Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt shteteve Shengen

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Al-Punk, 15 Nov 2010.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    Burimi - mfa.gov.al
  2. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    Informacion për qytetarët shqiptarë mbi rregullat e kalimit në vendet e Schengenit


    Qeveria shqiptare duhet t'i informoje qytetaret shqiptare mbi rregullat e kalimit ne vendet e listes Schengen dhe fondet minimale qe kerkohen ne postat kufitare te cdo shteti.

    Ne qofte se qytetaret nuk kane fondet e duhura, atyre mund t'u refuzohet kalimi ne keto vende, siç qe rasti i nje cifti shqiptar nga Maqedonia, te cileve ju refuzua hyrja ne Belgjike sepse kishin 52 Euro me pak se minimumi i lejuar. (http://waz.euobserver.com/887/31229)

    Qytetaret shqiptare serish do te jene ne mbikqyrje te rrepte nga autoritetet kufitare dhe te emigracionit: per shembull biletat e avionit duhet te jene me rikthim, ndryshe refuzohet hyrja ne vendet Schengen.

    Atyre qe shkelin afatet e qendrimit, ose kerkojne azil, do t'iu refuzhet hyrja ne vendet Schengen nga 3 deri ne 5 vjet.

    Atyre qe kyejne vepra penale do t'iu mohohet hyrja pergjithnje.

    Ketu jane lista e vendeve te Schengenit dhe fondet minimale qe do t'iu kerkohen qytetareve tane:


    * Austria - Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve
    * Belgjika - 38 euro ne dite per qytetaret qe vizitojne familjare apo miq dhe 50 euro per ata qe prenotojne hotel
    * Republika çeke - 0. 5 herë minimumin jetik në ditë nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18
    * Danimarke - 350 DKK (50 euro) per cdo dite te qendrimit
    * Estoni - 600 EEK (38.5 euro) per cdo dite te qendrimit
    * Finlande - 30 euro per cdo dite te qendrimit
    * France - 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
    * Gjermani - 45 euro per cdo dite qendrim
    * Greqi - 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
    * Hungari - 1000 HUF (3.6 euro) per cdo hyrje
    * Itali - 1 deri ne 5 dite shume fikse 269.60 euro / 6 deri ne 10 dite shuma per dite 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
    * Latvia - 10 LVL (14 euro) ne dite per qyetaret qe vizitojne familjare apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) per ata qe prenotojne hotel
    * Lituani - 40 euro per cdo dite qendrimi
    * Luksemburg - Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve
    * Malte - 37 euro per cdo dite te qendrimit
    * Poloni - PLN 100 (25.4 euro) per cdo dite te qendrimit
    * Norvegji - 500 NOK (62 euro) per cdo dite te qendrimit me miq apo familjare
    * Sllovaki - 3450 SKK (114.51 euro) per cdo dite te qendrimit, shuma ulet 50% per udhetare nen 16 vjec
    * Slloveni - 70 euro per cdo dite qendrimi, shuma ulet 50% per te miturit te cilet jane pjesetare te familjes se udhetimit
    * Spanje - 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
    * Suedi - 360 SEK (38.67 euro) per cdo dite te qendrimit
  3. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    Ka ca konfuzion persa i perket "duhen apo nuk duhen vertetuar te ardhurat financiare ne kufi". Shkrimi me siper qe eshte marre nga Peshkupauje tregon qe duhen, por nderkhe tek faqja e Ministrise se Puneve te Jashtme te SHqiperise ne nje artikull me informacion per udhetimet thuhet:
  4. juliahoxha

    juliahoxha Fillestar

    Al-Punk likes this.
  5. Linda Vogelushja

    Linda Vogelushja Fillestar

    cfar do behet per ata persona qe kan marre nje apelas te thjshte ne greqi per qendrim te pa ligjshem?
    klodiana likes this.
  6. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    nuk do levizin dot drejt vendeve evropiane.nuk do ta shijojne lirine.
  7. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    Kam pershtypjen qe per 3 muaj qendrimin e kane te "ligjeruar", nderkohe nese duan te punojne atje duhet te gjejne nje punedhenes qe t'u ofroje nje kontrate legjitime te gjate.
    klodiana likes this.
  8. gene

    gene Anëtar

    e kane te shkruar tek letra qe kane dhene
  9. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur

    Po lexosha qe kot bene zhurme ca shtete andej nga Europa, levizja nga SHqiperia ka qene shume e ulet:

    Pa para, Shengeni u vlen pak qytetarëve të Ballkanit


    Edhe pse heqja e detyrimit për vizë per qytetarët e Ballkanit nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të madh në lëvizjen e qytetarëve, disa prej vendeve të BE-së ankohen për shtim të numrit të azilkërkuesve.
    Me fishekzjarre dhe ceremoni të tjera festive e pritën shqiptarët dhe boshnjakët vendimin për heqjen e vizave. 20 vjet pas përmbysjes së socializimit për shqiptarët, sikurse tha kryeministri Sali Berisha, ra edhe muri i fundit, ai i Shengenit. Më tepër se një milionë shqiptarë dhe rreth 400.000 boshnjakë janë pajisur me pasaporta biometrike.

    Heqja e vizave është lehtësi e madhe jo vetëm për biznesmenët, por edhe për ata që kanë të afërm në Evropën Perëndimore. Por edhe pse agjencitë e udhëtimeve në Bosnje bënë me këtë rast oferta duke i ofruar biletat e autobusëve për në Evropë me gjysmë çmimi, prej përvojës së Serbisë dhe të Maqedonisë ato e dinë se nuk pritet ndonjë vërshim klientësh. Për shkak të krizës ekonomike në të dy vendet vihet re një rënie e numrit të udhëtimeve jashtë vendit.
    Megjithë heqjen e vizave, udhëtimet jashtë vendit mbeten për shumë qytetarë të vendeve të Ballkanit të papërballueshme nga ana financiare. Pas heqjes së detyrimit për viza shumë shoqëri të lira ajrore i kanë shtuar fluturimet për në vendet e Ballkanit. Vitin e kaluar shoqëritë ajrore regjistruan në Serbi p.sh. 300.000 pasagjerë më tepër. Por njëkohësisht me rritjen e kësaj shifre, u pakësua me 315.000 numri i atyre që deri tani kishin udhëtuar me rrugë tokësore. E pra për të udhëtuar vazhdojnë të udhëtojnë po të njëjtët persona. E vetmja që ka ndryshuar janë destinacionet. Ato që preferohen janë metropolet e vendeve të BE-së dhe plazhet e Spanjës dhe të Italisë në vend të atyre të vendeve fqinjë.

    Megjithëse valë turistësh nuk ka pasur, bilanci i vendimit për heqjen e vizave në vende të ndryshme të BE-së është i ndryshëm. Sipas Zyrës Federale Gjermane për Refugjatët vitin e kaluar është shtuar papritur numri i azilkërkuesve romë nga Serbia dhe Maqedonia. Vetëm në Gjermani ishin regjistruar në nëntor 2010 mbi 1.100 azilkërkues nga Serbia dhe mbi 500 nga Maqedonia – aq shumë sa nga asnjë vend tjetër i botës.
    Azilkërkuesit në fjalë thuajse nuk kanë asnjë shans që t'u njihet azili për shkak të përndjekjes politike. Në Shkup dhe në Beograd po shtohet megjithatë shqetësimi se rritja e numrit të azilkërkuesve mund të verë në rrezik lirinë e udhëtimit pa viza. Në rastin e Shqipërisë dhe të Bosnje-Hercegovinës BE i ka rezervuar vetes të drejtën që ta rifusë detyrimin për vizë.

Shpërndajeni këtë faqe