Këndi i shkrimeve të reja.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga harap, 4 Nov 2002.

  1. shefki

    shefki Papirus rex

    MALLKIM XHELOZIE



    U merzita shume

    Ti puthe nje pele

    I gjori une

    Une zemer-fertele


    Me tradhtove mua dashnorin

    Kurre nuk ta fal

    Te cafsha kraharorin

    Krifelepiri kale!
     
    joetisti_ likes this.
  2. guest17

    guest17 Forumium praecox

    Ti ndez një cigare,
    Dhe në mendime rri.
    Ku shkuan ato zjarre
    Që mbaje në gji?

    Pse ndjenjat të ftohen
    Dhe gjaku,s'vlon më?
    Kujtime që të zgjohen
    Por s'të thonë asgjë!

    Ti pi një cigare,
    Dhe e trishtuar rri.
    Kush ti vrau fare
    Ti bëri ndjenjat hi?

    Ecën jeta, vazhdon..
    Ti e heshtur njëlloj,
    Gjithë kohën mendon
    Me cigare në gojë!

    Dhe s'sheh ditë të bardhë,
    Sa e zymtë,kjo jetë!
    Të mbyt,zhgënjim i madh
    Kur dashuria vret..!
     
    Last edited: 3 Jul 2017
    joetisti_ likes this.
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    gjithe inatin e ka me te
    sado 'nuk dua' e tha ajo
    ta merrte me mend idioti!,
    qe donte te thoshte 'po'
    i tha nuk dua ne ngurrim
    pastaj cka tha e mallkoi
    tjeter ne zemer shkruar kish
    e tjeter per tjeter e lexoi
    ta shqyej tani ajo do
    budalla qe kupton te sakten
    haji fjalet qe s'te pelqejne
    disa shkronja, te pakten!
     
    guest17 likes this.
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    biseden s'e kuptova fare
    dijenia me bente konfuz
    cka thoje te prekte buzet
    ndaj dhe degjoja me buz'.
     
  5. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    në imagjinatën e saj
    jam aq me fat, unë
    sa dhe veten kam zili
    pasi lejon ta zhvesh
    si lulen nga petalet
    ethshëm bëj dashuri.
     
  6. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    trishtimi, që na lindi
    te ka kërkuar
    do të pijë
    e c't'i jap, s'kam
    më ka mua
    më quan 'daddy'
    e s'të ka ty
    të të quajë 'mom'.
     
    Anabell likes this.
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    sigurisht që jam optimist
    ç'është për t'u parë, u pa
    vërtet s'e dha jetën për mua
    por vdekjen ama, e dha.
     
    Strategu likes this.
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    nuk e kemi një jetë tjetër
    çka bëmë gabim, ta rregullojm'
    nëse për diçka e kemi dh*erë
    e kemi dh*erë përgjithmon'.
     
    guest17 likes this.
  9. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    të pyesësh detin
    të përgjigjet me dallgë
    të pyesësh ditën
    te përgjigjet me drit'
    të pyesësh femrën
    të përgjigjet me fjalë
    dhe ose të shtang
    ose të mahnit...
     
  10. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    prej ditësh, si shekuj
    akoma s'po mbaron
    po derdh nga zemra
    gjithçka na bashkon
    mbajtur grykëposhtë
    ndjenja derdh si lumë
    sa shumë paska patur
    paska patur shumë!
     

Shpërndajeni këtë faqe