Këndi i shkrimeve të reja.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga harap, 4 Nov 2002.

  1. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    zili (miredashese) per aftesine tende qe shkruan poezi edhe ne anglisht, shefki. Komplimente !
     
  2. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    nje gje e madhe dhe jo
    nje fillim pak si pak
    nuk kam ty por po
    me je si cunam ne gjak.
     
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    s'e di pse s'me merr komanden qe te shkruaj ne shqip... !! (e dhe c)
     
  4. shefki

    shefki Papirus rex

    GEZUAR MIQ!!!



    LOT BARDHESIE


    Ne nje mbermje janari jashte neper rrezine

    binte bore me dengje me egersi

    gjuetari i betuar aty zuri pusine

    per ujkun qe ngordhi ne strofken e tij


    Ate nate gjuetarit gjymtyret i ngrine…

    Miqte e tij s’e prisnin ate mort

    Dhe gjithkush qau per burrerine…

    E ujkut qe u betua me fort
     
  5. shefki

    shefki Papirus rex

    KUVENDUES!


    U mblodhen boll te Sopi Poshtem I Shales

    Hajvane,nepunes,spiune, batakcinj….

    Te gjithe gjarperuan kembadoras mehalles

    Pervec memecit te verber jabanxhi
     
    joetisti_ likes this.
  6. shefki

    shefki Papirus rex

    TEATER


    Ai burre the asnje tjeter

    Trokiste buzet ne vend qe te trokiste duart

    Dhe dic hidhte ne leter


    Pa vemendjen e tij aktoret u shushaten

    U ulen rreth tij per te lexuar…

    Spektatoret e tjere u hallakaten


    Aktoret lane sallen pa fjale

    Ai burre gjithashtu…

    Me letren e tij te gjalle
     
  7. shefki

    shefki Papirus rex

    VEMENDJE


    Plaka kalojne uren e gurte

    Kalamanjte rrahin peshq ne perrua

    Dhente skerdehen

    Lendina me kenaq syte…


    E shtrire ti sillesh urte

    Pa fjale me ndjek mua

    Buzet te zbehen

    Pret puthjen time te dyte
     
  8. shefki

    shefki Papirus rex

    PREMTOME…


    S'mbaj meri une ty rrembyesi im

    Ti me rreh rregullisht mire e mire

    Me le zgjuar nga agimi ne agim

    Me jep kripe e rreshire


    Mua me lidhe sy,kembe e duar

    Qe kur me zure prite

    S’te mbaj meri zoteria juaj

    Premtome uje cdo dite!
     
  9. shefki

    shefki Papirus rex

    QEN


    E lashe ate pune qensh
    bej fjale per qen qe lejohen ne qebabtore
    qen qe lejohen mesh dhensh
    qen qe mbajne me shume se nje dashnore...
    dhe lehen kur u prisha
    e dashuroja ate pune
    orakuj pordhesh isha
    s'nuhaste kush si une
     
  10. shefki

    shefki Papirus rex

    DASHURI
    Enkas e zgjodha kete titull ndjelles
    sa per te joshur jetimet e urrejtjes
    jam i paudhe i humbur sikur ju
    harxhoj cdo fjale qe dashurohet neper tru
    kujtoj dhe budallalleqet e mia
    tani qe,te permirsuara,i perserit femija...
    dhe them dreqi ta haje gjithcka pervec dashurise se cofur
    qe ne njerezit shqyejme dhe mbetemi te pangopur
    per dashuri mu sos durimi
    eshte shprese e ngathet shkerdhimi
    ndjenje banale pagezuar ne tempuj buzeqeshjesh
    epo si te mos prekesh!?
     
  11. shefki

    shefki Papirus rex

    TELEPATI BAJATE!
    Shsh...eshte enderr
    mos bertit ashtu
    e di qe nje dite
    s'do te jemi me ketu
     
  12. shefki

    shefki Papirus rex

    VETVEHTE
    Aha tani e di
    c'bicim je ti
    me kot perpiqesh...
    me kot hiqesh
    mos ik aty rri !
     
  13. shefki

    shefki Papirus rex

    PAVARSI


    Sa erresire

    Sa shi…

    Sa udhe e pashtruar- c’rrepire!

    Sa pafundesi

    Sa mire qe dola vetem,sa mire

    Sa mire… pa femije…
     
  14. shefki

    shefki Papirus rex

    MREKULLI MADHORE


    E lashe prapa qytetin

    Edhe fshatin


    U futa ne nje guve

    Ku jetonte nje murg

    Me nje pjate e nje luge

    I ulur ne cung

    Dhe fola me te shqipen qe po humb!
     
    Artin likes this.
  15. shefki

    shefki Papirus rex

     
  16. shefki

    shefki Papirus rex

    faleminderit


    TRILL


    Dikush ka shperndare lekura bananesh ne trotuar

    Une ulem…vezhgoj

    Ai qe ka per t’u dermuar le t’me fajsoje!
     
    joetisti_ likes this.
  17. shefki

    shefki Papirus rex

    STATUJE KUJTIMI


    Sigurisht e dashur mund te largohesh me dashnorin tend

    Edhe sended e mia dua qe ti ngarkosh…

    Tashme kam gjithe ate shend

    Shtepia jone eshte bosh


    Edhe sikur te lesh prapa ndonje kordele

    Do te ta sjell mos u habit

    Pastaj do te iki me vrap pele

    Te blej dinamit


    Do ta ndez ne shtepi

    Po te kthehesh ti
     
  18. shefki

    shefki Papirus rex

    KETEJ…


    Erdhi dimri

    Fryn thellimi

    Jam barkbosh prane shetitores plot

    Era e qepeve aroma e biftekeve

    Oh zot


    Lyps s’behem ne kete jete

    Ndonje dyqan pengu do kete

    Mund te shes rripin qe mbaj ne brez

    Do mbetem pa kulete pa xhakete

    Kur te eci serbes


    Ketej pune ka shume

    Asnje s’dua une!
     
  19. shefki

    shefki Papirus rex

    UNE NIPI…


    Sa e dua gjyshen

    Eh sa eshte plakur

    E ushqej… me pelqen

    E pres duar hapur

    Perralla me s’me rrefen

    Gjyshja ime… e pasur
     
  20. shefki

    shefki Papirus rex

    BESIM


    Dje qendrova ne hava

    Bota me mori per qerrata

    Askush s’tha

    “ku qendrove vella?”
     

Shpërndajeni këtë faqe