Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga genti, 3 Apr 2003.

  1. Admir

    Admir Anëtar aktiv

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes!

    Duhet kuptuar ndryshimi ndermjet pervojes, diturise dhe zgjuarsise. Pervoja fitohet, dituria po ashtu, kurse zgjuarsia eshte aftesia per te marre vendimin me te pershtatshem. Mund te kesh shume pervoje e dituri, por vazhdon te jesh i trashe kur perballesh me nje situate te veshtire. Zgjuarsia ka te beje me marrjen parasysh te cdo pervoje dhe per ta aplikuar duke i dhene zgjidhje nje problemi te caktuar. Perfundimisht, dua te them qe zgjuarsia nuk te beje me cilesine e kujteses, apo sasine e informacionit te akumuluar, por me aftesine per te zgjidhur nje problem ne menyre te perhershme. Ne te mire te kujt? Kjo mbetet per tu diskutuar ne caqe morale.
  2. Florus

    Florus Anëtar aktiv

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    Ne fakt ka dy terma dhe dy kuptime te ndryshme:

    1.Inteligjencie: gjithe njerezit me arsim universitar te cilet jane te agazhuar ne pune profesionale te kualifikuar dhe jo ne pune fizike.

    2.Intelektual: gjithe ata qe krijojne, perhapin dhe perdorin kulturen si pjese perberese te veprimtarise se tyre profesionale.

    Me gjithe diferencat mes ketyre dy termave (me shume gare ideologjike mes Perendimit dhe Ish-kampit Socialist), inteligjenca eshte provuar se eshte me se shumti nje produkt social duke erresuar keshtu anen biologjike te saj.
    Shprehja dhe mendesite ne popull e shprehin shume mire sa thame me lart:
    "10% talent dhe 90% pune"
  3. Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    Un mendoj se eshte e Lindur.Inteligjenca fitohet me mund gjate jetes dhe perballe pengesave qe jan ne jete.
  4. ezhderha

    ezhderha Fillestar

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes!

    te dyja
  5. The_Libertine

    The_Libertine Fillestar

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes!

    biologjikisht thuhet qe inteligjenca eshte e lindur...ne fakt edhe sot e kesaj dite ekzistojne edhe menyra per te matur inteligjencen ...IQ...fakti qe dikush mendon qe ajo perfitohet duke jetuar nga eksperiencat...mendoj se gabon (edhe pse jo totalisht) ajo qe fitojme ne nga eksperiencat,nga leximi,tv,radio,dhe gjitha veprimtarit e tjera te jetes sone..eshte nje akumulim i diturise...arijme te kuptojme si funksionon dicka...Por eksperienca dhe dituria nuk jane = 100% me Inteligjencen...ajo eshte nje dhunti...intuit,fantasi..hyn disa faktore te tjere qe e percaktojne..
    /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
  6. vaiolet

    vaiolet Fillestar

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes!

    Desha te shtoj qe per fat te mire ka shume tipe inteligjecash, me duket pak a shume tete emidis ketyre jane: inteligjenca llogjike, matematike, shoqerore, hapesore, etj.
    Mendoj qe nje pjese te mire e kemi nga prona gjenetike qe trashegojme nga prinderit, por pjesa me e madhe e informacioneve qe marrim gjate femijerise se pare jane te ndikuara nga prejardhja kulturore, shtresa shoqerore perkatese, etj.
    Sipas meje, eshte mire qe secili nga ne te aplikohet aty ku inteligjenca i "mungon". Une per veten time kur veja ne shkolle ne kohen e qepes nuk eshte se ndriçoja shume ne vizatim, nderse kisha 9-ta e 10-ta ne gjuhe e letersi e shkenca..Tani perfitoj nga rasti kur vizaton djali im, vizatoj dhe une me te..Si i thone..aplikohem /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
  7. shefki

    shefki Anëtar aktiv

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes!

    Inteligjenca s'mund te quhet e lindur nese merr parasysh faktin e shumellojshmerise se saj.Njerezit kane prirje gojore,muzikore,sportive,matematike etj. Gjate jetes se tyre ato zhvillojne e arrijne kulmin e asaj inteligjence te cilen ia kane kushtezuar rrethanat.P.sh femija i cili ka prinder qe i kushtojne rendesi arsimit ne pergjithesi ,padyshim qe do te perparoje me teper se nje moshatar s'ka pasur ndonje pervoje akademike.Pra,inteligjenca eshte artificiale ngaqe del ne pah vetem kur stimulohet.
  8. Guest

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes!

    Kur flasim per dicka te lindur, mendja vetvetiu me shkon tek "talenti" apo "dhuntia". E zeme, nese dikush, ka talent ne drejtim te artit, nderkohe qe prindrit e tij s´ja "thekin" fare,atehere kemi te bejme me "te lindur". Me inteligjencen ndodh ndryshe. Inteligjenca stimulohet nga familja, edhe pse geni eshte gen dhe ne nje fare menyre kemi dhe trashegimia ( profesionale) luan nje rol te rendesishem.Te gjithe kemi degjuar kur thuhet " Familje doktoresh", "Arsimtaresh" "Inxhinierash" etj.
    Marrim shembullin e nje familjeje, e cila ka nje faqe muri bibloteke dhe rastin e nje familjeje, ku nuk shpenzohet nje cent per nje liber. Ne rastin e pare femija stimulohet nga kushtet ne te cilat rritet.
  9. prodigious

    prodigious Fillestar

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: XhinO_1</div><div class="ubbcode-body">Disa kembengulin se eshte e lindur bashke me njeriun,disa thone se bazohet ne eksperjencen e njeriut gjate jetes.
    Une per vete mendoj se eksperjenca ndikon,por me teper eshte lindur. </div></div>
    Nuk ka nevoje te flasesh me. E ke thene ate qe eshte per tu thene. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
  10. Singapuras

    Singapuras Fillestar

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    Per mendimin tim tema duhet trasferuar tek "Psikologji"....

    Ma shume se 'Filozofia" asht Disiplina e Psikologjise e cila studojn te gjitha sistemet fizike, mendore, e sjellje te njeriut,qe mund te na shpjegoje natyren e inteligjences.

    Mund t'ju vije surprize por qysh nga gjenesi i Pikologjise (moderne)deri me sot Psikologet, perfshi pioneret modern te studimit te inteligjences Francis Galton , Alfred Binet etj, kane percaktime te ndryshme rreth konceptit te inteligjences (dhe menyra te ndryshme mbatje te saj)

    Une jam e njoh natyren e inteligjences njerezore dhe jam kompetent ne percaktimet e ndryshme te saj por nenshkruaj me se shumti tek teoria e inteligjences fillimisht e propozuar nga Raymond B. Cattell dhe pastaj e modifikuar nga Horn.

    (Kjo teori celebron gjithashtu natyren dialektike (argumentive) te inteligjences si te Lindur por edhe te Fituar nepermjet eksperiences jetesore)

    Ashtu sikur pershkruhej origjinalisht nga Catell, teoria
    njihte egzistencen e 2 tipeve kryesore te aftesise se mendjes (dhe trupit.. aftesia per te praktiku funksionalisht kapitalin mendor).

    Keto dy tipe jane Inteligjenca Fluide, dhe Inteligjenca Kristale.

    Aftesite qe perfshin inteligjenca kristale jane, zotesite dhe diturite qe jane te varura tek expozimi ndaj nje kulture te vecante, gjithashtu ndaj edukimit formal (shkollle, universitet) e informal (fjalori,shoqni, grupe, burg :), dajak /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif etj.
    Rikujtimi i informacionit dhe APLIKIMI i diturise se pergjithshme, ne baze te kesaj teorie, kuptohen si elemente te
    te Inteligjences KRISTALE.

    Aftesite qe perbejne Inteligjencen Fluide, jane jo verbale, relativisht te pavaruna nga kultura, dhe autonome nga intrsuksionet(pershembull memorja per numrat). Horni i ka shtua ketij tipi inteligjence edhe aftesite tjera si pershemull, aftesit e perpunimit vizual,perpunimit aduditiv, shpejtsia e perpunimit, kuantiteti i perpunimit, lehtesin e shkrimit e leximit, memorjen ne termit te shkurte, dhe memrojen e kohes se gjate, etj.
    Gango
  11. parid07

    parid07 Fillestar

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    shfaqja e intelingjinces nuk te beje vetem me trashegimin apo me eksperriencen,arsimore,pedologjikedhe jetesore,te gjitha keto ndikojne ne menyre te terthorte ne shfaqjen e saj duke i ngjitur faktoret e jashtem dhe te brendshem te individit inteligjenca eshte dika qe zoterohet nga te gjithe por eshte aftesia per ta shfaqur ate dhe per ta perdorur ate qe ben dallim sepe eshte me nyra e perceptimit nga te te tjeret ajo qe na ben inteligjent ose jo
  12. parid07

    parid07 Fillestar

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    shfaqja e intelingjinces nukka te beje vetem me trashegimin apo me eksperriencen,arsimore,pedologjikedhe jetesore,te gjitha keto ndikojne ne menyre te terthorte ne shfaqjen e saj duke i ngjitur faktoret e jashtem dhe te brendshem te individit inteligjenca eshte dika qe zoterohet nga te gjithe por eshte aftesia per ta shfaqur ate dhe per ta perdorur ate qe ben dallim sepe eshte me nyra e perceptimit nga te te tjeret ajo qe na ben inteligjent ose jo
  13. Singapuras

    Singapuras Fillestar

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    Vec tu e lexuar shkrimin e masiperm me ulen piket e IQ's ...

    Shkurt,
    1) Trashegimeria dhe Eksperienca jane THEMELET mbi te cilat
    nje qenie inteligjente funksionale formohet.

    2)Inteligjencen,te pakten ashtu sic e kuptojme ne nuk e zoterojne te gjith, apo INVARIABLY!a)Pse e kam kete ide qe te pakten disa nga pacientet e insituteve mendore skualifikohen nga te quajturit qenie inteligjente? b)Gjithashtu, c'fare te sugjeron ndryshimi mes nje IQ score 59 dhe nje score 159?

    3) Aftesia per te praktiku (apo shfaq)kapitalin mendor eshte
    eshte NJE nga komponentet e Inteligjences humane.Jo gjithcka.
    Kete komponent te rendesishem Catell, dhe Horn ja rezervojne gjeresisht Inteligjences KRISTALE (referoju shkrimit tim te mesiperm ku kam permendur:
    "....Rikujtimi i informacionit dhe APLIKIMI i diturise se pergjithshme, ne baze te kesaj teorie, kuptohen si elemente te
    te Inteligjences KRISTALE...."( - APLIKIMI I DITURISE SE PERGJITHSHME NE PRAKTIKE!)

    Megjithate modifikimet e Horn, atribuojne disa procese fiziologjiko-neurale si pershembull perpunimi vizual e auditiv, kuantieti i perpunimit etj, lehtesia e shkrimit dhe leximit, etj
    inteligjences Fluide. Une kam argumentuar ne Universitet qe neese keto veti klasifikohen ne kategorine e 'shfaqjes se inteligjences" athere mund te themi te sigurte qe aftesia e aplikimit te kapitalit mendor ne praktike FUNKSIONALISHT nuk limitohet vetem tek Inteligjenca Kristale por zgjerohet edhe tek
    Inteligjenca Fluide!

    4)Perceptimi 'nga te tjeret" NUK e ben inteligjent apo jo inteligjent njeriun! Per nje lexues amator ne psikologji mendimi qe shprehni mund te justifikohej pasi asht dituri e zakonshme qe profili i plote i njeriut eshte produkt totalitetesh shoqerore.( Keshtu lindin edhe Sterotypes).
    C'do shoqeri apo kulture mund te kete parametra te ndryshme per te perceptu nje njeri inteligjent apo jointeligjent, e bukur apo jo e bukur. SHIJA ESTETIKE ,JO SHKENCA, PERJASHTO NESE JE EDUKUAR ME FRYME IDEALISTE, ESHTE GJITHMONE KULTURALISHT E BAZUAR!!!

    Por me fal por nuk po flasim per shijet estetike te shoqerise e te komunitetit.

    Po interesohemi te diagnostikojm origjinen dhe relativitetin e inteligjences se personit jo sipas shijes estetike-artistike te shoqerise lokale por ne terma shkencore-objektiv qe komandojne autoritet universal. Ky percaktim behet shkencerisht nga profesioniste te specializuar ne disiplina te ndryshme te psikologjise ne ambiente (zakonisht te vecanta, dhe duke perdorur mjete e metoda te vecanta te pandikuara nga kulturat.

    Pershendetje
    Gango
  14. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    Inteligjnca eshte nje perzierje e te dyjave, e trashegimise dhe e rritjes, e kuptuar si pervoje.
    Nese nuk do te qe e lindur, atehere mjaft gjera nuk do te gjenin shpjegim. Psh femija godet me shkelma barkun e nenes dhe keto jane sinjale qe ai i percjell. Kur lind nuk eshte nje tabula rasa, sjell genet me vete, ose eshte krijese, ndoshta edhe pasoja me e mire e mundeshme e prinderve. Perndryshe, a mund te besh bakllava me krunde? Pastaj duhet kuptuar qe nuk jeton ne nje ambient bosh, ne vakum. Jeton ne nje mjedis me te cilin hyn ne bashkveprim qe ne çastet e para te jetes. Kjo do te thote se fillon ajo qe quhet pervoj e cila kuptohet edhe si "rregullim" me mjedisin, dmth inteligjenca e ndihmon te pershtatet. Me kalimin e kohes, kur kjo pervoje eshte e shndruar ne maturi, veprimet e qenies jane te tilla qe e ndryshon mjedisin rrethues.Sikunder thote J Piaget ne analizen qe i ka bere zhvillimit te inteligjences dhe qe mbetet dokumenti me domethenes ne kete fushe: "Inteligjenca eshte ne thelb nje organizim dhe funksioni i saj eshte te ndertoje gjithesine sikunder organizmi nderton (une do te thosha pershtat) çastin".
    Inteligjenca hyn ne marrdhenie te ndersjellta me mjedisin dhe ka si pasoje po nje ndersjelltesi tjeter, ate te asimilimit (pervetesimit)dhe te rregullimit. Pervetesojme te dhenat qe mjedisi na dergon, vetem pasi keto jane pervoje, ndoshta rendomesi dhe pershtatim ose rregullojme mendjen sipas ndryshimeve qe peson mjedisi, kupto veçanerisht, kur keto ndryshime jane te padeshiruara, (psh, nje kataklizme, nje pendemi, nje klime tjeter nga sa me pare, kerkojne edhe pershtatje).
    Inteligjenca dhe njemendesia jane si ajo thenia: Njera dore lan tjetren dhe te dyja fytyren.
  15. StillMandi

    StillMandi i fresket

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    Faktikisht nuk besoj fare ne trashegimine e inteligjences. Neqoftese trashegimi do te thote ambienti ku je rritur kur ke qene nga 0-5 vjec atehere jam dakort.

    Nese inteligjenca do te ishte faktor i trasheguar, do te kishim dy grupe te medha qe krijojne nje distance gjithmone e me te madhe. Inteligjentet, qe do tentojne te ciftezohen me te njejtet, dhe jo inteligjentet.
    Prakticiteti tregon qe nga shtresa te ndryshme kane dale individe me suksese te ndryshme inteligjence ne jete. Per tu kthyer tek teorite e vjetra Platonike, te gjithe ne kemi lindur me reflekse inteligjence (interesant grupimi Inteligjence Kristalore dhe Fluide).

    Perceptimet qe marrim ne nje moshe te re dhe fokusimi e vullneti jane ato qe percaktojne ne te ardhmen nivelin shoqeror te ciles i perket nje qenie.
  16. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    Inteligjenca, në kuptimin "kapacitet mendor" është e lindur. Përndryshe, të gjithë do kishim aftësinë të bëhemi inteligjentë.

    Se mos thot njeri që un jom prova ... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
  17. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    ti je prova... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
  18. Admir

    Admir Anëtar aktiv

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    Vertete besoni se inteligjenca nuk eshte e lindur? Shumica e kryeveprave boterore ne shkence, art, muzike, arkitekture etj, kane ardhur si rrjedhoje e talentit te rastesishem, jo te kultivuar me ane te shkollimit. Shkollimin qe paten marre Da Vinci, Njutoni, Ajnshtajni, etj etj e paten marre edhe qindra te tjere, por jo te gjithe dhane te njejtat rezultate.

    Vecse inteligjenca eshte e rastesishme. Nuk ka parashikime as gjasa! Motivimi pastaj, per ta vene ne dukje ate inteligjence eshte tjeter gje. Rroli dhe qellimi i cdo lloj inteligjence ka te beje drejtpersedrejti me pasionin dhe motivimin e kultivuar te individi nga ambjenti rrethues.
  19. superman

    superman Fillestar

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    Vertet besoj se inteligjenca(duke perfshire te gjitha llojet)ka dy pjese perberese:dhuntine dhe pervojen ne ate fushe ne te cilen del ne pah.Pra, dhuntia(konstante) mund te perkufizohet si reagimi i vetvetishem kurse pervoja :mundeson vazhdimsine e mirembajtur.
  20. OaSiS

    OaSiS Guest

    Re: Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes

    per mendimin tim them qe ka te bej pak me lindjen po porblemi eshte qe qe ne femiri i shfaq keto gjera pastaj me kalimin e viteve vazhdon e shtohet ,un them qe ka te bej edhe me jeten sic jan shprehur edhe me lart koleget /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Share This Page