes qe kur ishte ne lufte i vinin lajme se ajo e tradhtonte. Me kete informacion te me siperm m'u krijua bindja se pse asaj i vinte deshira ta tradhtonte... sepse paska patur djem shqiptar :)
     
    Balahk likes this.
  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    NAPOLEONE BONAPARTI NJE PERANDOR SHQIPTAR I FRANCES
    ME PREJARDHJE ARBËRESHE!


    (Fakte te reja)
    Adolf Thieres ishte personalitet i shquar i kohës se tij, historian i dëgjuar francez i cili ka shkruar dhe historinë e revolucionit francez dhe që më vonë u bë President i Francës. Në kujtimet e tij, Adolf Thieres shkruan: Kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napoleon Bonapartit u bë mbret i Napolit më 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t'i uruar mirëseardhjen u tha: Edhe familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe.

    Mbi origjinën e familjes Bonaparti shkruan edhe profesor Robert d'Angely me origjinë nga Korsika në veprën e tij 'Enigmat e origjinës së racave dhe të gjuhëve të pellazgëve, arianëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve'. Libër prej 7 vëllimesh dhe i arrirë pas mbi 30 vjet punë. Në faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu. Ky profesor i dëgjuar korsikan shton se mbiemri i vjetër i Bonapartit ka qenë 'Kalë-miri' dhe jo Kalimeros, ana e mirë si e bënë grekërit per shkak te mos shqiptimit te shkronjes "ë".Kur shkoi ne Itali,ne ishullin e Korsikes mbiemri i familjes Kalimeros (greqisht: ana e mire) u be Buanaparte (italisht: ana e mire) Pasi Korsika ra nen sundimin francez, francezet ndryshuan toponimet e ishullit por edhe mbiemrat e banoreve per ti bere te tingellonin me franceze.Keshtu mbiemri Buanaparte ndryshoi ne Bonaparte.
    ENCIKLOPEDIA GREKE

    Sipas enciklopedisë së madhe greke 'Piros' vëllimi i tretë, Athinë 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarëve në drejtim të Peloponezit (Moresë) është zgjeruar nga shekulli XIV. Sipas kësaj enciklopedie, në Peloponez u krijuan krahina banimi të reja si: Mani, Bardhunja, Lala, Filati, Hekali, Lopësi. Edhe sot dihet që një lagje e Himarës është shpërngulur në krahinën e Pelopenezit dhe krijuan Manin. Shqiptarët qëndruan në Peloponez (në More) rreth grekërve dhe mbiemri i Napoleonit (Kalë-mirë) është kuptuar shtrembërisht nga grekërit në kallomeros (ana e mirë).

    Me zbritjen e vazhdueshme të ushtrive të panumërta osmane në Peloponez, një pjesë e shqiptarëve u largua nëpërmjet detit drejt Italisë së Jugut e arritën deri në Korsikë. Stërgjyshi i Napoleon Bonapartit, sipas shpjegimeve që i jep ish-presidenti francez Adolf Thiers, ishte me origjinë nga një fshat i tillë arbëresh i Korsikës.

    Edhe avokati i dëgjuar korsikan, mbrojtës i Gjergj Dimitrovit, në gjyqin e Laipcigut, De Moro Xhaferi ka qenë nga një katund arbëresh. Kjo faktohet nga vetë goja e tij kur iu përgjigj jurisë franceze: Unë do të shkoj në Laipcig dhe do të mbroj Gjergj Dimitrovin. Në qoftë se do të më vrasin, haka do të më merret si arbëresh që jam në origjinë.

    Dëshmia më interesante vjen nga një aristokrate franceze me origjinë maniote, dukesha D'Abrantes, lindur në Montpelje me emrin Josephine Permon Stefanopuli de Comene. Ajo vinte nga një familje me origjinë maniote, e cila për shkak të gjakmarrjeve të shumta me klanet e fuqishme të Manit vendosi të shpërngulej dhe të vendosej në Korsikë, ashtu si shumë familje të tjera nga Mani, 150 vjet para periudhës së Napoleonit. Në kujtimet e saj të përmbledhura në 28 volume, me titull 'Revolucioni, Perandoria dhe restaurimi', ajo formuloi teorinë e pranuar nga historianët e kohës të prejardhjes korsikano-maniote të familjes Buonaparte. Ishte ajo që deklaroi se mbiemri Buonaparte ishte një italianizim i fjalës greke kalimeros dhe se Buonaparte nuk ishte nga Trevizo, por nga Mani. Për sa kohë ishte gjallë Napoleoni, ai nuk e përgënjeshtroi tezën e dukeshës për origjinën e tij.

    SHQIPJA DHE NAPOLEONI

    Një nga gjeneralët më besnikë të Napoleon Bonapartit, ka qenë edhe mareshalli Neji. Kur Napoleoni e qortonte Nejin, fjalët i shoqëronte dhe me disa sharje të një gjuhe të huaj, që mareshal Neji dhe shokët nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhë? Përgjigjia e kësaj pyetje është tek vepra e Leo Freundrich, 'Golgota Shqiptare' në faqen 37.

    A E NJIHTE NAPOLEON BONAPARTI HISTORINË E SHQIPËRISË?

    Në hartat topografike ushtarake të tij, trevat tokësore që shtriheshin qysh nga Sllovenia deri në Detin Jon Napoleoni i kishte quajtur Iliri. Edhe sot në Slloveni mjaft hotele dhe rrugë janë emërtuar me fjalën Iliri. Ky perandor i lindur në Korsikë, konkretisht në Ajaccio, e ka ditur se shqiptarët dhe korsikanët kanë zakone të përbashkëta në lidhje me besën, hakmarrjen, mikëpritjen etj. Prandaj për të mbrojtur përfaqësuesit e tij, si Pukëvillin e të tjerë, në shtetin autonom të pashallëkut shqiptar të Janinës së Ali Pashë Tepelenës, nuk ishin të rastit këshillimet e vazhdueshme që Napoleon Bonaparti i jepte konsullit të vet që të ruhej nga dinakëritë e Aliut, duke i thënë: 'Ruaju në qoftë se nuk ta ka hedhur'. Megjithate ai e ndihmoi Ali Pashanë ne çdo drejtim shteteror dhe ushtarak.

    SI SHPJEGOHEN MASAKRAT QË KANË KRYER FORCAT FRANCEZE NË EGJIPT KU MIDIS TË MASAKRUARËVE KA PASUR EDHE SHQIPTARË?

    Ushtarët francezë kanë zhvilluar luftime të përgjakshme me ushtrine osmane, sidomos në Tabor, gjatë pranverës së vitit 1799. Gjithashtu, beteja të përgjakshme janë zhvilluar edhe në ujërat e Egjiptit në afërsi të Abukirit ku forcat detare franceze, të komanduara nga admirali Brueys, u ndeshën rreptazi edhe me forcat detare angleze të komanduara nga admirali i dëgjuar Orcio Nelson. Në të gjitha këto luftime detare u vra dhe admirali francez Brueys. Edhe në luftimet tokësore, francezët pësuan humbje të mëdha në ushtarë, sepse nuk ishin mësuar me dherat afrikane. Atje u vra edhe gjenerali i dalluar Kleber.

    Forcat ushtarake frenceze, të egërsuara, me në krye gjeneralin Andreossi, kërkonin me këmbëngulje të arrinin fitoren, duke mos kursyer kështu edhe masakrat masive. Midis ushtarëve osmanllinj në Egjipt ka patur edhe mjaft luftëtarë shqiptarë. Ata vazhdonin t´i mbronin me trimëri kështjellat që iu ishin besuar. Komanda ushtarake franceze, me në krye Andreossin, në pamundësi për t´i hedhur në dorë kështjellat me forcën e armëve, u premtoi të rrethuarëve, luftëtarëve shqiptarë, si të huaj që ishin se do t´i linin të lirë të largoheshin së bashku me armët e tyre, mjaft që ata të dorëzonin kështjellat. Shqiptarët e besuan një gjë të tillë dhe dolën kështu nga kështjellat të armatosur, por general Andreossi i preu në besë, i çarmatosi rrugës dhe një pjesë të tyre e pushkatoi në deltën e Nilit. Thuhet se Napoleon Bonaparti, kur u vu në dijeni, e dënoi pabesinë e gjeneralit të tij dhe e përkufizonte këtë fitore me masakër me këto fjalë: 'Ushtari francez nuk është mësuar të korrë fitoren mbi kundërshtarët, duke i mashtruar dhe çarmatosur në befasi'. Njëkohësisht, këtij gjenerali i mori edhe medaljonin prej gurësh të çmuar që vetë ja kishte dhënë.
     
    Al-Punk likes this.

Shpërndajeni këtë faqe