Hola Caballero

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Hola caballero më foli me ëmbëlsi kamerierja. Ngurova një çast. Isha unë kavalieriAsnjeri deri me sot nuk më kishte quajtur kavalier.Një vrundull gëzimi mirënjohjeje dhe dëshirash më mbuluan. Pra unë mund të isha ai kavalieri që kisha ëndërruar që i vogël përplot aventura në netët me hënë në rrugicat e bardha dhe të ngushta të Andaluzisë ku nga ballkoni mund të futeshe pa shkallë.Vetëm këtu të thërrisnin kavalier dhe jo Zotni Sir Monsieur Signore Gospoda.Vetëm në Spanjë më dhanë këtë titull ma dha një Dylqinjë e re kur u ula të pi kafe.Kavalier është me siguri më lart se zotëri. Ajo fjalë përfshin edhe kuptimin e zotërisë por i shtohen edhe atribute të tjera si aventurier ëndërrimtar guximtar donzhuan besnik udhëtar mesjetar. Të gjitha bashkë e bëjnë një titull të lakmuar.Pastaj kavalier kërkon edhe kalin; kalorës me kalë me hejbe dhe një Sanço Pançë nga pas. Do sulmoj mullinjtë e erës jo ata të vjetrit por mullinjtë e rinj të erës metalik që prodhojnë rrymë elektrike majë kodrave.Megjithëse asnjë nga këto nuk i pata titulli mu shqiptua me zë të lartë dhe kësaj i besoj. Të bën të ëndërrosh me sy hapur Spanja!Titullin Kavalier në Angli e jep Mbretëresha këtu ta jep çdo kameriere pa pasur nevojë të të mbështesë majën e shpatës mbi shpatull.Tanimë jam KAVALIER e nuk mund të ma heq kush.Kam vënë re se ashtu si sillet njeriu me objektet është dhe kultura e tij jetësore.Në Spanjë kontakti me objektet e vjetra është prezent. Në asnjë vend tjetër europian nuk vlerësohet aq shumë poçeria dhe qeramika sa atje.Ruajtja e formës dhe planimetria e vjetër e banesës tregon për nivelin modern të civilizimit spanjoll. Prandaj lindën aty artistët më të mëdhenj të shekullit XIX dhe XX.Spanja diti të ruajë mirë këtë lidhje e vjetra me të renë.Spanja nuk braktisi mendjelehtësisht trashëgiminë ajo vazhdon të jetë e lidhur me të dhe vazhdon të jetojë sepse i pëlqen e shijon e do.Ky edhe është civilizimi i vërtetë modern. Ecja me kujdes pa shkelur mbi vlerat si kërcimi Flamengo.Sigurisht sepse bëhet fjalë për vlera të vërteta të thara mirë në diell rrezatuese fuqiplota. Tani ky qëndrim ndaj trashëgimisë po i shpërblehet. Trashëgimia është motori i modernitetit spanjoll.Civilizimet moderne europiane patën rrugë të ndryshmeFrancezët rifiniturënAnglezët distancënGjermanët disiplinënSpanjollët rëndesënSPANJAGurë si bukë të pjekuraE bukë si poemaDrurë si xhuxhëE deti oqeanTokë mikpritëseSi femraPas periodaveHeshtje misteriozeE shekujve punëmëdhenjMure të bardhëHije transparenteQypat thesareDhe kur janë boshDheu është atyDhe pjekja po ajoPreka mendimin e parëSpanja i sulet një demi* * *- Do shkoj të thith ajrin e Malagës - po i thosha Rozit shkrimtare nga Barcelona që ishte edhe ajo e ftuar për një muaj nga Fondacioni Valparaiso.- Çfarë ajri - më tha.- Po ja - i shpjegova - më shumë se muzetë ajri ajri dhe toka deti e dallgët rrugicat njerëzit e thjeshtë si ecin si takohen si flasin gjestet këto janë me rëndësi. E kam ndjekur Picasson në Paris në Barcelonë tani dua ta takoj edhe në Malaga ku ka lindur.Pasi u ktheva të nesërmen duke ngrënë darkë Rozi më pyeti- E thithe ajrin... je më afër e takove- Po po tani e kuptoj më mirë... pashë malet kodrat pllajat pyjet detin pashë edhe Muzeun Picasso por edhe si pihej kafeja që në mëngjes si çel dita dhe si mbyllet vonë edhe në fund të shtatorit... kjo dritë i bën piktorët çdo gjë më pas vjen vet. Tani Picasson e kam më të qartë.Edhe Lorka do jetë ulur në ndonjë nga ato kafenetë në Malagën e vjetër në rrugicat përballe Katedrales.Atë që ka parë Ai e pashë edhe unë. Kjo më mjafton.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe