Historia e Tregut te Kembimit Valutor (Forex Markets)

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Genti27, 5 Mar 2005.

  1. Genti27

    Genti27 Fillestar

    Historia e Tregut te Kembimit Valutor (Forex Markets)

    Të gjitha të drejtat e Rezervuara G.Cecja.
    • Ne nuk mbajme pergjegjesi per ndonje gabim te bere ne kete information.
      Genti Cecja, approved member of www.nfa.futures.org with id no: 0353550 and also approved introducing
      broker of Forex Capital Markets www.fxcm.com Contact details: info@t2w.com or G.Cecja@t2w.com


      Historia e tregut të këmbimit valutor

      Mundësitë përreth botës

      Tregu i këmbimit valutor, ("FX or Forex") siç e quajmë ne sot, lindi në vitin 1973. Megjithatë, të ardhura janë fituar nga këmbimet që nga koha e Faraonëve në një mënyrë ose tjetër.Por Babilonët kanë përdoror për herë të parë faturat e letrës.Menaxherë parash nga vendet e lindjes së mesme ishin të parët që filluan të këmbenin monedhat e një kulture në një tjetër.Këto fatura paraqitnin transferimin e fondeve nga një palë tek tjetra:kjo e bëri kursin e këmbimit më shumë te lehte për tregtarët dhe solli lulzimin e ekonomive lokale.Nga kohët e mesme deri në shekullin e XX, tregu i këmbimit ishte relativisht i stabilizuar edhe me një aktivitet te pakët. Nga fundi i luftës së II botërore tregu i këmbimit valutor filloi të zhvillohet gjë që solli edhe rritjen ekonomike.
      Marrëveshja e Bretton Woods
      Transformimi i parë madhor, marrëveshja e Bretton Woods, ndodhi nga fundi I luftës së II botërore. Franca, SH.B.A & Anglia u takuan në konferencën financiare të “Kombeve të Bashkuara” në Bretton Woods, (Hampshire e re) me qëllim për të hartuar një kalendar të ri ekonomik.Ky vend në SH.B.A ishte zgjedhur sepse ishte i vetmi vend i padëmtuar nga lufta. Shumica e vendeve Evropiane ishin të çoroditura.Deri atëherë Paundi Britanik kishte qenë monedha kryesore në të cilën shumica e monedhave krahasoheshin. Kjo ndryshoi kur fushata Naziste kundër Britanisë përfshiu edhe një përpjekje për të fallsifikuar Paundin. Ne fakt Lufta e II botërore e vlerësoi shumë dollarin Amerikan, gjë që bëri që dollari të bëhej shtylla kryesore në tregun e shkëmbimeve. Marrëveshja e Bretton Woods ishte krijuar me qëllimin që të stabilizonte ekonominë botërore. Marrëveshja e Bretton Woods përcaktoi hedhjen e monedhave, dhe kështu FMN-ja shpresonte që të stabilizonte situatën ekonomike globale.Sipas kësaj marrëveshje të gjithë monedhat ishin të kunjosura kundrejt dollarit, këto monedha nuk lejoheshin që të lëviznin më shumë se 1% në të dy anët. Kur vlera e monedhës i afrohej limitit atëherë bankat qëndrore duhet të ndërhynin respektive, kjo ndërhyrje do të bënte që monedha të vinte tek vlera e saj e kërkuar.Veç kësaj dollari ishte lidhur (kunjosor) kundrejt Arit ($35 për Once). Lidja e dollarit tek Ari & lidhja e monedhave të tjera me dollarin solli një stabilitet në tregun e këmbimit valutor.Kjo marrëveshje zgjati deri në vitin 1971.Në fund të fundit dështimi i saj do të sillte një kapitull të ri, i cili do të sillte një qëndrueshmëri në Europe dhe Japoni.
      Ecuria e Tregut të këmbimit valutor pas luftës së II botërore.

      1944 Marrëveshja e Bretton Woods u krijua për të ndihmuar në stabilizimin e ekonomisë botërore pas luftës së II botërore.

      1978 Sistemi i tregtisë së lirë u zyrtarizua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)

      1971 Marrëveshja Smithsonian u krijua për të lejuar më shumë luhatje në tregun e këmbimit.

      1993 Sistemi Monetar Evropian dështoi gjë që solli dhe sistemin e tregtisë se lirë në tragun e këmbimit

      1972 Lëvizja e përbashkët Evropiane u krijua ngaqë Komuniteti Evropian provonte të largohej nga monedhat e tyre në US Dollar.

      1997 Shumë banka/komisionerë filluar të ofrojnë shërbimet e tyre për clientët private të cilët deri në atë kohë ishin të ndaluar të tregtonin në Tregun e këmbimit valutor (Forex Markets).

      1973 Sistemi Monetar Europian u paraqit me qëllimin që të merrte pjesë nga pavarësia e dollarit.

      Fillimi i sistemit të lirë të tregtimit

      Mbas marrëveshjes së Bretton Woods erdhi marrveshja e Smithsonian në Dhjetor 1971. Kjo marrëveshje ishte e njëjtë me atë të Bretton Woods por ajo lejoji një kufi më të madh luhatje për monedhat. Në 1972, Komuniteti Evropian tentoi të transferonte luhatjet nga monedha bazë (e cila ishte dollari).Marrëveshja e përbashkët Evropiane u krijua nga Gjermania Perendimore, Franca, Italia, Hollanda, Belgjika & Luksenburgu.Kjo marrëveshje ishte e njëjtë me atë të B/Woods por ajo lejoji një nivel më të madh luhtjeje në vlerën e monedhave të këtyre vendeve.Të dy këto marrëveshje bënë të njëjtin gabim, dhe nga viti 1973 që të dy marrëveshjet u shembën. Shembja e marrëveshjes së Smithsonian dhe marrëveshjes së përbashkët Evropiane në 1973 sollën sistemin e tregtisë së lirë.Ky sistem u shfaq vetvetitu sepse nuk pritej një marrëveshje e re.Tani qeveritë ishin të lira në vendosjen e lidhjeve monetare.Në vitin 1978 sistemi i tregtisë së lirë u zyrtarizua nga FMN-ja. Më në fund kjo solli edhe pavarsinë e monedhave Evropiane nga dollari.Kjo, si edhe marrëveshjet e meparshme dështio në vitin 1993.Në kohët e sotme monedhat lëvizin në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra, por gjëja më e vlefshme që solli rrëzimi i kësaj marrëveshje ishte se tani në tregun e këmbimit valutor mund të tregtoje ndokush që dëshiron, pavarësisht nga vendi, kombësia, mundësitë financiare etj. Kjo ka shkaktuar një hedhje të mëdha fondesh nga bankat, mbrojtësit e fondeve, komisionerët & individët.Shpesh bankat qëndrore ndërhyjë më qëllim që të lëvizin monedhën e tyre në nivele të preferueshme, megjithatë tregu i sotëm i Forex-it drejtohet nga kërkësa & oferta. Në ditët e sotme volumi ditor në tregun e këmbimit arrin deri në $3 trilion edhe siç thamë më sipër në kohët e sotme çdonjëri nga ne mund të investojë në këtë treg.

Shpërndajeni këtë faqe