I gjithe populli ... STUDENT

Diskutime tek 'Politika Shqiptare (ne te gjitha trojet shqiptare)' filluar nga budallaqe, 16 Aug 2005.

  1. alinos

    alinos Administrator

    I gjithe populli ... STUDENT

    Duke qene se ky artikull merr spunto nga vendimet e fundit te qeverise ne ikje dhe analizon sjelljen e saj keto dite te fundme duke nenvizuar te keqijat e vendimeve te pershpejtuara, mendova se do te donit ta lexonit.


    <span style="font-weight: bold">I gjithë populli … STUDENT</span>


    Bernard Zeneli&amp;Erion Veliaj

    Me imazhin klasik të kërrusjes ‘pikëpyetje’ e xhin të sfilitur në dorë, imagjinuam kryehokatarin e qeverisë sonë tek i varej në qafë besnikut të fundit, ‘po pse mer ti, do lejme kta legenat e Berishes t’i hapin shkollat per miletin, i fusim nje vendim qeverie qe neser dhe … ha ha ha ha, hoohhohoho, sa i madh jam, per bese!’
    E tashmë është shuar edhe çudia që mund të sillte vendimmarrja në ditët që i kanë mbetur kësaj qeverie për përgjysmimin e tatimeve, heqjen e TVSH-së dhe dyfishimin e pensioneve. Do të mbetet enigmë, nëse kursi i zgjedhur nga qeveria do të ishte po ky, nëse zgjedhjet do të kishin nxjerrë forcat në koalicion qeveritar sërish në fitore. Vendimet e marra tregojnë se kjo qeveri ende nuk ka mësuar asgjë nga demokratizimi i procesit të bërjes së politikave publike në konsultim me grupet e interesit dhe me debat publik. Precedenti i krijuar kësaj here me vendimet e një qeverie në ikje, tregon se në Shqipëri nuk punohet me ligje, por me shtigje të mbrapshta.
    Që kryeministri nuk mendon me kokë, – të paktën jo me atë kokë që njerëzia e mban mbi supe, – dihet tashmë, por ai po kthehet në alibinë më të mirë për premtimet e qeverisë në hyrje. Shumë si ne, aleatë indirektë të opozitës së deridjeshme, po presin të shohin se si do t’i rishikojë qeveria e re çështjet që s’mundi t’i ndalojë më parë për mungesë kartonash – kazinoja në mes të Tiranës, ligji i importit të plehrave, buxheti i pamjaftueshëm i arsimit e shëndetësisë, sjellja ndaj të akuzuarve për korrupsion, por edhe të kërkojnë mbajtjen e premtimeve hiperbolike të fushatës së PD-së. Por puna jonë për të qenë opozitë qytetare edhe ndaj qeverisë së ardhshme, bëhet e pamundur nga dritëshkurtësia e një kryeministri, i cili nëse do të vazhdojë të mbesë në krye të partisë së tij, rrezikon ta kthejë atë në një opozitë qesharake. Kush do të marrë seriozisht fjalimin vajtues të një deputeti socialist për arsimin-majdanoz 5 lekë tufa?
    Vendimet e marra në lidhje me arsimin e lartë tregojnë se proceset e bërjes së politikave të hapura nuk janë aspak model i punës i qeverisë aktuale dhe se reformat që qenë trumpetuar aq shumë nuk e kanë prekur thelbin e të menduarit në qeveri dhe në administratë. Kabineti qeveritar ka qenë dhe mbetet i mbyllur për ndikimin dhe rolin aktiv që duhej të luante shoqëria civile, në këtë rast e përfaqësuar nga universitet dhe rrjeti i aktorëve mbi të cilët këto vendime kanë ndikim të drejtpërdrejtë. Mbyllja e hapësirës publike të vendimmarrjes dhe puna me marifete politike dhe jopolitika publike nuk dëmton opozitën, por Shqipërinë në rrugën e demokratizimit dhe integrimit evropian.
    Vënia në zbatim e asaj që u quajt “liberalizim në arsimin e lartë” është antikombëtare e antidemokratike. Ajo tregon më së miri së në radhë të parë udhëheqja aktuale e Republikës së Shqipërisë nuk i do shqiptarët dhe është kundër zhvillimit të tyre. Në verilindjen e Shqipërisë nuk janë parashikuar universitete, të cilat do t’i shërbenin shqiptarëve edhe jashtë kufijve. Masivizimi i këtij lloji përtej çdo kapaciteti të mundshëm fizik, pedagogjik e administrativ nuk mund të quhet liberalizim. Është për të ardhur keq që liberalizimi universitar – proces shumë i gjerë, që në radhë të parë nënkupton bërjen e universiteteve nga shtetërore në organizata publike, ku pjesa e buxhetit të qeverisë nuk e kalon gjysmën dhe ku krijohet hapësirë edhe për arsimin privat – është përçudnuar në hapje totale e dyerve për të gjithë ata që kanë mbaruar një shkollë të mesme. Në mungesë të provimeve standarde kombëtare të tipit SAT (Standart Aptitute Test) International Baccalaureate etj., kjo nismë në vetvete u thotë nxënësve “Mos mësoni ju nxënës, se qeveria e ka një plan të mirë për ju”, e mësuesve: “Mos u lodhni ju mësues, se si të lodheni apo jo, nxënësit tuaj të katrës e të dhjetës të gjithë do të shkojnë në universitet!”
    Këto vendime e largojnë ende më tepër Shqipërinë nga integrimi në strukturat e Konventës së Bolonjës, të cilat ministri i Arsimit i ka nënshkruar, por si duket, nuk e paska patur kurrë ndër mend për t’i zbatuar. Thelbi i Bolonjës është dhe mbetet cilësia në arsim, për të cilën me të drejtë po flasin rektorët e universiteteve. Cilësia nuk rritet me masivizimin që po trumpetohet si liberalizim dhe këtë gjë duhet ta mësojë sa më herët edhe qeveria në hije e Berishës. Në të kundërt, edhe ajo do të bashkohet në procesin e shkatërrimit të së ardhmes së shqiptarëve.
    Liberalizimi, siç është vënë në zbatim nga qeveria dhe siç duket të jetë diskutuar në forumet e opozitës, është kundër të ardhmes. Ai jo vetëm që dëmton procesin e krijimit të një shoqërie me vlera demokratike, ku mbizotëron konkurrenca dhe promovimi i më të mirëve në hapësirat globale, por vret avenirin e atyre që besonin se duke mësuar e punuar shumë, do të arrinin një të ardhme më të mirë për veten. Këto vendime, të cilat në thelb shkatërrojnë arsimin e mesëm, barazojnë të aftin me të paaftin. Duket se ministri më i paaftë në qeverinë e tanishme mori hak për kritikat e shumta publike që i janë bërë, duke e shtrirë modelin e tij të paaftësisë në piramidën e arsimit të lartë. Mjerë kush do të ulet në bankat e Universitetit të Beratit! Grimcën e frymëzimit e vizionit i duhet ta gjejë në çka do të thotë ministri-pedagog.
    Se fundi, vendimet e marra të shqetësojnë edhe në aspektin e legjitimitetit të tyre. A mundet dhe a duhet një qeveri në ikje e sipër të marrë vendime të cilat do të ndikojnë në jetën e shqiptarëve për të gjithë shekullin që vjen? Vetëm në copa letrash e paska parë qeveria aktuale integrimin e shqiptarëve? Na takon të gjithë të mendojmë për të ndaluar fenomenin “pas meje vdekshin të gjithë”, aq shumë i aplikuar në Ballkan gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur. Koha ka ardhur që sistemi zgjedhor dhe përmirësimet që priten t’i parandalojnë edhe manovrat e këtij lloji, të një qeverie që punon kundër të mirës së përgjithshme – në këtë rast krijimit të universiteteve cilësore që konkurrojnë me ato evropiane. Ka ardhur koha që sa më shpejt të nxirren mësimet nga këto prapësi dhe të gjendet mekanizmat penguese që të mos lejojnë ata që lënë pushtetin të marrin vendime të rëndësishme të eksituar nga pasionet e humbjes.


    *Drejtor i AGENDA – forum/think tank i politikave publike; Pedagog i shkencave politike - **Drejtues, Lëvizja MJAFT

    marre nga Shekulli 16 gusht 2005
    http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&amp;newsID=81061
  2. 109UV

    109UV Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    Si gjithe artikujt e gazetave shqiptare ka me shume pasion se sa fakte e logjike. C'ndryshim ka sipas autoreve nje universitet shteteror nga nje universitet (organizate?) publike? Nqs qeveria mbeshtet 50% te buxhetit te nje universiteti nga mendohet te vije 50% tjeter? Mos autoret pretendojne per nje joint-venture midis qeverise dhe ...Koco Kokedhimes per nje universitet? Nqs keto universitete jane nje ide e gabuar, atehere hapja e disa prej tyre ne verilindje do e legjitimizonte kete ide? Perse qenka ide antikombetare (????) hapja e universiteteve te tjera? Cfare do zgjidhte nje provim standard (a nuk jane standarde provimet e matures??) si puna e SAT ne kete problemin e ngritur? E perse hapja e shume universiteteve ne shqiperi qenka ekuivalenti i shperdorimit te mundit te studenteve? A mos duhet te veme dhe nje konkurs per shkollat e mesme ne menyre qe te promovojme konkurrencen e ndershme dhe te filtrojme gjysmen e studenteve? E nqs ministri i tashem i arsimit do jape mesim ne Berat, si e ben kjo universitetin e Beratit me pak cilesor kur po ky person ka dekada qe jep mesim ne 3 apo 4 fakultete ne Tirane?

    E ne fund te fundit, si e ndihmon argumentin e &quot;think-tank-pedagogut&quot; dhe &quot;drejtorit ekzekutues&quot; te Mjaft shprehja &quot;kryeministri dihet qe nuk mendon me koken e siperme&quot;?? Paska vendosur kjo e vetequajtura inteligjence qe arti i diskutimit civil dhe demokratik ka nevoje per nje doze vulgariteti?

    Sigurisht qe ka arsye perse ky vendim mund te konsiderohet i nxituar dhe jam i sigurte qe ky vit shkollor ne universitetet e reja do jete shume problematik, megjithate nje diskutim me i qete, i sinqerte, dhe sigurisht me i logjikshem do ishte interesant per te gjithe.
  3. Albert Zylyftari

    Albert Zylyftari Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    Kujt i interteson valle moslegalizimi i universitetit?
    Personi me lart permendi konkurencen per hyrjen ne universitete (per te miren e vendit )E pse duhet ti seleksjonojme njerzit?
    Kush jane kriteret per ti thene stop nje personi - Ti s'ke te drejte te vazhdosh studimet ne vendin tend! A nuk mjafton fakti qe ky person ka arritur te perfundoje shkollen e mesme?
    Te gjithe ata qe perfundojne me sukses shkollen e mesme duhet te zgjedhin degen e tyre sipas keshillave te nje komisioni dhe me e rendesishmja sipas deshirave dhe pasionave te veta .
  4. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    Sa nxënës mbarojnë shkollën e mesme në një vit në Shqipëri? Sa prej tyre kanë iniciativën për të vazhduar në universitet? Sa prej tyre kanë aftësitë për të vazhduar në universitet?

    Duke &quot;liberalizuar&quot; futjen në universitet (sipas idesë që liberalizim do të thotë futje e lirë pa kurrfarë kriteri) dëmtohet i gjithë sistemi universitar. Së pari ky sistem humbet seriozitetin pasi në të hyjnë gjithë kategoritë e njerëzve ku përfshihen edhe ata të cilët e quajnë universitetin një kalim kohe. Së dyti, mungesa e kapacitetit të universiteteve tona si dhe mungesa e theksuar e bazës materiale është një pengesë tepër e madhe për një hap të tillë. Së treti, kjo hapje e universiteteve do të çonte në një përzgjedhje të detyruar në dy vitet e para të universitetit gjë që do shkaktonte një stres tepër të madh tek studentët që munden të vazhdojnë më tej (provime të vështira për të inkurajuar braktisjen e universitetit). Së katërti, për të mbajtur një sistem të tillë universitar duhen qindra miliona, për të mos thënë miliarda, dollarë nga ana e qeverisë. Ju vjen për të qeshur kur mendoni që buxheti i qeverisë është 400 milionë $ në vit? Atëherë me se do i mbulojë qeveria shpenzimet e universiteteve? Do vendosen atëherë pagesa të ndryshme nëpër universitete gjë që do ndryshojë sistemin social të shkollës në Shqipëri dhe do kufizojë kësaj radhe në bazë të të ardhurave dhe jo të aftësive!

    Këto janë vetëm disa nga pikat që i nxora shpejt e shpejt por po të mendoheni edhe vetë nga pak do kuptoni që ka shumë anë negative një &quot;liberalizim&quot; i tillë i universitetit dhe se Mjaft në këtë rast nuk është në gabim. Ministri i famshëm i arsimit duket se nuk e ka kuptuar që të luash në krahun e të humburit të kushton shtrenjtë!
  5. E-H

    E-H Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    Perfitimin me te madh, persa i perket &quot;liberalizimit&quot; te universiteteve, do ta kene vetem kafenete rrotull, qe do t'iu shtohen klientat, sepse ata qe mezi kane marre gjimnazin si zor te kene vullnet te mire per te studiuar me tej, aq me teper me ato tekste, qe dhe vete profesoret e kane veshtire ti deshifrojne.
    Duan te liberalizojne universitetet, atehere te ngrene standartet e mesimdhenies(profesor mos quhesh, sepse ke mbaruar universitetin, por sepse ke mbaruar nje doktorate), te shkruajne tekste universitare persembari, te krijojne kushtet minimale neper fakultete.
    Por ne vend qe te kapen kot mbas idese se liberalizimit, le te merren me shkollat e mesme profesionale, ne menyre qe brezat e ardhshem(ata qe nuk kane rezultatet e mjaftueshme per te vazhduar nje universitet) te kene mundesi te mesojne nje zanat, qe do tu vleje me te vertete, kudo qe te shkojne(madje dhe jashte Shqiperise), nderkohe qe universitetet tona nuk njihen ne Shqiperi e jo me ne bote.
    Nuk ju duket paradoksale, qe ne nje oferte per pune si sekretare ne Shqiperi, te kerkohet qe kandidati/ja te kete mbaruar shkolle te larte, madje mundesisht juridik ose ekonomik, te njohi shume mire kompiuterin dhe te dije te pakten nje gjuhe te huaj, ah po te kete dhe 2-3 vjet eksperience pune. [​IMG]
    Ideja e liberalizimit te universiteteve bie poshte mbi te gjitha per faktin qe ende noten e ve &quot;paraja&quot; ose &quot;miku&quot;. Mendoj qe per studentet e mire,te perkushtuar ndaj studimeve, (ka qene, por do te jete shume me demoralizuese kur te shohin shokun e klases qe kane pas ne gjimnaz, nga ata qe nuk dinin as titullin e mesimit, te dalin me mesatare mbi 8, madje te kene dhe mundesine te vazhdojne master, ndersa vete ata pasi te qorrohen duke deshifruar tekstet e shkolles, te mos arrijne mesataren e deshirueshme. :tipsy:
  6. personazh

    personazh Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    duhet me pat parasysh, kur niset te flitet per kete teme, ambjentin shqiptar. duhet sqaruar psh qe liberalizimi ose universitet me numer te hapur studentesh nuk eshte gje e keqe. sepse si fillim universiteti ka nje burim financjar ku mbeshtetet. nese futen shume studente ne universitet, nuk eshte e thene qe te degjenerohet ambjenti. mjafton qe te funkjonoje struktura e brendshme universitare, ku leksjonet te mbahen rregullisht (pa diskutuar ktu anarkine alla gjimnazore neper klasa) e te kene nje nivel te pranueshem shkencor. se kush vazhdon e kush jo, ate e thote koha pastaj.

    po problemi eshte qe jemi ne shqipri, ku liberalizimi i universiteteve duket hap shume i parakohshem, dhe qe edhe mua si ata çunat qe kan bo ket artikullin me duket jo i dobishem. nuk jane kushtet sociale kulturore mbi te gjitha per te bere te tille hap. as nuk mund te mendohet per ngritje niveli duke mos krijuar mbi te gjitha nje staf fakulteti me nivel. siç u tha me siper pedagoget te jene pedagoge me titull jo me the te thashe. per mos folur pastaj per nivelin e materjaleve shkencore.......jane gjera qe dihen me i llaf. ta mendosh eshte gje e mire dhenia e mundesise te gjithve per studim te larte, po nuk mjafton vetem kjo mundesi. duhet dhene mundesia per studim real, perndryshe universiteti shndrrohet ne nje tip zyre ku vilen leke (sepse mendoj qe taksat universitare sa do vijne e do rriten). eshte te tallesh ronçem nqs thua qe do te jap mundesine per te bere shkolle te larte kur shkolla e larte presupozon shkence e jo marrje provimesh me leke.

    per mendimin tim te rregullojne situaten kshu siç eshte he per he. pastaj te shihet e te behet.
  7. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    1-jam dakort me Liberalizimin e Universiteve.
    eshte e drejte e cdo qytetari Shqiptar qe ka mbaruar shkollen e mesme te rregjistrohet ne universitet.
    asnjeri nuk ka te drejte te ndaloj nje person qe deshire te studjoj qe ti hiqet e drejta .

    pra zoterinjt te Mjaft-it per kete gje... [​IMG]

    2-jam dakort me zoterinjt Velia&amp;Co persa i perket hapjeve te universiteteve ne veri te shqiperise.

    hapja ne Berat ose ne Fier e universiteteve duke plotesuar kriterin qe te gjitha qarqet ne jug te Shkumbinit te kene universitet , duhet te shoqerohet edhe me ngritjen e universiteteve tjera ne SHQIPERI.

    edhe &quot;maloket&quot; kane nevoje per nje arsim te larte , edhe me duket jo e Drejte qe sapo kalon Bathoren e vetmja Drite arsimore e nivelit te larte eshte Shkodra.

    jam i mendimit qe Shqiperia me 12 Qarqe te kete 12 universitete (ato Universitetet shteteror te Tiranes te bashkohen ne 1 , ashtu sic kane qene dikur ).

    3- persa i perket mesim dhenies duhet rritue niveli , por nuk kuptoj &quot;racizmin&quot; ndaj uni. te Beratit ku do na japi mesim edhe Memushi kur deri dje ky Memush na jepte mesim te UNI. i Tiranes.?
    se cfare ndryshimi ka studenti qe ka kaluar provimin me Memushin ne Tirane me ate qe do ta Kaloj ne berat vetem Velia do te na e thote.

    4- persa i perket mungeses se ambienteve ne universitete ,duhet thene se edhe nevendet e tjera ka mungesa.
    psh. ne itali ne disa kurse studentet ulen ne toke , ose vijne 2 ore para per te zene vendet .
    gjithashtu edhe pjesmarrja ne laboratore eshte me turne.
    ka universitete si ai me i madhi ne Europe (Sapienza ne Rome) qe disa ambiente lene shume per te deshiruar.
    pra si gjithmone .....fillimi eshte i veshtire , por rruga e Leberalizimit eshte e drejte.

    5- duhet pershpejtuar zbatimi i Kartes se Bolognes qe do te clironte shume energji te mbytyra nga burokratesia ne universitete

    6-mbi te gjitha duhet qe Universitetet te kene AUTONOMI si ne stafin e pedagogeve ashtu edhe nga ana financiare. Konkurrenca duhet te hyje edhe ne kete sektor.
    me i mire univ. le te dali i pari.

    7- Leberalizimi i Univ. do te thote me shumenjerez qe studjojne .......do te thote me shume kulture e me pak Kriminalitet.
    perqindja e atyre qe bejne krime qe kane ne xhep nje diplom te shkolles se larte ne raport me totalin eshte shume here me e ulet sesa % e popullates qe eshte me univ. ne krahasim me popullaten .

    pra nje shoqeri e arsimuar ......shperblehet me me pak shpenzime ne burgje e polici.
  8. Albert Zylyftari

    Albert Zylyftari Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

  9. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    Pak a shumë po i bihet fyellit në një brimë dhe kjo brimë është ajo e artikullit pak a shumë. Pra nuk është ende koha për të liberalizuar hyrjen në arsimin universitar. Ka shumë probleme të tjera të cilat duhen ndrequr para se të mendohet hapja e dyerve të universitetit të gjithëve. Të mos harrojmë dhe mënyrat alternative të mësimdhënies të mundësuara nga teknologjia e sotme. Kjo ndihmon shumë në liberalizimin e universitetit por kërkon një staf informatike shumë të pregatitur. Njëkohësisht, duhet detyrimisht të rritet niveli mësimdhënës nëpër universitete si dhe të investohet në antarësimin nëpër organizata të ndryshme të universiteteve me qëllim përditësimin e të rejave. Shpesh kërkohet shumë nga pedagogët ndërkohë që ata nuk kanë akses për shumë të reja dhe nuk munden gjithmonë të japin atë ç'ka duhet.

    Etj. etj.
  10. zog

    zog Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    universitetet le ti liberalizojne, le ti bejne as me shume e as me pak si gjerat e tjera, vetem fondet per zhvillimin e tyre JO.

    sistemi aresimor le te behet privat e liberal, keshtu qe njerezit po ashtu siç zgjedhin domatet ne treg le te zgjedhin dhe shkollat.

    shkolla duhet te behet e VETNDERGJEGJSHME per ruatjen e cilesise si dhe ate te liberalizmit mesim-dhenes te saj, e jo tregu.
    pikerisht kjo arrihet vetem me liberalizem te tregut, edhe atij te mesim-dhenies.
  11. Oltion Rrumbullaku

    Oltion Rrumbullaku Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    Diskutime te kota pa fund...
    Pervec Kondrapedalit e ndonje tjetri te tjeret ia kercasin ne ere.
    Une mendoj se Problemi themelor i arsimit ne Shqiperi nuk eshte ai Universitar por Arsimi i Mesem. Niveli i arsimit te mesem po bie perdite e me shume dhe Universitetet sa do te mira te jene Buke te Bardhe me Miell te Zi veshtire se do gatuajne. Te gjithe ata qe shkruajne ne kete forum kane jetuar per shume vite ne Shqiperi(une jetoj akoma) dhe e dine se si kane qene mesueset e gjimnazit para 10 - 20 vitesh, profesioniste te vertete. Ne vitet 70 studentet e degeve te mesuesise zgjidheshin nga me te miret duke prodhuar nje brez shume te mire mesuesit te arsimit tetevjecar dhe te mesem. Kjo tradite ka 15 vjet qe po degradon perdite e me shume, dhe mesuesit e rinj neper gjimnaze pergjithesisht nuk kane qene nxenesit me te mire te po te njejteve gjimnaze.
    Aktualisht ne gjimanzet publike perjetohet nje mishmash mesimor, me ore mesimi te kryera sa per te kaluar radhen, me nxitje minimale te perdorimit te logjikes dhe parametrave te tjere te se nxenit, dhe qe shpesh shoqerohen me ore shtese ne ambiente te tjera ose po ne ambientet e shkolles per nxenesit qe kane mundesi qe leksionet e programit mesimor te gjimnazeve publike ti perftojne nepermjet zhvillimit te seancave te paguara te oreve mesimore. Ne kete amulli ka te ngjare qe vetem nje perqindje e le ta zeme rreth 50 perqind arrin te marre nje ngarkese minimale mesimore ndersa gjysma tjeter, thjesht kryen ritin e shkuarjes ne menyre kryesisht te perditshme ne shkolle. Ne keto kushte kjo pjese e paarsimuar ne shkollat e mesme me ngarkese minimale mesimore, kerkon me ngulm te jete e arsimuar ne shkollat e larta, shpesh pa patur nevojen e nje pergatitje profesionale, por thjesht nepermjet zoterimit te nje diplome universitare.
    Kam asistuar ne ore te vecanta ne Universitetin e Kamzes ne ore Mikroekonomie, dhe me thene te verteten jam skandalizuar. Niveli i studenteve ishte i pakonceptueshem. Pedagogu sqaronte per disa minuta nje ekuacion te thjeshte pa asnje reagim nga auditori dhe kur i kerkoi nje studenti te rishkruante ekuacionin, ne vend te dyshit ne katror, studenti shkroi nje katror me nje dysh brenda, dhe reagimi i auditorit ishte inekzistent. Kam pershtypjen personale qe pjesa dermuese e studenteve te fakulteteve te tjera ne rrethe kane nje nivel ti tille katastrofik. E atehere per cfare na duhet ky soj liberalizimi, cfare perfitimi na sjell.
    Studentet qe skane lexuar asnje liber ne periudhen e gjimnazit, jane studente te pafrytshem, per te cilet pergjithesisht shteti harxhon fonde te kota. E cna duhet ne fakultet cdo lloj injoranti i ofruar nga ky sistem i arsimit te mesem
  12. 109UV

    109UV Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    Perrallat me komunizem i dime te gjithe, po realiteti eshte ai qe eshte. Problemet e shkolles shqiptare nuk zgjidhen duke protestuar nivelin e mesimdhenies por duke krijuar zgjidhje dhe duke ndermarre hapa te guximshem. Ka 15 vjet qe shkolla shqiptare mezi mbahet ne kembe po asgje nuk ka ndodhur pervec kerkesave.. Shqiptaret duan shkolle te mire, po edhe te lire (falas).

    Gjimnazet apo shkollat fillore nuk mund te behen kurre te mira nqs profesioni i mesuesit nuk behet nje profesion qe te siguron nje jete dinjitoze, nqs nuk ka fonde per permiresimin e bazes mesimore, ambjenteve etj etj. Por keto duan investime te konsiderueshme per te cilat eshte e pamundur qe qeveria shqiptare (taksa-paguesit shqiptare) ti financoje. Endrra e edukimit masiv, cilesor, dhe falas eshte..enderr. Ka per te qene enderr dhe per nje kohe te gjate. Duhet qe nje nga ato tre parametra (masiv, cilesor, falas) te ndryshoje. Dhe i vetmi parameter qe mund te ndryshoje, sepse ne duam qe te gjithe femijet/rinia shqiptare te edukohen ne menyre cilesore, eshte ai financiar. Shkollat shqiptare nuk duhet te jene falas 100%. O duhen rritur taksat, o duhet krijuar nje takse e vecante per sistemin arsimor, o duhen implementuar tarifa per pranimin/regjistrimin ne shkolla. Niveli me i pershtatshem per kete eshte ai i arsimit te larte dhe pasuniversitar (ky i fundit mund te behet falas per ata studente pasuniversitare qe angazhohen ne procesin e mesimdhenies ne universitet - si psh. pergatitja e laboratoreve, praktikumet, etj) si dhe tarifave per shkollen e mesme. Gjithashtu, pervec ketyre tarifave duhet pare dhe rritja e fondeve nepermjet masash shoqeruese. Psh., konviktet e qytetit studenti duhet qe te mos subvencionohen me sepse jane barre kolosale per buxhetin. Une mendoj qe hapja e ketyre universiteteve neper rrethe duhet te shoqerohet me shitjen/dhenien me qira te shumices se godinave ne qytetin studenti firmave private ne menyre qe te grumbullohen fonde te mjaftueshme per te financuar keto universitete te reja. Ne te njejten kohe qe grumbullohen keto fonde, rritet dhe trysnia mbi studentet e rretheve qe te studiojne me afer shtepise se tyre e ne kete menyre rritet nr. i studenteve qe studiojne ne rrethe ku kostot e jeteses jane me te lira, krijohet mundesia qe keto universitete te krijojne te ardhura dhe te terheqin nje trup mesimdhenes serioz e gjithashtu ne menyre te drejteperdrejte do rrisin dhe aktivitetin ekonomik, kulturor dhe shkencor neper rrethet e tjera. (perse u dashka qe gjithe veprimtarite akademike/shkencore te perqendrohen ne tirane?)

    Nderkohe, nqs arsimi behet falas dhe ruhet cilesia, atehere ketu peson nr. i studenteve qe studiojne neper shkollat e larta. Kjo per mendimin tim eshte zgjidhja e gabuar sepse perderisa paguajme te gjithe taksa nuk ka pse te shpenzohen kaq shume fonde per te edukuar nje grup te vogel njerezish. Keto fonde mund te shpenzoheshin ne menyre me te drejte duke bere trajnim profesional te atyre te rinjve qe do ishin penguar nga ndjekja e universitetit per shkak te mesatares, pikeve te konkursit apo cfaredolloj kriteri tjeter.

    Me pak fjale, une mendoj qe duhen hapur sa me shume universitete/shkolla te larta profesionale/specializimi qe te jete e mundur sepse shqiperia ka nevoje per me shume te edukuar se sa te paedukuar dhe me rritjen e investimeve vjen dhe rritja e cilesise.

    Ja nje anekdode tjeter.. ne kohen e 95-97 dikush merrte nje shume mujore te barabarte me rrogen (shteterore) te nenes se tij .. sepse kishte nota te mira ne nje nga fakultetet ne tirane.. a nuk ju duket e padrejte qe jo vetem qe shkonte ne shkolle falas e qe merrte dhe nje shperblim mujor, por qe ne fund te fundit beri nje transferte jashte shqiperise e po behet nje dekade qe nuk eshte kthyer e zoti e di nese ka per tu kthyer? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
  13. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    ceshtja eshte se ne jetojme ne vende te ndryshme dhe e shohim ndryshe rolin e universitetit.

    Psh, per mua, sistemi universitar orienton studentin (percakton kurrikula) dhe certifikon dijet e tij.
    ky ishte funksioni baze dhe i pashmangshem (sidomos certifikimi)
    tani fillojme e shtojme aktivitetin
    - seleksionim i argumentave me te pershtatshme (textet e referimit)
    - asistence ne studime (mesimdhenia)
    - Krijimi i ambienteve te pershtatshme (salla studimi e lexionesh)
    - etj etj etj

    Nuk eshte e thene qe univeristeti te garantoje gjithcka (sa me shume aq me mire)
    Liberalizimin mund ta shohim edhe vetem ne rolin thelbesor () dhe pjesen tjeter ia nenshtrojme seleksionimit.


    Mos harroni se qofte edhe nje lende e vetme e studiur rrit nivelin kulturor mesatar te shqipetareve. Edhe pse jo te gjithe do te diplomohen, te gjithe do te perfitojne nga experienca universitare.


    C'te keqe do te kishte sikur te 3 milione shqipetaret te kishin lexuar te pakten nje here nje manual te se te drejtes civile apo publike apo tregtare. Ta zeme se shpenzimi do te ishte falja e nje libri, a ia vlen barra qerane per shoqerine shqiptare?

    shperbeheni pra konceptin e universitetit ne njesi elementare dhe mendoni se deri ku mund te arrije liberalizimi.
  14. gurax

    gurax Administrator

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    Liberalizimi arrin vetem ne letrat dhe shkresat e nje qeverrie e cila e mori kete vendim ne fund te mandatit, duke i lene qeverrise zevendesuese tere utopine qe lidhet me te dhe implementimin e deshtuar te saj. Njera e shenon si arritje, tjetra si deshtim.

    Flitet shume kollaj per liberalizim, por harrohet se ne fakt tere keta &quot;studente qe mezi presin te mesojne e te shkollohen dhe qe po u behen te gjitha padrejtesite e mundshme ne univers duke mos i lene te shkojne ne shkolle&quot; jane vec nje turme qe garojne per rritjen e cmimeve te nje provimi ose &quot;kurseve jashte klases&quot; per provim sepse duan te gjithe te kene nje leter qe deshmon se kane fjetur me rendiment gjate ores se mesimit. Ajo qe thote Sintetiku me lart per nivelin e studenteve eshte shume e vertete dhe te jeni te sigurt qe perpara se te jemi te guximshem dhe te ecim me hapa galopante, do na duhet tu mesojme nje turrme derdimenesh ne detyra kursi se si hiqen kllapat me minus perpara. Ne shume fakultete dihet shume mire se per cfare behet fjale, ku studentet edhe sot e kesaj dite jane me kuintale dhe nuk ka shume rendesi se sa i zoti ose i talentuar je, por ka rendesi se sa te ngrohta i ke shpatullat dhe sa graso ke ne dispozicion per te lyer rrotat. Por perzgjedhja paraprake, ne emer te demokracise na u quajtka komunizem! Sidoqofte, emrin ta kete ca te doje, me liberalizimin kjo gje do te perkeqesohet, jo permiresohet! Eshte bere shume e modes shkolla e larte, tashti ne vend te klubit, takimet trendi do te behen ne shkolle. Shto ketu dhe ca ide brilante qe te rritet cmimi/taksa ndaj atyre qe frekuentojne shkollen dhe miresia dhe drejtesia per ate qe eshte i zoti per te mesuar e s'ka te ardhura zbehet e zhduket. Shkolla, nga piedestal i dijeve shnderrohet perseri ne banke dhe nevojtarit qe eshte vertet i prirur per dije ne fund te fundit, i thuhet &quot;E po ky eshte kapitalizmi!&quot; Mendesi koqesh!
  15. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    ndonjehere dukeni si shites domatesh te tregu fshatar qe kane frike se mos i shtohet ndonje konkurent i papritur e i ul cmimin.

    A nuk ishte liberalizimi nje nga premtimet elektorale te PD?! cfare ka per tu ankuar pra?! Apo pasi deshtoi perpjekja per te shitur si liberalizim projekti per te nderruar llojin e konkursit nuk i vjen mire qe te njetin sapun ta shese per djathe Nano&amp;co?!

    Persa i perket nivelit te universitetit, ai do i pergjigjet tregut. Nese une kerkoj nje sekretare, do e marr me diplome te ekonomikut por jo te jete me e afte sec duhet se pastaj me iken e gjen nje pune me te mire pasi te kem shpenzuar per trainimin. Nderkohe qe drejtorin e deges se marketingut do e zgjedh me kujdes dhe notat e provimeve do te jene vetem nje aspekt i vleresimit.

    Duhen disa universitete dhe konkurence midis tyre.
    (per prestigj, per fonde etj etj etj )

    Sa me shume libra te lexohen aq me mire do te jete. edhe sikur 2/3 e oreve ti kalojne duke fjetur ne leksione perseri ia vlen te kemi nje student me shume.
  16. personazh

    personazh Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    o gene amon e tu bofsha se eshte shqipri atje. ti flet per ça do behet masi robi maro universitetin, se si do jete i afte per boten e punes mbasi te ket maru ate universitetin me konkurrence te zgjerume. nuku ka nivel studimi atje ore nuuuuukuuuu. hapat hidhen njoni mas tjetrit e jo tu kercy si kec. hapi pare eshte te krijojn kushte te pergjithshme te pranushme me ket sistem qe kemi he per he. pastaj me kismet.
  17. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    edhe njehere, eshte koncepti i univerisetit ne mendjet e sejcilit nga ne qe eshte i ndryshem

    e ndajme persesi

    cerifikimi i dijeve te sejciles lende (e hapur per kedo mbase edhe me njefare pagese)
    seleksionimi i materialeve mesimore te pershtatshme per cdo lende(nuk ka pse te mos jete falas dhe hapur)
    grupimi i lendeve ne orientime te vecanta (fakultetet e deget - nuk ka pse te mos jete falas dhe e hapur)
    kontakt i drejtperdrejte stud-prof ne seminare (brenda mundesive dhe mbase me pagese e seleksionim - ai qe eshte me i afte apo ai qe ka me shume nevoje per guide?!)
    tutor (thjesht nje qe e ka pervetesuar ate lende)

    flasim te pakten per shkenca sociale e te tjera fakultete qe kane nevoje vetem per tekste, laps e leter.

    PSE TE MOS LIBERALIZOHET KULTURA ATY KU KA MUNDESI????!!!!

    Nuk kam nevoje per prof per te studiuar nje manual sociologjie apo marketingu KAM NEVOJE PER TEKSTE TE MIRA DHE MUNDESI PER TE DHENE PROVIMIN.
  18. liridashes

    liridashes Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    QORRSOKAKU I LIBERALIZIMIT SOCIALIST TE ARSIMIT TE LARTE
    Adri Nurellari
    Marre nga gazeta Shekulli


    Me afrimin e vitit të ri shkollor, çështja e liberalizimit të shkollave të larta është bërë mbizotëruese në debatin publik. Edhe pse për maturantët e sapodalë nga shkollat e mesme kjo çështje tingëllon e ëmbël pas shmang ethet e provimeve të pranimit, për shumicën tjetër të popullsisë kjo duket gjë e çuditshme dhe tepër e befasishme. Kjo pasi këtë tezë të liberalizimit ata e dëgjuan për herë të parë në fushatën e PD-së dhe e panë pak kohë më pas të vënë në jetë nga qeveria socialiste pa kurrfarë parapërgatitje. Por ndryshe nga çuditë e tjera që zgjasin vetëm tre ditë, pasojat e kësaj çudie kanë për të zgjatur shumë. Është e çuditshme edhe për ata që merren me arsimin të cilët e dinë se edhe në vende të zhvilluara si Anglia, përqindja e maturantëve që shkojnë në shkollë të lartë vërtitet tek 50%. Ne me lëvizjet e fundit ne po përpiqemi ta bëjmë 100%, ndërkohë që e kemi tashmë 74%.
    Disa nga argumentet që po përdoren në favor të liberalizmit në një farë mënyre qëndrojnë. Është e dobishme për vendin që të kemi më shumë student dhe procedurat e deritanishme të përzgjedhjes së studentëve që futen në shkollën e lartë kanë lënë shumë për të dëshiruar. Nga njëra anë konkurset i kanë hapur rrugën një korrupsioni masiv për të siguruar marrjen e të drejtës së studimit duke ia hedhur konkursit. Nga ana tjetër kanë çelur një treg jo dhe aq të moralët të kurseve të shtrenjta të parakonkursit të organizuara nga pedagogë të cilët i mësojnë studentëve ato çështje e ato përqasje që ata do të përfshijnë në tezat e konkurseve të pranimit. Dhe këto dy pasoja i kanë bërë konkurset të pabesueshëm dhe jo efikas Nëse përdoret mesatarja atëherë lindin dy probleme të tjera. Nga njëra anë është qesharake që të privohet nga e drejta për të studiuar për inxhinieri, një maturant që ka mesatare të ulët sepse ka marrë nota të ulta në letërsi dhe fizkulturë. Nga ana tjetër mesatarja e marrë nga një maturant i fshatit Lapardha të Beratit apo Vlorës, nuk ka të njëjtën vlerë me mesataren e dalë nga shkollat e mesme të kryeqytetit ku kërkesa e llogarisë është shumë më e lartë. Porse problemi i numrit të ulët të studentëve në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë problemi i mungesës së një sistemi efikas të përzgjedhjes së studentëve që futen ne universitet, nuk e gjejnë zgjidhjen më efikase tek një politike që shqyen dyert e shkollës së lartë pa bërë paraprakisht ndryshime të tjera thelbësore në organizimin, menaxhimin dhe financimin e këtyre shkollave.
    Dhe kjo politikë mund të konsiderohet një qorrsokak për arsye që janë ndryshe nga ato që përmenden sot dendur. Sot pretendohet nga shumë se shteti nuk ka ambiente dhe pedagogë për të përballuar një liberalizim të plotë. E vërteta është se për të përballuar futjen e gjithë maturantëve në shkollën e lartë, mjafton që shteti të shkrijë institutet kërkimore të varura nga akademia e shkencave (gjë që e kanë bërë shumë kohë më para vendet e tjera ish-komuniste) dhe të vëri ndërtesat e tyre dhe personelin e tyre shkencor në funksion të departamenteve universitare. Problemi i vërtetë qëndron tek shpejtësia me të cilën zbatohet liberalizimi i arsimit të lartë dhe tek shpërfillja e shumë implikimeve dhe pasojave të pakëndshme që do të shkaktojë ky liberalizim. Pra nuk është çështja se a mund të realizohet liberalizimi? Por çështja është sa i dëshirueshëm është liberalizimi? Përpara se të bëhet ky liberalizimi duhet të qartësohet roli i shtetit në lidhje me arsimin e lartë. A duhet të jetë shteti thjesht pronar dhe menaxhues i institucioneve të arsimit të lartë, thjesht financues i arsimit të lartë, apo të dyja bashkë siç ndodh tek ne?
    Që shteti është një menaxhues dështak këtë gjë e kemi provuar mjaft mirë në kurrizin tonë si pasojë e 50 viteve të komunizmit kur gjithë ndërmarrjet ishin shtetërore. Prandaj edhe përkrahet procesi i privatizimit, sepse biznesi privat bën të mundur kost-efektivitetin e një ndërmarrje. Po të aplikohet i njëjti parim tek arsimi i lartë, atëherë shihet që është e kotë që shteti të japë arsim të lartë përderisa ka sipërmarrës që kanë hapur shkolla të larta private dhe ka të tjerë që kanë dëshirë të hapin të tilla nëse i pranohen kërkesat. Përjashtim këtu mund të bëjnë ato degë që janë të një rëndësie të veçantë për vendin tonë si degët albanologjike (historia, arkeologjia, gjuhësia) dhe ato ushtarake, si dhe ato degë që përndryshe vështirë se do të tërhiqnin kapital privat për t’u hapur, si filozofia apo sociologjia. Ka shumë degë të tjera për të cilat ka boll njerëz që janë të gatshëm të paguajnë që të futen ose për të cilat ka syresh që janë të gatshëm të investojnë që t’i hapin si shkolla. Dhe këtu lidhet edhe roli i dytë që luan sot shteti në arsimin e lartë, ai i financimit të tij.
    Arsimi i lartë është fakultativ dhe është në një farë mënyre investim i sigurte për një individ pasi ata që mbarojnë shkollën e lartë pritet të marrin të ardhura më të lartë dhe të arrijnë një status shoqëror më të lartë se të tjerët. Kur shteti nuk paguan për bukën e njerëzve e cila është më e domosdoshme për një njeri, atëherë pse u dashka që të paguajë për universitetin? Dhe kjo gjë dihet prandaj shumë njerëz janë të gatshëm të paguajnë për t’u arsimuar në universitete. Disa vite më parë kur u vendosën kuota studentësh me pagesë, u pa e qartë se numri i studentëve që janë të gatshëm për të paguar për të ndjekur disa kurse si juridiku, gazetaria etj. ishte shumë herë më i lartë se kuotat e caktuara për ta. Prandaj këtyre të fundit iu duhej që përveçse të ofronin para, të merrnin edhe një sasi të kënaqshme pikësh në konkurs. Gatishmëria dhe mundshmëria për të paguar shkollën e lartë shikohet edhe nga numri jashtëzakonisht i madh i studentëve që janë futur në shkollë part- time me pagese. Prandaj duhet flakur tutje miti që arsimi i lartë duhet të jetë falas për të gjithë dhe se shqiptarët nuk kanë takat që ta paguajnë. Ç’faj kanë familjet që nuk kanë fëmijë ose që nuk i çojnë fëmijët në universitet që me taksat e tyre të paguajnë shkollën e 1.5% të popullsisë së privilegjuar që ndjekin arsimin e lartë? Ç’kusur kanë familjet që duan ti çojnë fëmijët në shkolla private apo shkolla jashtë vendit që të paguajnë dyfish për arsimin? Në fakt qënia falas e universitetit është një ndër shkaqet e cilësisë së ulët ta shkollave tona. Shumica e studentëve nuk janë të përkushtuar se nuk e paguajnë vetë mësimdhënien por buxheti i shtetit, dhe nuk kanë ç’të humbasin prandaj i lënë pas dore detyrat e shkollës dhe nuk ndjekin rregullisht orët e mësimit, gjë që nuk ndodh kur ata ndjekin ndonjë kurs me pagesë të kompjuterit apo të gjuhëve të huaja. Bile shumë studentë abuzojnë dhe e shikojnë arsimin si një shtojcë të adoleshencës ose veprimtari zbavitëse shoqërore, si diçka që duhet bërë për të mos u ndarë nga shokët e gjimnazit.
    Dikush mund të thojë se ka njerëz që pa shkollën falas, nuk do mund t’a paguanin universitetin? Në një rast të tillë unë personalisht do të preferoja përdorimin e sektorit të kreditimit për arsimin, por, medet, e di që shumica dërrmuese, nëpërmjet sistemit të demokracisë përfaqësuese, do vendoste ndryshe dhe do parapëlqente që të subvenciononte disa segmente të caktuara të shoqërisë. Mirëpo mbështetja e këtyre segmenteve të kufizuara të shoqërisë nuk do të thotë që të hapen shkolla enkas për ta (pra nuk justifikon rolin e parë të shtetit dmth të zotërimit dhe menaxhimit të institucioneve të arsimit të lartë), por mund të realizohet duke paguar drejtpërdrejtë pjesëtarë të këtyre grupeve nëpërmjet bursave, dhe këta të fundit të lejohen të shkojnë në shkollën që duan. Futja e një sistemi subvencionimi pozitiv nëpërmjet bursave ose kuponëve që iu jepen të varfërve apriori, në fakt do të ndihmojë në rritjen e konkurrencës e për rrjedhojë cilësisë së shkollave. Këta të varfër duke vendosur që t’i shpenzojnë bursat apo racionet e mbështetjes që marrin nga shteti në shkollën që ofron shërbimin më të mirë për ta (qoftë kjo edhe jashtë vendit), në këtë mënyrë detyrojnë shkollat që të konkurrojnë dhe përmirësojnë cilësinë. Mirëpo deri më sot të drejtat e studimit dhe bursat për këto minoritete vendoseshin në mënyrë arbitrare e me përpikmëri nga shteti.
    Për rrjedhojë, me disa përjashtime (për të përmbushur këto përjashtime mjafton universiteti publik i Tiranës), ndërhyrja e shtetit në arsimin e lartë në kushtet e një shteti të lirë demokratik është e pajustifikuar. Prandaj të hapësh një universitet të ri në Berat dhe një në Fier do të thotë që të paguash me taksa publike ndërtimin e një ndërmarrje publike për prodhimin e një malli që fare lehtë e me një cilësi shumë më të mirë mund ta prodhojë një ndërmarrje private. Prandaj liberalizimi nuk do bëj gjë tjetër veçse do deformojë tregun shqiptar, dhe do pakësojë mundësinë që të tërhiqet kapitali privat në arsimin e lartë (është e natyrshme që rritja e pranimit tek fakulteti juridik do të dëmtojë në mënyrë të drejtpërdrejtë fakultetin juridik privat Luarasi.. Kjo gjë do të thotë që fatura publike e paguar për arsimin e lartë do jetë me e lartë dhe biznesit privat nuk do t’i jepet mundësia ta lehtësojë atë nëpërmjet shkollave private. Do të thotë që nuk do të shijojmë rritjen e cilësisë dhe larmisë së ofertës që realizon oferta private. Sa të lehtë e ka që të konkurrojë një shërbim si arsimimi privat, kur konkurruesi bën dumping e ta jep atë falas. Është njësoj sikur para restorantit tuaj dikush të hapi një mensë që jep ushqim falas. E vetmja mënyrë që të mbijetohet është shndërrimi i restorantit në luksoz. Mirëpo kjo gjë nuk mund të bëhet lehtë për arsimin pasi nëse shkollat e larta private bëhen shkolla luksi numri i atyre shqiptarëve që mund të paguajnë këtë luks zvogëlohet aq shumë sa që mund të mos jetë i mjaftueshëm sa ta mbajë këtë shkollë hapur (kjo është mbase një ndër arsyet pse shkollat e larta private shqiptare sot kanë kaq pak studentë). Plus që ata që janë shumë të pasur mund të shkojnë shumë më lehtë jashtë vendit prandaj shkollat private të larta e kanë si shansi të vetëm për të ecur pasjen si klient të shqiptarit të mesëm dhe jo të atij shumë të pasur. Prandaj për dëmin që i bën tregut kjo politikë, vetëm politikë liberalizimi nuk meriton të quhet, pasi liberalizmi si kuptim klasik ka dorën e fshehtë të tregut dhe jo ndërhyrjet e shtetit.
    Ky artikull nuk pretendon që të shpjegojë problemet e arsimit apo zgjidhjet e tyre, por thjesht synon të tregojë se implikimet e kësaj politike janë shumë të mëdha prandaj një reformë e arsimit të lartë kërkon një studim më të kujdesshëm e më të plotë. Prandaj kjo politikë etatiste e pseudo-liberalizimit të arsimit të lartë është një qorrsokak nga ku bëjmë mirë të dalim tani qe jemi ende pa u futur mirë.
  19. liridashes

    liridashes Fillestar

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    Hapja e Universiteteve të reja si Hopi i Madh Përpara
    Adri Nurellari
    Marre nga gazeta panorama

    Në vitin 1958 Mao Ce Duni hartoi dhe vuri ne jetë një strategji të quajtur “Hopi i madh përpara” e cila sipas tij do të bënte të mundur nëpërmjet kolektivizimit dhe krahut masiv të punës që prodhimi kinez i çelikut të kalonte atë amerikan pas një dekade. Kjo ishtë një përpjekje e dëshpëruar për të nxitur industrializimin e Kinës duke rritur ndjeshëm prodhimin simbol të industrisë, pra çelikun. Strategjia konsistonte në ndërtimin e komunave me rreth 5000 familje secila dhe në çdo komunë u ndërtua nga një furrnaltë çeliku (në total u ndërtuan rreth 600 000) duke synuar që të shfrytëzohej në maksimum krahu masiv dhe i lirë i fshatarëve të kolektivizuar e të shndërruar në punëtorë si dhe të shmangej importimi i makinerive të rënda nga jashtë. I gjithë populli u përqëndrua tek prodhimi gjysëm amator i çelikut dhe shpesh edhe fabrikat, shkollat, ushtria braktisnin punën e tyre dhe merreshin me shkrirjen e çelikut. Fillimisht prodhimi industrial u rrit por në vitin 1961 filloi një pikiadë të menjëhershme dhe Kina arriti që të kaptë sërisht sasinë e prodhimit industrial të para 1958-ës vetëm në vitin 1964. Pasojat e kësaj politike në përgjithësi ishin të llahtarshme. Përqëndrimi i burimeve njerëzore drejt industrise dhe largimi nga bujqësia bëri që tre vitet 1959-1961 ta zhysnin Kinën në një katastrofë njerëzore. Gjatë kësaj periudhe, si pasojë e zisë së bukës që pllakosi kanë vdekur rreth 30 milionë njerëz.
    Ky është një rast tipik dhe ekstrem i një politike të centralizuar që synonte rritjen e prodhimit nëpërmjet fragmentizimit të burimeve në periferi. Edhe strategjia e hapjes së universiteteve të reja, kuptohet që nuk është ekstrem si situata e Kinës, por ka tipare të ngjashme me Hopin e Madh Përpara pasi synon rritjen e numrit të studentëve që shkojnë në shkollën e lartë (po ashtu si kinezët që donin të rrisnin prodhimin e çelikut) nëpërmjet hapjen e universiteteve lokale (furrnaltave të komunave në rastin kinez).
    Në fakt është e vërtetë që ne kemi një numër studentësh me të vërtetë shumë të ulët dhe kjo është një çështje që duhet ta shqetësojë qeverinë, kushdo qoftë në krye të saj. Ne kemi student rreth 1.5% të popullsisë që është edhe përqindja më e ulët në Evropë. Duke patur parasysh që shteti ynë ka popullsinë më të re në Evropë gjë që do të thotë se edhe përqindja e popullsisë që duhejt të ishte nëpër bangat e universiteteve është më e lartë se kudo në Evropë, atëhere padyshim që situata është alarmante. Por edhe kjo përqindje që kemi nuk është ndonjë numër për t’u patur parasysh si një arritje pasi një e treta e studentëve janë part time ose me korrespondence, dhe një pjesë tjetër e mirë është duke ndjekur shkollat e larta lokale të cilat lënë shumë për të dëshiruar. Pra arsimi i lartë shqiptar është në një gjendje shumë të rëndë dhe ky është një handikap që ka për të patur gjurmë të thella në të ardhmen e vendit tonë.
    Në ekonominë e sotme roli i pozicionit gjeografik, sasia e popullsisë dhe prania e burimeve natyrore ka kaluar në plan të dytë dhe cilësia e burimeve njerëzore ka marrë një rol suprem. Mjafton të shikohet se kush vende janë të zhvilluara sot për të dalë në këtë konkluzion. Ekonomia e dytë më e fuqishme në botë është Japonia që ndodhet në ekstrem të Lindjes dhe që ka një terren gjeografik të ashpër dhe krejt shterpë për sa i përket burimeve natyrore. Megjithatë falë cilësisë dhe produktivitetit të lartë të krahut të punës në Japoni, ekonomia atje është shumë më e zhvilluar se vende si Rusia e cila për nga pasuria në burimet natyrore zë mbase vendin e para në botë. Edhe pse Rusia ka gjithë atë territor të gjerë e të pasur me minerale të ardhurat e rusve janë mbi dhjetë herë më të ulta se ato të hollandeze, ndërkohë që këta të fundit jetojnë të ngjeshur në një territor të ngushtë me nje pjesë të mirë të tij nën nivelin e detit. Pra përveç stabilizimit të sistemit ekonomik të tregtisë së lirë, përmirësimi i cilësisë së burimeve njerëzore shqiptare ëshë i domosdosshëm për të arritur zhvillimin ekonomik.
    Mirëpo zgjidhja që është zgjedhur nga qeveria e tanishme është e gabuar dhe hapja e tre universiteteve të reja është një hap jashtëzakonisht i dëmshëm për gjithë arsimin e lartë shqiptar. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me deformimin e tregut të arsimit të lartë dhe të faktit që nëse shqiptarët duan të kenë shkollë të lartë atëhere ata duhet ta merritojnë atë duke paguar dhe duke e marrë nëpërmjet universiteteve private. Ironia e fatit është se shteti ynë vendos kushte jashtëzakonisht të vështira dhe kritere cilësie shumë rigoroze për hapjen e universiteteteve të reja private ndërkohë që nuk e ka për gjë që të hapi universitete të reja piramidë në qytete të tjera të Shqipërisë.
    Po ashtu si kinezët me çelikun ne po nisemi edhe me shkollimin e lartë nga një premisë e gabuar, nga iluzioni që ne duhet “ti përmbushim nevojat me forcat tona”. Përse vallë u dashka që të përpiqemi që të përmbushim nevojat për arsim brenda vendit, kur fare mirë studentët potencialë shiptarë mund të shkojnë e të studiojnë në vende të tjera. Dhe me thënë të drejtën kjo gjë nuk është aq shtrenjtë sa mendohet. Vende si Gjermania apo Franca e kanë shkollën falas dhe jeta në një vit shkollor aty kushton diçka tek 5000 euro në vit. Ndërkohë familjet shqiptare shpenzojnë afërsisht 1500 euro në vit për të mbajtur fëmijët në Universitetin e Tiranës ndërsa shteti shqiptar rreth 2500 euro për një student me shkëputje nga puna.
    Megjithatë këto linja diskutimi nevojisin një artikull më vete për tu trajtuar. Por akti i fundit në vetvete i hapjes së tre universiteteve të reja publike është me të vërtetë shqetësuese për arsye të tjera.
    Të hapësh universitete të reja lokale do të thotë të vendosësh prioritetin tek sasia dhe jo tek cilësia. Në fakt vendi ka nevojë për njerëz të kualifikuar mirë dhe jo për injorantë me diploma pasi kjo gjë thjesht e përkeqëson situatën egzistuese. Ne e kemi provuar tashmë taktikën e hapjes së universiteteve lokale dhe dihet mirë që ato kanë qënë një dështim i vërtetë për sa i përket cilësisë. Këto universitete janë katandisur më keq se shkolla të mesme të specializuara dhe në to e vetmja gjë që bëhet me sukses është kultivimi i korrupsionit dhe çertifikimi i injorancës. Ato shkolla janë bërë një gangrenë e vërtetë dhe nëse nuk merren masa urgjente refermuese, atëhere do të ishte më mirë të mbylleshin fare.
    Hapja universiteteve të tjera publike thjesht do ta rëndojë situatën tashmë të rëndë. Përjashtim këtu mund të bëj universiteti i Durrësit pasi ky qytet është shumë afër Tiranës dhe fare mirë mund të konsiderohet si shtojcë e kapaciteteve universitare të Tiranës. Pra të njëjtit pedagogë që japin mësim në Tiranë kanë mundësi të udhëtojnë brenda ditës e të japin mësim në Durrës. Këtë gjë e bëjnë tashmë qindra mësues që shkojnë çcdo ditë nëpër fshatra çdo ditë. Ndërkohë që mijëra të rinj që jetojnë në Durrës dhe rrethinat e tij e që nuk mund t’ia lejojnë vetes të jetojnë në Tiranë ose të udhëtojnë për në Tiranë çdo ditë do kenë mundësi të studiojnë në qytetin e tyre. Për universitetin e Fierit dhe atë të Beratit fatkeqësisht nuk shikoj asnjë arsye bindëse (përveç ndonjë vote të shtuar) që të justifikojë një investim kaq të rëndësishëm.
    Për të rritur numrin e studentëve, nëse ky është qëllimi kryesor mjafton që të zgjerohen kapacitetet egzistuese pasi kjo gjë kushton shumë më pak se hapja e universiteteve të reja dhe njëkohësisht mbahen nivele relativisht jo të ulta për sa i përket cilësisë. Fragmentizimi i burimeve tona që janë tashmë për të qarë hallin, është një kërcënim për cilësinë pasi është më cilësore një bibliotekë me 100 000 tituj sesa të hapësh tre shkolla ku secila të ketë të njëjtat 33 000 tituj, pra 66 000 tituj librash që studentët nuk do mund ti kenë në dispozicion. Në një farë mënyre analoge kjo ndodh edhe me shkollat e larta. Kush do shkoj të jap atje mësim, kur mbi 60% e pedagogëve shqiptar nuk kanë një gradë master e jo më një doktoraturë. Gjithashtu kush mbetet për të shkuar të studiojë në universitetet e reja lokale, kur dihet që tashmë 74% e maturantëve e kanë një vend në universitetet e Shqipërisë duke filluar nga 2004? Edhe sikur t’ë arrinim të ofronim vende për 26% e maturantëve që mbeten (pa llogaritur këtu ata që shkojnë të studiojnë jashtë), ne prapëseprapë do të kemi përqindjen më të ulët të Evropës për sa I përket studentëve. Prandaj nëse duam të shtojmë numrin e studentëve mbase së pari duhet ta bëjmë arsimin e lartë më joshës dhe dobishëm (gjë për të cilën këto taktika të fundit nuk hyjnë në punë sepse ulin cilësinë e për rrjedhojë dobinë e universitetit) dhe së dyti, duhet ta përqëndrojmë vëmendjen tek arsimi parauniversitar dhe jo ai universitar.
  20. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: I gjithe populli ... STUDENT

    qe te jemi te qarte, duket se jemi ndare ne dy kategori, ata qe duan dhe ata qe nuk duan liberalizim.

    une hyj tek kategoria e atyre qe mendojne se liberalizim duhet te kete sa me shume.

    Me liberalizim kuptoj heqjen e cfaredolloj pengese per kedo ne arsimin universitar.

    Duke leme menjane ato dege ku eshte fizikisht i pamundur ky liberalizim (psh aty ku duhen laboratore te kushtueshem), lind pyetja: Pse jo?!
    Nese po, SI? (universitete te reja, rritja e kapacitetit te aktualeve, ndonje ndryshim ne organizim?)


    qeveria aktuale dhe ajo e ardhshme kane propozuar dy rruge
    PD mendoi te zevendesonte konkursin me konkurim (apo mesatare) dhe kete ta quante liberalizim.
    PS nuk beri asnje ndryshim organizativ te universitetit mendoi te ndertonte nja ca universitete qe as nuk ishin parashikuar ne projektbuxhet e as ne ndonje projekt tjeter TE MENDUAR.
    po keto nuk jane liberalizim (pavaresisht se thuhet qe numri total i vendeve ne univeristet shqiptare mjafton per te gjithe maturantet)

    Une mendoj qe cdo shqipetar duhet te kete mundesi te marre dijet qe konsiedon te vlefshme ne formimin e tij profesional e kulturor (po kete e ben edhe vete ne biblioteke) dhe duhet te kete mundesi te certifikojne pervetesimin e ketyre dijeve dhe te certifikoje gjithashtu aftesine per te kryer nje profesion koerent me &quot;buqeten&quot; e dijeve qe ka pervetesuar e certifikaur. Shtojme edhe orientimin paraprak ne morine e informacioneve qe gjenden ne kete bote dhe KETU HYRI NE LOJE AJO STRUKTURE E ORGANIZUAR QE NE E QUAJME UNIVERSITET. Shtojme (akoma) edhe ndihmen per te pervetesuar dijet ne menyre sa me e efikase e eficiente (shpejt e mire) e shtojne persesi ............... sa me shume aq me mire

    Pune kerkuese per te orientuar dhe certifikim i standartizuar i dijeve.
    SHUME THJESHT APO JO.
    A eshte e mundur qe te gjithe shqipetaret (edhe ata te moshave 40- 50 vjecare mbase) te perfitojne nga kjo organizate qe ne quajtem universitet??????!!!!!!! PSE JO?????!!!!!!!

    Perzgjedhja e orgumenteve ne tema te ndryshme ka kosto marxhinale 0 dhe afersisht e tille eshte kosto edhe per leksionet virtuale etj etj etj.

    PRA, NUK ESHTE CESHTJE SHPENZIMI POR RIORGANIZIMI E RIKONCEPTIMI.

Share This Page