Incidenti, portieri serb largon flamurin, irritohen tifozët në Fier

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga Universal, 22 Mar 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    FIER - Një incident jo i zakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes Apolonia-Tirana në Fier duke rikthyer në vëmendje incidentin në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri

    Ndërsa ndeshja ishte ndërprerë për ekekutimin e një penalltie një tifoz fierak ka hyrë në fushë me një flamur Kombëtar me mbishkrimin Shqipëri-Kosovë dhe duke e shpalosur atë.

    Në këtë moment ka ndërhyrë portieri serb i Apolonisë Cakoviç i cili ia ka rrëmbyer dhunshëm nga dora flamurin tifozit fierak, ky gjest ka sjellë edhe irritimin e tifozerive të të dyjave skuadrave të cilët në kor thërrasin “kore ofenduese” ndaj tij, por edhe të vetë lojtarëve të Apolonisë.




    Pas këtij momenti trajneri i Apolonisë, Mërgjyshi për të qetësuar dy tifozeritë dhe për t'i rikthyer normalitetin ndeshjes është detyruar të zëvendësojë portierin serb Cakoviç duke futur në lojë portierin e dytë të ekipit, Endrit Çakon.

    Tifozi fierak ka hyrë në fushë në momentin që arbitri kishte akorduar një penallti në favor të ekipit të Tiranë, ku gjatë një aksioni të shpejtë në kundërsulm, Gjergji Muzaka pengohet nga kapiteni Dimo, i cili ndëshkohet nga gjygjtari me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë .
     
  2. SNAP

    SNAP Papirus rex

    Keta Serbet jane te padurushem me keto veprime primitive.
     
    AlbiPg likes this.

Shpërndajeni këtë faqe