Islanda: Atje ku një nga dhjetë njerëz boton një libër.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Seyfert, 2 Jun 2014.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Islanda po përjeton një bum librash. Shteti ishullor i 300 000 banorëve ka më shumë shkrimtarë, libra të botuar dhe të lexuar për frymë, se çdo vend tjetër i botës

    Është e vështirë t’i shmangësh shkrimtarët në Reikjavik. Ekziston një shprehje në Islandë ad ganga med bok I maganum, pra çdo njeri lind një libër. Me kuptimin e plotë të fjalës çdo vendas ka një libër në stomak. Një në dhjetë islandezë publikon një libër.
    A është situata konkurruese? Një novelist i ri përgjigjet pozitivisht duke shtuar se situata bëhet akoma më konkurruese, kur jeton me nënën dhe partneren që janë gjithashtu shkrimtare me kohë të plotë.
    Çdo objekt tërheqës i qytetit ka nga një sagë që daton që prej shekullit të 13. Çdo njeri, që nga udhëheqësit e guidave deri te shoferët e taksive ka nga një poezi apo biografi të vetën.
    Shkrimtarët e Reikjavikut trajtohen shumë mirë nga të gjithë, ata madje rrinë krah për krah me shkrimtarë të mëdhenj, që kanë fituar çmime ndërkombëtare. Disa prej tyre shkruajnë për këngëtarë kombëtarë dhe ka nga ata që marrin edhe një rrogë mujore për të shkruarit e tyre.
    Qendra e letërsisë islandeze ofron gjithashtu mbështetje dhe përkthim për shkrimtarët. Zhanret janë nga të më ndryshmit që nga sagat moderne, te poezia, librat e fëmijëve, erotikat, por edhe zhanri i lulëzuar i krimit.
    Kjo nuk është surprizuese për këtë shtet nordik. Por shifrat e shitjeve të novelave mbi krimin dhe detektivët janë dy herë më të larta se në çdo shtet fqinj.
    Pra, çfarë ka çuar në këtë lulëzim fenomenal të librave? Shpjegimi mund të jetë kultura e shkrimtarëve të mirë, që tregojnë histori magjepsëse me ekonomi elegante dhe personazhe të mrekullueshme.
    Të shkruara fillimisht në shekullin e 13, sagat përmbajnë disa nga llojet e të shkruarit më të pasur dhe më të jashtëzakonshëm të Mesjetës.
    Të mbushura me heronj, feudalë dhe të jashtëligjshëm, me një hije fantazmash dhe historish qesharake, sagat kanë frymëzuar shkrimtarët bashkëkohorë vendas më në zë.
    Llava e zezë në shtretërit e lumenjve, vullkanet e tmerrshme dhe përrenjtë përrallorë e bëjnë këtë ishull vendin ideal të tregimit të historive mahnitshme vendase.
    Poeti islandez, Seamus Hinej, është mahnitur prej vendlindjes së tij, ndërsa UNESCO e ka quajtur Reikjavikun qytet të letërsisë. Solvi Bjorn Sigurdson, një novelist islandez thotë se shkrimtarët i detyrohen shumë të shkuarës së vendit.
    “Ne jemi një komb rrëfimtarësh. Kur ishte errësirë dhe ftohtë, nuk kishim asgjë për të bërë. Falë odave poetike dhe sagave mesjetare, ne kemi qenë gjithnjë të rrethuar nga historitë. Pas pavarësisë prej Danimarkës në vitin 1944, letërsia na ndihmoi të përcaktonim identitetin tonë”, tregon ai.
    Novelisti Sigurdson i bën homazh laureatit të çmimit Nobel në letërsi, islandezit Halldor Laksnes, librat e të cilit shiten në stacione karburantesh dhe në qendra turistike kudo nëpër vend. Vendasit i emërtojnë macet e tyre sipas këtij novelisti dhe bëjnë pelegrinazhe të rregullta në shtëpinë e tij.
    Kur Laksnes fitoi Nobelin në vitin 1955, ai e vuri letërsinë islandeze në hartën e botës. Ai u dha islandezëve kurajën të shkruanin.
    Kriza financiare e vitit 2008 dhe më pas ajo e krijuar nga aktiviteti i vullkaneve në 2010-n, i solli islandezët me këmbë në tokë.
    Vendasit i tremben një krize të tillë në letërsi. Shkrimtarët e shumtë ushtrojnë shumë presion te botuesit e librave. Vjeshta dhe Krishtlindjet janë koha kur libraritë e Islandës mbushen plot me prurje të reja.
     

Shpërndajeni këtë faqe