Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga enkela, 19 Mar 2003.

  1. enkela

    enkela Primus registratum

    Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    OK, kam disa kohe qe po mendohem te investoj ne stock market mirepo nuk kam eksperience ne ate fushe dhe kam frike se mos i humbas dhe ato para qe kam ruajtur. Megjithese kam lexuar disa libra dhe fakti qe cdo dite degjoj lajmet mbi stock market performance prap jam e frikesuar, per vete faktin se stock market nuk po ecen aq mire. Ekonomia amerikane eshte ne recession dhe shenjat sipas meje nuk duken dhe aq te mira per te ardhmen.
    Pyetja ime per ju, investor gurus, eshte: si thoni te investoj apo jo dhe po patet ndonje insight ku sugjeroni te investoj
    Pres pergjigjes sa me shpejt te jete e mundur. Faleminderit!!

    Gjithashtu mendoj se keshillat tuaja do ti vlejne edhe personave te tjere.
     
  2. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    enkela

    unë s'e mbaj veten për investor guru, po e kam bërë pak shkollë për këto punët e financës

    çdo këshillues financiar (financial adviser) para se të të japë këshillë duhet të pyesë për qëllimet e investimit dhe afatin; kjo është për faktin se në përgjithësi investimi ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis rrezikut dhe fitimit, sa më i madh rreziku i humbjes, aq më e madhe mundësia e fitimit (risk versus returns)

    po të jetë se të duhen paratë pas një muaji do investosh në një vend, pas një viti në vend tjetër, pas njëzet vjetësh prapë në vend tjetër;
    gjithashtu ndryshon investimi prej 1000 dollarësh nga 100 000 dollarëshi

    këshillat që jepen duhet të varen gjithmonë nga rrethanat personale që të jenë këshilla me vlerë
    1) të investosh apo jo i përgjigjem: sigurisht që po
    2) ku të investosh: nga ta di unë? sikur s'ia vlen të na tregosh këtu gjithë hollësitë e gjendjes tënde financiare që të japim këshilla të përshtatshme /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  3. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    AOL, MCD.
     
  4. ERTUSHKA

    ERTUSHKA Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Si fillim ne qofte se ke vendosur te investosh ne stock market mos vere gjith kursimet e jetes tende,por fillo me shume te vogel, e cila do jete e lehte per ty qe ta kontrollosh,dhe sa shpejt te ndiesh e sigurt se cfare po ben ,shto shumen sipas qefit.

    Une do te sugjeroja INC.(HD) HOME DEPOT eshte kompania me e madhe ne bote (ne lidhje me cdo gje qe duhet per te ndertuar nje shtepi duke e nisur nga themeli dhe deri te catia dhe gjithcka duhet brenda ) zoteron 1.532 stores dhe eshte duke hapur 200 te tjera kete vit.
     
  5. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Enkela,

    per mua ke dy strategji qe edhe mund t'i kombinosh:

    a) investim afatshkurter me ane te investimit ne opsione sepse tregu eshte shume fluktuativ dhe dihet se ne te tilla kushte vetem opsionet sjellin te ardhura. E keqja eshte se rreziku eshte shume i madh. Shperndaji mire opsionet sipas skadimit dhe llojit te kontrates.

    b) investim afatgjate duke blere direkt aksione te kompanive qe nuk vdesin asnjehere. Tani eshte rasti ideal sepse aksionet jane shume poshte dhe cikli i ri i rritjes qe fillon pas Irakut do t'i ngreje aksionet perseri lart. Ne kete rast shperndaji sa me mire ne kompani te ndryshme dhe mos u kap pas nje emri te vetem sado i madh qofte dhe mos i prek me aksionet per nja pese ose dhjete vjet. Rreziku eshte me i ulet se opsionet por faktori kohe e ul se tepermi rrezikun.
     
  6. enkela

    enkela Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Faleminderit per sugjerimet. Tani kam nje pyetje tjeter:

    Si mendoni cila rruge eshte me e mire: te hapesh nje trading account via a brocerage firm apo te shkosh ne internet ne nje nga web sites dhe te hapesh nje trading account online? Puna eshte se dua ta investoj pjesen me te madhe te pareve se sa ta harxhoj ne fees.

    Ka mundesi te me pergjigjeni me detaje te hollesishme.

    Faleminderit.
     
  7. marko

    marko Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Nese e ke afatgjate (retirement) hap nje IRA.
    Tax benefits.
     
  8. Guest

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    mos i fut ne stock me mire ruaji /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  9. tirana

    tirana Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Prishi! Futi nji udhtim dynjos cep m'cep se ke me fitu isoj
     
  10. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Enkela, ketu fillojne gjithe llogarite qe duhet te besh. Varet sa shpesh do t'i levizesh parate. Interneti eshte vend i mire per levizje te shpeshta dhe bankat ideale per investime afatgjate.

    Me sa shof e ke syrin per te provuar veten. Ne kete rast interneti eshte zgjidhja. Por shtiblerja e perditshme do te te haje parate qe ke futur, vetem ne qofte se do te behesh profesioniste dhe te menaxhosh qindra milione dollare volum ditor.
     
  11. Tupac

    Tupac Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Te investosh ne stock market per cdo transaction duhet te paguash commission te pakten 1 %.
    Po te bleshe nje seat ne bursen e New York duhet te paguash $23,000,000 ne vit, dhe nuk paguan commission.
    Nga viti 2000 deri me sot edhe ata qe i kane paret ne IRA kane humbur 20 – 30 % te pareve.
    Por mos haro se fitimi te taksohet deri 30 %. Mvaret nga Tax Bracket.
    Me pak risk ke po te hapesh nje CD por interesi eshte shume i vogel.

    Une investoj ne Real Estate.

    Strategjija eshte kjo.

    Fillon me nje property $130,000 deri $150,000.

    Paguan $50,000 dhe mer nje loan $80,000 per 30 vjet. Interesi eshte reth 5.5 %. Por mund te ndryshoje prandaj e llogarisim me 7%.
    Per 30 vjet duhet te paguash Principalin $80,000 dhe interes $135,000 total $115,000.

    Mbas nje viti e refinancon.

    Paguan menjehere $20.000 ne principal dhe loan eshte $60,000 e ndryshon per 15 vjet.

    Per 15 vjet duhet te paguash principalin $60,000 dhe interesin $35000. Pra kurseve $100,000 ne interes.

    Cdo vit do parapaguash nga $15,000 dhe mbas 4 vjetesh e more shtepine.

    Po te kesh jetuar 2 vjet ne kete shtepi shite $150,000.

    Blej nje duplex $210,000 paguaj $130,000 dhe mer nje loan $80,000 per 30 vjet.

    Mbas nje viti e refinancon per 15 vjet paguan $20,000 dhe ke nje loan $60,000.

    Paguan $15,000 ne vit dhe mbas 4 vjetesh e more dupleksin.

    Gjate ketyre 5 vjet ke mare $25,000 rent nga apartamenti qe dhe me qira.

    Shite $230,000 futi paret ne banke dhe nuk paguan asnje taks. Ligji lejon for single deri $250,000 ne Real estate. For couple up to $500,000.

    GOOD LUCK
     
  12. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Tupac,

    i ke lënë ca gjëra jashtë në atë llogaritje

    nuk po e them që të hedh poshtë idenë; mendoj që toka dhe ndërtesat (Real Estate) kanë shumë potencial dhe duhen konsideruar si një metodë me rëndësi investimi, por meqenëse the që fitimi në IRA taksohet 30%, nuk duhet të lësh jashtë llogarisë taksat në strategjinë tënde

    ti po investon 50K vitin e parë, 20K vitin e dytë, 15K çdo vit për katër vjet rresht, dhe po paguan interesin e borxhit gjatë këtyre viteve; këto shuma parash nuk u taksuan kur të ranë në dorë?
     
  13. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    po përsëris disi këta që t'u përgjigjën më parë, megjithatë po e them

    rruga më e mirë varet nga shuma që do investosh, nga numri i transaksioneve që do kryesh, dhe nga strategjia që do ndjekësh; disa lloje logarish do të lejojnë që të investosh edhe në bonot (Treasury Notes and Bonds, State Bonds, Municipal Bonds, Corporate Bonds), kurse të tjera mund të kufizojnë që të blesh vetëm aksione (stocks)
     
  14. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    ...amon kush dha iden e Home Depot mos na hapni barkun se u bona 8 muj qe e kom ble dhe n'fun t'humneres vazhdon t'rri! Bile tashi jam i bindur qe Lowe's eshte investim me i mire se Home Depot, thjesht t'shofesh ndryshimin midis ktyne 2 dyqaneve e kupton pse aksionet e Lowe's e kan vleren me te larte se HD. Home Depot duket tamom si depo. Shkova me ble me plakun i der per bacen, i kemi ron te njejtit "isle" (ku na kishin thon se do i gjenim dyret) 6 here. Me ne fund i gjetem 2 "isles" me posht.

    Nejse, per mendimin tim, s'ja vle fare me investu tashi me asi kompani. Akoma eshte e pasigurt se kur perfundon lufta ne Irak. C'do lajm qe vjen nga anej ka efekte n'markat. E dyta, ekonomia Amerikane akoma s'po riperterihet. Bile edhe kjo lufte qe te bente te mendoshe se do ndihmonte ekonomine, ka ndihmuar vetem pak kompani qe prodhojne materiale per lufte. Le pastaj kur mendon shumen e madhe qe do harxhohet per te rimekembur Irakun.

    Gjith ktyre gjonave, shtoji dhe idjotsin me te madhe ne bote (kuptohet -- per mendimin tim), ku Bushi (1)me deficit n'buxhet, (2)ne mes te nje lufte, (3)me Social Security Fund pothuajse t'pergjysmum, po jep nje tax-cut tjeter. Asnje president tjeter n'historin e Amerikes nuk ka bo gjo te tille. Ehhh nejse se dola nga tema.

    ...ti kthehem prap: ..per mendimin tim, ruji paret per momentin dhe hajde prap mas nja 2 vjetesh hap te njejten tem ktu te forumi /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  15. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Po e nis nga fundi e shkruaj për ato që mbaj mend.
    Gjëja më parëndësi është çmimi i një dollari, me të cilin kurrë nuk mund të krahasosh dy kompani apo aksionet e tyre.
    Gjithmonë në bursë ka një shteg fitmiprurës që duhet ta gjesh në kohë. Psh gjatë kohëve të fundit kur ekonomia mori tatëpjetë ata që investuan në gold (flori) apo shoqëritë nxjerrëse të tij patën superfitime, ndërkohë që të tjerët humbën.
    Pothuaj është e shkrirë gjendja firma interneti apo banka a brokerage, internetistet ose u bene dhe banka E*trade psh, ose u blenë nga bankat apo veprojnë nën bankat. Në këtë pikë nëse investon me kokën tënde duhet parë komoditeti, banka që ke më pranë ku ke dhe llogari të tjera nëse është dhe online është zgjedhje e mirë. Nëse jo sharebuilder ka tarifat më të ulta dhe kushtet më të plotësueshme për një investim normal shqiptari.
    Taksat mund të shmangen, në USA të paktën kjo bëhet për ata që blejnë shtëpi për here të parë apo dhe për ata që studiojnë. Veç kësaj ka dy lloj llogarish njëra që taksohesh për vit dhe tjetra që taksohesh njëherë e mirë në fund, ke të zgjedhësh.
     
  16. Tupac

    Tupac Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Darien

    Te lutem mos me keqkupto,

    Po per paret qe investon ne stoqe a nuk ke paguar taks kur i fitove.

    Harrove qirane qe do te pguaje po te rentoje apartament per ato 10 vjet te pakten rreth $60,000.
    Paguan vetem rreth $15,000 interes (vlere mesatare) ne 5 vjet, POR NJE PJESE E SAJE ESHTE TAX DEDUCTIBLE.
    Nuk kam qellim te debatoj, une jam ne biznes,kush eshte ne gjendje te lexoje midis rreshtave mund te perfitoje.
     
  17. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Shëmbulli me shtëpitë e ka pengesën që tek hapi i parë. Paguaj 50 mijë, a i kanë? Dhe tek i dyti, çmimet e marra për shtëpitë (130-150) nuk janë të vlefshme për gjithë amerikën. Ashtu siç mund të ketë më të lira ka dhe shumë më të shtrenjta.
     
  18. Isabelle

    Isabelle Valoris scriptorum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    ... si per shembull 'guxo' te blesh ne East Coast dhe e sheh se sa qesharake/hiperbolizuara jane vleresimet e shtepive ne pergjithesi (duke vazhduar te njejten linje mendimi me parashkruesin)...

    Ne lidhje me problemin e shtruar inicialisht mendoj se tani per tani (per shkak te kushteve politike dhe ekonomike te pergjithshme te pershkruara me siper), mutual funds jane investime disi me te sigurta ne krahasim me thjeshte investime ne kompani (securities) te caktuara. Paten padyshim kulmin e suksesit deri para 2-3 vitesh, dhe filozofia mbi te cilen funksionojne eshte praktike dhe pergjithesisht optimiste per investitorin...

    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  19. marko

    marko Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Sa per ate qe po qahej per tax cuts.
    Tax xuts, jane ushqim per biznesin qe eshte dhe forca levizese e ekonomise.
    Ne Amerike nuk ka gjo shteti ne dore, pra taxat i duhen lehtesuar bizeseve, dhe keshtu ata punesojne, shpenzojne me shume per R&D, punesojne njerez, paguajne me shume se fitojne me shume, etj, etj, dhe eshte reaksion zinxhir.
    Nese ato para i shkojne shtetit, shteti nuk puneson aq shume njerez, por do ti harxhoje neper programe sociale, dhe do shkojn paret ke kurvat me kalamon, ke jevgjit ne welfare, etj, etj.
    Me mire ti kete biznesi ku punoj, pasi do kem job security, do marresh i raise, do punesohen njerez etj.
    Sa here qe taksat ulen, ekonomia zhvillohet me shpejtesi.
    JFK dhe Reagani, kur ata i ulen taksat, Amerika pa zhvillim si kurre ndonjehere.
    Blej HP Tupaco, sot eshte nja 15,75, po per nja i vit do jete te pakten 25, maje men, ta ka thon Marko (lol)
     
  20. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    as unë nuk e thashë për debatim ose keqkuptim
    u nisa nga ajo që the "IRA taksohet 35%"

    IRA është për daljen në pension; futja e parave atje bëhet para se të taksohen (brenda kufijve të lejuara nga ligji); dhe kur fillon të tërheqësh nga llogaria (pas shumë vitesh) do i kesh taksat më të ulëta sepse je ne tjetër kategori

    thjesht po vija në dukje që investimet në IRA dhe Real Estate nuk krahasohen aq thjeshtë sa e paraqite
     

Shpërndajeni këtë faqe