Jep dorëheqjen kryeministri i Greqisë

Diskutime tek 'Tema e ditës, ndërkombëtare' filluar nga Universal, 21 Aug 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Zgjedhje të parakohshme në Greqi, Tsipras jep dorëheqjen
    [​IMG]
    Kryeministri grek, Aleksis Tsipras dha dje dorëheqjen. Në një fjalim ai u shpreh se populli grek duhet të vendos dhe gjykojë politikanë për mënyrën sesi u menaxhua negocimi i borxhit.

    Tsipras u ka komunikuar vendimin e tij edhe ministrave të kabinetit në një mbledhje urgjente të zhvilluar në orët e mesditës,ndërsa pritet që më pas të dorëzojë mandatin tek Presidenti Pavlopoulos.

    Ky i fundit do të thërrasë këshillin e udhëheqësve politikë të partive parlamentare dhe pasi të ketë konstatuar se asnjë nga partitë e tjera nuk dëshiron të marrë mandatin qeverisës, do të shpallë urgjentisht zgjedhje të parakohshme.

    Sipas kushtetutës, kësaj here zgjedhjet e parakohshme, për arsye se nuk kanë kaluar më shumë se 18 muaj nga data e zhvillimit të zgjedhjeve të mëparshme do të zhvillohen me listë të kandidatëve,të cilën do e përcaktojë çdo kryetar partie.

    Në këtë mënyrë, Tsipras do të zgjëdhë kandidatët për deputetë të gjithë të majtët që duan ta mbështesin, duke krijuar një grup të fuqishëm parlamentar.

    Vendimi për zgjedhje të parakohshme është marrë nga kryeministri pasi rebelët marksistë në gjirin e grupit parlamentar të Radikalëve të Majtë, nuk mbështesnin më reformat që kërkon të zbatojë qeveria pas miratimit të paketës së tretë të ndihmës prej 86 mld euro.

    Nëse do të shpallen zgjedhjet e parakohshme dhe Tsipras do të japë dorëheqjen, presidenti Pavlopoulos do të emëroje edhe një qeveri të përkohshme, që sipas Kushtetutës do të ketë kryeminiser kreun e Gjykatës së Lartë, që në rastin konkret është zonja Vasiliki Thanou-Christofilou. Kështu, Greqia do të ketë për herë të parë në historinë e saj një grua në krye të qeverisë, edhe pse përkohësisht.

    Koha Jone
     
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    A re Alexi Alexi :D
    Politike hesapi ;)
     
  3. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    A are Alexi , sa i mirë që është. :dashuri:
     
  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    hermetica, eshte nje grek qe preokupohet vertet per Greqine, une keshtu e mendoj. Keshtu qe patjeter do jete i mire. :p

    Heh. Tamam politike hesapi. Te ben te mendosh vertet kjo lloj doreheqje e Tsipras, kur lajmet shihen disi ne nje prizem me te gjere dhe konsiderohen si pjese te se njejtes ngjarje. Ne menyre me specifike, ky lajm behet shume interesant kur merret parasysh edhe ky lajmi tjeter,
    http://www.albforumi.com/threads/befason-ekonomia-greke-nuk-ka-rënë-në-recesion.35486/

    Dmth, nderkohe qe ekonomia greke nuk ka rene ne recesion ashtu sic ishte parashikuar (interesante! Nga kush?) se do te ndodhte, ne te njejten kohe Tsipras heq dore sepse [cit]"rebelët marksistë në gjirin e grupit parlamentar të Radikalëve të Majtë, nuk mbështesnin më reformat që kërkon të zbatojë qeveria pas miratimit të paketës së tretë të ndihmës prej 86 mld euro."

    Me lind mendimi absurd "C'po kurdis per Greqine kesaj here, e nderuar EU?"
     
    Airbourne, Dreamer and Universal like this.
  5. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Si shume pipeline po kalojne nepermjet Greqiris????
    Dhe hera e PARE ne historine qifute te Izraelit, qe forcat e armatosura bejne <stervitje> jashte territorit te saj.

    Me aresyen qe malet Troodos i ngjajne <kodrave> ne Izrael????
    PS: ne mos gabohem apo HISTORIA shkruajti dikur.....vetem Shqiptaret nuk dorezuan cifute tek nacistat jermane,ndersa ne Greqi nja 50.000 i quan me pushime te perjetshme.
    Kaq se Tsipras e ka ne rregull.
     
  6. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Athina: Minoriteti grek në Shqipëri të njihet kudo, jo vetëm në dy zonat e jugut.

    Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se minoritetit grek në Shqipëri duhet t’i njihet ky status kudo që ai jeton dhe jo vetëm në dy zonat e jugut të vendit, që janë përcaktuar zyrtarisht që në kohën e regjimit komunist.

    Në një intervistë në televizionin publik, ERT 1, Kotzias tha se këtë problem e ka ngritur edhe në takimet që kishte ditët e fundit, në kuadër të asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Kotzias i është referuar gjithë problematikës që ka konceptuar Athina në marrëdhëniet me Shqipërinë, për të cilën tha se ishte gabim që qeveritë e mëparshme greke miratuan pa vënë asnjë kusht dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. “Siç duhet ta dini, Shqipëria është vend kandidat për anëtar i Bashkimit Europian. Për fat të keq, ashtu si dhe për fqinjin tonë verior, Shkupi, këto kandidatura u dhanë pa kushte nga qeveritë e mëparshme greke”-tha ministri i jashtëm grek. Shefi i diplomacisë greke tha se qeveria e sotme greke vuri edhe kushte të tjera, përkundër Komisionit Europian, që si kusht themelor për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë, kishte vënë reformimin e sistemit gjyqësor. Sipas Kotzias, “Minoriteti autokton grek në Shqipëri ndodhet nën mbrojtjen e republikës greke dhe në këto momente, në mbrojtjen e Bashkimit Europian, por edhe të SHBA”.

    PS: keshtu shkerdhapataruca...Airbourne del rus,ai tjetri serb,dhe GENI ...humbet-
     

Shpërndajeni këtë faqe