Joshja-Mjet apo natyre?

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga Ema, 11 Sep 2003.

  1. Odea

    Odea Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Ai, ajo qe JOSH njerin i josh te gjithe, dhe ai, ajo qe nuk josh njerin nuk josh asnje.

    Ne shumicen e kohes kjo nuk ndodh Liiri. Pse? Sepse nje vajze mund te joshi dike dhe dike tjeter jo. Varet tek personi qe josh dhe tek ai qe po joshet. Nqs vajza qe po josh poseson ato tipare qe vleresohen nga cunat apo qe iu lene mbresa dhe iu pelqejne zakonisht cunave atehere kjo vajze do joshi pothuajse shumicen e popullates mashkullore pasi te gjithe meshkujt pak a shume kane te njejtin sistem dhe si rrjedhim mendojne ne te njejten menyre. Pak a shume them per te mesipermen pasi jo te gjithe cunat i japin vleresim te madh tipareve te zakonshme qe pelqehen nga te gjithe.

    Dikush tjeter mund te pelqeje nje vajze te thjeshte dhe nuk e di as vete pse e josh pamja, ecja, shikimi, buzeqeshja, mimikat e fytyres, dmth gjithcka tek ajo femer. E njejta gje tek cunat nga vajzat. Vajza terhiqet nga nje mashkull qe ndoshta nuk eshte shume i pashem apo nuk vishet ne menyre qe do iu pelqente shumices se gocave por qe dicka tek ai e josh, e terheq.
    Joshja per mendimin tim eshte menyra se si sillesh, gjestet me te vogla, shikimi, levizja, menyra se si flet apo shqipton gjerat, dhe per mendimin tim te tera keto mund te gjenden natyrshmerisht tek njeriu ose mund te fitohen apo mesohen.

    Per mendimin tim femra eshte ajo qe detyrohet nga shume faktore qe te jete joshese ne disa menyra.
    Njera nga ato eshte qe te joshe njerezit me pamjen e saj prej zonje, me edukaten e saj te larte dhe me "shprehjen" e intelektit te saj te larte. Te gjitha keto me siper jane joshese ndaj njerezve pasi japin ate idene e nje njeriu te civilizuar apo idene e njeriut "ideal". Vajzat mesohen nga nena se si te sillen si zonja ne menyre qe te respektohen nga te gjithe. Nga ana tjeter, vajza meson nepermjet eksperiencave apo vezhgimeve (shikon grate e tjera qe terheqin meshkujt dhe mundohet te behet si ajo ose meson se cfare iu pelqen cunave dhe mundohet te vere ne dukje ato tipare qe do i terheqi ata) se si te joshi meshkujt.

    Te njejten gje mund te themi per meshkujt vetem se tek ata eshte me pak e theksuar per vete faktin qe nuk kane aq kufizime sa u jane vendosur femrave.

    Keshtu qe, joshja mund te jete fare lehte pjese natyrale e karakterit te individit, ose tipar i fituar per tu perdorur si mjet per arritjen e disa objektivave. Objektivat nuk jane te thene te jene negative gjithmone...


    So, cfare mendoni ju njerez, a jeni joshes natyrisht apo e keni fituar gjate jetes?


    Odea
     
  2. ilirjan

    ilirjan Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Te gjithe i dime karakteristikat e vecanta tek cdo femer, mund te me thoni c,fare karakteristike eshte e perbashket tek te gjitha femrat????? :confused:
     
  3. Guest

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    e kisha fjalen per ate cfare kishte shkruar lir111 por nuk me kujtohej sakte nicku i tij

    :wave:
     
  4. lule

    lule Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Kur ke perballe dike qe te njeh pak dhe perpiqehs ta joshesh ve ne pah cilesite e tua me te mira,mbase merr edhe ndonje parukier-estetist perdite qe te te rregulloje.Pastaj me kohe njeriu tregon veten si eshte ne menyre te natyrshme por fillimisht cdokush di te shtiret sikur eshte nga natyra i tille e ne rradhe te dyte po kaloi ca kohe dashurohesh edhe me difektet !

    Jo chit - chat ju lutem
    ------------------------------------
    Te gjithe joshim si femrat ashtu dhe meshkujt ndoshta dikush me shume e dikush me pak.Por ne te vertete ajo qe me shqeteson mua eshte se sa ne gjendje jemi ne te kontrollojme kete joshje dhe deri ku mund te arrijme ne per te marre trofeun e fitimtarit.nuk jam dakort se per te joshur dike ne perpiqemi te permitresojme sa me shume gjera tek vetja.tek une ka ndodhur krejt e kunderta .une kam dale jashte cdo kufiri dhe cili ish qelimi ,ja vleu ..........Pergjigjja eshte qe as une tani se kuptoj se sa larg mund te shkoj njeriu per te joshur dike ,shkel dhe abuzon mbi gjithcka.Dhe eshte e cuditshme se joshja per mua eshte thjesht nje cast cmendurie ku njeriu ndryshon gjithcka krijon nje bote tjeter me mistere interesa aventura me nje qelim joshjen.megjithese krejt e panevojshme une per nje moment kerkova ta kem vetem timin kete trofe dhe tani ..................
     
  5. samanta

    samanta Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Joshja eshte art,instikt,loje.Personalisht mendoj se s'ka lidhje vetem me bukurine,por dhe me aftesite intelektuale te njerezve.
     
  6. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Joshja ka shume pak lidhje me bukurine mendoj une :rolleyes: Vetem se nuk di te them se me cfare ka lidhje te drejtperdrejte :confused: Mund te shkruaj nje liste te pafund karakteristikash e vecorish te dikujt qe josh, po nuk di te them se cila eshte thelbi, shkaku! Ndoshta joshja eshte pak si puna e eres. Cdokush ka nje ere karakteristike te tijen, ndaj edhe parfumet duhen provuar mbi lekuren e dores tende para se te vendosesh /pf/images/graemlins/wink.gif Ndoshta ne joshemi nga dikush ashtu si te terheq era e nje parfumi mbi lekuren e dikujt dhe jo parfumi i dikujt tjeter :wub:
     
  7. esmerina

    esmerina Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Nje ftese mikluese terheqese dhe teper tunduese eshte JOSHJA per gjithcka te bukur apo te shemtuar ne jeten e njerezve. Joshja e nje mashkulli nga nje femer apo anasjelltas dhe kjo shume e gjere ne shume fusha, joshja nga filma te ndryshem, joshja qofte edhe nga nje molle e bukur e kuqe e embel si e Borebardhes per ta kafshuar, apo edhe joshja nga vese te ndryshme negative. Te gjitha keto te sjellin ndermend qe perderisa ekziston ne menyre njerezore dhe jo njerezore eshte edhe natyre edhe mjet...Kjo ne kuptimin e pergjithshem... Ndersa si loje seksuale joshja mund te jete nje nga mejtet me te bukura limiterisht te pademshme qe mund te kete pasur ndonjehere ne dore secili prej nesh.
     
  8. angekry

    angekry Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Mendimi im (joshja instikt) gje qe nuk karakterizohet vetem tek njeriu por edhe tek kafshet shpendet,dhe ka lidhje direkte me kromezonet. bye
     
  9. b.k.

    b.k. Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    mund te shpjegosh pak me shume? :wave:
     
  10. ilikos

    ilikos Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    ema nuk mendoj se joshja perben ndonje krim por varet se perse e perdorin me pas ata qe te kane joshur,megjithse gjithcka eshte ne doren e njeriut por dhet te jemi te kujdesshem vete kur joshim ose na joshin qe te mos biem shume ne TRAPOLA
     
  11. b.k.

    b.k. Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Nje mjet qe dikush e perdor natyrshem, dhe dikush detyrahet ta krijoje, ku si rrjedhoje eshte nje veprim i cili perfshin sadopak planifikim. Perpunimi dhe cilesia e planifikimit ka natyrshmerine e vete, qe lejon manipulimin e mjeteve, dhe si rrjelloje ben natyrshmerine te jete e para.


    Me pak fjale nderthurje, ku njera apo tjetra marrin "timonin" sipas rastit specifik. :rolleyes:
     
  12. ^_^

    ^_^ Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Joshja , pjese e pandare e natyres se njeriut, qe ne formim, e trasheguar dhe perfeksionuar bashke me zhvillimin e njeriut.

    Joshja eshte pjese e natyres se njeriut, pjese e instiktit.

    Joshja si natyre e njeriut shfaqet ne te gjitha format e mundshme dhe nga me te nderlikuarat aq me shume eshte shume relative, nuk mund te pergjithesosh joshjen, ajo qe per dike berben joshje per nje tjeter jo.

    Per mua tentativa e njeriut per te stimuluar joshjen , pra per ta perdorur ket te fundit eshte shtirje, ai ose ajo qe e ka ne natyre te joshe ata/ato (qe joshen nga joshja e tij/asaj) ne shumicen e rasteve e ka natyrale, them ne shumicen e rasteve sepse jane shume te pakta rastet kur joshja manipulohet me zgjuarsi ( kjo e fundit kerkon nivel shume te larte inteligjence)per te arritur nje qellim te caktuar.

    Pergjithesisht joshja e manipuluar ecen ne shumicen e rasteve tek njerezit te cilet kane sasi inteligjence nen mesatare, ajo vertet natyrale e njeriut ecen tek te gjithe.

    Pra joshja eshte natyrale dhe pjese e pa ndare e njeriut, si cdo gje qe njeriu e ka te ndryshme edhe joshjen e ka te ndrsyhme.

    Dikush nuk eshte i mencur per natyre dhe kerkon te hiqet si i mencur sjellje artificiale kjo e fundit , dikush nuk ka joshje ka dicka tjeter dhe kerkon te joshi sa me shume , artificiale dhe kjo e fundit ashtu sic eshte artifciale edhe krahu tjeter ku njeriu nuk joshet por ben sikur joshet, ky i fundit nuk eshte se nuk joshet ndoshta nuk joshet nga femra po fare mire mund te joshet nga autobuzi unazes pershembull /pf/images/graemlins/smile.gif , pra ndryshon ne sasi dhe ne lloj joshja.

    Joshja, shume e ndryshueshme, ne te gjithe parametrat per te qene frut i inteligjences dhe prodhim i trurit njerezor, eshte natyre.
     
  13. plakudhedeti

    plakudhedeti Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    kur perdoret si mjet, e humbet natyren e saj
     
  14. b.k.

    b.k. Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Spo me vjen ndonje shembull me i mire..... :cry:

    a nuk keni qare ne ndonje film? Nje nga elementet eshte aftesia e aktoreve per te percjellur emocionet si te verteta. Perderisa ata jane deri diku te natyrshem me rolet qe marrin, pse duhet joshja te humbasi cdo element te nartyrshmerise. Edhe ajo eshte nje "mjet" qe funksionon ne nje mardhenie nderpersonale? Dhe disa jane shume te nartyrshme ne te, panevaresisht se mesojne ta "kontrollojne" ne momente te caktuara..... :confused:
     
  15. ^_^

    ^_^ Primus registratum

    Re: Joshja-Mjet apo natyre?

    Joshja eshte element i pavetedijshem i natyres, pra njeriu e ben ate spontanisht ndoshta ne shumicen e rasteve pa e ditur vete se cfare efekti dhe rrezatimi jep, joshja vjen ne shumicen e rasteve nga biovalet qe emeton nje person, ndodh shpesh qe njerezit joshen pas nje njeriu te shemtuar qe nga pamja fizike eshte jashtezakonisht jo joshes, dhe kjo ndodh per arsye te biovaleve pozitive dhe ndikimit te mire qe kane ato ne te joshurin.

    Aktrimi eshte mjeshtri, eshe i fituar, i mesuar.
    Aktrimi eshte menyra me keqe e te ushtruarit te joshjes, eshte gati gati mashtrim (biles ktu do thoja me gojen plot qe eshte mashtrim puro), pra eshte aftesia per te mashtruar, te interpretosh, ose te besh tenden boten e dikujt tjetri eshte mashtrimi me i madh qe mund te behet, pra nuk jane absolutisht e njjta gje jane vite drite larg.

    do te shtoja ketu edhe dicka tjeter.
    Aktrimi ose aftesia e aktoreve per te bere njerezit te ndjehen te joshur vjen ne pjesen me te mire dhe nga amplifikimi qe i behet si dhe sigurisht nga parapregatitja qe njeriu ne psikiken e vet kryen perpara se te shikoje nje veper aktrimi, film, drame, komedi a car mund te jete kjo e fundit.
    Qe ne momentin kur njeriut i vjen idea ne koke se do te shkoje te shikoje nje veper aktrimi ne ate moment i eshte hapur plotesisht me te gjithe qenien e tij aktorit ose vepres aktruese , nese vepra rrezulton joshese ose jo me vone kjo varet nga ajo cka po aktrohet dhe se sa mire aktrohet kjo e fundit , ka shume gjera qe ne subjekte te ndryshme nuk perputhen.
    Pra me pak fjale e kam thene dhe lart me duket cfare eshte joshese per dike nuk eshte per dike tjeter, vetem ky fakt e ben qe joshja te jete natyre.
    Ne ket pikpamje nuk mund te quhet kurrsesi joshje mbi nje subjekt psh leximi i nje libri, sepse nuk eshte i tille nuk duhet ngaterruar gjendja emocionale qe prodhon nje i tille ne subjekte te ndryshem e cila ne vet vete prodhon nje lloj joshje, per shkak te shume elementeve qe ndikojne ne stabilitetin e psikikes, ose joshja e stimuluar kur personi nuk gezon psikike te plote, nen efektet e shume substancave te cilat shkaterrojne psikiken.
    Aktrimi, letersia, e shume menyra te tilla kane hyre ne jete per te destabilizuar psikiken humane, kjo nuk do te thote per ti sjelle te keqia njerezimit, por nje psikike stabel njeriu nuk mund ta kete kurre e nese e ka eshte po perseri ne natyren e njriut qe te kerkoje gjithmone te shkaterroje psikiken e tij pra ne jete te jeteve jane perdorur dhe perdoren metoda per te ndryshuar ne menyre te kontrollueshme sado pak psikiken e e njeriut. Nese nuk do te perdoreshin keto talpa ne psikiken humane njeriu nuk do te ishte nje qenie amorfe e cila nuk do reflektonte asgje, ngacmimi i psikikes dhe shakterrimi ( ne kuptimin e mire per keto raste) e ben njeriun te zgjohet dhe te reagoje.

    U zgjata pak si shume por edhe kjo eshte nje lloj ngacmimi qe me behet mua psh, e nese nuk do ekzistonte nuk do reagoja.
     
  16. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Disa e kane vete ne natyren e tyre,ndersa disa te tjere si mjet per te rene ne qender te vemendjes.
     
  17. dr love

    dr love Locus omnem

    Joshja eshte nje mjet ...por eshte natyra sesi josh eshte e lindur...jo te gjithe dine ta perdorin sic duhet
     
    Hektor12 likes this.
  18. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    natyre. Syri, ai i pastervituri fare, e sheh joshjen edhe aty ku nuk eshte. Apo eshte, por nuk ka si qellim t'i drejtohet atij.(ketij syri) Apo edhe raste kur i ve te gjitha forcat dhe rezulton gjithcka, por vetem joshje jo.

    Nje pyetje me kuptim te sigurt do te ishte: a eshte dicka me e mire sesa eshte, joshja? Per 'te keqe' nuk shikoj vend. Por... mbase edhe ka. Asnjeher s'i dihet :)
     
  19. Alivia

    Alivia Forumium maestatis

    Joshja eshte nje forme arti deri diku,dhe si cdo forme arti dhe kjo adhurohet.
    Por duhet kujdes ,sepse joshjet fallso deshtojne,joshjet racionale ralizohen.
     
    gurax likes this.

Shpërndajeni këtë faqe