Ja pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut deri më sot

Diskutime tek 'Historia Shqiptare' filluar nga enton, 30 Nov 2002.

  1. enton

    enton Fillestar

    Ja pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut deri më sot

    Lec SHLLAKU, 1986

    Fisniku dhe pasardhësi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me rastin e Jubileut të revistës, na ka drejtue urime dhe nji pemë Gjenealogjike të Familjes Kastrioti, të cilën po e botojmë në këto dy shtylla. Fisniku mban emrin Giorgo Castriota Scanderbeg, si emni i stërgjyshit, Heroit tonë Kombëtar, dhe banon me familje në rrethe të Napolit. Rreth familjes së Kastriotëve dhe brez-nive, të njimbasnjishme, gjtë shekujve, kemi pasë dijeni të përcipta e të errta, dhe për këto arsye jemi interesue me gjetë vërtetime dhe dokumenta sqaruese, drejtë për së drejti nga vetë Familja e Kastriotëve, me të cilën që në kohën e pagëzimit të Sheshit Skëndërbej, në Paris, qemë ndërlidhë. Siç dihet, Familja e Skëndërbeut, mbas vdekjes së tij dhe pushtimit Otoman të Shqipërisë, emigroi dhe u vendos në Italinë e Jugut, ndër pronat që u qenë dhurue dhe njoftë nga Mbreti i Napolit, Ferdinanti i Arragonës, për ndihmë ushtarake që Skënderbeu i dha kur zbriti në Itali, në Gusht të vjetit 1461, kundër Princit të Tarantos Giacomo Piccinino-s dhe Baronëve aleat të cilët kishin rrethuar në Trani dhe përkrahshin Derën Franceze d' Anjohu, të sundonte mbi Mbretërinë e Napolit. Pasardhësit e Skëndërbeut mbasi dështuen në përpjekjet e tyre me lirue vëndin nga pushtimi otoman, me shkarkime në Shqipëni, tue kërkue ndihmën e Venedikut dhe tue nxitë popullin në kryengritje, edhe pse nuk pushuen kurrë të interesohen për fatet e atdheut të Arbërit, u stabilizuen njëherë e mirë në Itali. Nga Pema Gjenealogjike e Kastriotëve del se në Itali gëzuen tituj Fisnikërije (Nobilare) të ndryshme dhe të shumta, që u vijshin nga krahinat, katundet dhe qytetet që ata zotnojshin. Njikohësisht, si Bulerë (Bujarë-Fisnikë që ishin, u martuen me gra familjesh aristokrate me pajë (prikë pasunish të tundshme dhe të patundshme, simbas traditës së kohës të cilat forcuen pozitën e tyne. Nga këto martesa, Kastriotëve, në Itali, patën shumë djelm dhe vajza, me të cilët sigueruen, me breznitë e vijueshme, Derën dhe Emnin e Kastriotëve deri në ditët tona. Në pemën Gjenealogjike të Kastriotëve, pasardhësit direkt të Skënderbeut, janë marrë për bazë, simbas traditës sonë kanunore, trashëgimtarët mashkuj, për këtë shkak disa vëlla-zëni,gjatë breznive, tue mos pas lanë mashkuj pasardhës, barqet janë shue.

    Në Pemën Gjenealogjike të Kastriotëve, si aneks, gjindet dhe ajo e Topiajve, të Islamizuem, Toptanve, për arsye, motra e Skëndërbeut, Mamica me 1445, u martue me Karl Muzhak Topinë, dhe pat tre dejlm: Gionin, Gjergjin dhe nji tjetër që i Islamizuem, pat marrë emnin Ali Bej Toptani. Këto shënime Gjenealogjike lanë me kuptue se familja e Toptanëve të sotëshëm kanë prejardhjen nga i pari Ali Bej Toptani, djalë i motrës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në Pemën Gjenealogjike të Toptanave, sigurisht për mungesë kontaktesh shekullore, shënimet angrafike, në breznitë e pasardhësit e tyne, janë të meta dhe gjenerike. Si po shifim, dera e Toptanëve asht shekullore, e përmëndun dhe rrjedh nga i Pari Karl Topija, Prine i Arbërisë, (i Shqipnisë së Mesme) i cili për të përballue kërcënimin e Balshës së II-të dhe të Venedikasve, iu drejtue për ndihmë ushtrisë turke që kishte mbrri deri në Maqedoni. Më 1385, ushtrija turke nën komandën e Hajredin Pashës mundi ushtritë e Balshës, në Jug të Lushnjes ku u vra edhe vetë Balsha i II-të. Ishte hera e parë që turqit hynin në Shqipni, por edhe u duk qartë se ky fakt do të kishte pasoja të randa, tue konsiderue se se Turqit kishin fillue pushtimet në Ballkan. Për arsynat të pushtimit të gjatë shekullor të osmanëve në Shqipni, po ashtu ndeja aq e gjatë në Itali, të pasardhësve të Skënderbeut, nuk u erdhi mbarë Kastriotëve të nxjerrin përfitime, për një rivendosje të Derës në Fronin e Shqipnisë, aq sa u preferue një i huej, Princ Vidi, i cili tue abdikue vdiq tue lanë një dinasti fantazëm, me Skënder Wied-in. Kastriotët e kohve tona, sidomos Ferdinant Kastriotin (15-1-1893 -18-7-1978) janë interesue për manifestimet dhe ngjarjet shqiptare. Në prill 1968, kur zhvilluen kremtimet kastriotiane të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në Romë, i Pari i Derës së Ferdinantit muer pjesë me Familjarë të tjerë. Pasardhësit e tij Filipi, vdiq më 1984 dhe Gjergji (1928) përfaqëson derën e Kastriotëve, por ka vetëm dy vajza Marien) 4-2-1958) dhe Maria Luisa-n) 30-41963). Për vijimin e Derës dhe të Emnit të kastriotëve Filipi ka lanë mbrapa dy vajza dhe një djalë Gjergjin 92-8-1958). Kur u inagurue Sheshi Skandërbeg në Paris, Filipi i pat drejtue zotit Chirac telegramin që po botojmë. Kurse Gjergji asht ndërlidh me ne, ashtu si e do tradita e Familjes së Kastriotëve. Si po e konstatojmë nga Pema Gjenealogjike e Kastriotëve, për çdo brez janë përjetësue emnat e të parëve zambëdhenj: Gjon dhe Gjergj. Për mirënjoftje ndaj Aragonezave emnat Ferdinat Alfons. Si emna historik, Pirro dhe Akil: me Pirron, Skënderbeu mburrej, ndaj Kontit Picinino, tue thanë se ai dhe shqiptarët e tij rrjedhin nga një racë dhe kanë të njëjtën gjak. Për femnat janë përjetësue Donika, Maria, Mara.

    Paris. Nandor 1986.
    (c)Memedheu
    a.ballhysa likes this.
  2. enton

    enton Fillestar

    Re: Ja pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut deri më sot

    SKENDERBEU NE MBRETERINE E NAPOLIT DHE NE ROME

    Nga Dr. Kasem Bicoku

    Ndjehem shume i privilegjuar, Shkelqesia Juaj President i Republikes se Shqiperise, zoti Alfred Moisiu, qe ne pranine Tuaj, te mikepritesve Tuaj dhe te pjesemarresve te tjere te pranishem ne kete ceremoni solemne te kumtoj shkurt per marredheniet e ngushta te Skenderbeut me Mbreterine e Napolit dhe me Papatin.
    Te udhehequr nga Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, shqiptaret mbrojten per 25 vjet lirine e vendit te tyre dhe penguan vershimin e ushtrive osmane drejt Evropes Perendimore. Per kete ndihmese nderkombetare te shqiptareve ishin te vetedijshem si personalitetet evropiane te kohes, ashtu edhe vete Heroi yne Kombetar.
    Skenderbeu i ka shkruar nje princi italian, Xhovani Antonio de Orsinit: "Neqoftese une do te thyhesha me siguri Italia do ta ndjente". Mbreti i Hungarise, Matia Korvini, ka thene se sulltanet osmane permes Shqiperise, si neper nje ure, donin te kalonin per te pushtuar Italine dhe vendet e tjera evropiane. Drejtuesit e shteteve kryesore italiane te asaj kohe e kane vleresuar shume dhe kane qene mirenjohes per luften heroike te shqiptareve.
    Papet e propaganduan gjere Skenderbeun dhe i dhane atij perkrahje morale e materiale, si edhe titujt "Atlet i Krishtit", "Mbrojtes i Krishterimit" dhe "Kapiten i Pergjithshem i Selise se Shenjte". Papet i dhane vend qendror ushtrise se Skenderbeut ne projektet e tyre per organizimin e nje lufte te perbashket evropiane, qe atehere propogandohej prej tyre si kryqezate fetare. Gjate vitit 1464 Papa Piu II kishte vendosur te kryesonte ushtrite evropiane qe do te zbarkonin ne Ballkan dhe me kete rast Skenderbeun ai do ta kurorezonte mbret. Vdekja e Papes ne Ankone, ku po grumbulloheshin ushtrite evropiane, e mbylli realizimin e projektit te tij.

    Mbreti i Napolit, Alfonsi V, ne pranvere te vitit 1451, nenshkroi me Skenderbeun nje traktat bashkepunimi per lirimin e Shqiperise se Jugut dhe per kete dergoi prane Skenderbeut trupa luftarake prej 500 ushtaresh. Edhe pas vdekjes se mbretit Alfonsi V ne vitin 1458, Skenderbeu kerkoi qe t_i forconte marredheniet me djalin e tij, Ferdinandin I. Ai vendosi qe t_i jepte ndihme ushtarake mbretit Ferdinand ne luften qe kishte shperthyer midis tij dhe kundershtareve te vet politike, qe ishin barone te Italise se Jugut. Keta te fundit ishin bashkuar me princin francez Rene te Anzhuineve, i cili atehere pretendonte fronin e Mbreterise se Napolit. Me kete hap Skenderbeu obligonte mbretin Ferdinand dhe aleatet e tij, papen Piu II dhe duken e Milanos, Franesk Sforcen. Keta perbenin edhe bllokun politik me e fuqishem ne Itali dhe ishin propaganduesit kryesore te idese per organizimin e nje fushate luftarake antiosmane me pjesemarrjen e shume shteteve.
    Ne shtator te vitit 1460 Skenderbeu dergoi ne Itali grupin e pare te luft-tareve te drejtuar nga nipi i tij, Kojko Balsha. Zbarkimi i trupave shqiptare ne Itali shkaktoi tronditje te thelle ne radhet e kundershtareve te mbretit Ferdinand. Nje nga kundershtaret kryesore te mbretit, princi i Tarantit, Xhovani Antonio de Orsini, i kerkoi Skenderbeut te hiqte dore nga perkrahja ndaj mbretit Ferdinand, duke i shkruar me ironi se lufta ne Itali do te ishte per te e pasuksesshme.
    Ne fund te gushtit te vitit 1461 Skenderbeu u nis me 3 mije luftetare per ne Itali dhe zbarkoi ne Barleta, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand. Sapo zbriten ne token italiane luftetaret shqiptare filluan sulmet energjike e shume te shpejta, duke shkaktuar panik ne radhet e forcave kundershtare. Keta u detyruan te hiqnin dore nga rrethimi i Barletes, u terhoqen drejt jugut, arriten ne Andria dhe, pasi lane pas Barin, u vendosen ne Akuaviva.
    Skenderbeu organizoi sulme te njepasnjeshme per te shtene ne dore qendrat e fortifikuara qe mbaheshin nga kundershtaret e mbretit Ferdinand. Pasi la nje pjese te trupave per te ruajtur Barleten, me pjesen tjeter te ushtrise Skenderbeu marshoi ne veri te saj, liroi Sant Anxhelon dhe San Xhovani Rotondon dhe u rikthye ne Barlete. Me pas, te perforcuar edhe me reparte italiane, luftetaret shqiptare i ndoqen forcat kundershtare, zbriten deri ne jugperendim te Barit, ne Altamura, dhe u futen ne zoterimet e princit te Tarantit. Duke qene ne gjendje shume te veshtire ushtarake, Xhovani Antonio de Orsini hyri ne bisedime me Skenderbeun dhe kerkoi prej tij qe te ndermjetesonte te mbreti Ferdinand per te bere paqe. Ne ate kohe Skenderbeu organizoi arrestimin e komandantit te qytetit te Tranit. Pas arrestimit te tij i gjithe garnizoni i qytetit u dorezua.
    Luftetaret shqiptare e ndihmuan ushtarakisht mbretit Ferdinand per te mposhtur kundershtaret e vet. Keto veprime ndikuan ne forcimin e marredhenieve te Skenderbeut me Mbreterine e Napolit dhe me aleatet e saj. Per rendesine e kesaj ndihme, ne fund te shtatorit te vitit 1461, duka i Milanos, Franesk Sforca, i ka shkruar Skenderbeut: "Ne kemi po ate detyrim ndaj madherise suaj, si e ka edhe madheria Ferdinand dhe qe tani e pergjithmone po afrohemi per te gjitha kenaqesite, nevojat dhe nderet si nje vella i mire e i perzemert". Ne shenje mirenjohjeje per kete ndihme mbreti i Napolit, Ferdinandi I, i akordoi Skenderbeut nje shperblim te pervitshem prej 1200 dukatesh dhe i dhuroi ne Pulje feudet shume te rendesishme te Monte Sant Angelos dhe te San Xhovani Rotondos. Pas vdekjes se Heroit shqiptar keto prona u trasheguan nga gruaja dhe djali i tij, te cilet u trajtuan me nderime mbreterore prej oborrit napolitan kur emigruan nga Shqiperia dhe u vendosen ne Itali. Per te shprehur mirenjohje per dhuratat e mesiperme, Skenderbeu ne vitin 1464 i beri nje vizite falenderimi mbretit Ferdinand.

    Udhetimin e fundit ne Itali Skenderbeu e beri gjate dimrit te viteve 1466-67, kur sulltan Mehmeti II, i cilesuar si "pushtuesi i botes", si kurre ndonjehere me pare kishte intensifikuar veprimet luftarake per te mposhtur qendresen shqiptare. Ne vitin 1465 ai ndermori pese fushata luftarake te pasuksesshme kunder Shqiperise dhe ne pranvere te vitit 1466 rrethoi p r se dyti kryeqytetin e saj, Krujen.
    Per te perballuar veshtiresite e shumta te shkaktuara prej luftimeve te panderprera te shqiptareve me ushtrite osmane, Skenderbeu kerkoi ndihme prej shteteve italiane. Ne Venedik ai d-rgoi djalin e tij, Gjonin, kurse vete u nis per ne Napoli e ne Rome. Nje vezhgues ka shkruar per kete vizite te Skenderbeut: " Si hyri ne Rome, te cilen e kishte mbuluar me zulmen e emrit dhe te trimerise se vet, menjehere doli ne prani te Papes. Sapo romanet moren vesh ardhjen e tij, nga te gjitha anet u be nje levizje dhe nje renditje e pabesueshme njerezish, qe vinin per ta pare dhe per ta nderuar. Papa Pali II, kur e pa Skenderbeun, u udit me pamjen e atij burri te forte dhe e priti me nderime shume te medha". Pritja madheshtore shprehte mirenjohjen dhe respektin e thelle per Heroin Kombetar dhe per qendresen e pamposhtur te shqiptareve.

    Pas kthimit nga Italia ne pranvere te vitit 1467, Skenderbeu shpartalloi ushtrite osmane, te cilat prej nje viti mbanin te rrethuar Krujen. Po gjate vitit 1467 Skenderbeu perballoi me sukses edhe rrethimin III te Krujes. Ne janar te vitit 1468 pushoi se rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes se Skenderbeut shkaktoi pikellim te thelle dhe te papershkrueshem tek te gjithe shqiptaret. Kete humbje te madhe Senati i Venedikut e shprehu me fjalet: "Me vdekjen e tij shqiptaret kishin rene ne nje ngasherim dhe tronditje te madhe".
    Gjate viteve te luftes kunder pushtuesve osmane, si asnjehere me pare, u intensifikuan lidhjet politike, ushtarake, ekonomike e kulturore te Shqiperise me shtetet italiane dhe me vendet e tjera perendimore. Me shume se do vend tjeter i Ballkanit, atehere Shqiperia ishte pjese perberese e Evropes Perendimore dhe ne ate kohe u forcuan marredheniet e shqiptareve me popujt e shteteve italiane dhe evroperendimore. Prandaj edhe kujtimi i Heroit shqiptar ka jetuar ne shekuj jo vetem ne zemren e popullit qe e lindi, por edhe te popujve te vendeve te tjera evropiane. Per Skenderbeun eshte folur dhe eshte shkruar ne te gjitha koherat.
    Figura e Skenderbeut ka terhequr gjithnje vemendjen e ushtarakeve, te burrave te shtetit e ne pergjithesi te opinionit publik evropian. Ata kane mesuar nga pervoja luftarake e shqiptareve kur vendet e tyre luftonin kunder pushtuesve te huaj. Nje literature mjaft e madhe dhe e shumellojte ne shume gjuhe ka pasqyruar figuren e Skenderbeut ne te gjithe boten.
    Ne Itali jane publikuar veprat e para per figuren e Skenderbeut. Midis tyre eshte vepra e themeluesit te historiografise shqiptare, Marin Barlecit. Me shume se ne do vend tjeter, ne Itali jane botuar vepra historike, letrare etj. kushtuar epopese shqiptare dhe heroit te saj, Skenderbeut. Me pare dhe me shume se ne Bruksel, Paris, Gjeneve dhe ne qytetet e tjera evropiane, ne Rome dhe ne qytetet e Italise jane ngritur monumente e buste per Skenderbeun. Ne Itali me emrin e Skenderbeut e te Shqiperise jane emertuar sheshe dhe rruge.
    Familjaret e pasardhesit e Skenderbeut, shume bashkeluftetare te tij, shqiptaret e thjeshte qe nuk e kane duruar zgjedhen osmane, si edhe shume te tjere qe nuk e kane perballuar jetesen ne vendin e tyre, kane gjetur gjithnje ne Itali, si ne asnje vend tjeter, mikpritje, mirenjohje dhe ngrohtesi miqesore.
    Deshmi e ketyre lidhjeve te ngrohta shpirterore eshte edhe cremonia e sotme qe sherben per forcimin e metejshem te marredhenieve miqesore midis Shqiperise dhe Italise.
    Ju falenderoj edhe nje here per mundesine qe m'u dha te flas para jush per nje aspekt shume te rendesishem te veprimtarise se Heroit tone Kombetar, per lidhjet e tij te ngushta me dy shtete italiane, me Mbreterine e Napolit dhe me Papatin
  3. tonito

    tonito Guest

Share This Page