Ja çfare ka thene,Ismail Kadare, per Gjergj Fishten.

Diskutime tek 'Historia' filluar nga Universal, 31 Aug 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    lexojini fjalet qi i kishte thene ky 'njeri' per fort te nderuarin At Gjergj Fishten:

    Citim:
    Ismail Kadare per GJERGJ FISHTEN...(Gjergj Fishta, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit..)

    (Marrë nga “Zeri i Popullit”, 13 janar 1974, f. 3 )

    Ismail Kadare... "Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”.

    Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë.
    Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë?

    Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift.
     
  2. Aki

    Aki Paint It Black

    Ky epitet ndaj Ismail Kadarese, 'ish zagari i komunizmit' i marre prej diku, apo frymezim individual ky @Universal ?
    Eshte ok te shprehim pelqimin ose mospelqimin ndaj nje figure te shquar, por s'besoj qe ka nevoje per epitete te tilla qofte dhe nese e ke hasur kete titull diku mund ta moderoje.
     
  3. Universal

    Universal AnonymouS

    Eshte mare nga diku,po edhe mund ta moderojme. :)
     
    Aki likes this.

Shpërndajeni këtë faqe