Janari i Anagnostit ne Arkivin e Filmit

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ia ka kushtuar tre javët e fundit të janarit projeksionit të krijimtarisë së regjisorit Dhimitër Anagnostit. Më 19 janar ora 12.00 në kinemanë e Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit shfaqet dokumentari "Përjetësi" 1974 7 të cilin autori e ka cilësuar si dokumentar poetik ose poemë filmike. "Përjetësi" i kushtohet dëshmorëve e luftës dhe në kohën që u prodhua u cilësua nga regjimi i atëhershëm si modernist dhe u ndalua. Filmi nuk është shfaqur kurrë më parë. Po më 19 janar ora 12.15 shfaqet "Lulëkuqet mbi mure" 1976 90 film i rëndësishëm në krijimtarinë e Anagnostit i nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Më 26 janar ora 1200 shfaqet e filmit artistik "Duel i heshtur". Po në këtë ditë ora 17.00 shfaqen xhirime arkivale nga momentet e punës se regjisorit. “Janari i Anagnostit" mbyllet me filmin "Përrallë nga e kaluara" 1987 i cili fillon në orën ora 17.15. Regjisori do të jetë i pranishëm në të gjitha seancat e projeksioneve. Janë ftuar bashkëpunëtorë të tij aktorë autorë teknikë të gatshëm për të zhvilluar biseda me studentë dhe spektatorë të interesuar për punën 30-vjeçare të kineastit që 23 janar bën 75 vjet. Më parë në datën 12 janar Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit kishte prezantuar vepra të tjera të Anagnostit si dokumentarin "Të Dielat në Tiranë" dhe filmin artistik "Plagë të vjetra". Të gjithë filmat shfaqen në 35 mm. Hyrja është e lirë.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe