Këngë labe me tekste

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga Artin, 24 Jun 2017.

  1. Artin

    Artin Papirus rex

    Kënga i kushtohet Luftës së Vlorës të vitit 1920, kundër italianëve.

    Çobanët mbi gjeneralë

    Kush ia thot' në ato hije
    Flet me re e flet me yje
    Yje thane, degë lisi
    Këndoi kënga e një fisi

    Këta djem që i than' ndalë
    Gjalmëzeza ka bër' djalë
    Japin fjalën dhe mbajn' besën
    Për atdheun din' dhe vdesën

    Kështu thanë dhe i ranë
    Gur më gur e stan më stanë
    Kush me pushk' kush jataganë
    Lufton Sparta me thesarë

    Andej vapor' e ballona
    Dhe ushtria ish kollona
    Këtejë pushkët me gjalmë
    Që i mbajn' trimat me famë

    Andej krisma, gjyle, topa
    Mitralozë edhe bomba
    Këtej djemtë si fildishë
    Fshinin gjakun me këmishë

    Andej forca mbretërore
    Hekur, tela në një vijë
    Këtej kënga popullore
    Lufton një sa për njëmijë

    Lufton Sparta me një mbretë
    Që kishte mijëra dyzetë
    Këtej flamuri me valë
    Çobanët mbi gjeneralë

    Vlor' e sotme, Spart' e vjetër
    Shqipëri dhe s'ka më tjetër
    Vlora, Vlora, Vlora,Vlora
    Bjeri moj të lumtë dora

    Koha e kërkuar erdhi
    Çeli toka, ndriti dielli
    Pruri ditën më të mirë
    Rrofsh moj Shqipëri e lirë

     
  2. Artin

    Artin Papirus rex

    Dola në gërxhe, në majë

    Dola në gërxhe, në majë
    si llojisesh e po qajë

    Si llojisesh e po qajë
    një maraz do të më hajë

    Një maraz do të më hajë
    moj marazi yt më hëngri

    Moj marazi yt më hëngri
    bejk' e derdhura nga vëndi

    Bejk' e derdhura nga vëndi
    nga balta që del ergjëndi

    Nga balta që del floriri
    moj më prishe nga fiqiri

     
  3. Artin

    Artin Papirus rex

    Ç'është dashuria

    Meskëputur, yll karvani
    Nga vapa po përvëlohem
    N'ata sy si gji limani
    Do vij njëher' të freskohem

    (refreni)
    Në buzë të malit, ku të shkul veriu
    Vjen mikja nga stani si bijë valiu
    Si bijë valiu vjen mikja nga stani
    Kërkon djath' në napë e bij' e çobanit
    E ç'tju them o shokë, ç'është dashuria
    Ajo është mjaltë, vetë perëndia

    Do dal përtejë në bregë
    Të loz me hundën qiri
    Do zbres te buza që djegë
    Të çlodhem pak dhe të rri

    T'ia marrim njëherë rëndë
    Kumbisur faqe më faqe
    Aman të keqen o këngë
    Ç'mi kujton ato maraze

     

Shpërndajeni këtë faqe