info interesante

Diskutime tek 'Planeti Im - Jeta rreth nesh' filluar nga Seyfert, 22 Sep 2014.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    [​IMG]
    Ne romanin e tij “Bota e humbur”, zoti Artur Konan Dojl pershkruan nje pllaje imagjinare e kufizuar nga humnera te medha vertikale. Shkrimtarin e famshem anglez e frymezuan ekspeditat e kryera ne keto pyje te vetmuar ne kufi me Brazilin. Ne siperfaqen ujembledhese te lumit Rio Chaura (dege e Orinokos), eksploratoret hasen jo pak por shume pllaja te tilla te izoluara.
    Nje prej tyre, Sarisarinama, ka qene me intriguesja. Me nje siperfaqe prej 755 km2 , ajo ngrihet menjehere mbi xhunglen e pafund. Rezultatet nxorren ne pah pranine e mjaft gropave gjigande e te thella. Si jane formuar keto gropa?
    Per gjeologet, ky fenomen nuk eshte i panjohur. Ne gjithe boten takohen pamje te tilla mbreselenese, te cilat quhen pejsazhe karstike, me shpella dhe lumenj te brendeshem. Por Sarisarinama nuk perbehet nga gelqerore, por nga ranore dhe kuarcite. Kurre me pare gjeologet nuk paten takuar nje te tille.
    Me 1974, nje ekip prej 30 studiuesish fluturuan drejt ketyre aneve, dhe vendosen nje kamp afer Sarisarinames. Ajo kishte nje diameter prej 370 metrash dhe thellesi prej 314 metrash. U vu re se gropa ne fundin e saj zgjerohej shume, ku rritej nje pyll i madh dhe i larmishem ne bimesi.
    Me 1976 nje tjeter ekspedite mbrriti ketu per te zgjidhur enigmen e formacioneve shkembore. U arrit ne perfundimin se kohe me pare, tavani i kesaj grope eshte shembur, duke u depozituar ne fundin e saj, dhe duke ekspozuar ranoret, te cilet vendoseshin poshte gelqeroreve. Megjithate, kjo grope misterioze, e cila sot eshte ne mbrojtje, dhe vizitat per atje jane mjaft te kufizuara, kerkon ende studime te mirefillta gjeologjike, biologjike dhe klimatike.
     
    Dreamer, exit, Al-Punk and 1 other person like this.
  2. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    [​IMG]
    Ne lindje te Andeve, pikerisht ne Kolumbine qendrore, rrjedh nje lume jo si te tjeret. Me nje gjatesi prej rreth 100 km, quhet nganjehere “Ylberi i lengshem”. Ky lume, emri i te cilit eshte Cano Kristales, rrjedh gjithnje me ujra ngjyre te kuqe, blu, te verdhe, portokalli dhe te gjelbert, nje fenomen qe nuk ndodh ne asnje vend te botes.
     
    exit, Al-Punk and scadarsko like this.
  3. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    Jane algat qe ndikojne ne kete imazh spektakolar,nga muaji shtator deri nentor nderojn ngjyre 5here.
     
    Last edited: 3 Oct 2014
  4. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    [​IMG]
    Dikur ishte një nga katër liqenet më të mëdhenj të botës, me një sipërfaqe prej 68 mijë kilometrash katrorë.

    Për këtë arsye, në gjeografi të gjithë e njohin me emrin deti Aral.

    Ky liqen – në kufirin e sotëm mes Uzbekistanit dhe Kazakistanit në Azinë qëndrore – është katandisur në vetëm 10% të sipërfaqes së tij fillestare dhe është, aktualisht, i ndarë në disa basene.

    Kjo katastrofë nga mendja dhe dora e njeriut i dedikohet një projekti sovjetik për t’i ndryshuar rrjedhën dy lumenjve kryesorë që e furnizonin atë.

    Ndërtimi i kanaleve dhe digave që i ndryshuan rrjedhën këtyre lumenjve nisën në fund të vitete 40 të shekullit të kaluar.

    Qëllimi final ishte që zonat në lindje dhe në perëndim të tij të mbilleshin kryesisht me pambuk dhe kultura të tjera bujqësore.

    Ndërsa zvogëlimi galopant i sipërfaqes dhe volumit të ujit në detin Aral ishte evident që prej fundit të vitete 60 e në vijim.
    Por, një nga problemet kryesore të projektit është cilësia dobët e ndërtimit të kanaleve, që ka çuar përgjatë kësaj periudhe në çuarjen dëm deri në 50% të sasisë së ujit.

    E nga ana tjetër, tharja e tij i dha pasojat më të rënda te peshkimi.

    Më shumë se 40 mijë vetë ishin të punësuar në këtë sektor në të gjithë perimetrin e liqenit.

    Ndërsa prodhimi ishte i barabartë me 1/6 e sasisë së peshkut që kapej në ish-Bashkimin Sovjetik.

    Sot në të dy anët e kufirit mund të shikosh varreza të pafundme anijesh peshkimi.

    Megjithatë, 5-6 vitet e fundit vërehet një rritje shumë e vogël e sipërfaqes së liqeneve, që ka sjellë edhe në gjallërim modes të peshkimit.
     
    gurax, Dreamer, exit and 1 other person like this.
  5. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    luani2.jpg
    “Monumenti i Luanit”- (Löwendenkmal) ose Luani i Lucernës është një simbol monumental i qytetit të Zvicrës, projektuar nga Bertel Thorvaldsen dhe realizuar në gurë nga Lukas Ahorn midis viteve 1820-1821. Në kujtim të sakrificës të rojeve zvicerane masakruar më 1792 gjatë revolucionit francez, kur revolucionarët morën me forcë Pallatin Tuileries në Paris. Është skulptura e një luani të plagosur. Shkrimtari amerikan Mark Twain (1835-1910) që e ka vizituar monumentin ka thënë se “është monumenti në gur më i trishtë dhe më prekës në botë”. Dhe është vërtetë i tillë.
     
    gurax, Dreamer, Balahk and 1 other person like this.
  6. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    kur lexon kte SPERMEN HIBRID...

    O shoku peshkaqeni ,kur do te lirohesh nga tezat marksiste ?
    Neokolonializmi...egzistojne tre rrethe...rrethi i pare jane grupi i shteteve te medha (alla SHBA) te cilet shfrytezojne shtetet qe formojne rrethin e dyte dhe shtetet e rrethit te trete...ndersa edhe shtetet e rrethit te dyte i shfrytezojne shtetet e rrethit te trete.
    SHBA ne poziten me te privelegjuar,shfrytezues i trefishte...bravo i qofte !

    PIKERISHT...cfae quhet komb PROSTITUTE.

    Naten e mire.
     
  7. Airbourne

    Airbourne Papirus rex


    Nje kinez SHKRUAN....Kina udhehiqet nga inxhiniere dhe ata jane briliante ne realitet.Vendet e tjera qe drejtohen nga avokate,jane te mire ne argument.
     

Shpërndajeni këtë faqe