Informacione te ndryshme per shendetin.

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Diavolessa, 10 Dec 2002.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Informacione te ndryshme per shendetin.

    Vera e bardhe ben mire polmoneve.

    Te pish vere ben mire per shendetin. Por vere e bardhe dhe vere e kuqe ,
    kane efekte shendetsore te ndryshme.
    Ata te veres se kuqe , dihen tashme nga shume kohe. Vera e kuqe ben mire per zemren
    dhe qarkullimit te gjakut.
    Nje studio Amerikane thote qe vera e bardhe ben mire polmoneve.
    Nje gote ne dite, garanton 1,5% funksionim me shume ne polmone.
    Kjo do te thote 1-2 vjet jete me shume.
    Mbase vera e bardhe eshte kaq e shendetshme , sepse permban shume
    vitamina kundrasode. Vitaminat vijne sic nga lengu i rrushit,
    dhe nga procesi i berjes se veres.

    Duhet kujtuar qe te pish shume alkol ka efekte te renda per shendetin.

    American Thoracic Society's 2002 (23/05/2002)
  2. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Polmone te shendetshme nga vitamina C.

    Nje portokall ne dite ndihmon polmonet te mos semuren.
    Vitaminat bejne mire dhe kjo dihet.
    Nje studim i ri , e konfermon dhe tregon te reja interesante.
    Kush arrin nje ne perqindje te larte vitaminash, ka polmone
    te shendeshtme, dhe me kalimin e kohes durojne me shume.
    Shume vitamina ne dit ulin ritmin e semundjeve:
    Te bronkiteve, asmes .

    (American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine 2002;165:1299-1303)
  3. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Caji forcon kockat.

    Caji eshte pija e dyte , me e pire nga te rriturit pas ujit.
    Ka shume efekte te mira,
    Mjeket thone qe caji i pire rregullisht, ndihmon te forzimin e kockave
    deri ne 5%.
    Ky zbulim kerkon ende me shume studime, por ne se confermohet
    eshte shume e rendesishme per shendetin e njerezve, duke
    shikuar qe edhe caji nuk mungon.

    (Archives of Internal Medicine 2002; 162: 1001-1006.)

    30/05/2002
  4. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Kush mund te me pergjigjet mbi nishanet?

    Psh: Ka shume raste qe pasi kthehesh nga plazhi dalin disa nishane, qe rrin per tere jeten.

    Kam degjuar qe nishanet mund te sjellin edhe kancerin. Eshte e vertete kjo?
  5. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Nishanet qe permend Paperina shkaktohen nga dielli dhe jane grumbull pigmenti i perhershem ne lekuren e demtuar. Ne fakt, disa nga keto njolla dalin edhe vite me vone pasi je ekspozuar ne diell. Sipas teorive te sotme te mjekeve eshte qe dielli eshte shume i demshem per lekuren. Rrezatimi i diellit shkakton deme te thella te lekures qe shfaqin pasojat pas disa vitesh, si rrudhat dhe njollat, gjithashtu dhe kancer te lekures. Besoj se dhe ne Europe po zhvillohet nje fushate e madhe per ruajtjen e lekures, perdorimin e kremrave me sunscreen dhe ekspozimin sa me te paket ne diell sic po zhvillohet edhe ketu ne USA. Ka ikur moda e lekures e nxire nga dielli, rritja e perqindjes se rasteve te kancerit te lekures i ka bere njerezit te marrin masa per tu ruajtur nga rrezatimi diellor.
  6. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Po me bere solarium... Dmth rreze artificiale, per me u nxi pak. Nuk bejne dem?
    Psh:Vete jam e bardhe si nje mozzarele /pf/images/graemlins/frown.gif Mu ka tek me u nxi pak, por jam me dy menjesh /pf/images/graemlins/frown.gif
  7. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Me rreze artificiale eshte e demshme gjithashtu. Nuk e di si eshte moda ne Itali, por ketu ne USA lekura e bardhe eshte me e preferuara. Sa me e bardhe aq me e preferuar /pf/images/graemlins/smile.gif . Diku kam lexuar qe nga shek. 18 dhe 19, lekura e bardhe ne Europe konsiderohej si lekura e zonjave, kurse lekura e nxire si lekura e fshatareve qe punonin token dhe ekspozoheshin ne diell. Nga vitet 1970 kjo teori ndryshoj dhe lekura e nxire konsiderohej per njerezit qe benin qejf dhe shkonin ne plazhe, kurse ne ditet e sotme perseri i ka ikur moda e lekures se erret. Ju lutem mos e merrni per racizem dicka te tille... jane thjesht gjera qe kam lexuar. /pf/images/graemlins/smile.gif
  8. barbarossa

    barbarossa Fillestar

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Paperina, nese te pelqen lekura e abronxuar mos caj koke nese eshte ngjyre zonjash apo jo. Kur ti je e kenaqur ke pamje shume terheqese dhe anasjelltas. Po deshe te marresh rreze artificiale duhet te dish qe duhet te mbrohesh me kremera me spf te larte ne fillim duke e ulur numrin e ekranit si ne plazh, pasi edhe rrezatimi artificial uv ka dy komponentet uvA te mirin dhe uvB te keqin. Kurse ne plazh duhet te ruash te oraret me te buta te rrezatimit edhe keto e mbrojtur me kremra. Mos harro te mbrosh dhe syte.
    Kurse nishanet pas plazhit shfaqen me shume ne pjesen e siperme te kurrizit qe zakonisht digjet me shume nga dielli. Po nuk u rriten me kalimin e kohes, po nuk ndyshuan ngjyre dhe po s'u bene asimetrike, mos e vrit mendjen per to.
    Sa per veren e berdhe apo e kuqe dihet qe ben shume mire per shendetin, por jo me shume se 200gr ne dite se pastaj efektet negative i kalojne ato pozitive. Tani ka dhe nje teori sipas se ciles vera eshte dhe nje antikancerogjen i mire sepse oksidon radikalet e lira ne tupin tone qe mendohet te jene pergjegjese per krijimin e qelizave kanceroze.Prandaj mos harro gjate rezatimit edhe pak vere.
  9. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Papi, ne punen time kam nje grua qe eshte rreth 55 vjec dhe ka nje lekure te bardhe, te lemuar dhe pa asnje njolle. Kur e pyeta se cfare sekreti ka, me tha qe asnjehere nuk kam shkuar ne plazh dhe gjithe jeten time jam munduar te mos ekspozohem ne diell. Kjo eshte ajo qe thone dhe mjeket e sotem dermatologe.
    Per mua ka rendesi, me mire nje lekure te mire me vone, sesa 2 jave lekure te nxire. Ah, te kisha keto mend kur isha adoleshente dhe shullaqesha ne plazhin e Durresit per 3 muajt e veres thuaj!
  10. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Flmnd shume te dyve /pf/images/graemlins/smile.gif Disa foto i kam vendos neper faqe etj etj.... Vallai 3 muj plazh kam..me teper se aq nuk nxihem dot /pf/images/graemlins/frown.gif
    Besoj se gjithkujt i pelqen me ndrru pak, tana heret isoj..nejse.
    Rreze s'po bej. Kur te vi koha e plazhit te shohim.

    Edhe nje here flmnd shume.
  11. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Me poshte kam vene ca info. qe lexova tek gazeta Mjellma. Mendoj se eshte interesante.

    Kolli asmatik
    Në trajtimin e kollit asmatik na duhen produkte makrobiotike që do ta ndalin energjinë dalëse, pra ndonjë produkt kompakt dhe i fortë, me të cilën duhet të stimulohet energjia që shkonë në drejtim - poshtë, por i cili produkt njëkohësisht ka fuqi të relaksimit dhe çlirimit.
    Prandaj përzieni 12 gram farra të bërthamës së kajsisë dhe 20 gram të pjeshkës. Shtypni këto me avan dhe vendosni në të pak rrënjë xhenxhefili (zingibera officinalis), të cilën mund ta gjeni në ndonjë barnatore apo ta porositni. Për ta përforcuar shijen mund të shtoni pak oriz. E gjithë kjo zihet në enë me një gotë ujë, gjersa uji të avullohet. Masa e zier (quli) hahet, ndërsa lëngu i saj pihet. E njëjta mund të përdret edhe kundër bronhitit, por pa i shtuar rënjë xhenxhefili.

    Për trajtimin e diabetit
    Kikiriki pak i pjekur dhe i kriposur është i dobishëm për trajtimin e diabetit. Ndihmon mirë edhe te gjendjet depresive. Nuk preferohet të merret çdo ditë ngase është shumë JIN dhe shkakton rritjen e tensionit të gjakut dhe mund të shkaktoj gjakderdhje nga hunda.

    Bërthama e farrave të kajsisë
    Në rrastet e çjerrjes së zërit, kollit, ftohjeve, bronkitit, etj, bënë mirë të përtypen 3-6 gram bërthama të freskëta të frytit të kajsisë.

    Farrat e susamit
    5-10 gram farra të freskëta të susamit përtypen mirë me dhëmbë. Bëjnë mirë te këto gjendje:
    -Çrregullimet e lukthit dhe zorrëve
    -Shtojnë qumështin te gjiu i nënave të reja
    -Rregullojnë ciklin e çrregulluar mestrual
    -Ndihmojnë te çrregullimet e syve

    Karrota
    Ndihmon te anemia (PAKGJAKËSIA). Është shumë e dobishme të hahet karrota e zier. Po ashtu ndihmon në mjekimin e veshkës, çrregullimi i funksioneve të së cilës është shkaktar i ënjtjes së këmbëve.

    Luleshurdha
    E pastruar mirë dhe e zier është e mrekullueshme për kthimin dhe shtimin e vitalitetit. Forcon me të madhe lukthin dhe zorrët. Përdoren gjitha pjesët e kësaj bime. Përgatitja bëhet duke e përvëluar apo si çaj, nëse bima është e tharë. Çaji përgatitet edhe nga rrënja. Merret një rënjë e bimës, pastrohet mirë dhe thahet. Prehet në copëza dhe fërgohet në vaj, e pastaj bluhet në mulli për kafe si pluhur. Gjatë përgatitjes, për 1 lugë gjelle pluhur përdoret ½ l ujë Ky lloj çaji përdoret për kthim të vitalitetit dhe forcim të lukthit e zorrëve.

    Lakra
    Nëse përdoret e zier lehtë (më së shumti 2-3 minuta), ajo forcon vitalitetin seksual.

    Njala
    E forcon me të madhe fuqinë seksuale. Është mirë për të fituar forcë gjatë kohës së etjeve dhe nxehtësisë (vapës) si dhe për largimin e lodhjeve pranverore. Duhet të hahan 3-4 ditë nga disa copa prej 5 cm gjatësie të njalës të pjekur apo të zier.

    Trangulli
    Bishtat e trangullit që e mbajnë frytin zihen në formë çaji dhe përdoren me sukses kundër sëmundjes beri-beri dhe sëmundjeve që shkaktojnë ënjtje të këmbëve.
  12. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Vazhdoni te sillni risi (per shume kend ketu ne AF) nga mjeksia popullore.
  13. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    AnaBlu, nese mundesh, na i jep emrat e bimeve edhe ne latinisht.
    Falemnderit
  14. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Informacione te ndryshme per shendetin.

    Mjeku Popullor... fatkeqsisht nuk i di emrat ne latinisht. Po mesova ndonje emer, do ju them.

Shpërndajeni këtë faqe