Imperativi kategorik!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga olti, 29 Jan 2003.

  1. olti

    olti Neo

    Imperativi kategorik!

    :smash:
     
  2. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Imperativi kategorik!

    -edituar- /pf/images/graemlins/tongue.gif

    P.s.Cfare insinuon more se s'mora vesh asigjo???!!! :confused:
     
  3. olti

    olti Neo

    Re: Imperativi kategorik!

    Ky term eshte nxjerre dhe perdorur nga Emanuel Kanti.
    Imperativi kategorik eshte kerkese e kulluar (apriori) e ligjit moral.
    Kjo dtth, psh. kur bejm dicka per te cilen them "Duhet ta bej, sepse ashtu duhet!"
    Ne jeten tone ndeshemi shpesh me ligje dhe rregulla te shkruara dhe te pashkruara. Nga ligjet e pashkruara jane dhe ato te moralit. Shume gjera i bejme sepse thjesht duhet t'i bejme, sepse ashtu eshte. Nuk ka vend per t'u menduar. Psh nje fenomen shume negativ ne vendin tone eshte ai i gjakmarrjes. Te gjithe ata qe jane te futur ne kete rreth vicioz jane thjeshte te detyruar te ndjekin kete ligj, gati nuk mund te dalin prej tij. Ata qe i bejne aktet e gjakmarrjes, e hakmarrjes - e bejne se thjesht duhet ta bejne, sepse ashtu eshte nje ligj. Edhe se gati askush nuk mund te doje te ndjeke keto tradita, edhe se e dine shume mire, qe eshte ne kundershtim me logjiken dhe se eshte dicka e pashprese qe sjell veteasgjesim, perseri njerezit e bejne, "sepse duhet ta bejne". Te tilla detyrime jane te shumta, por ky qe nje rast, qe eshte me i dukshem, pasi ne te jane ne loje jetet njerezore. Si mendoni - sa i ndjekim Ne ne te vertete keto detyrime, te cilat edhe se nuk mund te jene te krahasueshme me ate te hakmarrjes, perseri jane 'imperative' qe ne duhet t'i bejme, pa marre parasysh pasojat dhe realitetin. A duhet qe njerezit t'i hedhin poshte detyrimet e tilla dhe me e rendisishmja -, a jane ne gjendje njerezit te dalim mbi keto detyrime dhe te mos i realizojne me ato?!!
     
  4. Megg

    Megg Carpe Diem

    -Ka shume njerez qe shqetesohen per opinionin dhe madje jetojne per
    te....nese tradita apo nje ligj i pashkruar thote nje rregull edhe po te jete
    absurd dhe te mos jete i frytshem njerezit e bejne sepse duhet bere
    ...dmth duhet dukur nje person i denje ....etj etj..
    Ajo cka mendoj un esht se kjo ka te beje me mentalitetin,,,dhe sa rendsi i kushton bota botes,,,,dtth...mendimit te te tjereve dhe paragjykimeve,,
    duke marre shembullin tend per gjakmarrjen,,,pike me mend kjo qe je ndalur ti sepse Mbi bazat e ketij ligji"Imperativi Kategorik"
    ngrihet ndryshimi i botes,,,qe akoma esht ke hapja e themeleve
    po dyshoj se ka ngel lopata...:)
     
    Sweety likes this.
  5. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    Ndryshe nga imperativi teknik dhe i kujdesshëm, i cili është hipotetik në natyrë, morali i vërtetë imperativ është kategorik. Ky lloj detyrimi kategorik zbatohet tek të gjithë njerëzit dhe drejton ‘një veprim sit ë domosdoshëm pa pasur parasysh arritjen e një qëllimi përfundimtar, dhe, si i tillë, quhet domosdoshmëri objektive. Ky drejton sjellje të caktuara në mënyrë të menjëhershme, pa pasur për to asnjë qëllim ose kusht tjetër. Quhet kategorik, pasi zbatohet tek të gjitha qeniet njerëzore dhe është imperativ, pasi ky është pasrimi spas të cilit ne duhet të veprojmë. Formulimi baze i imperativit kategorik është ky: ‘vepro vetëm në atë mënyrë që maksima e vullnetit tënd të jetë dhe parim i legjislacionit të përgjithshëm”. Për të ilustruar se si detyrimet kategorike na aftësonin ne të zbulonim detyrat tona morale, Kanti jep shembullin e mëposhtëm: Një njeri ‘u gjet i shtrënguar, nga nevoja, që të merrte para hua. Ai e dinte që nuk do të mundte t’i kthente ato, por gjithashtu shihte se askush nuk do t’i jepte borxh, në qoftë se nuk do të premtonte fuqimisht që do t’i kthente paratë në një kohë të caktuar. Ai dëshironte të bënte këtë premtim, por ishte akoma aq i ndërgjegjshëm, sat ë pyeste veten: A nuk është e paligjshme dhe e paqëndrueshme të kapërcesh vështirësitë në këtë mënyrë? Megjithate, të supozojmë se si ai vendosi të vepronte më sipër, atëherë maksima e veprimeve të tij do të shprehej kështu: kur unë shikoj se kam nevojë për para, do t’i marr ato hua, duke premtuar se do t’i kthej, pamvarësisht se e di që kurrë nuk kam për t’i kthyer. Tani ky parim i së mirës tënde apo i avantazheve të tua personale mund të qëllojë që të bëhet i vazhdueshëm në të ardhmen tënde, por tani pyetja është: A është kjo e drejtë? Atëherë unë po ndërroj sugjerimin nga e mira perosnale në atë të ligjit universal dhe do ta bëj pyetjen në këtë mënyrë: Si do të ndodhte sikur maksima ime të bëhej ligj universal? Atëherë do të shikoja se veprimi im nuk afrohet aspak me ligjin e përgjithshëm natyror, por përkundrazi e kundërshton atë.
     
  6. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Njeriu ne ditet e sotme shqetesohet per ate c'ka shohin dhe mendojne te tjeret dhe per ate c'ka mendojne per ne si persona.Ligjet e shkruara nuk po vihen ne perdorim,ne me te vertete i zbatojme ato por dhe qeveria duhet te beje kujdes me ato qe kane shkruar ne ate protokoll.Une theksoj se njerezit duhen te vazhdojne para dhe ti bejne gjerat sa me te thjeshta qe ti ku ptojne.Nga njera ane te vret vete ndergjegj,ndersa nga ana tjeter na ndikon edhe mentaliteti qe na rrethon.Ligjin nuk e ben askushi prandaj te gjithe jane te barabarte.Ne nuk kemi nevoje per moral pasi nuk jemi dhe aq te trashe sa mos ti kuptojme ngjarjet qe po ndodhin ne vendin tone dhe po ndikojne tek vete ne si persona.
     

Shpërndajeni këtë faqe