Këndi i shkrimeve të reja.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga harap, 4 Nov 2002.

  1. harap

    harap Guest

    Kendi i krijimeve te reja

    me rikthimin e AF kam vendos te botoj edhe une krijimet e mia ne kete cep te letersise.prandaj i lutemi te gjitheve te dergojne krijimet perseri
     
  2. Durrsaku_King

    Durrsaku_King Forumium praecox

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    Ndiz dhe nje deshire me shkrepsen e endrres
    Qe te ndricosh brendesine e zemres
    Hidh tej te panevojshmen merzitje
    Te sekondave te njepasnjeshme
    Mos mendo per veten
    Lere qe te jesh nje qenie
    Sado e parendesishme
    Qe syte nje here i hap
    E nje here i mbyll
    Ne frymarrjen tende te qete
    Qe me ajrin jeten konsumon
    Ngadale ngadale
    Nje mengjes nje mbremje
    nje here zgjohesh
    Nje here fle...
     
    Ermiraal and princ like this.
  3. ervin

    ervin Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    Dite e bukur dite pranvere
    edhe qielli pa kufi
    me makine shoferi shefin
    sec e con per bukuri.

    Por papritur ky shoferi
    i hutuar sec na mbet
    ne udhekryq na sheh nje vajze
    fik makinen me te shpejt.

    I hutuar flet shoferi
    ketu duhet qe te zbres
    kesaj rruge nuk kam shkuar
    eshte e mira qe te pyes.

    Dhe ja shpejt zbret nga makina
    edhe vajzes pas i shkon
    e pyet vajzen gjere e gjate
    sa vjec eshte e si e thone.

    Edhe vajza i pergjigjet
    17 i kam kaluar
    17 i kam kaluar
    asnjehere e dashuruar.

    Vajze e djale bisedojne
    kuvendojne qe te dy
    por shoferi s'pyet per rruge
    se s'e lene ata dy sy.

    Kur u kthye tek makina
    gjithe inat shefin e gjet
    -Shume pyete more djale,
    c'paske qene per muhabet?

    Po vertet i thote shoferi
    u vonova por s'kam faj
    se ketu ka kaq shume kthesa (femra)
    sa une s'di se nga t'ja mbaj.
     
    Ermiraal likes this.
  4. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    Te shoh..........

    Rrudha dhe eksperienza te jetuara,
    mbi fytyren tende espresjone te lodhura.

    Lekura jote e bardhe , tregon dhimbjen.
    Syte e tu, kerkojne paqe.

    Zemra ime nuk pranon kete,qe syte e mi shohin.
    E lotet e mi te kote,rrjedhin te pameshira mbi faqe.

    Deshirojne krahet e mi, te ndalonin te ikje larg.
    Deshiron zemra ime,ta kishte te mundur te ndalte kohen.
     
  5. ervin

    ervin Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    Sjelljet e tua

    Me se 4 vjet ty te dashurova
    dhe asnjehere nuk te lendova
    te adhuroja porsi floriri
    po ti mu trete porsi qiriri.

    Kur me the jo per here te pare
    shume u merzita nga turpi s'kam qare
    kur me the jo per here te dyte
    nate e dite lot me rridhnin nga syte.

    E para iku e dyta shkoi
    por rastin e trete kurre s'e harroj
    se fajin qe kishe ma ngarkove mua
    me sjelljat e tua me thoje s'te dua.

    Une kujtoja se isha i pari
    ne zemren tende i dashurise lajmetari
    te adhuroj porsi princeshe
    tani lus zotin gezim te mos gjesh.

    Dhe tani me vjen keq o vashe
    qe me poezine time lamtumire te thashe
    e di qe do vuaj keshilla s'pranoj
    por te pakten di qe nuk ju dashuroj!!!!
     
    Ermiraal likes this.
  6. Durrsaku_King

    Durrsaku_King Forumium praecox

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    N A T A !

    -Ç’fare! Perse e fike driten? Ej... nuk te shoh... ku je... Eja ketu, te kapa... ëëmm... sa buze te embla, te njoma... me puth perseri...keto buzet e tua te buta me terheqin jashte mase... po ketu? ...te pelqen kur te puth edhe ketu te gusha... pas veshit... Ej sa qafe te bardhe qe paske... prit prit... dua te te puth akoma... me pelqen shume kur buzet e mia shijojne lekuren tende te lemuar, rreshqasin mbi të duke puthur çdo qelizë te ndjeshme që perpiqet te me takoje sa me pare, duket qe ke qejf te vazhdoj ta bej serisht, te puth vazhdimisht e te peshtillesh ketu ne krahet e mia... e ndjen sa ngrohte eshte nen kete jorgan... ej... ej... kujdes me duart e ftohta... ç?fare ben... po mi ferkon neper trup... ej... po bluzen... po ma heq bluzen... po ngrohi pak duart ta haje dreqi... sa te ftohta qe i ke... perse habitesh me trupin tim... Oh buzet e tua... sa me pelqen kur me puth neper trup... gjithmone e kam deshiruar... dua ta bej edhe une... ta heq edhe ty kete bluze... te pakten duart e mia nuk jane te ftohta sa te tuat... i kam me te ngrohta... sa lekure te lemuar qe ke... te puth... te puth vazhdimisht... gjithandej... eee... te pelqen te ferkohesh pas trupit... ee... Mos!... Pantallonat... do te thoja qe je fare e paturpshme... ose shume guximtare... ej... mos... UAU!! Me preke... ej... e din sa i ndjeshem qe jam... aty... Oh... kujdes se eshte me rrezik... Oh zot!.. Qenkemi me mire keshtu, dy krijesa te buta, te pastra, si zoti na krijoji... sa te besdishme keto rrobat... perse duhet ti mbajme vazhdimisht veshur kur qenkemi shume mire pa to... e ndjen qe gjithçka qe prek eshte e imja... eshte pjese e ketij trupi... ndersa ti... ti ke me te vertete nje lekure te lemuar e te bardhe qe mbeshtjell trupin tend te bute... te pelqejne duart e mia qe rreshqasin neper te... tani ketu poshte meje rri pak si e ngrire por s’do te thote qe s’je dakort me mua... jo ee... perkundrazi je nje mekatare e vogel qe me ndihmon me levizjet e lehta... shshtt... jam une... jam une... mos u tremb... eee... si te duket... mos fol fare... vetem me ndje... nuk duhet te besh asgje... vetem te me ndjesh... jam une... perqark teje... rrotull teje... afer teje... anash teje... brenda teje... me ndjen me frymemarrjen tende... tingujt qe nxjerr nuk kane kuptim... nuk mund te mendosh ne keto çaste... kur trupat tane, si dy figura te çuditshme gjeometrike jane bere njesh edhe levizjet rrisin vazhdimisht ndjesine e na zoteron si nje djall i vogel qe renkon me trupat tane... por ti... ti s’je fare ketu... ti me boten tende te fantazive te shfrenuara me rremben vazhdimisht akoma me shume... kerkon gjithnje me shume nga une... vazhdimisht ma thua... saqe... tani nga nje fryme e qete dhe e pafajshme kthehesh... kthehesh ne nje stuhi e forte renkimi dhe nje kenaqesi e paarritshme qe kerkon me shume brenda teje... me kerkon mua... me shtrengon fort me kembet e tua e me terheq ashtu ne pandergjegjshmerine e nates e une te ndjek pas... mbase pak i egersuar... a nuk jam pak si nje tiger tani... qe çjerr me thonj, dhembet kercet e frike nuk ndjen aspak... nje tiger i mbyllur ne kafazin e deshires tende ne levizjet e forta per te shqyer gardhin e hekurave me nje force qe nuk e di se ku buron edhe... edhe... ja... ja... shoh nje drite tani... nje drite qe fortesohet midis syve te mi... po me djeg nje zjarr i nxehte qe sa vjen e rritet... duket sikur hekurat po shkrijne e gardhet çahen para meje... nje force e larte me ngre ne ajer... shih si po qendroj... ej... po fluturoj, po fluturoj, ja ku je ti atje poshte e une shih si qendroj ketu lart... jam i lire... jam i lire...
    Tani rrij shtrire krahehapur pas stuhise emocionale, i lagur nga shiu impulsiv i rrahjeve, pak i lodhur shume i kenaqur e i çliruar nga pesha e deshires, e bota me dukete vogel si nje sfere... e sekondat te gjata si litare... e asgje nuk egziston me... as nata... as ti... tani... tani çohu dhe ik pirdhu!
     
    Sweety el likes this.
  7. Durrsaku_King

    Durrsaku_King Forumium praecox

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    ky eshte nje krijimi im i fresket fare shpresoj tju pelqeje thxx
     
  8. tirana

    tirana Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    Me te mprehtat shpata perdora per tu mbrojtur
    muskujt shume here tregova se keqes
    lundrova pa frik neper stuhit e kohes
    me durim sherova plaget e vdekjes

    nje dit u ula me llogarin perpara
    dhe vizen e shumes me ngadale terhoqa
    zbulova gabime por nuk u shqetsova
    endrat e dikurshme, jo nuk i dogja

    mora ket drejtim ashtu i paqarte
    stacionin mbaj mend, detinacionin panjohur
    ndoshta nganjeher i kam rene dhe gjat
    por asnjehere me shpirtin pa ngrohur

    u mundova sa munda me mjetet qe gjeta
    te fresket kam memorien kur veten pyesja
    kjo dallge blu ku valle do me nxirrte
    ku mbaronte fundi, ku fillonte nisja?

    vertet nga fundi u nisa, mbrapsh numeroj
    kaq kisha me vete ne ate breg te Jonit
    ku dikur ndertoja kalate prej rere te lagur
    dhe veten imagjinoja mbret brenda tyre..
     
  9. i'll_wait_4_U_in_Heaven

    i'll_wait_4_U_in_Heaven Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    Me ndje per editimin, por duhet ta beja, kuptoje vete perse.

    Pershendetje, Kordelja

    NEN CATINE E REVE

    Nen catine e reve
    ngrita cadren
    dhe heshtjen prita
    gjer ne fergellitjen e turbullt te muzgut

    Nen catine e reve
    prita heshtjen
    gjer ne hapin e vdekur te kohes,
    ne tragjedine e vdekjes se shiut,
    ne lindjes se diellit heshtjen prita.

    Nen catine e reve
    prita heshtjen,
    por c'e do:
    heshtja mua s'me priti
     
  10. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    GENJESHTARJA

    E doja, e dashuroja,
    oh Zot sa fort, sa shume,...
    por nje genjeshtare ishte ajo
    e tani i vrare mbeta une...

    Puthjen nen driten e henes
    nje nate asaj i'a pata dhene
    dhe me tingullin e zemres,
    nje kenge i kisha dedikuar
    ............................me mandoline!

    E bukur porsi nje gonxhe,
    e lezetshme ishte ajo,
    por zemren sot ma ktheu ne vjollce,
    mavi u be shpirti, blu o Zot!

    ...Cdo gje u nevrikos
    nga nje genjeshtare,
    çdo ndjenje u shpartallos
    prej teje vajze tradhetare...

    ...Dhe sot serish kete vajze kerkoj
    i çmendur jam e di,
    drejt genjeshtares po shkoj,
    po ku je ti vajze, ku je ti?!

    Ah qe te te harroj dot nuk mundem
    dhe fshihem prapa loteve qe te binin dikur,
    brenda genjeshtres tende une humbem,
    ato floke t'i gjej, t'i prek, t'i perkedhel...

    Te t'i lag ato buze me gjuhen time
    ti genjeshtare e djallit qe ende te dua,
    ty qe ta kisha falur brendesine time
    e ti qe me kishe thene: "Je i vetmi zemer per mua!"

    Por sot ti dike tjeter po mendon
    a mbase me ate dike po ben dashuri,
    mua - te çmendurin pas teje,...
    ......................................krejt me harron,
    ti genjeshtare qe dikur the:
    ......................................"Ti per mua je perendi!"

    Dje per ty mbase isha edhe nje perendi
    por ato fjale shpejt i harrove,
    nje djali tjeter i vajte pas, kryeve tradheti
    e mua te shkretin me shkaterrove...

    Dje per ty isha mbase gjithesia
    por sot ti ke nje tjeter ne zemer
    e mua sot me mbyti kjo vetmia,
    vazhdoj te te therras me emer...

    Dje per ty isha shume teper
    por ti genjeve dhe e hengre xhanin perbrenda,
    ti e keqbere dashurine e vjeter
    e sot me le me ankth, te mallkuar
    ...................................nga jeta...

    Ti genjeshtare qe ishe zemra ime,
    ishe dhe je akoma moj fluturake,
    prej teje seç morra si shperblime
    lotet qe sot me derdhen faqeve...

    Sot rri si i mjere, i pafat
    e s'mundem te mos mendoj per ty,
    ndonese me genjeve gjate
    ende te dua o vajze, te dua,...
    .................................a e di!

    ADRIA, 30 DHJETOR 2002

    TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA ©
     
  11. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    ADELA...

    Ai i bie me terbim
    kitares se tij,
    tek kujton me pikellim
    nje ish dashuri...

    Kujton nje vajze
    qe dikur e dashuroi,
    si nje kanarine a pulebardhe
    qe permbi brigje shtegtoi...

    Kitara tela-tela
    tek gishtat formojne muzike,
    vajzen e quanin Adela,
    me nje ze te embel si harmonike!

    Adela ishte e dashura e tij,
    ishte por nuk eshte me,
    Adela qe ishte nje gjithesi
    tashme u be nje hiç, nje asgje...

    Eh si mund ta harronte Adelen?!
    Si mund t'ia hiqte syte?!
    Si valle te shkonte me ate tjetren
    dhe dashurine e vjeter ta linte permbyt?!

    ...Adela qe zemren gur
    e kishte bere per djalin,
    ajo qe kishte kaq nur
    tek i belbezonte fjalet?!

    ...Por ajo e kishte falur
    nje here, dy here, tre, kater,
    buzet serish i'a kishte puthur
    e pastaj dashuri kishin bere
    .....................................rreth vatres afer!

    ...Adela e kishte mbushur me shprese,
    darken kaq shume here i'a kish gatuar,
    ajo fluturoshja si pikevese,
    Adela per djalin sa kish sakrifikuar!?

    Por fatkeqesisht eshte kaq vone,
    Adela krevatin e tij ka braktisur,
    se vuajtjet zemra e saj nuk i meriton,
    ndaj nga jeta "e tyre" qe arratisur...

    "Adela, o Adela po ku je moj?!"
    - keshtu therret zeri i tij i çjerre,
    me lote te nxehte faqeve, me vaj...,
    me grushta i bie murit te ngrire...

    Urren sonte kaq shume,
    as ai vete s'e di se ç'fare,
    mallkon henen lozonjare pa fryme
    se Adelen me nuk e ka pare...

    Ai e di qe eshte fajtori,
    ai e di por s'ka ç'te beje,
    sepse ai kete qenie sikur e pushkatoi...,
    e tashme Adela ka shkuar
    ..............................dhe me kurre,
    ...........................................kurre s'do te vije...,
    ...........................................kurre me!


    ADRIA, NENTOR 2002 © TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA
     
  12. sweet -heart

    sweet -heart Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    MAGJIA E QASTIT

    CASTI eshte magjik
    te rremben kur ti se di
    NJE cast i bukur eh kush e di
    nje cast hutimi aq doje ti
    NJE qast merzie qe ta humb durimin
    nje qast e kush sgabon
    NJE qast e dy lot pikojne
    nje qast besimi e zhgenjehesh rende
    NJE qast e mund te vdesesh
    nje qast e mund te rigjesh vetveten
    nje qast e droga te rremben
    NJE qast e me djallin ti miqesohesh
    nje qast e mekatit i pergjerohesh
    nje qast e ti perqafon jeten
    nje qast e ti dehesh nga lumturia
    nje qast te ben te ndihesh mbret
    nje qast dicka degjon
    e kjo fjale ne shpirt te vret
    NJE QAST DY TRE NJEMIJE
    ne jete jneriut i ndodh
    NJE qast eshte shume i shkurter
    por ndodh dhe qe smbaron
    NJE QASTDHIMBJE E PASHERUAR
    NJE QAST LUMTURIE E PA PERSHKRUAR
    nje qast e te duket se jeta mbaroi
    por jeta s eshte nje qast
    QASTI eshte pjese qe jeta te dhuron
    te vjen kur ti se kupton
    NDODH QE TI E PRET ME NETE TE TERA PAGJUME
    NJE QAST E CFARE S MUND TE TE NDODH
    E KUSH E DI QASTI ESHTE MAGJIK
     
  13. renea

    renea Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    hirko dhe dy te tjere bukur.

    se mos kopjon njeri vjershat e adrias, i ka me copy right /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  14. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    Nate,

    ulur ne nje cep te dhomes,
    duke thithur nje duhan
    nje gote wischi e mbushur plot
    syte te enjtura nga te qarat
    fike driten te mos shoh kush kete deshperim

    Lotet rrjedhin te pa meshira mbi faqe
    flas me akrepin e sekondave
    tiktaket e saj duken me te lehta
    sec tik taket e zemres sime.

    Shpirti po me djeg, nuk dua te qaj
    veten s'e kuptoj , asgje nuk me ngroh.

    Pap....
     
  15. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    LOOOOOOOOOOOL

    Po me Copy-Right © i kam kishit gje inat ju?! Shaka kuptohet! Hej, po edhe po te kopjojne le t'i kopjojne ama, perseri origjinalet une i kam ketu se edhe shume prej tyre i kam botuar! S'keni pare gje fare po he! LOL

    Kisses, Adria!
     
  16. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    Nëse ju duhet një
    redaktor, kritik,
    komentator, mik,
    korrektor, armik,
    çensor, reçensues,
    sponsor, botues,
    bashkëautor, lexues,
    që ti zbërthejë ato që keni
    përjetuar,
    shkruar,
    postuar,
    bëjini një zë Diabolisit
    se ska për të përtuar,
    por të jeni të duruar,
    dhe mos nxeheni të uruar.
     
  17. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    O ZEMER, O SWEETHEART!

    KETE POEZINE E CASTIT E KISHE YLL YLL YLL! TA THOTE ADRIA, POETJA TY PO HE! KE SHUME TALENT DHE KY ESHTE FILLIM I MBARE DREJT SUKSESESH TE METEJSHME BESOJ! SHKRUAJ EDHE POEZI TE TJERA NE FORUM MIRE FLORI?!


    /pf/images/graemlins/wink.gif ADRIA /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
    sara klesara likes this.
  18. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    MOMENT! 19 Mars 1998

    Debora binte me sterkala lozonjare,
    druret e lagur puthnin ylberet me te shume-ngjyrta te çiltersise,
    nje vogelushe si dallendyshja bisht-gershere shtegtimtare,
    nje kordele te kuqe i'a lidhi lumturise...

    Gushekuqi drodhi belin siku te ishte valletar,
    ishte ngrice e ashper ne zemren e vajzes,
    reja si pellumb i bardhe u shkri bashke me boren qelibar
    edhe trungjet e larte te thare e duartrokiten kete "farse"!

    Qielli u terbua dhe seç kerkoi per pasojat shperblim,
    koha u venit si rreze a pandriçuar, u braktis...
    ca mornica rrane perdhe rruges se gjate fluturim
    ...dhe dashuria u fsheh kodrave e ne toke u mboll si qiparis!

    Kjo poezi mua me pelqen jashtezakonisht! E kam qare fare! Si thoni edhe ju?! /pf/images/graemlins/smile.gif

    ADRIA :cool:
     
    sara klesara likes this.
  19. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    ME MUNGOVE TI (dedikuar te Dashurit tim i cili po me mungon shume keto dite qe "ndodhem" edhe larg prej tij...)

    Me mungove ti i dashur aq sa shiu ne shkretetire,
    aq sa lotet rreshqiten faqeve kur te thashe LAMTUMIRE,
    aq sa dielli leshon rreze tek bie pingul neper asfalte,
    aq sa poetja shkruan me mall me mijera vargje!

    Me mungove ti shpirt si nuk me kishe munguar me pare,
    aq sa doja te vija tek ty si nje zog qe endet neper nate i marre
    dhe atehere me shume e ndjeva vetmine e castit,
    ishte "imazhi yt" qe me mbajti si pranvera e rastit...

    Me mungon edhe tani ah vetem ta dish,
    tek ndodhem ne kete toke me male, ne dhome e vetme lakuriq,
    me shpinen e kthyer nga krevati i ftohte i nje dhome hoteli,
    me dhemb zemra per TY ngaqe jam larg sic eshte ai qielli...

    Por perseri ne krahet e tu do te vij sa te kthehem,
    perseri do te "bekohem" me fjalet e tua te dehem,
    te perkedhelem e te fshihem tek floket e tua,
    te te puth fort ne buze tek te pershperis: "te Dua o dreq, TE DUA!!!"

    BUKUR, HMM?!

    ADRIA :cool:
     
    SNAP and sara klesara like this.
  20. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Kendi i krijimeve te reja

    LULJA E DASHURISE (28 Shtator 2002)... Ju pelqen?!

    Kërkova ne errësirë si lugat
    një copë bime te vogël e të thatë
    që ta merrja në duar me përkëdheli,
    kjo lulkë e njomë emrin e kishte "Dashuri"...

    Dhe unë atë doja ta dashuroja sa më s'ka
    lulen e kuqe, të verdhë, te kaltër a te bardhë,
    sepse edhe ajo kishte nevojë për mua
    ndaj lules së bukur une i thashë: "Eja, se të dua!"

    Erdhi ajo në krahët e mia ta pushtoja,
    lulja delikate sikur më tha se kish nevojë ta ngrohja...
    dhe ashtu perqafuar do të rrinim të dyja ne,
    se unë në zemër e mirëprita këtë lloj lumturie të re!

    Kishte ardhur keshtu kjo dashuria me petale,
    të merrnin më qafë flatrat e kësaj luleje lozonjare,
    por kur "bije" brenda me të mbase do gjeje edhe zhgënjime
    se ashtu si gjemba te çponte "bishti" i dashurise jetime...

    Ditë të tëra tashmë kaluan,
    me imazhe te mrekullueshme u përfytyruan,
    copa romance hedhur përmbi gonxhe,
    dashuria kish ardhur e kthjellët në formën e një vjollce!

    Ndersa një ditë tjetër qe e kuqe si një trëndafil
    dhe zëri i saj dilte i ëmbël si bilbil,
    por kishte dite kur qe si shkurre e egër,
    të "qëllonte" me plagët që sillte si të vdekur!

    Por lulja që quhej dashuri
    u rrit edhe ne kopshtin e tij
    dhe une isha vajzë, ai po çun
    njeri-tjetrin gjetëm me plot adhurim!

    Kështu si ne u krijuan plot çifte te tjera,
    dashuria nuk qe magjike jo, por kishte edhe të mira,
    ashtu siç ta ben shpirtin copë shpeshherë,
    ashtu çel edhe hapet ajo si në pranverë!

    Ndaj perqafoje fort kete lule kur e gjen,
    është e këndshme dhe interesante tamam si mister,
    sa me shumë t'i shmangesh aq me shpejt të vjen,
    lulja e dashurisë që zemrën e ka peng!

    ADRIA :cool:
     
    sara klesara likes this.

Shpërndajeni këtë faqe