Identifikim apo konflikt...?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga atman, 19 Aug 2003.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    Identifikim apo konflikt...?

    - Si i perjetojme mendimet dhe ndjenjat tona, si nje konflikt apo si nje identifikim, me njera tjetren?
    - Shpesh i perjetojme eksperiencat e ndryshme te jetes sone ne dy menyra, si henids, (te pa ndara)dhe natyrisht kjo ka te mirat e veta, por i perjetojme edhe te ndara, pra te sqaruara, te veçuara, e cila nuk mund te fshehe, (edhe pse duket me superiore) piken e dobet, ose thembren e Akilit.
    DEFINITIO est NEGATIO, - perkufizim i vete perkufizimit, mohim i vete mohimit dhe tek e fundit pasoje e trishte pikerisht e menyres qe i shikon proceset e brendeshme mendore te shkeputura nga ato te ndjenjes. Pasoje e trishte, por edhe supremaci e logjikes.
    Thembra e Akilit? Tek fjalet e Eliot qe shkruan se... "ne shekullin e 17 kishte pare nje shkeputje te ndjenjes nga inteligjenca dhe kjo e fundit nuk sherbente me si tregues i thellesise se ndjenjes, por e minonte"
    Sidoqofte pasoja me hidhur eshte konflikti i brendshem qe shoqeron njeriun ne raste te tilla midis ndjenjes dhe mendimit, konflikt qe çon gjithmone ne vdekjen e njeres, me rralle ne vdekjen e te dyjave, por ne te dy rastet ne varferimin filozofik te jetes.
     
  2. astronaut

    astronaut Primus registratum

    Re: Identifikim apo konflikt...?

    Atman ke shtruar nje pyetje qe te mban pezull ose te paqarte dhe une mund te ndihmoj pake.
    Mendimet dhe ndjenjat ne perjetim dhe shprehje nuk jane aspak problem dhe neqoftese keto mendime dhe ndjenja kane dicka per te dhene, patjeter do ishte shume interesante per te lexuar dhe per te formuar personalitetin ne zhvillim.
    Kur mendimet dhe ndjenjat humbasin ose nuk jane te afta per tu rigjeneruar atehere njeriu mblidhet brenda guackes per te mos u ndier me kurre. /pf/images/graemlins/wink.gif
     
    joetisti_ likes this.
  3. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Identifikim apo konflikt...?

    Astronaut eshte gjithçka e qarte dhe kete e tregon pergjigja tende qe i takon vetem nje pjese. Nese shikon titullin kupton gjithçka. Nese shikon materialin, orientohesh, por kjo nuk do te thote qe une e kam thene gjithçka sepse ketu çeshtjet shtrohen per diskutim dhe çdo njeri jep mendimin e vet. Ky eshte nje nga problemet qe ka shqetesuar kurdohere filozofine. Biles ne shek. e kaluar nga psikologe dhe filozofe ne trajtimin e çeshtjes disa prej tyre e kane ndare. Dua te them se kane harritur ne konkluzionin qe henids i takon seksit femer, ndersa veçimi, apo qartesimi, ose ndryshe perkufizimi i takon seksit mashkull. Pra njeri i perjeteon ngjarjet e jetes duke i kaluar neper filtrin e mendimit dhe ndjenjes te bashkuara keto dhe tjetri, ne dy filtra te veçuar.
    Po e them une nuk mund te shkruaj gjithçka sa di sepse nuk me pelqen te ngushtoj hapesiren. Eshte me normale te ngrihet nje pyetje dhe te kerkohen pergjigje, per te dale sefundi ne nje konkluzin.
     
  4. eM

    eM Paper Moon

    Re: Identifikim apo konflikt...?

    ndenja kunder mendimit, zemra kunder trurit...

    Nuk eshte lufte psikillogjike dhe as fillozofike, eshte me shume lufte me vetveten.

    Po sjell nje rast teper te thjeshte qe mund ta quaj pak a shume te perditeshem: Ti je mbi peshe dhe ke perpara nje torte me shijen tende te preferuar. Duke e menduar shtruar dhe me mend ti thua nuk do e ha torten sepse jam mbi peshe dhe nuk me ben mire, por kjo eshte torta jote e preferuar. Si ja ben? E han torten apo jo? (me more urria tani)

    Kjo mund te ju duket nje budallik, por ne fund te fundit, keto gjerat e vogla qe mblidhen dite per dite ndikojne ne cilin filter do te zgjedhesh ti atehere kur ke te besh me dicka te rendesishme. Nese ti nuk e ha asnjehere torten, pra ben nje vendim te menduar mire, i/e pa ndikuar nga ndienja e deshires, kur dicka tjeter me e madhe te jete ne horizont ti do te perdoresh te njejten teknike, pra do perdoresh trurin, mendjen... po ashtu dhe ne anen e kundert. /pf/images/graemlins/smile.gif

    gjithe kjo eshte nje zgjedhje qe ben njeriu, dhe keto zgjedhje sjellin ne ate qe quhet identifikim... identifikim i vetvetes.

    mbaj mend se kam pasur nje teme te tille ne nje nga klasat e mia para shume vitesh...
     
  5. astronaut

    astronaut Primus registratum

    Re: Identifikim apo konflikt...?

    Une e kuptova titullin e temes qe ne fillim.
    Njeriu i perdor mendimet dhe ndjenjat per identifikim atehere kur eshte i kulturuar por nje njeri ben te njejtin veprim edhe neqoftese nuk ka pike kulture ose eshte mesjetar.
    Ne Shqiperi njerez i perjetojne ndjenjat dhe mendimet si njerez pa kulture, pra ata jane konfliktuale.
    Me vjen keq por kjo eshte mese e vertete.
     
  6. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Identifikim apo konflikt...?

    S'e kuptoj c'jane keto pergjigje te tipit "Njeriu i perjeton...."

    Qofte edhe po te besh moral, duhet shprehur "Njeriu [duhet t'i perjetoje...."

    Gjithsesi, une jam nga ata qe shprehen me une dua ose une jam. Ndaj pergjijja ime eshte: "Une i perjetoj ndjenjat dhe veprimret e mia si nje shkallare e larte te ciles duhet t'i hipi gjer ne fund pa rene anash dhe duke pasur si qellim kryesor t'ia dal mbane te hipi ne maje, pavaresisht zbritjeve te herepashershme

    Si rrjedhim, edhe do te kem konflikte me nivelet e shkalleve - qe i gjej jo te barabarta - dhe do te identifikohem gjithashtu me arritjen time.
     
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    konflikt!
    Sepse mendimet jane te lidhura me ate se cfare te ofrohet, kurse ndjenja lind nga pavaresia shpirterore.

    Pak a shume pyetja eshte lidhja mes trurit e zemres. Zemra nuk i njeh rregullat qe ndoshta vete apo ndoshta i ndikuar ai vendos e ne shume raste zbaton.
     
    Balahk likes this.

Shpërndajeni këtë faqe