Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga enkela, 19 Mar 2003.

  1. Tupac

    Tupac Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Qe ti japim fund fjaleve le ti kthehemi fakteve.

    Qe nga viti 2000 deri tani investitoret e vegjel dhe mesatare ne stock
    market kane humbur 6.5 trillione dollare.

    Edhe IRA megjithese nuk taksohet ne fillim,ka humbur midis 20 - 30
    perqind te vleres. IRA investohet ne stoqet nga banka dhe nuk te garanton
    depoziten.

    Po ta dija se kur do kthejne stoqet do te behesha miljarder.
    Per mua perderisa te shduken Arijte nuk jam dhe aq i Interesuar ne stoqet.

    Ne Real Estate une realizoj nje perfitim 20 perqind ne vit.
     
  2. AnaBlue

    AnaBlue Forumium maestatis

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Ndoshta tani eshte koha me e pershtatshme per blerjen e stocks kur cmimi i tyre eshte shume i ulet. Askush nuk e di nese ka arritur cmimi ne nivelin me te ulet, por eshte shume me mire se blerjet qe jane bere para dhe rreth vitit 2000. Keshilla ime per Enkelen qe nuk di shume nga keto pune eshte te marri nje financial adviser qe di me shume se ajo dhe do kete me shume ide se ku eshte vendi me i mire per ti investuar.

    Investimi qe behet ne real estate, si blerje shtepie dhe dhenie me qira mund te duket optimist, por jo vetem eshte veshtire te arrihet per shkak te cmimeve te larta (si thote Isabelle ne North-East Coast jane cmime fantastike) por dhe duhet te dish te kujdesesh per shtepine, te ruhesh nga gjygjet qe mund te hedhin qiraxhinjte, e te kesh mundesi te rregullosh shume gjera vete duke marre ne konsiderate abuzimet qe i behen ketyre shtepive nga qiraxhinjte.
     
  3. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Ndryshe nga Anablue, une sugjeroj mos ngatarrohesh me financial adviser per keto arsyje:

    1) Po nuk pate shume pare me investu, as financial adviser nuk do ket interes me fol me ty, se nuk ka per t'fitu interes t'lart nga shkembimi i aksioneve.

    2) Punova nja 6 muj si sales assistant per nje dege te kompanis financiare Hilliard Lyons, subsidiary i PNC Bank. Aty mesova qe per tu bo stock broker duhet te kesh vetem 3 karakteristika: a) te dush me bo pare. b) te kesh eksperienc ne shitje (shitje rreflektoresh, lopesh, kpucesh, sapunash ..s'ka rendesi). c) t'jesh i martum dhe n'borxh (qe t'jesh i detyrum me punu si qen). Gjysma e stock brokerave qe ndihmoja s'e kishin iden e markates. Kur thoshin ato AOL eshte investim i mir, ja vlente t'boshe t'kunderten -- ta shisshe.
     
  4. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Shitblerja e shtepive kerkon kohe dhe pasion qe ti e ke por ndoshta Enkela nuk e ka. 20 perqindeshi jot mund te jete neto 10 perqind ne qofte se heq kohen qe shpenzon per tu marre me shtepite, rregullimet etj. Kjo eshe zgjedhja jote, por dikush kohen mund ta shfrytezoje me me rendiment aty ku ka aftesi me te medha.

    Jam dakort me ate qe ekonomia boterore eshte ne pike te ulet, por per investime afatgjata eshte koha me e mire per te blere aksione.

    Na e shpjego po deshe punen e Ariut qe duhet te iki sepse na ke lene pa fryme...
     
  5. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    saves the day,

    atë kulturë që po përpiqesh të vësh në dukje e gjen të përshkruar shumë më qartë tek libri Liar's Poker; autori punoi vetë në ato situata dhe i dënon shumë qartë

    gabimi kryesor që bën në këtë shkrim është shenja e barazimit që vë midis "stock-broker" dhe "financial adviser"; kanë shumë ndryshim

    po deshe vetëm broker, më mirë me internetin; po deshe organizim të investimeve që ta kuptosh vetë ku i ke paratë dhe pse, duhet bërë plani (me ndihmë nga këshilluesi ose nga vetë personi po të ketë njohuritë e duhura)
     
  6. Tupac

    Tupac Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    BLUE GENE

    EPARA,

    FITIMI 20 PERQIND ESHTE NET PROFIT.

    E DYTA,
    SI MUND TE DISKUTOSH PER STOCK MARKET KUR NUK KE HABER NGA NOCIONI BAZE:

    "BEAR MARKET & BULL MARKET".
     
  7. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Pamvarsisht se ca ndryshimi ka ne parim midis stock broker dhe financial adviser, ne pergjithsi te gjithe stock broker e cilsojne veten e vet financial adviser sepse rrall gjen njerez qe merren vetem me stock broking. Te gjitha kompanit financiare ofrojne nje ser sherbimesh financiare duke filluar qe nga stocks e deri te anuities e life insurance policies.


    Po deshe t'bohesh "financial adviser" shko jep provim Series 6, Series 7 dhe Series 56. Kaloi provimet dhe nuk ka per te pyt njeri nese me verte e ke iden e markates apo jo.

    -----

    Ky libri Liar's Poker ja vlen me e lexu? Te mson gjo apo eshte thejsht nje kronik e industris financiare?
     
  8. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    nuk të mëson gjë me shumë vlerë, po nuk është as kronikë e përgjithshme e industrisë financiare

    tregon ekspertizën e Salomon Brothers, kulturën që i bëri kaq shumë veta të donin të punonin në Wall Street, krijimin e tregut të "mortgage bonds", si humbën rastin për t'u futur në tregun e "junk bonds", etj. - të gjitha këto me humor ose nga një pikëpamje e marrëdhënieve njerëzore brenda dhe jashtë kompanisë, jo thjesht si diskutim financiar

    mua m'u duk lexim i lehtë, nuk është për të mësuar financat, po dashur pa dashur mëson gjëra të përgjithshme
    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  9. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Kete desha te them, te na e shpjegosh pak. Te shkruash anglisht nuk perben shpjegim. Une do doja prej teje te me shpejgosh cdo te thote "BEAR MARKET" dhe "BULL MARKET". Ne qofte se nuk je ne gjendje te shpjegosh konceptet ne gjuhen shqipe do te thote qe keto koncepte i njeh ne menyre siperfaqsore.

    Qe te ndihmoj pak me shpjego te lutem se cilat jane kushtet e pergjithshme te ekonomise qe ndikojne ne menyren e "sjelljes" se tregjeve finaciare?. Sa ndikon shteti, si regullator apo si nderhyres ne fizinomine dhe dinamiken e tregut te kapitaleve dhe te ekonomise ne pergjithese? Si i karakterizon ti tregun gjate kohes se luftes se ftohte? Mbi te gjitha na trego neve qe nuk e dime pse ka lidhje me ariun nje treg i terhequr dhe i dominuar nga nje ekonomi me nderhyrje shteterore dhe pse ka lidhje me demin nje treg i mbeshtetur ne ekonomi te hapur dhe liberale?

    Mbi te gjitha na perkthe nga anglishtja termat sepse "tregu i arinjve" dhe "tregu i demave" ngjan me teper me pazarin e Korces...
     
  10. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Kush tha qe bear market karakterizohet nga nderhyrje shteterore ne ekonomi, dhe bull market eshte treg i mbeshtetur ne ekonomi te hapur dhe liberale? Ne te dyja rastet shteti tregon pothuajse te njejten sasi nderhyrje (psh interesat) ..apo jo?
     
  11. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Bull market -> treg ne rritje
    Bear market -> treg i terhequr

    Perceptimi i nje tregu qe i rritet vlera sinonimizohet me ane te demit, kurse perecptimi i kundert i nje nje tregu ne renie zhargonizohet me ane te ariut.

    Aresyeja si ka lindur ky zhargon eshte krejt e paqarte, por thuhet se ka te beje me menyren se si ndeshen demi dhe ariu.

    Tani sa i perket nderhyrjes se shtetit ti e the vete nje fakt: interesi. Kjo eshte ne dukje. Ne thellesi ka nje korrelim kohor kur shteti shpenzon shume per administrate dhe per lufte me tregun e terhequr. Kjo vjen nga perceptimi i drejte qe kane tregtaret per nje ekonomi qe ndodhet vazhdimisht nen trysnine e politikes. Gjate luftes se ftohte tregu ka pasur keto karakteristika. Perballe sovjeteve duheshin shpenzime te medha. Megjithate pas vendosjes se raketave ne evrope ne vitet 80-te te shekullit te kaluar tregu perjetoi shenja te qarta te nje pavaresie nga politika, por u rrezua ne tetor 1987.

    Ne te kundert pas renies se murit te Berlinit kudo filluan privatizimet dhe me vone bashkimi i korporatave qe ktheyn situaten qartas ne favorin e nje ekonomie te lire dhe te pa rregulluar. Kjo solli komitetin e Baselit qe vendos kapitale dysheme per firmat e medha me ane te nje formule, qe per here te pare ne historine boterore mundohet ta vendosi riskun ekonomik ne baza shkencore. Kjo eshte e mundur vetem ne tregun e hapur dhe te lire. Vendosja e dyshemese nuk e heq lirine sepse formula bazohet ne disa parametra dinamike. Sidoqofte vitet e 90-ta te shekullit te kaluar u karakterizuan nga nje treg me shenja rritjeje dhe me vone ne nje treg qe vetem rritej derisa kaloi ne "piramidat e ekonomise se re" (qe ne e dime shume mire nga pervoja jone ne Shqiperi) qe me ne fund solli rrezimin e marsit 2000.

    Tani kemi situaten kur shteti amerikan po i kthehet shpenzimeve te pamata dhe tregu eshte i tmerruar nga kjo politike. Dyshimi eshte baza e nje tregu te terhequr, pasiguria. Ekonomia eshte shume e brishte per tu qeverisur nga politika. Kam dyshimin qe Enron etj. ishin shembuj per sjellje me te ashper te shtetit ndaj politikes. A eshte bere me qellim apo jo, per kete duhet ta dine me mire Alan Greenspan dhe bisedat e tij me administraten konservatore.

    Kthimi ne ekonomine e lire eshte nje ender qe mund te realizohet vetem ne periudhen midis dy shtrengimeve politike. Jane keto intervale te shkurtra kur ekonomia dhe tregu karakterizohen nga optimizmi.
     
  12. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    ... m'duket se akoma s'ke bere nje lidhje te qarte midis ekonomis, qeveris dhe politikes.

    E para: ca lidhje kishte venia e rraketave ne Evrope me pamvarsisn e ekonomis nga politika?

    E dyta: ca shkaktoi renien e ekonomis ne 1987? (..mos ishte gjo embargo e naftes nga Opeku?)

    E treta: ne vitet 90 permende "piramidat e ekonomis se re (qe ne e dim mire nga Shqiperia)." Plasja e flluckes se marsit te 2000 s'kishte te bente fare me "piramida te ekonomis se re." Problemi me 98-2000 ishte se markata ishte shendrru nga markat investoresh ne markat tregtaresh. S'donte me e dit njeri se ca prodhoje. Firma kot m'kot si Global Crossing qe i kishte mbulu borxhi nga koka deri te kembet -- dhe qe s'kishin per t'perdor as gjysmen e rrjetit optik qe po ndertonin, iu rrit cmimi ne markat se investoret e vertet ishin zevendesu nga une e ti qe shtypshim i buton n'internet ...dhe vu paret tona te global crossing.

    E katra: "Kam dyshimin qe Enron etj. ishin shembuj per sjellje me te ashper te shtetit ndaj politikes." -- ket fjalin s'e mora vesh! Flet sikur shteti dhe politika jane krejtesisht te ndryshme. Si u soll shteti ndaj politikes se s'e kam iden?!

    Ne mbyllje -- se e zgjata -- per mendimin tim nuk ekziston "ekonomia e lire" qofte kjo ne mes te nje bear market, apo te nje bull market. Ne cdo moment, qeveria kontrollon ekonomin nepermejt politikes monetare. Do thot dikush, po kur qeveria kontrolloka ekonomin nepermjet politikes monetare, si ka mundesi qe shpesh ekonomia del nga duret dhe kalon ose ne recesion ose ne nje bull market te pakontrolluar si puna e 98-2000shit? Problemi me politiken monetare eshte -- per te bo nje krahasim -- ekonomia eshte qeni, kurse policia monetare eshte nje litar nja 1 kilometer i gjat. Kur shef qeveria (i zoti qenit ne kete rast) qe qeni po shkon drejt baltes, terheq fort litarin ...po sa ti shtrengoj litari fytin qenit ...ky i fundit i ka fut putrat e para n'balt -- kshu dhe puna e ekonomis: terhiqe mos e kput! /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  13. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Ti edhe thua se nuk kishte te bente fare me piramida dhe pastaj me ato qe shkruan del se ishte piramide. A nuk eshte skeme e rafinuar piramidale investimi qe nuk bazohet ne vlere te vertete? Mendoj se fullska u krijua nga superinvestimi qe beri ekonomia "e vjeter" me qellim daljen bllof te ekononomise "se re". Jo vetem kaq, por skizofrenia arriti kulmin kur pas 11 shtaotrit u proklamua me arrogance se "pa ne te vjetrit" nuk ka shpetim kjo bote, "ju te rinjte sa do te dukeni te zote duhet ta na bini ne gjunje". Nuk e mbaj mend titullin ne New York Times me duket, por komente te tilla nuk munguan...
     
  14. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    ...mos mu kundervi mu se do t'rraf! /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Po mir mi/me, nuk eshte piramid sepse nuk bazohet vetem te qarkullimi i pareve -- por tek te dhenat financiare qe jep cdo 3 muj. Problemi ishte qe ne vend te lexonim tamom EPS, i kishim syt te PE. Dhe me bukra ishte, sa me e modhe t'ishte PE aq me shum fusshim pare aty -- jasht cdo llogjike investimi konservativ.
     
  15. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Ha-ha, raportet financiare nuk jane te sakta. Frimat kontrolluese nuk mund te zbulojne genjeshtrat, sepse vetem pas gjashte ose 9 muajsh del e verteta. Me keq akoma pas tre muajsh nuk behet korigjimi i raporteve te meparshme. Propozimi qe raportet te jene me te shpeshta sot kur ka mundersi teknologjike ndeshet ashper me kundershtimin e atyre qe duan te mashtrojne. Kjo eshte "e zakonshme", kurse tek piramidat u be me qellim...
     
  16. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Ne fakt, propozimi eshte qe krahu investus i kompanive si GoldmanSachs, CreditSuisseFirstBoston, MerrillLynch ..etj te ndahet nga krahu kerkimor (research/analysis). Kjo duket menyra me e mire per te pas analiza te sakta.
     
  17. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Eshte e mirepritur te menjanohen konfliktet e interesave, por problemi eshte i natyres politike me teper se sa teknike. Asnje kompani nuk ka deshire te raportoje aq shpesh sa te kompromentohet biznesi. Shume argumentojne se konkuretet do te krijonin avantazh. Por nuk eshte kjo kryesorja por korrupsioni qe gelon ne boten e biznesit. Kja ka qene dhe do mbetet sa te kete tregti e biznes. Zgjidhja e zakonshme qe gjen politika eshte shtyrja e problemeve per neser ose kur plasin hapur te gjithe ikin me vrap dhe faji mbetet jetim.

    Kjo shifet edhe ne Shqiperi me forcen e vet me te madhe keto dite. Njerez qe ekzekutohen qe mos te dali lidhja e biznesit me politiken, tani qe BE dhe Amerika po ben presion te zevendesoje krimin e organizuar dhe korrupsionin shqiptar me ate te vetin. Dihet qe ata fitojne, prandaj te gjithe kane filluar te qerrojne hesapit dhe te dalin te lare edhe kur bizneset e korruptuara perendimore te zbarkojne ne Shqiperi. Te gjithe themi "hajdeni se boll kemi pritur", por cmimi do jete i larte per ata qe sundojne kanalet e "pista" ne ballkan. Dola pak nga tema, por desha pak ta zgjeroja kete problem qe prek si metripolin ashtu edhe kolonite...s'ka per te patur paqe nen ullinjte...
     
  18. enkela

    enkela Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Hej, c'kemi ? I lexova te tera mesazhet qe keni shkruajtur, faleminderit per interesimin. Me thene te drejten informacionet e ofruara jane te shumta megjithate sygjerimet jane kaq te ndryshme nga njera tjetra sa me duket se duhet te filloj nga e para "my investment research". Edhe u hutova nje cike, kur e nisa kete teme mendova se do ti ishte e rendesishem jo vetem per mua por edhe per plot persona te tjere qe kane nevoje per keshilla dhe informacione te kesj natyre. Shpresoj qe do ti vazhdoni diskutimet dhe te sillni plot informacione te reja sa me praktike per njerez si puna ime qqe nuk e kane idene shume per investimet ne stock market ose the finance world in general.
     
  19. dirty vegas

    dirty vegas Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    Enkela, qe te ndihmojme me mire ne punen e investimit, duhet me na thon nja 2-3 gjona per veten. psh: 1) sa toleranc ke per rrezikun e humbjes se investimit. 2) ke ndermend te besh investim afatgjate apo jo. 3) do te investosh qe te kesh me shume te ardhura apo thjesht per rritje investimi? Sepse ka shume menyra per te investu, ca t'bojn me zemer me shum se te tjerat, po edhe fitimi eshte me i madh.

    -----

    Per Blue Gene:

    Hap i tem ktu te ekonomia mbi klimen e biznesit Shqiptar. Se jam i interesum te di per normat e biznesit, klimen ekonomike ...etj. Po nuk pate informacion te tille, varja.
     
  20. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Investime ne stock market. Ide dhe keshilla!

    http://it.finance.yahoo.com/q?s=^IXIC&d=c&k=c 1&a=v&p=s&t=5y&l=on&z=l&q=l


    shiko cfare renije ka patur ne kete grafik edhe pastaj vendos
    Po nuk pate frike provo ti futesh.
    sa per keshilla investimesh flasim nje here tjeter
    per te krijuar nje portafol qe te bilanzoj esigjencat e tua me rrezikun qe mund te perballosh.
    rregulla n=1 eshte pak nga te gjitha.
     

Shpërndajeni këtë faqe